Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    29-03-2008
    Vendndodhja
    Kumanove, FYROM
    Postime
    4

    Fjalet e "reja" po na e shkaterrojne shqipen tone ???!!!

    Kush po behet shkaktar i prishjes se gjuhes me te mire ne bote, asaj te tones -shqipe- duke shtuar ose shpifur fjale te reja(neolizma te semure dhe barbarizma tre panevojshem) te cilat fjale aspak nuk i duhen fjalorit tone.

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Media e shkruar dhe ajo Pamore, vetem shikoni se si formojne fjalite do ju vi per te vjelle.

    Shembuj tipike:

    Mberriti sot ne Tirane ...
    Eshte gjendur sot i vrare filani me arme zjarri
    Ata bejne corap jo vetem fjalorin dhe leksikun e gjuhes e "Morfologjine" por tashme kane mision te prishin dhe "Sintaksen".

    Po ske cu ben sepse Ne ecim me hapin e kohes!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Politikanėt dhe mediat, ata janė qė bėjnė kryengritje ndaj gjuhės shqipe, por fatkeqėsisht ka edhe subjekte tjera qė e pėrdhosin pa nevojė gjuhėn tonė.

    Respekte per ju,

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Media dhe Institucionet Shtetėrore.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Citim Postuar mė parė nga pr0digy Lexo Postimin
    Kush po behet shkaktar i prishjes se gjuhes me te mire ne bote, asaj te tones -shqipe- duke shtuar ose shpifur fjale te reja(neolizma te semure dhe barbarizma tre panevojshem) te cilat fjale aspak nuk i duhen fjalorit tone.
    Ka shume faktore qe po shkerdh.... shqipen.
    Globalizmi ka ndikuar ne te gjitha gjuhet, nuk eshte vetem shqipja. Problem te njejte kane dhe arabet, sllavet, greket, italianet, kinezet(kete e kam marre vesh keto kohet e fundit) dhe ne pergjithesi te gjitha gjuhet e botes. Pra, rrugedalja, mendoj nuk eshte te ndalojme perendimorizmat, thjesht te investojme tek brezi i ri mesimin e detyruar te shqipes. Nje metode eshte perqindja e rezultatit te shqipes ne vleresimin e provimeve te lirimit ne shkollat e mesme. Kush merr maximum ne gjuhen shqipe fiton 50% te rezultatit te pergjithshem. Nuk ka rruge tjeter, ndryshe per 50 vjet humbem.
    Dikush me siper permend sintaksen. Kjo e fundit eshte zbehur katastrofikisht ne te gjitha shkrimet, fjaloret e mediave te perditeshme, kudo. Ketu ne Forum, nuk gjen dot nje shkrim te paster nga ana sintaksore, asnje, perfshi edhe kete qe shkrova.
    Bese dhe hakmarrje.

  6. #6
    Injoranca qė ka pushtuar Mediat dhe Institucionet Shtetėrore ėshtė problemi. Mėsojnė njė fjalė tė huaj dhe e vėnė menjėherė nė pėrdorim se kujtojnė se do duken mė tė zgjuar.

  7. #7
    Fitore Partia Demokratike Maska e amela1
    Anėtarėsuar
    03-07-2008
    Vendndodhja
    tra la la world
    Postime
    172
    nuk shkatrrohet gjuha shqipe nga fjalet e reja por ajo pasurohet,mos mendoni se kjo eshte dicka negative per mendimin tim eshte shume pozitive qe ne gjuhen shqipe te futen fjale te reja te huazuara,kjo do te thot se dhe gjuha eshte ne evolim e siper duke ecur paralel me teknologjin,nuk do ishte normale qe gjuha e perdor gjate viteve 70 80 te perdoret ne vitin 2008,jemi ne shekullin e 21 ne shekullin e teknologjis ku cdo gje duhet te jete paralel me te!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Ja si jepen lajmet ne tv tona.

    "Sot me rastin e inaugurimit te shtatores se nene terezes do te mbahet nje eveniment, artistik ku do te marrin pjese VIP te njohura nga estrada jone".

    Me falni per injorancen po keto fjalet qe i bera me te zeza asnje sme duken qe tingellojne shqip dhe e di qe kemi fjalet tona origjinale. Po me nje fjali 4 fjale te huaja kjo ndodh ne pothuajse te gjitha tv tona. Bile ka shume nga pleqte qe ngulen ne tv, dhe ne fund pyesin "cka tha bre sen se mora vesh".

    Nese mendoni qe pasurohet gjuha jone me keto gjera gaboni fort. Nese mendoni qe teknologjia i ka fajet gaboni edhe me fort. Une jetoj ne gjermani dhe asnje fjale teknologjike nuk hyn ketu perveq se i gjendet menjehere fjala adekuate gjermane.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar mė parė nga amela1 Lexo Postimin
    nuk shkatrrohet gjuha shqipe nga fjalet e reja por ajo pasurohet,mos mendoni se kjo eshte dicka negative per mendimin tim eshte shume pozitive qe ne gjuhen shqipe te futen fjale te reja te huazuara,kjo do te thot se dhe gjuha eshte ne evolim e siper duke ecur paralel me teknologjin,nuk do ishte normale qe gjuha e perdor gjate viteve 70 80 te perdoret ne vitin 2008,jemi ne shekullin e 21 ne shekullin e teknologjis ku cdo gje duhet te jete paralel me te!

    Po cfare je kah tregon pashe besen?Pse po flet pa menduar?Nuk e ka kush fjalen per terminologjine teknike por per “komunikimin e perditshem.Edhe pse jemi ne shekullin 21 gjuha shqipe, shqipe duhet te mbetet dhe jo magjupqe e perzier, duke menduar se bejme diqka te mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Daja-GONI : 10-09-2008 mė 11:20

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Windmelody
    Anėtarėsuar
    09-08-2008
    Postime
    33
    Shkaktaret kryesore i prishjes se gjuhes shqipe jemi ne.Ke perfshin peremri vetor "ne"?
    1.Institucionet arsimore.Deri para 5 vjetesh mesimi i gjuhes shqipe,perfundonte me ciklin 8-vjecar,nuk vazhdohej me studimi i saj.Fakt ky qe ka mjaft pasoja negative.Vitet e fundit eshte rikthyer mesimi i gjuhes shqipe,megjithate duhet te them qe nuk i kushtohet ajo rendesi qe duhet.PERFUNDIMI:Njerez te shkolluar qe nuk dine te pakten drejtshkrimin e gjuhes se tyre,pale te tjerat.Kjo eshte vertet fatkeqesi.
    2.Pseudo- intelektualet(me falni ,intelektualet e rreme) qe perdorin fjale te huaja te cilat kane zevendesueset e tyre ne shqip.Fakti qe nuk i perdorin tregon mosdijen e tyre.Kjo me ben t'i ve nje pikepyetje statusit te tyre.
    3.Pa diskutim mediat.Eshte per te vene kujen kur sheh media te rendesishme qe shkruajne"gjithmon,shum etj".Shembuj ka plot.
    Duhet te them qe dy pikat e dyta krijohen nga mangesite e pikes se pare,pra nga mosfunksionimi i institucioneve arsimore dhe ajo qe eshte me e keqja nga nje neglizhim kolektiv ndaj mesimit te gjuhes shqipe.Keto te fundit jane faktoret madhore qe rrezikojne gjuhen shqipe dhe jo fjalet e reja,sepse si cdo gje tjeter ne kete bote edhe gjuha zhvillohet.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Atlantis nė Shqipėri
    Nga SyntheticZero nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 636
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 14:36
  2. Keltėt
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 12:28
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 14:42
  4. Fjalet eukaristike te Jezusit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 02:34
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •