Kiki simpatikja, malli s'na merr per shqiperine po per te "kaluaren" tone. Nje kujtim 'i shemtuar' i vjeter eshte me prekes per ne, se nje kujtim 'i bukur' i sotem. Si puna veres qe sa me e vjeter aq me e mire - thone - behet. Kjo them une, sjell "mallin" tone.
Kjo ndodh vitet e para (rasti jot) larg atdheut. Me kalimin e kohes, si dhe mbas nje kthimi ne shqiperi, ti do vesh re, qe malli do te te kape per "folene e re" tende, neqofte se arrin ta krijosh nje te tille, pra ne nje fare menyre per 'te shkuaren' e afert sepse shqiperia do te kthehet ne 'te sotme'.
Mendoj qe "kushtet social-ekonomike" s'kane te bejne ne ket pune (te mallit) siē mundohet ta shpjegoje 'mina' dhe pothuaj te tjeret. Nje shoku im shqiptar, jeton ne afrike, ne mes te luftes civile dhe eshte me se i kenaqur nga jeta qe ben.
E rendesishme eshte; AKTIVITETI, vetem ky i jep kuptim jetes tone. Kur rri e sheh yjet ne kanada, sigurisht qe te merr malli per shqiperine, yjet atje duken me bukur. Pra problemi qendron tek SASIA e KUJTIMEVE, qe ne krijome nga AKTIVITETI (veprimtaria) e perditshme jona. Neqofte se sasia e sotme e tejkalon ate te djeshmen (kudo qe te ndodhemi, vendi s'ka rendesi), MALLI S'EGZISTON.
Krijoni Kontakt