Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Deklarata finale e Asamblese se Primateve te Kishave Orthodhokse

    DEKLARATA FINALE E ASAMBLESE SE PRIMATEVE TE KISHAVE ORTHODOKSE

    Nga data 10 deri me 12 Tetor ne Stamboll, u mbajt asamblea e krereve ose ndryshe e primateve te kishave orthodokse, pas nje ftese te patrikut ekumenik te Kostantinopojes Bartholomeut. Dy peshkope te ēdo kishe jane ftuar gjithashtu. Nga primatet pese nuk kane mundur te marrin pjese per motive shendetsore si ai i Serbise dhe ai i Bullgarise, gjithashtu per aresye impenjimesh te ndryshme te fiksuara ne kalendar qe me pare, ai i Gjeorgjise, Rumanise, Polonise. Keta te fundit u zevendesuan me perfaqesues dhe delegazione te tyre. Me 12 tetor u celebrua liturgjia ne katedralen patriarkale te Sh. Gjegjit. Po ne te njejten dite u be publikisht e njohur nje deklarate, e formuluar ne 13 pika, ku lajmeron parapergatitjet per keshillin panorthodoks me konsulten paraprake te interorthodoksise boterore. Do t’jua propozojme ketu poshte , ne menyre integrale, te perkthyer nga teksti ne fregjisht i publikuar nga orthodoxie.com.

    Pershendetje

  2. #2
    “ Ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte.

    1. Per lavdi te Zotit, primatet dhe perfaqesuesit e kishave orthodokse locale jane mbledhur nga 10 deri me 12 tetor 2008 ne Fanar, nen ftesen dhe presidiumin e te parit nder ne, patriarken ekumenik Bartholomeun, me rastin e proklamimit te ketij viti si viti i Sh. Pavlit, Apostullit te Kombeve. Kemi dhene deliberen ne dashurine vllazerore mbi ēeshtjet shqetesuese te Kishes Orthodokse, gjithashtu duke merre pjese ne festimet e rastit, kemi celebruar bashke te shenjeten eukaristi ne te tereshenjten kishe patriarkale te Tronit ekumenik, sot, 12 tetor 2008, e djela e Eterve te shenjte te te shtatit keshill ekumenik te Nikeas. E gjithe Kisha Orthodokse, duke respektuar Apostullin gjate ketij viti jubilar, i propozon besimtareve te saj qe te jete ky vit nje model deshmie dhe testimoniance te besimit tone te “ gjithe atyre qe jane afer ose larg” ( Efesianet 2,17 ).

    2. Kisha Orthodokse, duke interpretuar gjithnje ne menyre autentike mesimet e Apostullit te Kombeve, pergjate momenteve te veshtira dhe paqesore te jetes se saj historike ne 2000-vjet mund dhe duhet te promovoje ne boten kontemporane mesimin, jo vetem te restaurimit te bashkimit te races humane e gjitha ne Krishtin, por njekohesisht te universalitetit te vepres redentore ( te shpagimit nepermjet Krishtit ) ku per nderhyrjen e Tij, te gjitha ndarjet jane kapercyer duke riafermuar natyren e njejte te te gjithe qenies njerezore. Megjtheate, nje besnikeri deshmuese te mesazhit te Tij, nenkuptojme kapercimin e konflikteve te brendeshme ne Kishen Orthodokse duke reflektuar edhe situatat e tensionuara kombetare, etnike dhe ideologjike te se kaluares, pasi vetem ne kete menyre fjala orthodokse do te kishte nje peshe efikatese mbi boten kontemporane.


    3. Te frymezuar nga mesimet dhe veprat e Apostullit Pavell, theksojme, sot dhe perpara te gjithash, rendesine e misionit per jeten e Kishes dhe ne menyre te veēante dhiakonatin e te gjithe neve, ne menyre konforme me urdherin e fundit te Zotit tone; “ ju do te jeni deshmitaret e mi ne Jeruzalem, ne te gjithe Judene, ne Samarine, deri ne ekstremet e Tokes “ ( At1,8 ). Evangjelizimi i popullit te Zotit, por edhe te atyre qe nuk besojne ne Jisu Krishtin, perben detyren supreme te Kishes. Kjo detyre nuk duhet bere ne menyre agresive, ose ne forma te ndryshme proselitike, por me dashuri, perulesi dhe respekt te identitetit te ē’do nje individi dhe te shumellojshmerise te kulturave te ēdo populli. Te gjitha kishat orthodokse duhet te kontribuojne ne kete mision te rendesishem, por gjithnje duke ruajtur rregullat kanonike.

    4. Kisha e Krishtit sot ploteson ninistrimin ne nje bote te evoluar ne menyre te shpejte, ku afresia shtohet nepermjet zhvillimit teknologjik dhe te komunikacionit. Paralelisht, eshte ne rritje edhe ndarjet dhe konfliktet jane ne rritje. Te krishteret thksojne sot, se pikerisht largimi i njeriut nga Perendia eshte edhe shkaku. Asnje ndryshim i strukturave sociale dhe te rregullave te sjelles mund te mjaftojne per sherim nga kjo situate. Kisha therret ne menyre kostante qe lufta kunder mekatit nuk mund te kryet veē’se ne kooperim te plote Zot dhe njeri.


    5. Ne te tilla situata deshmia kohore e Orthodoksise per problemet ne rritje te njerezimit dhe te botes behet imperative ( kryesore dhe e domosdoshme ), jo vetem per te konstatuar aresyet, por edhe per nje konfront me te gjere dhe direkt ndaj konseguencave tragjike qe pasojne. Shumellojshmeria dhe diferencimet kombetare, etnike, ideologjike dhe fetare ushqejne ne menyre te vazhdueshme parregullsine e rrezikeshme, jo vetem te asaj qe i perket bashkimit ontologjik dhe te pakundershtueshem te rraces njerezore, por edhe te asaj qe i perket relates njeriu dhe krijimit te Zotit. Dinjiteti i shenjte i personit human manifestohet ne nje “ individ“ te veēante, dhe relacioni me pjesen tjeter te krijimit Hyjnor eshte keqperdorimi dhe ne menyre arbitrale i vet krijit. Keto ndarje bejne nje itroduksion ne bote te nje serie te pabarazive qe nje individ o nje popull te kete ne diposzicion te mirat e krijimit, privojne miliarda persone ne prduktet baze dhe i detyrojne ata ne nje varferi te personit njerezor. Keshtu provokojne emigrime ne mase te popujve, duke agravuar me tej diferencat dhe konfliktet nderkombetare, religjoze dhe sociale. Konseguencat e ketyre divizioneve behen edhe me te urryera, pasi jane ne menyre te pashmangeshme te lidhura me shkaterrimin ambiental te natyres dhe degradimin e ekosistemit.

    6. Te krishteret orthodokse ndajne edhe pergjegjesine e kesaj krize bashkohore te ketij planeti me personat e tjere, si te te njejtit besim ashtu edhe te besimeve te tjera, pasi kane toleruar vazhdimisht ne abuzimin e lirise njerezore dhe kane bere kompromise pa mbajtur parasysh fjalen e besimit . Keshtu si konseguece detyra e tyre me e madhe eshte te kontribuojne ne kapercimin e ndarjeve ne bote. Doktrina e krishtere e bashkimit ontologjik midis njeriut dhe krijimit Hyjnor, duke mbajtur parasysh vepren shlyese te Krishtit, perben themelin baze te interpretimit te relacionit te njeriut me Zotin dhe me krijimin.


    7. Perpjekjet e shumta per te ndare religjonin nga jeta e shoqerise perben tendencen e perbashket te shume shteteve moderne. Principi baze i nje shteti laik mund te konservohet, por eshte e pa pranueshme te interpretosh kete princip si nje ndryshim radikal ekskluziv i ndarjes se fese nga ēdo sfere e jetes se nje populli.

    8. Diferenca midis te pasurve dhe te varferve behet gjithnje edhe me e madhe dhe njekohesisht spektakolare ne saje te krizes financiare, e provokuar nga nje ekonomi jo e natyreshme, e privuar nga natyra humane dhe krejt e padesherueshme per nevojat e njeriut, ku per interesat e perfitimit arrihet deri ne dimensione maniake. Nje ekonomi jetike eshte ajo qe kombinon efikasitetin me drejtesine dhe solidaritetin social.


    9. Per sa i perket ēeshtjes dhe relacionit ndaj besimit dhe shkences natyrore, Kisha orthodokse, i’a ka arritur qellimit te evitoje tendencen per te vene poshte tuteles se saj, zhvillimin dhe kerkimet shkencore keshtu te detyrohet te shprehet per ēdo problem ne lidhje me shkencen. Nga pikepamja orthodokse, vet kerkimi shkencor perben nje dhurate te Zotit per njerezimin. Ne te njeten kohe, edhe pse afermon kete, orthodoksia thekson rrezikun qe mbart shkenca ne disa nga relacionet e saja, limiti i njohjes shkencore dhe ekzistenca e nje tjeter “ njohje “e cila nuk hyn fare brenda shkences dhe ne sferat e saja. Kjo tjeter “njohje” shpaloset, ku na kujton rendesine qe duhet te kemi ne limitet e lirise, ku per te patur fryte te bollshme nga shkenca por edhe qe duhen bazuar mbi rrespektin e dinjitetit human, nga ku duhet edhe terheqja nga egoēentrizmi.

    10. Kisha orthodokse stimon shume progresin teknologjik ashtu si progresin ekonomik, por qe nuk duhet kurre te arrihet nje shkaterrim i ambjentit dhe ezaurim te pasurive natyrore. Pasi ambicja pa kufi qe behet per shkak te deshires per pasuri, te ēon drejt varferise se shpirtit njerezor gjithashtu edhe te ambjentit. Nuk duhet te harrojme qe pasurite natyrore nuk jane te pafundta, ato nuk jane pasuri te njeriut por mbi te gjitha jane krijimi i Zotit. Pasi e thote Salmi ( 23,1 ) “ Ne perjetesi toka dhe ajo qe permban, bota dhe ata qe jetojne ne te “. Duhet te kujtojme qe jo vetem gjeneratat aktuale por edhe ato qe do te vijne, kane te drejten e pasurive natyrore qe vet Krijuesi na ka akorduar.


    11. Mbeshtesim te gjitha perpjekjet paqesore per zberthimin e konflikteve qe do te mund te ngjallen, vleresojme ne te njeten kohe kishat e Rusise dhe Gjeorgjise dhe bashkepunimin vellazeror qe paten midis tyre, pergjate konfliktit ushtarak kohet e fundit. Ne kete menyre dy kishat permbushin detyren e dhjakonatit qe eshte paqja. Shpresojme qe perpjekjet e bashkuara te ketyre kishave te kontribuojne per kapercimin e konseguencave tragjike ushtarake dhe per nje ripaqesim midis popujve.

    12. Ne konfuzionin ne rritje ne epoken qe po kalojme, institucioni i familjes ashtusi edhe ai martesor jane perballe nje krize. Kisha duke patur parasysh edhe komplekset sociale, duhet te mbashtese nga ana shpirterore dhe te inkurajoje sa me shume te rinjte dhe familjet e shumta. Ne i drejtojme mendimet tona kryesisht te rinjve, keshtu qe te rikthehen ne jeten sakramentare, aq sa edhe ne jeten visionare e sociale te vet Kishes, duke paraqitur keshtu edhe problemet e tyre ne Kishe, pasi keta te rinj perbejne jo vetem te ardhmen, por edhe prezenten.

    Vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 06-11-2008 mė 09:52

  3. #3
    13. Si primate dhe perfaqesues te shume shenjtes Kishe Orthodokse, me koshjence te plote per rendesine e problemeve te shtruara me lart, duke punuar per ti perballur pa humbur kohe pasi jemi “ sherbetore te Krishtit dhe administrues te mistereve te Zotit “ 1 Kor. 4,1 ) , ne proklamojme nga katedra e Kishes e te parit fron dhe afermojme:



    a) pozicionin tone te pandryshuar dhe impenjimin per te ruajtur unitetin e Kishes Orthodokse, “transmetuar te shnjteve nje here e per gjithmone” ( Juda 1,3 ), besen e eterve tane, ne eukaristine hyjnore, ndjekjen besnikerisht te sistemit kanonik te udheheqjes se Kishes duke rregulluar keshtu te gjitha problemet qe lindin ne bashkepunim dhe relacion me nje shpirt te dashurise dhe te paqes.

    b) Deshira jone per nje sherim te shpejte te gjitha anomalive kanonike qe kane lindur ne momente historike dhe nevojash pastorale, ashtu si edhe ne te ashtuquajturen diaspora orthodokse, keshtu te mund te kapercejme ēdo influence e cila eshte e huaj per ekleziologjine orthodokse. Per kete pergezojme Patriarkatin ekumenik qe shpall ne 2009 nje konsulte te re panorthodokse ne lidhje me ēeshtjet, ku edhe do te mblidhen ne nje Koncil te ri, te gjitha kishat autoqefale ne konformitet me rregullat , per te konsultuar edhe ēeshtjet e shtruara ne ate te Rodit.


    c) Deshira jone per te shkuar me tej, me gjithe veshtiresite, dialogun teologjik me te krishteret e tjere, ashtu edhe me dialogun interreligjoz, ne plan te pare ate judaik dhe islam, duke patur parasysh qe vetem dialogu perben te vetmen menyre per te zgjidhur diferencat midis personave, kryesisht ne nje epoke si kjo e jona, ku te gjitha ndarjet duke perfshire ketu edhe ate fetar, perbejne nje rrezik te madh per paqen dhe unitetin midis njerezve.

    d) Mbeshtesim iniciativat e shumta per ruajtjen e ambjentit, sa Patriarcati ekumenik aq edhe kishat e tjera orthodokse. Kriza ekologjike e sotme, e cila e ka preardhjen njekohesisht nga aresye spirituale dhe etike, ben te domosdoshem kontributin e Kishes me ane te menyrave spirituale te cilat jane ne dispozicion te saj, keshtu te ruaje krijimin e Zotit kunder pangopesise njerezore. Per kete arsye riafermojme diten e pare te Shtatorit, si diten e pare te vitit eklezial, si nje dite speciale lutjesh per ruajtjen e Krijimit te Zotit dhe mbeshtesim shtimin si objekt lutjesh ne aktivitetin pastoral, katekizem, omelia, e ne pergjithesi ne kishat tona, pasi disa prej tyre e kane me kohe.


    e) Vedosja e vazhdimesise te aksioneve te nevojshme per te formuar nje komitet interorthodoks per studimin e ēeshtjeve te bioetikes, per te cilat bota eshte ne pritje te pozicionit te othodoksise. Duke andresuar keshtu besimtaret orthodokse dhe boten ne plotesine e saj, neve lutemi “ perhere dhe panderprere “ derisa paqja, drejtesia dhe dashuria e Zotit te triumfojne ku te mbreterojne jeten e njerezve.


    “ Lavdi Atij qe mund te beje ēdo gje mire, jashte kerkesave dhe mendimeve tona, per potencen e Tij qe vepron nder ne, Atij i qofte lavdia ne Kishe dhe ne Krishtin Jisu. Amin “ ( Ef. 3,20-21 ).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 06-11-2008 mė 10:46

  4. #4
    Permbajtja e tekstit te mesiperm ishte ose me mire une e solla per kete aresye;
    Kisha jone merr nje vendim historik te veproje ( e bashkuar ) ne menyre aktive ne ēeshtjet e mirembajtjes se natyres si pasuri e te gjithe njerezimit, duke ngritur zerin si asnjehere kunder shfrytezimit te papare deri me sot, te pasurive dhe nga ku e kane preardhjen edhe vuajtjet qe nje pjese e mire e popullsise globale eshte e detyruar te lengoje. Po me fakte provon edhe aresyen e krizes boterore qe jemi duke kaluar…, impenjohet gjithashtu te ndermarre nepermjet nje ekipi te veēante te perbere nga shkencetare brenda vet gjirit te saj, nje seri studimesh ku edhe si rrezultat i ketij te kete edhe te jape vleresimin e saj, gje qe pritej, pasi ishte e vetmja kishe qe nuk ishte perzjere me ēeshtje te tilla duke i lene venin e saj shkences dhe gjithashtu duke mos qene e detyruar te provonte ose te konstatonte me qellim te kundert, arritje te shkences, sikur realitete te ndryshme religjoze te cilat jane pronocuar me pare per me pas te vetkundershtohen…, pasi keto realitetet e fundit prej kohesh jane munduar te debatojne me shkencen ne nje gare ( “thyerje dore” ) dhe e kam fjalen qe ne shekujt XV-XVI , duke dobesuar keshtu edhe figuren e tyre. Pasi kane pershtatur jeten kishtare ne baze te rrethanave te kohes, pasi dikush pretendoi qe ne emrin e kishes te mund te jepte ne menyre arbitrale dhe te pagabueshme si ne doktrine ashtu edhe shpjegimin shkencor te fenomeneve natyrore, etj. Keshtu pa dashur nje pjese e krishterimit u gjind e pa pergatitur dhe si e detyruar per te dhene pergjigje qe nuk ka. ( kuptohet prova shkencore ).

    Per momentin ajo me lart dhe introduksioni i lutjeve te reja per ruajtjen e Krijimit, jane “te rejat”.
    Nderhyrjet e tjera, jane pak a shume e njejta gjuhe qe edhe historikisht ka patur me pare.

    Ne Asamblene e mesiperme nenshkruajne;
    + Bartholomeu i Kostantinopojes
    + Theodori i Aleksandrise
    + Ignati i Anthiokise
    + Thoefili i Jerusalemit
    + Aleksi i Moskes
    + Anfili i Malit te Zi ( perfaqesues i Kishes Serbe )
    + Lorenci i Transilvanise ( perfaqesues i Kishes Rumune )
    + Domiciani i Vidinit ( perfaqesues i Kishes Bullgare )
    + Jerasimi i Zugdidit ( perfaqesues i Kishes Gjeorgjane )
    + Krizostomit te Qipros
    + Jeromit te Athines
    + Jeremia i Wroclaw ( perfaqesues i Kishes Polake )
    + Anastasit te Tiranes
    + Kristoforit te Cekise dhe Sllovakise.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Kryepeshkopi Anastas zgjidhet president i Kėshillit Botėror tė Kishave
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-09-2006, 02:09
  3. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •