Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Koēi Petriti

    Ti do te vish, prape do te vish
    Nga udha ku je nisur
    Po floket me s'do te t'i shprish
    Ashtu si t'i kam shprishur

    Ne gjoksin tim qe digjet zjarr
    Do rrish pa bere ze
    Po une prape si fillestar
    S'di do te te puth me

    Do desha te isha prape me ty
    Si viteve qe s'kthehen
    Qe kur te shihemi sy ne sy
    Te skuqem e te dehem

    Pra, beme ne enderr te te shoh
    Dhe hidhme ne mendim
    Qe kurre fundin mos e njoh
    Siē njoh fillimin tim...

  2. #2
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Loti

    Ti digjesh, ke temperature,
    dhe une dhimbjen s'ta shkul dot.
    dado qe veten e mbaj burre
    neper qerpik me shket nje lot

    Ne lotin qe me pat shpetuar
    ka burreri e foshnjeri
    se them qe globin mbaj ne duar
    po ta sheroj tim bir nuk di

    Mbi biskun qe nen bresher bie
    mbi degen qe dot syth s'leshon
    ngre kete lot rubin femije
    qe sa dhe glob i madh peshon

    Mbi dijetarin qe vret mendjen
    te gjeje c'ka ne filan yll
    ngre kete lot me gjithe dhembjen
    e cdo njomzaku qe sy s'mbyll

    Nder galaktika neser bota
    le te vozise skaj me skaj
    vec mos rendofte permbi foshnja
    zjarmi e etheve te saj!


    Kushtuar Shqiperise

    Perpara mal, nga mbrapa det,
    vend qe e ha enigma e vet.

    .................................................. .
    flak tre poete, mban nje kapter.

    Ky vend nxjerr vaj nga drunjte e vet
    sa c'derdh Shkumbini uje ne det.

    Ky vend qeth lesh nga deshte e tij
    sa vesh me triko tri Greqi.

    .............................................
    tre Serbi me molle i ngop.

    Kam mall e gje, e shkoj shes gjak,
    s'rroj as si indigjen zezak.

    Nen keto male ka krom e ar,
    kam prona, po s'jam askund pronar.

    Po pse valle, oh, gjithe ky trishtim?
    O Zot, nga c'fron leshon mallkim?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 24-07-2005 mė 02:19

  3. #3
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Strofe nga "Loti"

    Nje zemerim kaq te trazuar
    Rralle e kam ndier gjer me sot
    Ti qesh se qenkam kreshperuar
    Sikur te isha Don Kishot


  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Koci Petriti lindi me 1941 ne Korēė, ku kreu shkollen fillore dhe te mesme. Studimet e larta pergjuhe-letersi shqipe i kreu ne Universitetin e Tiranes. Pas mbarimit te studimeve, nga vitit 1967 deri ne 1990, punoi si mesues i letersise ne LIbrazhd. Prej vitit 1990 punon ne Tirane, se pari ne Lidhjen e Hskrimtareve, pastaj ne Fakultetin e Historise e te Filologjise si pedagog. Ka botuar vellimet poetike: "Lirikat e majit", "Perseri ne udhe", "Firma e popullit tim", Prush ne shekuj", "TE dashurova ty", si dhe permbledhjen e kolanes "Poezia shqipe". Ne Prishtine eshte botuar permbledhja poetike "Lulėkuqet". Vjersha te Koci Petritit jane botuar neper disa antologji shkollore dhe me librin "Prush ne shekuj" ka fituar cmimin si libri me i mire i vitit.

    Dashuri

    Ish nje vajze e ish nje djale,
    vajza e donte e djali e donte,
    po Shkumbini i madh me vale
    i kish ndare e s'i bashkonte.

    Dhe therrisnin: O o o, te dua!
    po kjo klithme e lashte fjalesh
    u degjohej: Jooo, s'te dua!
    neper thashetheme valesh.

    E humbisnin te dy shpresen
    e shpresonin prap me teper,
    sic humbet dhe drita vesen
    dhe e gjen mengjesin tjeter.

    Ooo, te duuaa, nisej fjala,
    Jooo, s'te duuaa, mberritne zallit,
    vajza thosh: Me pifte vala!
    Te perpifte! I vinte djalit.

    Bot me buze, bot me duar
    anes dallgeve nderkryer,
    here per jete dashuruar,
    here per vdekje te zhgenjyer.

    Hidhnin fjalen ta kalonin,
    shprishej porsi plisi i kumit,
    hidhnin gurin te qellonin,
    binte mu ne mes te lumit.

    Nje cast lumi s'ish me lume
    mes dy brigjeve te mallit
    dhe u bind e ra ne gjume
    dhe u hap e fjeti zallit.

    Rendi vajza e rendi fjali
    sa u ngrit nje ere e marre,
    qe rrezoi shkembinj nga mali
    e nje bresher qe s'ish pare.

    Zgjaten duar, vune gure,
    shtruan dhimbjet qe nuk thuhen
    gjer mbi lume u bene ure,
    te kalojne ata qe duhen.

  5. #5
    ***

    S'rri dot me ty,
    s'bėj dot pa ty,
    nata ka vesh,
    dita ka sy.

    Fshehur po dal'
    vjedhur po hyj,
    nata ka vesh,
    dita ka sy.

    Nėn qiell veē,
    nėn dhe tė dy,
    s'rri dot me ty,
    s'bėj dot pa ty.


    Pėr ty qė tė dua

    Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė
    kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė
    veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrenojė
    do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė

    Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė
    E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė
    Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė
    rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta
    ***

    S'rri dot me ty,
    s'bėj dot pa ty,
    nata ka vesh,
    dita ka sy.

    Fshehur po dal'
    vjedhur po hyj,
    nata ka vesh,
    dita ka sy.

    Nėn qiell veē,
    nėn dhe tė dy,
    s'rri dot me ty,
    s'bėj dot pa ty.


    Pėr ty qė tė dua

    Unė emrin tėnd e zė rrallė nė gojė
    kjo do tė thotė qė nė zemėr e ruaj thellė
    veē nė ndodhtė tė kthehem nė rrenojė
    do tė dalėsh si legjenda mbi njė kėshtjellė

    Unė emrin tėnd s'e kam vėnė nė asnjė vjershė
    E s'do ta shkruaj as nė vargun mė me bujė
    Kjo do tė thotė qė gjėrat me peshė
    rrinė nė thellėsi dhe ėshtė zor t'i ngresh mbi ujė

    shume bukur..Koci eshte poet i mrekullueshem
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  7. #7
    paqe Maska e Isra
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    24
    Edhe mua me pelqen Koci Petriti, e kam pasur pedagog, poezite e tij jane plot ndjenje, me nje fjale, eshte pene e forte..
    Kujtimi i lumturisė nuk tė sjell mė lumturi, kujtimi i dhimbjes tė sjell pėrsėri dhimbje”

  8. #8
    Koci Petriti mbetet i vecant me lirizmin qe pershkon krijimet e tij ne cdo kohe, qe nga ato te shkruara vite me pare, e deri tek me te fundit.

    Vallja gorare

    Me nje shtyrje gjuri ngjitet
    Me nje thyerje gjuri zbret
    Sikur ecėn nėpėr vitet
    Po ēon historinė e vet

    Sa shpalos njė trill shamie
    Nga mėngoret e mėdha
    Del njė re thėllėzėrie
    Ē’gushėkuqe e ē’guguēe ka

    Me ēdo palė fustanelle
    Fllade mbledh, furtunė pėrcjell
    Herė muros njė mur kėshtjelle
    Herė pėrkulet lule mbjell

    Pa kur shenjė bėn me vetull
    Ē’gurrė gėrrnetash rrokullis!
    Njėqind shqipe mbledh nėn sqetull
    Treqind shqipe larg i nis

    E me nje shtrėngim tė dorės
    Shoku shokun supit kap
    Brof te shohė nga Guri i Gorės
    Mbi Tomorr e mbi Korab

    Nėn opingat xhufkėkuqe
    Tokėn dredh e ajrin gris
    Herė pėrzen njė nisje lufte
    Herė nė hon njė xhind gremis

    Dhe nėn vetėtimė tė xhufkės
    Shoku shokun rrok perkrah
    Brof tė shohė nga sheshi i luftės
    Pėrtej maleve ēfarė ka?

    Me njė shtyrje gjuri ngjitet
    Me njė thyerje gjuri zbret
    Sikur ecėn nėpėr vitet
    Pėrcjell historinė e vet…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Mendoj e nuk fle

    Po fle ti ne gjirin e nate
    Mbi faqe te qesh pafajsia
    si flutura t’arta rreth llambe
    te sillen deshirat e mija

    Zgjat duart’ t’i kapesh ne gjume
    po ikin ato, s’i ze dot
    E si mund ta dish ti qe une
    mendoj e nuk fle per ty sot?


    ***

    Larg nga syt e tu neper shtegtime
    kalendarit gjashte flete i grisa
    e nga padurim’ i ndarjes time
    mund te mbijne gjashte qiparisa

    Grisa gjashte flete kalendari
    Ngrysa e gdhiva e ngriva gjashte net
    Ti tani ē’me rri si nje gur varri
    kur kerkoj mbi bar te te mbeshtet?


    Kujtimi

    Kujtimi – liber i lexuar
    me fije jete endur, lidhur
    troket ne mendje ēast i shkuar
    i embel qofte, apo i hidhur

    Kujtimi – lule herbariumi
    qe ruan ngjyre edhe arome
    shpesh shkrin e shket si shkumbe lumi
    rilind e ēel si bisk i njome
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    Ju kujtova te gjithave

    Ju kujtova te gjithave juve qe them se ju desha
    qe nga m'e hershmja
    gjer tek e vona,
    ate qe ish e paputhura,
    ate qe ish virgjeresha,
    ate qe ish moll' e sherrit e pelė e harbimeve tona.

    Ate qe flijoi per tre grosh dashurizen e pare
    ate qe briroi fill pas muajit te mjaltit nen mua
    ate qe nguroi n'udhekryq djall a ėngjėll te marre
    ate qe kuptoi qe s'e desha, qe sapo i thashe "Te dua"

    Ja, po me ngjan sikur ngrihi nga heshtja e honeve
    te ndryshme, te shumta si ngjyrat, si zogjte
    ju fluturuat mbi prushin epshor te pasioneve
    donit te ngroheshit, pendet e bukura dogjte

    Vjen perendisht edhe ti qe te desha se pari
    pikez e arte, flurorja, si rreze e perthyer mbi lote
    te shtrij e te shkoj permbi buze serish si dikur nje fill bari
    ti nis kendon edhe qan: Dashuria ben xhiro ne bote!

    Prap une u desha pa ty
    ti prape u puthe pa mua
    erdhen pas teje te tjera, shuan c'rindizet e digjet
    erdhen, po s'hyri askush gjer ne pronat e tua
    mes njeri tjetrit shkon lumi qe ndan e bashkon te dy brigjet

    Zbriti dhe suta e Veriut
    mbrriti edhe krrilla prej Jugut
    une i pranova te gjitha, te gjitha, te gjitha
    toka, grua beronje, palluar prej plugut
    qan kur s'ngarkohet me peme
    qesh kur mbulohet me drithra

    Ja, ku po vjen dhe m'e vona, mjellma e fundit
    mjellma e fundit brymuar nga vjeshta
    hirin henor te flijimit kalimthi ma shkundi
    brymen e ikjes pa kthim me brymoi permbi vjersha

    Une keshtu dimeroj gjer ne flirtet e vona
    here i rishuar, here i rindezur, sa mund
    jam gati cdonje ta ridua sikur t'ish vertet Dezdemona
    pastaj ta harroj si nje liber qe s'mund ta lexosh gjer ne fund
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kadri Hazbiu
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 09:09
  2. Veteranët e LANÇ-it: Mos na përzieni me ballistët në Muzeun Historik
    Nga karaburuni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 04:47
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-07-2003, 02:50
  5. Nano rikthen sigurimsat
    Nga Rycki2001 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •