Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Muslimane krenare!
    Anėtarėsuar
    12-06-2007
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    26

    Post Duke pritur - Avni Tafili

    Duke pritur
    http://atafili.wordpress.com

    Pasha kohėn! – Kur’an, 103:1

    Ora s’po ndalon. Ditėt po kalojnė…Jo, s’po ta kujtoj kalimin e kohės, e as tė jetės, e as afrimin e vdekjes. Prit, mos u largo. Nuk dua tė ndjellė frikė. Jo, assesi, thjesht dua tė shpreh atė qė mendoj e ndjej. Unė jam duke pritur, siē mund tė jesh edhe ti duke pritur…duke pritur se njė ditė dielli do tė agojė si asnjė ditė tjetėr…

    Shkruan: Avni Tafili

    A thua vallė, sikur tė kihet nėn zotėrim gjithēka nė kėtė botė, por tė kihet zemėr tė plogėsht, a do tė vlente gjė? E ke provuar kėtė qė them, tė kesh diēka qė e ke ėndėrruar, e kur ta kesh, ngazėllimi tė mos soset? Tė lutem, prit! Nuk e pėrmenda “sosjen” pėr tė rrėmbyer ndonjė ėndėrr qė ke, e as pėr ta thyer nė mes vullnetin tėnd. Mė jep kohė tė shprehem deri nė fund. Nuk dua ta rrėmbej tė ardhmen tėnde. Edhe ti ke tė ardhme qė e pret ndoshta me mall. E tė jesh optimist pėr tė. Tė admiroj. Ke tė drejta, je si ēdo njeri, me ėndrra dhe dėshira. Por mė lejo tė komunikoj me ėndrrat e dėshirat tua, duke respektuar privatėsinė tėnde. Nuk kam fuqi tė ndryshoj tė ardhmen tėnde, edhe nėse do tė insistoja. Ti je dhe ke. Je i lirė dhe ke vullnet.

    Prit, tė lutem, ta mbaroj atė qė kam dhe dua ta ndaj me ty. Tė ndaj pyetjesh, idesh, e tė ndaj atė qė ndjej. Ē’i vlejnė njeriut ėndrrat e dėshirat, po tė ishte i vetėm. Me kė do t’i shijojė ato. Ėshtė i dobėt. I paaftė. Njeriu s’ėshtė i pėrkryer. Unė jam i gabueshėm, siē mund tė jetė secili, por ma mundėso ndryshimin, ma lehtėso pėrmirėsimin, qė po e ėndėrroj, edhe ti pėrmirėsohesh. Ėndėrr qė tė gjithė aspiroj ta jetojnė, pasi nuk mund tė jetohet vetė. E kush s’e urren izolimin, vetminė, e ngecjen! Mund tė mos jemi egoistė, por kur njeriu jeton jetė tė mbyllur, kjo mbyllje e bėn tė mendojė, tė dėshirojė, tė aspirojė si egoist. Jo, e urrej egoizmin, duhet ta urresh edhe ti. Zgjate dorėn e bashkėjetesės, zgjate dorėn pėr ndryshim. Zgjate dorėn pėr pėrmirėsim. Mund ta marr me mend se ē’mund tė sillet nė mendje. Po vallė, a ka rėndėsi gjithēka na sillet vėrdallė nė mendjet tona? Ndonjėherė mund tė dukem sikur po ushtroj vrazhdėsi e forcė, e ndonjėherė mund tė dukem sikur fantazoj, e bile ndonjėherė mund tė dukem si ndonjė person, qė s’ka me se tė merret, ka kohė mjaft e ku ta djeg atė, tė shkruajė… Jo, mua mė ka mėsuar shumė jeta. Jeta mė mėsoi se njeriu ka pėrbrenda vetes fuqi tė pazbuluar. Ka aftėsi brenda trurit tė pashfrytėzuar. Kam mėsuar edhe armikun kundėr ndryshimit: humbja e besimit dhe vetėkėnaqėsia.

    O njeri, qė me ty po ndaj botėn time, ē’po ndodhė? Po mbretėron njė qetėsi, e mua s’po mė duket se diēka po prehet. Ėshtė heshtje, e mua frymėn po ma zė. Kah shikoj, shoh qė njerėzit flasin, ama sytė i kanė tė pėrulur. Nuk di si ta shpjegoj. Mė mungojnė fjalėt. Kapakėt e syve u duken sikur t’u ishte vėnė ndonjė gjė qė rėndon. Flitet me njė gjuhė sikur zihet nėpėr dhėmbė. E pyetem, mos plogėshtia, kur zemrat prek? Kur vėshtroj qiellin, tė zbukuruar me yje, e mundohem tė ndjejė qetėsinė e thellėsisė sė natės, mendoj, njerėzit qė tėrė ditėn flisnin e lėviznin, disa tė gėzuar e disa tė hidhėruar, disa me krah tė mbledhur, e disa me sy tė lodhur, e disa tė ulur nė qoshe, e them, a thua ē’po bėhet me ta? A kėshtu ėndrrat dhe dėshirat jetėsohen? A janė tė bindur prej dikujt apo veten e kanė bėrė tė besojė ashtu? Rrinė ndėrsa ėndėrrojnė, e kur fillon lėvizja, heshtin tėrėsishėm.

    Jeta mė mėsoi… Edhe ty mund tė ketė mėsuar. Secili njeri ka mėsuar diēka prej jetės sė vet, prej sė kaluarės sė vet. Por dallimi mes meje dhe teje ndoshta ėshtė se unė shprehem, e ti jo, unė e ndaj me ty, ndėrsa ti jo. E dallimi tjetėr, mė i papėrballueshmi, ndoshta mund tė pėsoj edhe unė: tė mėsojmė prej sė kaluarės por mėsim tė mos marrim as pėr vetveten. E sa fjalė e rėndė kjo “vetvetja”. Mė shpėrqendron. Individualizmi dhe egoizmi, ēarja dhe pėrēarja, shkapėrderdhja e shpartallimi; secili le tė shikojė punėt e veta, unė kam jetėn time e bėj ē’dua unė, “unė” kam botėn time…”Jeta mė mėsoi…” mbet thesar i humbur.

    Nuk e kuptoj dot, pse sa e vėshtirė tė jetė besimi nė fuqi dhe mundėsi; pėrderisa ne e urrejmė forcėn kur kundėr nesh ushtrohet, ne sikur presim prej dikujt tė na shtyjė me forcė pėr tė bėrė diēka! Ne nuk lemė kurrfarė dere, prej sė cilės do tė hynim, pėr ta komunikuar atė qė duam, atė qė aspirojmė, atė qė tė gjithė e ėndėrrojmė: tė jemi mė ndryshe, tė jemi tė gjallė; tė jemi nė lėvizje! E kush nuk e dėshiron tė ardhmen e ndritshme. Kur shoh tė rinjtė, si vėrtiten rrugėve pa shpresė, pa ėndrra, pa vizion, nuk mė besohet si janė shndėrruar nė njė qiri qė shuhet nė vetvete. Ēfarė janė ata prindėr, qė nuk ndėrgjegjėsohen, po ēfarė je ti qė nuk po ndėrmerr diēka, nuk po ndryshon shprehitė tua. Pse ke frikė nga ndryshimi! Ti ndoshta nuk e di se ē’ėshtė ndryshimi, por jam i sigurt se ne mund tė kemi frikė ndaj diēkasė, e tė mos jemi tė vetėdijshėm pėr tė. Ndryshimi fillon me hapa tė vegjėl. Jo, ndryshimi e pėrmirėsimi fillon njėherė duke u stėrvitur edhe me gjeste tė imta e tė thjeshta, ja, kur zgjohesh prej gjumit vetėm bėj diēka ndryshe, nėse je kalitur pasi tė zgjohesh menjėherė tė pish ujė, mos pi ujė! Bėj diēka tjetėr. Ndėrro. Ndrysho.

    O njeri, ti s’je krijesė e thjeshtė, si krijesat tjera, si buburreci. Edhe pse buburreci ėshtė krijesė qė ne shumė mund tė marrim mėsim prej tij. Buburrecat janė model i vazhdimėsisė, model i guximit dhe palodhjes. Janė model i vullnetit tė fortė. E ndryshimin mund ta fillosh duke medituar vetėm nė njė buburrec. Braktis librin, para sysh mund tė kesh njė libėr tė hapur e tė gjallė me plot argumente. Jo vetėm buburreci, gjithēka rreth teje janė libra tė hapur pėrplot shenja e urtėsish. Merr mėsim, e sill ndryshim nė vetvete. Mė mundėso ndryshimin, pa ty s’mund tė plotėsohet pėrmirėsimi. Dua tė ndaj idetė e mia, qė edhe ti ndėrkohė tė fillosh tė ndash idetė e tua me tė tjerėt. Medito e ndaje me tė tjerėt…dėshiro e ndaje me tė tjerėt… Forco vullnetin e ndaje atė forcė me tė tjerėt…

    Zgjohem nė njė pjesė tė natės, ndjej thellė nė qenien time freskinė dhe qetėsinė, por kur ia hapi shtigjet tė menduarit tim, sikur mė prishet qetėsia, e menjėherė mė vijnė pyetjesh nėpėr mend… Eh, ē’ėshtė kjo qė po mė bezdis, nuk dua tė mendoj mė, mėrzitem e ndjehem i paforcė. I dobėsuar. E ndonjėherė edhe i harxhuar shpirtėrisht. Kur tė tjerėt flenė, e s’dėgjojnė, ēka tė ndaj unė! Ēka tė bėj i shkreti unė! I vetėm jam. Nuk bėj dot zhurmė, edhe pse zhurma lėkundė, prapė s’ėshtė zgjim, ėshtė tronditje e tmerrim. Prapė filloj tė ngushėlloj, e tė bėhem sikur mė i arsyeshėm tė bėhem, e tė marr nė konsideratė shkaqe e rrethana…, por prapė sikur nuk mund ta bind veten! E vazhdoj t’i shtroj vetes pyetjesh: kur zhurma gjatė tėrė ditės mbretėroi, ē’u bė me zhurmėn? Njerėzit a flenė dhe ditėn? Nuk i bihet n’fije! Natėn disa njerėz rrinė tė zgjuar. E tė shumtė janė nė gjumė. A kanė rėnė pėr t’u qetėsuar apo pėr tė harruar ditėn qė lanė pas? Ēuditem, pastaj them prapė me vetveten: ē’po ndodhė, pse unė nė thellėsitė e natės ndonjėherė s’gjej qetėsinė? Kush mė theu e mė dėrmoi? Mos e harrova Zotin? Jo them, po sprovohem…Ndjej lodhje, mos humba gjithēka? Jo them, ende kam diēka me ēka tė prehem!

    Njerėzit edhe pse mund tė rrinė me njėri-tjetrin, tė flasin, tė buzėqeshin, tė kalojnė kohėn, prapė janė tė vetmuar. Unė s’dua tė jem ashtu….Por unė vazhdoj tė zbraz forcėn e mbledhur nė shpirt. Jo, unė mbushem ēdo sekondė! Kėshtu e bindi veten…duke pritur se njė ditė dielli do tė agojė si asnjė ditė tjetėr…

    O Allah, Ti ke fuqi mbi ēdo send! Kjo mė mjafton. Gjithnjė duaja ka qenė armė pėr besimtarin; o Allah, nė Ty besoj dhe Ty tė nėnshtrohem, mė udhėzo mua, dhe vėllezėrit e motrat e mia pėr hir Tėnde!
    Muslimane krenare!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2003
    Vendndodhja
    NYC,usa
    Postime
    3
    Avni Tafili eshte djalosh shembullor. E njoh per se afermi. Me vjen mire qe e lexoj edhe per se largu. I lumte!

    Skythinks
    Be yourself, its good.

Tema tė Ngjashme

  1. Duke pritur princin - Intervistė me Bela Tarr
    Nga kino nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 13:36
  2. Duke pritur Mehdin
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-09-2005, 14:57
  3. ...Duke pritur autobuzin prej qytetit K
    Nga DeLiRiUm TrEmEnS nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-08-2004, 06:21
  4. "Beat" poetry ose poezia "Beat"
    Nga Calexico nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 22:53
  5. "bit poezia"
    Nga che guevara nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-05-2002, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •