Atij iu deshėn vite tė tėra studimesh e hulumtimesh pėr tė nxjerrė nė dritė librin e jetės sė tij. Kur nisi t‘i kushtohej kėsaj vepre studimore, qėllimi i vetėm ishte tė pėrmblidhte nė njė volum "tė gjitha ato njoftime rreth popullit, gjuhės, letėrsisė dhe studimeve shqiptare, qė deri mė tash kėrkoheshin mė kot nė ēfarėdo manuali". Albanologu Gaetano Petrota nuk kurseu asgjė, as kohė e as mund, duke hulumtuar me kujdesin mė tė madh tė mundshėm hartimin e kėsaj vepre studimore. Nė vitin 1932 vepra ishte gati. "Populli gjuha dhe letėrsia shqiptare" u njoh me lexuesin 76 vjet mė parė... Po kaq vite mė pas ai botohet sėrish nė gjuhėn shqipe si njė pėrmbledhje e vyer, njė pasqyrė faktesh, emrash, ngjarjesh; si njė sistemim i tyre pėr t‘i kthyer nė njė vlerė analitike tė letėrsisė gojore e letėrsisė sė kultivuar shqiptare... Ēfarė ka ndodhur me kulturėn tonė dhe me veprat e kėsaj kulture? Sa tė vėmendshėm kanė qenė studiuesit e huaj ndaj vlerave intelektuale tona pėr disa shekuj radhazi...? "Populli, gjuha dhe letėrsia shqipe", njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė studiuesit e albanologut italian, Gaetano Petrota, vetėm pak ditė mė parė ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe. "Libri juaj ėshtė hartuar, sa gjykoj unė, me shumė kujdes dhe ndėrgjegje. Lėnda ėshtė tepėr e bollshme, ndonjėherė ndoshta e tepėrt. Ndoshta disa gjėra me vlerė tė paktė mund tė ishin lėnė mėnjanė... Por ju keni synuar tė jetė i plotė, dhe libri juaj, nė kėtė kėndvėshtrim, do tė pėrbėjė njė lloj enciklopedie tė Shqipėrisė letrare: vepėr pėr tė cilėn vėrtet ndjehej nevoja", do tė shkruante prof. Pavolini. E pėr Petrotėn ky ishte njė vlerėsim i madh, ashtu siē do tė ishte edhe ēmimi i inkurajimit qė iu dha nga Akademia Mbretėrore e Italisė, tė cilėn albanologu do ta ēmonte si njė vlerėsim moral pėr mundimet e gjata dhe tė rėnda qė ka hequr pėr tė ēuar nė fund kėtė vepėr, e cila, pėr herė tė parė, bashkė me historikun e studimeve etnografike, gjuhėsore dhe folklorike, u paraqet studiuesve njė tablo pothuaj tė plotė tė letėrsisė shqipe deri nė vitin 1930. Ajo qė Gaetano Petrota donte mė shumė pasi doli nė dritė ky botim, titulli origjinal i tė cilit ėshtė "Popolo, lingua e letterattura albanese", ishte qė tė pėrdorej si njė orientim i dobishėm pėr sa u pėrket studimeve dhe studiuesve tė albanologjisė, si dhe tė ndikonte pėr tė davaritur paragjykimet qė qarkullojnė rreth popullit dhe gjuhės shqipe.

Albanologu Gaetano Petrota lindi mė 1882 dhe ndėrroi jetė nė vitin 1952. Ai u formua nė seminarin greko-shqiptar tė Palermos, ku hodhi edhe hapat e parė nė fushėn e albanologjisė. Shumė i ri ai u bė i njohur si ekspert dhe njohės i gjuhės dhe kulturės shqiptare, duke treguar njė interes tė veēantė sidomos pėr studimet historike tė letėrsisė shqiptare. Petrota ėshtė njė nga mbrojtėsit mė tė zjarrtė tė albanologjisė dhe tė ēėshtjes shqiptare nė Sicili. Ai luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm si organizator i aktiviteteve kulturore. Petrota ishte redaktor i revistės sė pėrjavshme "Fjala", e mė pas themeloi edhe revistėn italo-shqiptare, tė cilėn e drejtoi sė bashku me tė vėllamė, Rosolino. Revista u pėrhap mjaft nė qarqet kulturore arbėreshe. Nė vitet mes shekullit XIX dhe XX, papas Gaetano Petrotta (i njohur nė rrethet e ngushta me Papa Tani), nisi njė studim mjaft tė rėndėsishėm nė lidhje me monumentet mė antike tė gjuhės shqiptare. Mbeten akoma edhe sot mjaft tė vlerėsuara studimet e tij nė lidhje me katekizmin shqiptar, nė tė cilin ai nėnvizon kriteret filologjike, tepėr tė rėndėsishme, qė akoma edhe sot pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė disiplinės sė aplikuar tė albanologjisė. Po kaq e rėndėsishme vazhdon tė jetė edhe analiza e tij kushtuar "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555). Mes viteve 1933 dhe 1934, papas Tani mori pėrsipėr detyrėn pėr tė mbajtur kurse tė gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė Fakultetin e Letėrsisė nė Universitetin e Palermos, njė detyrė qė e vazhdoi deri vonė. Vepra e tij mė e rėndėsishme mbetet "Populli, gjuha dhe letėrsia shqiptare", qė prej pak ditėsh gjendet nė librari. Pėr "Populli, gjuha dhe letėrsia shqiptare", albanologu Petrota ėshtė mbėshtetur nė rreth 1000 autorė, libra, referenca, shkrime e studime me njė gjeografi tė gjerė kontinentale. Ardhjen e kėtij libri, ndėr mė tė rėndėsishmit e sjellė nė shqip nga shtegu i Albanologjisė, e bėri tė mundur Miranda Gjyzeli, shkrimtari Mark Simoni dhe pėrkthyesi Qemal Velija. Kjo vepėr e Gaetano Petrotės ėshtė njė pėrmbledhje e ngjarjeve, emrave, veprave, kontributeve, evenimenteve intelektuale qė Shqipėria prodhoi pėr gjithė shekujt e deri nė 1932, kur u shkrua libri.


Shqip