Aktorja e re, Yllka Gashi, tashmë prapa vetes ka lënë një dasmë dhe ka nisur një jetë të re me të zgjedhurin e saj. Si kaloi kjo ceremoni martesore, çfarë ishte fustani i saj i nusërisë e detaje të tjera, flet para nisjes së saj në muajin e mjaltit !!!
Me Albianin është takuar para shtatë vjetësh, ndërsa para pak ditësh kanë lidhur kurorë. Në një intervistë për revistën “Teuta”, aktorja Yllka Gashi e njohur më shumë si Zana e “Familjes Moderne”, ka rrëfyer për dasmën e saj, e cila, sipas aktores ka vajtur ashtu siç është planifikuar. “Dasma u bë në sallën e re të hotelit “Princi i Arbrit”, me rreth 300 të ftuar… Për muzikë zgjodhëm motrat Libohova si dhe bendin Turntables on the Hudson”, ka rrëfyer Yllka. Ajo ka treguar se muajin e mjaltit do ta kalojnë në Nju Jork ku edhe do t’i blejnë unazat për njëri-tjetrin, “sepse duam që edhe atje ta ripërtërijmë ndjenjën e të qenit të martuar”.
Pyetjes së revistës se çka e bënë Albianin një burrë të mirë, aktorja i është përgjigjur, “Shumëçka, Albiani është një njeri i butë me zemër shumë të madhe. Është shumë punëtor, ambicioz, gjithmonë e do më të mirën për lidhjen tonë, kurrë nuk e thotë fjalën e fundit të parën, është i kujdesshëm dhe, çfarë është me shumë rëndësi, ka shumë mirëkuptim për mua dhe ‘teket’ e mia”.
Shqipmedia
Krijoni Kontakt