Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 48
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Te mjeret ju o ithtare te Berishes. Ju a ka thare trute komunzmi e nuk shikoni dot vecse bardhe e zi.
    Te vije serbi ne mbledhje te komisionit te qeverise per sigurine kombetare eshte thjesht tradheti as e kuqe as blu as everdhe.
    Te pastoje leket serbi ne kete shtet te bekuar nga Berisha eshte njelloj tradheti.
    Te shkojne leket e Shqiperise te rrugeve per te forcuar ekonomine e Serbise eshte po tradheti.
    Ti japesh nafte makines serbe te luftes eshte po tradheti
    Ti thuash kosovareve te mos e firmosni rambujene eshte po tradheti
    Te takosh fshehtas Miloshevicin e te vrasesh ate qe e pa eshte po tradheti.
    A e imagjinoni ke quani te sukseshem o ithtare truthare te Berishes.
    Dhe tradhetaret e kombit gjysmen e lekut do marin si perhere do jemi gjalle ta shohim.
    Sbehet fjale ketu as per komunizen as per fashizem as per demokraci.
    Behet fjale per fatet e ketij vendi e ketij populli te vuajtur qe me sakrifica te medha krijoi nje shtet sado i vaket po i tyre. Behet fjale per rinine e ketij vendi qe ka kapercyer cdo paragjykim te kuq a te zi e do te jetoje si cdo europian.

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin

    Te vije serbi ne mbledhje ...
    Te pastoje leket serbi ...
    Te shkojne leket e Shqiperise te rrugeve per te forcuar ekonomine e Serbise ...
    Ne te gjithe boten, femijet marin mbiemrin e babit dhe ju njihet si origjine, origjina e babait.

    Fazlliç eshte djal i nje babai myslyman-boshnjak dhe si rrjedhim eshte boshnjak.


    -----------

    Sa per ilustrim

    Mbreti Abdallah i Jordanise e ka nenen angleze, por asnje njeru ne bote nuk i shkon ndermend ti thote djalit te Hyseinit, anglez.

    Me qindra e mijra shqiptar qe kane gra boshnjake, kroate, serbe, greke, ruse, italiane, gjermane ... etc. kane femijë shqiptar dhe jo boshnjak, kroat, serb, grek, ruse, italian, gjerman ...



    Sigurisht qe kopilat bejne perjashtim nga ky rregull, pasi atyre nuk ju dihet babai dhe keshtuqe marin mbiemrin dhe origjinen e nenes.

    Ne qofte se Braçe & Co. bejne pjese tek ky perjashtim, ata nuk duhet ta pergjithsojne fatin e tyre me njerezit e tjere qe njohin baballaret e tyre dhe jane krenar per mbiemrin, apo origjinen e trasheguar.



  3. #33
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Posi posi me origjinen e babait.
    Lete jete Fazllici eshe nga Zimbabve po dihet qe ai lobon per Serbine si shume te tjere dhe jane rreth e rrotull Saliut.
    Mblidhe mendjen se Saliu nuk punon per Shqiperine.
    Permenda serbet po jo vetem serbet ndihmon Saliu kunder Shqiperise. Edhe greket.
    Janullatusin ai e solli, varrezat e ushtareve ne vijen e "vorio epirit" ai e lejoi e po e lejon. Dashuria e armiqesia diplomatike e Saliut me greket nuk vjen se do vendin e vet po sepse lobon me fort per serbet se greket. Greket e duan Saliun si Nanon full greek support.
    Po gjithsesi e duan greket saliun se ngaqe lobon per serbet miqte e grkerve jane edhe ata, qe te dy kunder Shqiperise me shekuj.
    Prandaj eshte gjynah i madh te mbrosh me syze kali qe keni ju nje njeri si Sali Berisha.
    Ata qe ja permendin ne parlamet te paberat Saliut seshte se skane gjynahe te veta po si kane kurre si ato te saliut dhe jane njerez qe kane mundesi tu degjohet llafi.
    Jo si ne qe jemi qindra kilometra larg.
    Ne vend qe ne ermer te kombit ju qe i rrini prane ta perzini e mos tja shohim me bojen i beni fresk bemave te tij tejet armiqesore.

  4. #34
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    albmaster..

    ke kohe qe ti enveristi a enveristja albmaster kerkon largimin tim nga foruumi..
    un nuk e kerkoj largimin e askujt nga forumi.. as tendin..

    brari ofendon mafien.. sepse mafia eshte vrasese e vjedhese..

    ti albamaster qe mbron enverizmin.. ofendon nje popull qe ka vuajtur nga shtazeria e regjimit enverist.. ti fyen mijra nena shqiptare te cilave ju vran djemt 16 vjecare neper kufij e dete.. qindra familje femijet e te cilve u lidhen me zinxhira e u toqen zvarre rrugve e gerxheve pse deshen te shikoojn bot me sy sikurse ti qe na cfaqesh si italian aty..
    ti kanibal e kishe bindur nje moderastor te me paralajmeroj per perjashtim.. megjithse nuk kisha ofenduar asnji forumist..

    degjo ti shtaze qe mbron enverin e krimet e regjimit te tije..
    ju mund te me perjashtoni por ju e gjysherit tuaj e baballaret tuaj nuk munden me te bejne kerdine sic kan bere.. sepse ka nje pd e nje sali qe nuk do ju a jap me shancin.. te beni qejf sic kini bere..

    e qe te mos ju vij dita juaj flet brari..

    dashke ti qe vetem erion bracet e altin arapet e albe malltezet e mim kodhelet e tahirat e edvin gjinushit te flasin..

    jo mole urjahip..

    ..
    O Brari ca marresh me ate dritanin ore ai eshte 20 vjec sapo i ka bere dhe rri ne itali dhe o msu ai duke perjashtuar robt pa te drejte se e ka te imponuar me trashigimi nga te paret enverista qe ka. Ai eshte i pa skrupullt ai eshte njeriu me i flliqur qe kane networket shqiptare, kshu qe mos bje ne nivelin e tij se ai ka disa shoke qe jane moderator ktu e sja e vle se e kane monopolizuar forumin . Por ai eshte pjelle e kanilbalve qe thua ti the sala ju a ka nxjerr prindit jashte loje se kan qen msuar duke bo kondrabande te shumlojshme e tani ankohen thone spo bejme dot leke dhe si rezultat dalin e shajne salen e pd neper forume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga MICHI : 09-11-2008 më 18:04

  5. #35
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga MICHI Lexo Postimin
    O Brari ca marresh me ate dritanin ore ai eshte 20 vjec sapo i ka bere dhe rri ne itali dhe o msu ai duke perjashtuar robt pa te drejte se e ka te imponuar me trashigimi nga te paret enverista qe ka. Ai eshte i pa skrupullt ai eshte njeriu me i flliqur qe kane networket shqiptare, kshu qe mos bje ne nivelin e tij se ai ka disa shoke qe jane moderator ktu e sja e vle se e kane monopolizuar forumin . Por ai eshte pjelle e kanilbalve qe thua ti the sala ju a ka nxjerr prindit jashte loje se kan qen msuar duke bo kondrabande te shumlojshme e tani ankohen thone spo bejme dot leke dhe si rezultat dalin e shajne salen e pd neper forume.
    pd po, sale jo ...

    sala ia mori erzin pd-se dhe Shqiperise, e masakroi pronen mos o Zot ma keq, ngopi familjen e vet dhe te kuqt me korrupsion - nga ana tjeter i shan me liber shpije - çfar sherbetori punist-nmenklaturist i kamufluar ...

    greket i sajdis me mauzole ... bollanon e ka mik per mik per krye ... çamet e Çameri as nuk do tia dije ...

    me malazias e serb beri kontraband, e iu erdhi ne ndihme kur ata ishin me ne nevoje - nuk e ndaloi dot procesin e pavarsimit, ndaj sot, nga krahu tjeter i fryn zjarrit te perçarjes ne Kosove ...

    miq ka ate qe e mbeshtet te mbaje karriken, ne radhe te par athin e beograd perjashta, karteron e fazliq - brenda imam, xhuvel e kushdo tjeter nga katastrofa e '97, e nga ana tjeter e quan "revolte komuniste" ... mashtro, genje, premto parka, atoma, industriala,

    ketej shahet per vdekje, akuzon per vjedhje e korrupsion kundershtaret, nga ana tjeter ben marveshje te fshehta e komprometuese per pd, dhe vjedhjen e korrupsionin e kundershtarit nuk ia kalon prokurorise, por i mban "pezull", si punen e dosjeve te sigurimit, qe aq shume i ka per qejf, ti perdore ne interesin e tij vetjak, ti shtoje dite jetes se vet-qendrimit pa moral ne politike ...

    pisllek fund e krye ...

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Skandali, Fazliç mori toka shtetërore

    Thellohen hetimet. Prokuroria zbulon prona të tjera të serbo-boshnjakut: I bleu në Durrës me çmime qesharake


    Damir Fazliç, shtetasi serbo-boshnjak, i akuzuar nga Shqipëria për pastrim parash, ka blerë në qytetin e Durrësit, ku do të ndërtohet parku energjetik, tokë shtetërore. Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim dokumentacionet e ardhura nga hipoteka e Durrësit, ku rezulton se Fazliç, krahas blerjes së tokës nga banorët e zonës, ka marrë me çmime qesharake edhe tokën shtetërore, ende e pandarë. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore, sipas të cilës, në kuadër të hetimeve për pastrim parash, të hetuarit i janë bllokuar rreth 12 hektarë në vendin ku do të ndërtohet një vepër energjetike. Prokuroria tha se do të marrë në pyetje zyrtarët e shtetit, që kanë firmosur shitjen e tokës shtetërore. Pritet që në ditët në vijim në Prokurorinë e Tiranës të paraqiten personat që kanë dhënë OK që Fazliç të merrte dynymët për një "copë bukë". Hetuesit e prokurorisë deklarojnë se kanë në shqyrtim materialin e ardhur nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Durrësit, ku rezulton se biznesmeni i huaj është një superpronar, madje zotëron 12 hektarë tokë. Burimet nga akuza qendrore saktësojnë se disa ditë më parë, Hipoteka, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës që të evidentojnë të gjitha pronat e Fazliç dhe bashkëpunëtorëve të tij, ka sjellë përgjigje se serbo-boshnjaku dispononte në fshatin Rinia, në Porto Romano (Durrës) dy prona me rreth 12 hektarë sipërfaqe, e cila dyshohet se është blerë për rreth 600 mijë euro nga banorët e zonës. Krahas blerjes nga banorët, Fazliç rezulton se ka blerë tokë edhe nga shteti. Për çmimin e blerjes, burimet pohojnë se është tepër i lirë me çmimet e tregut, por hetuesit nuk preferojnë të japin detaje në shifra, pasi çështja është nën hetim. Por, mësohet se, pas konstatimit të këtyre parcelave, organi i akuzës vendosi bllokimin deri në përfundim të hetimeve.


    Toka në Durrës

    Në kuadër të hetimit për Fazliç, për aferat për pastrim parash në Shqipëri, prokuroria i kërkoi disa javë më parë hipotekave që të evidentonin të gjitha pasuritë e tij në emër të kompanisë "Crown Acquisitions". Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ktheu disa ditë më parë përgjigjen se "Fazliç rezulton të jetë pronar i 12 hektarëve në fshatin Rinia, në Porto Romano, Durrës". Dokumentet e pronësisë janë bllokuar në cilësinë e provave materiale për hetimet që kanë nisur mbi Fazliç dhe bizneset e tij. Sipas Hipotekës, shuma e përgjithshme e shpenzuar për këtë blerje është vetëm 600 mijë euro. Ndërsa e gjithë pasuria e Fazliç, në pjesën veriore të Durrësit, atje ku Kryeministri Berisha ka deklaruar se do të ndërtohet Parku Energjetik, është aktualisht një tokë e regjistruar dhe e njohur zyrtarisht në emër të firmës. Pronat e Fazliç në Hipotekën e Durrësit janë bllokuar dhe me to nuk mund të kryhet asnjë lloj veprimi, deri në përfundim të hetimeve. Kërkesa ka ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme. Nisja e hetimit duket se do të çojë edhe në bllokimin e hapave të mëtejshëm për ngritjen e kompleksit energjetik në veri të qytetit-port, i cili konsiderohet shkatërrues për mjedisin dhe komunitetin, sipas banorëve.




    gaz shqip

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    I bleu në Durrës me çmime qesharake


    ... ku rezulton se Fazliç, krahas blerjes së tokës nga banorët e zonës, ka marrë me çmime qesharake edhe tokën shtetërore, ende e pandarë.

    Pritet që në ditët në vijim në Prokurorinë e Tiranës të paraqiten personat që kanë dhënë OK që Fazliç të merrte dynymët për një "copë bukë".

    ku rezulton se biznesmeni i huaj është një superpronar, madje zotëron 12 hektarë tokë.

    ... dy prona me rreth 12 hektarë sipërfaqe, e cila dyshohet se është blerë për rreth 600 mijë euro nga banorët e zonës. Krahas blerjes nga banorët, Fazliç rezulton se ka blerë tokë edhe nga shteti.


    gaz shqip

    VIZION PLUS

    http://www.vizionplus.tv/news_vizion_single.aspx?24650

    Pas miratimit te masterplanit nga KRT - ja e Qarkut te Durresit per ndertimin e parkut energjitik në Porto Romano, shume prej banorëve te zonës kane vene shtepite ne shitje. Ata i druhen ndotjes qe mund te shkaktoje parku energjitik. Projekti per kete park erdhi vetem pak kohe pas largimit te pesticideve qe kane ndotur prej vitesh Porto Romanon. Tashme masterplani do te kaloje edhe ne KRRTRSH. Nese miratohet, punimet për ndërtimit e parkut energjitik pritet te fillojne brenda dy vitesh. Ai parashikohet te zere një siperfaqe toke prej 810 hektaresh, pjesa me e madhe e se ciles sipas publikimeve ne media eshte prone e Damir Fazlic. Kjo zone shtrihet rreth 6 km larg qytetit te Durresit.




    http://www.ballkan.com/index.php?page=shownews&newsID=47122

    Jepet OK dhe miratohet parku energjetik në Porto Romano. Këshilli i Rregullimit të Territorit në qarkun e Durrësit miratoi dje Masterplanin e "Zhvillimit të integruar (në sinergji) të zonës energjitike dhe industriale të Porto Romanos, infrastrukturën dhe konturet e saj, me një sipërfaqe prej 810 ha".
    Kryetari i Këshillit të qarkut, Seid Kërtusha u shpreh se zhvillimi industrial në një territor me toka të dobëta, hapja e vendeve të punës dhe zhvillimi në sinergji me vendet fqinje, i japin një rëndësi të veçantë implementimit të këtij masterplani.




    http://www.tanmarket.com/php/modules.php?name=News&file=print&sid=1239

    Çmimi për një metër katror tokë bujqësore varion nga 1 dollar në 5 dollarë, shifër kjo e llogaritur në bazë të kategorisë që i përket kjo sipërfaqe toke.

    ------------------------------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------------------------


    Vizion Plusi, pronare te te cilit jane DULAKET, shkruan se Fazlliçi eshte pronar kryesor i 810 hektareve te parkut te "Porto Romanos".
    Po te mos kisha lexuar artikullin e "Shqip", do kisha menduar se Fazlliç duhet te kishte minimumi 52 hektar (qe te quhej pronari kryesor), sepse vete DULAKET kane 51 hektare ne kete park (kaq di une, por mund te kene edhe me shume).

    Gazeta "Shqip" me sa duket e di kete fakt, qe ka dhjetra biznesmen (pse jo edhe nga TOP MEDIA ) te cilet zoterojne shume me shume se Fazlliçi ne kete park, prandaj nuk merret me sasine por kerkon te abuzoj me çmimin.

    Fazlliç paska blere 12 ha per 600 000 €, qe do te thote 5 € per meter katror ose 6 $ per meter katror.
    Nje toke qe sipas kryetarit te këshillit të qarkut Durres, Seid Kërtusha, futet tek tokat e dobeta.
    Nderkoh qe çmimi për një metër katror tokë bujqësore varion nga 1 dollar në 5 dollarë, shifër kjo e llogaritur në bazë të kategorisë që i përket kjo sipërfaqe toke.

    Pra Fazlliçi paska blere nje meter katror te nje toke te ndotur me pesticide, jo per 1$, as per 2$ dhe as per 5$ (çmimi per toka shume te mira bujqesore), por per nje "cope buke", per 6$.



    .
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 21-11-2008 më 08:12

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje gje eshte se si puna fazlliqit si puna dulakve.. vijne era m.ut.. dhe pacin faqen e zeze ata qe e trajtojne atdheun si matrapaze..

    tek don kishoti ka ca keshilla shum te mira per "gubernatoret" e gjykatesit..

    ki kujdes or sanco i thot i ngrati don kishot.. mikut te tij qe do benej gubernator.. mbaje drejt shkopin e drejtesise e ne tu shtremberofte ndonje here le te mos jete kjo nga barr e peshqeve por nga meshira..

    nuk jan per meshire fazlliqet qe te gllaberojne toka.. as dulaket as altin arapo aldo baret as edvinet e m.utinet e tjere..

    ca te shkrete kan 20 vjete.. qe kerkojne pronat e tyre te ligjeruara historikisht e shkreserisht.. e nuku marrin asgje..
    ca mu.ter te huaj.. vijne per dy dite ne shqiperi e blejne.. troje.. per pes pare spec..
    ca kopila enveristesh.. pa i blere fare behen pronare te tokes e detit e ajrit..

    ki kujdes o sanco i thot se nje gjykates mund te jet i drejte vet por nuk e di se e shoqja pa dijeni te tij merr rrushfete nga mileti..

    kur u be kryeminister berisha do ish dashur te bej nje mbledhje dhe ne shtepi te vet..

    degjoni kalamoja.. un do dal me shpat kunder korrpsionit.. e qe te kem sukses e te jem i bindshem duhet mos te ma fuse askush nga prapa.. pra ju femijet e mij.. do duhet te jeni krejesisht te paster.. larg nga cdo tundim.. nga do qe tju vije.. se ndryshe na felliqet faqja ..e i veme brire pd-se e cila rron jo nga vota juaj oj git e xen e karadyzena tjer..
    pra kujdes..qe asnje m.ut m.uti brace enveriste te mo na kape me pres ne duar..

    nuk e meritonte 3 korrikasi heroik i pabuke e i pa pune.. i pa rroge e i pa biznes.. e i pa prone.. as gerdecin as fazlliqin..

    mendja gje e madhe..


    i madh ish gandi..

    nuk e korruptonte dot kush..

    me nje velenxe e nje dhi..e nje tas supe.. e shtynte diten gubernatori i vendit me te pasur ne bote..indise..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-11-2008 më 08:52

  9. #39
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Heronjtë e Berishës në vitin e fundit të mandatit
    Nga Mero Baze

    Dje, në dy gazeta ditore më tërhoqi vëmendjen një njoftim i shkurtër pa shumë referenca zyrtare, sipas të cilit Rezart Taçi njoftonte se kishte bërë më në fund pagesën prej 128 milionë eurosh dhe ishte pronar i ARMO-s, tashmë me emrin ARMO. Njoftimi i dytë, që është dhe lajm i ditës, është se qeveria është vënë në mbrojtje të një biznesmeni të quajtur Dritan Çela, kontraktor për ndërtimin e fshatit turistik të Kakomesë, aq shumë të kundërshtuar që nga viti 2005.

    Rasti i parë duket shumë flagrant. Deri më sot kryeministri, Sali Berisha, e ka fshehur faktin që ARMO-n ia ka shitur Rezart Taçit. Në dokumentin e paraqitur në tender, ky tip spekulanti ose, po t’i referohemi Berishës, “kontrabandisti më i madh i naftës”, nuk ka pas qenë blerësi i ARMO-s. Gazeta “TemA” këmbënguli që në fillim se konsorciumi me emër amerikan ishte fals dhe se pas tij fshihej ai që Berisha e quante kontrabandist nafte në kohë të socialistëve. Dje, ai doli hapur dhe pranoi se ishte blerësi i ARMO-s dhe se kishte bërë derdhjen e parave në llogarinë e shtetit. Nuk jam shumë i sigurt për këtë të fundit, por po e marr të mirëqenë.

    Ajo që është skandaloze në këtë rast, është gënjeshtra publike e kryeministrit dhe rehabilitimi prej tij i një prej emrave, të cilin dy javë para zgjedhjeve e ka akuzuar si trafikant të madh të naftës dhe prodhues i evazionit fiskal në Shqipëri duke shmangur akcizën. E vërteta është se, përmes lidhjeve që ai krijoi me familjen Berisha, duke punuar me vajzën e tij dhe më pas duke qenë “bamirës” përmes gruas së tij te fondacioni i zonjës Berisha, Rezart Taçi u “pastrua” nga kontrabandist dhe u bë biznesmen serioz. Ai arriti të gënjejë gjithë shqiptarët, duke thënë se ia shiti ARMO-n një kompanie amerikane, ndërsa në dy gazeta ditore dje, del qartë se blerës real i ARMO-s është Rezart Taçi.

    Sali Berisha tashmë duhet të tërheqë së paku vlerësimin negativ që ka bërë për këtë biznesmen dy javë para se të vinte në pushtet, që ne të mos dyshojmë se ky biznesmen e ka blerë shtrenjtë pastërtinë e tij te familja në pushtet.

    Rasti i dytë është po aq emblematik. Në të njëjtin emision televiziv që ka folur për Rezart Taçin, Berisha ka përmendur që pronarë të fshatit Kakome janë banorët e kësaj zone, por fshati turistik që po ndërtohet është pronë e Fatos Nanos. Argumenti që kishte Berisha ishte se, vetëm nëse qëndron kryeministri pas firmës që ndërton fshatin, mund t’iu marrë tokën fshatarëve me arrogancë, pa i pyetur. Askush, sipas Berishës, nuk mund ta bënte këtë, nëse nuk do të ishte kryeministri. E besuam dhe ne, dhe shqiptarët këtë deklaratë. Në vitin 2008, Berisha po çon prapë fadromat të ndërtojë atë fshat turistik. Fshatarët sërish po i zënë rrugën. Mediat pranë Berishës tashmë po mbrojnë biznesmenin Dritan Çela dhe jo pronarët. Logjika më e thjeshtë që bazohet tek ajo ç’ka thënë Berisha, të çon në përfundimin se pas ndërtuesve të fshatit turistik tashmë qëndron Berisha, pasi vetëm një kryeministër mund të guxojë t’iu marrë tokën të tjerëve. Nëse nuk është kështu, atëherë Berisha duhet të dalë publikisht dhe të tërheqë atë vlerësim që ka bërë për pronësinë e Fatos Nanos në këtë fshat.

    Ndryshe, të gjithë kemi të drejtë të besojmë se përmes mekanizmave që vuri nën kontroll për ndërtimet në bregdetin shqiptar në Jug, ai ose familja e tij qëndron pas ndërtimit të fshatit turistik të Kakomesë. Për t’u bindur për këtë mjafton të ndjekim logjikën e deklaratës së tij në qershor të vitit 2005, dhe mënyrën se si argumentonte pjesën e Fatos Nanos në këtë projekt.

    Unë nuk dua t’i hyj deri në çfarë mase dokumentet e pronarëve të Kakomesë janë të sakta nga fshatarët dhe nga hipotekat. Për të verifikuar se diçka nuk është e rregullt në këtë histori mjaftojnë dy qëndrimet e ndryshme të Berishës më 2005 dhe 2008. Ai duhet të saktësojë publikisht se çfarë qëndrimi ka sot.

    Thyerja e Berishës para korrupsionit dhe fakti që në vitin e fundit të mandatit të tij, heronjtë e tij moralë janë personazhet e mega-korrupsionit të vitit 2005, tregon se betejën mes Berishës dhe mafies e fitoi mafia dhe sot Sali Berisha është një ushtar i bindur i tyre ose “kapter”, siç ka qejf të thotë.

  10. #40
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Ne te gjithe boten, femijet marin mbiemrin e babit dhe ju njihet si origjine, origjina e babait.

    Fazlliç eshte djal i nje babai myslyman-boshnjak dhe si rrjedhim eshte boshnjak.
    Ka patur dashnor mami Fazlliçit, prandaj quhet bir k*urve ai.
    Çlidhje ka se çfarë babai ka Fazlliç? E rëndësishme për ne është fakti që, ai ka patur të njohur dhe miq të njëjtët njerëz që njihte dhe bashkpunonte Arkani dhe disa kriminel të tjerë.
    Nuk është në nderin e Shqipërisë që një emër i tillë të marri pjesë në raportet e qeverrisë për Sigurinë Kombëtare.
    Me fjalë të tjera Berisha i raportoi Fazlliç për Sikurinë Kombëtare duke i treguar të gjitha pikat e forta dhe të dobëta të shtetit Shqiptar
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 23-11-2008 më 12:20
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata shqyrton çështjen Fazliç, i rikthehen pronat, ai nuk eshte me nen hetim
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 09:53
  2. Bujar Bukoshi: Berisha theu embargon, por e beri per Kosoven
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 18:05
  3. Pa Ty, asgjë!
    Nga Dritez në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 17:47
  4. Rrëzohet mocioni i opozitës për Topallin në parlament me 70 vota
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 18:54
  5. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •