Po tallesha se s'me ka len truni te lecoj hartime per Berishen.
Po tallesha se s'me ka len truni te lecoj hartime per Berishen.
militantizmin.. deshe me than.. nejse..
vazhdo me urhahipizmin e vampirizmin ti e soji juaj..per kanibalin enver e regjimin e tij e pasuesit e tij..
behuni te sinqerte te pakten..
shkoni e provojeni regjimin e tij ne kore te veriut e jo ne italin pluraliste..
hipokrita..
TemA
"Poshtërimi" i opozitësNga Mero Baze
Kryeministri, Sali Berisha, ka poshtëruar dje zyrtarisht institucionin e opozitës në Kuvend, duke injoruar të drejtën e tyre për t’u informuar rreth lidhjeve të tij personale dhe familjare me një sekser të përfolur serbo-boshnjak. Me një fjalim panoramik që dukej se tallte inteligjencën e çdo qytetari nënmesatar, ai konsumoi një kohë që rregullat e politikës në demokraci ia kanë rezervuar institucionit të llogaridhënies së kryeministrit. Ai iu shmang detyrimit të tij politik, moral dhe mbi të gjitha ligjor, për të dhënë përgjigje rreth një skandali që ka tronditur realisht shoqërinë shqiptare dhe besimin e qytetarëve tek ai personalisht. Është fjala për një njeri, për të cilin ai na u mburr publikisht se është i gatshëm të na e sjellë në Kuvend dhe ta përdorë dhe si denoncues të opozitës. Është fjala për një serbo-boshnjak, i cili ka ardhur duarbosh në vitin 2005 dhe sot ka vendosur rreth 50 milionë euro pasuri, me administrator kunatin e Lulëzim Bashës dhe avokate vajzën e Sali Berishës. Është fjala mbi të gjitha për detyrimin që ai ka për të respektuar të drejtën e opozitës për t’i kërkuar llogari dhe për të debatuar me të rreth problemeve që ajo ngre.
Nuk do shumë mend pse e bëri këtë. Nuk kishte çfarë të thoshte për një sekser të familjes. Nuk ka dëshirë t’i lakohet emri i vajzës, djalit dhe Lulëzim Bashës nga deputetët. Nuk ka dëshirë të pranojë se është dorëzuar para botës së parave dhe tanxhentopolit të botës së nëntokës ish-jugosllave. Nuk ishte më ai Berisha i para një muaji që tha se “ua sjell këtu, po e deshët”. Nuk është më ai Berisha i një viti më parë që tha se “djali im s’ka lidhje me Gërdecin”. Nuk është më ai Berisha i një viti më parë që i bënte letra “New York Times” për ta sqaruar se Kosta Trebickën s’e ka hequr nga biznesi djali i tij, ndaj ai s’ka faj si baba, por vetëm si kryeministër, pasi ka lejuar që një shtetas të dhunojë në biznes një shtetas tjetër. Nuk ishte më as Berisha i tri viteve më parë që mallkonte Taçët, Delijorgjët dhe gjithë kontrabandistët e tjerë. Tashmë është miku i tyre, dhe i duhet të mos flasë më për këto tema, por të mbajë fjalime prognozë ai ato që Enver Hoxha mbante, kur kriza e bukës kishte mbërthyer vendin dhe shpresa e vetme ishin armiqtë që nuk i shihnim askund.
Por Sali Berisha ka një fat në gjithë këtë histori. Fati i tij është opozita. Kjo opozitë nëpunësish të llastuar, që preokupim kryesor kanë problemet e tyre private, nuk mund të mundë një njeri që mendon politikisht çdo minutë. Një opozitë që shkon në betejë pa udhëheqës dhe pa plan, një opozitë që shkon në debate me fjalë rrugësh, një opozitë që dhe kur flet për shifrat i merr ato si numra dhe jo si produkte politike, nuk mund të mundi një njeri që udhëheq vetë, një turmë njerëzish të kapur, që dikton rregullat e luftës, arbitrin dhe natyrisht fitimtarin. Ai shkoi në seancë me planin e tij poshtërues për të mos iu përgjigjur opozitës dhe kjo e fundit rrinte e dëgjonte në sallë gjëra për të cilat as i kishte kërkuar dhe as ishte e nevojshme t’i dëgjonte. Një opozitë që ishte në sallë pa një plan veprimi, pa lider, dhe pa koshiencën politike, se ai nuk po shmangej nga debati vetëm për të shpëtuar nderin e familjes, por mbi të gjitha për të shkelur me këmbë institucionin e opozitës që të mos guxojë t’i kërkojë më debat publik për asnjë arsye. Por kjo opozitë nuk e ka këtë nerv politik. Ajo nuk është mësuar të bëjë betejë për korrupsionin, pasi shumë prej tyre në atë sallë e kanë zili fatin e Sali Berishës dhe sidomos të fëmijëve të tij.
Kjo opozitë, përjashto disa diskutime racionale mbi çështjen “Fazlliç”, kryesisht nga ish-gazetarë që janë deputetë, ishte tërësisht e papërgatitur për t’u përballur me të. Kjo opozitë po e vë veten në rolin e një opozite të kastruar, që rri e pranon publikisht, madje disa duke qeshur, një fjalim përdhunues për të. Sali Berisha është i lirë ta mbajë atë fjalim në çdo shesh, në çdo tribunë dhe në çdo seancë parlamentare. I vetmi vend i gabuar dhe kohë e gabuar ishte seanca mbi “Çështjen Fazlliç”, pasi bazohej mbi një temë konkrete dhe duhej respektuar për shkak të rregullave politike. Sali Berisha e bëri me vetëdije këtë poshtërim të institucionit të opozitës, por opozita kam frikë se është e pavetëdijshme për rolin e saj si institucion. Në atë grumbull deputetësh që janë në atë sallë secili ka hallet e veta që i zgjidh nga pushteti i pjesshëm i Edi Ramës dhe askush nuk ka hallin e opozitës. Edhe radikali Ilir Meta, që akuzon Edi Ramën për krushqi me Sali Berishën, nuk ishte në sallë dhe e pranoi atë poshtërim. Ka deputetë të tjerë si Blushi që tallen me karrigen e tyre opozitare dhe i bashkohen korit që relativizon rëndësinë e hetimit të dosjes “Fazlliç” si dosje e kapjes së shtetit dhe dorëzimit të Sali Berishës para mafies rajonale. Kjo opozitë duhet të ndajë fatin e saj personal nga fati i institucionit të opozitës.
Është turp që opozitën në vend ta bëjë media dhe shoqëria civile dhe ta sabotojë opozita zyrtare me papërgjegjësinë dhe dembelizmin e njerëzve që akoma s’kanë mbaruar paratë që kanë bërë kur ishin në pushtet. Është turp që një ministër mashtrues, i pacipë dhe hajdut si Lulëzim Basha të të bëjë moral për gruan, kunatin apo vjehrrin, një bandë plaçkitësish të shqiptarëve nga koha e Vehbi Alimuçës, që kanë diktuar prokurimet publike të rrugëve, me të cilat mburret Sokol Olldashi deri në qindarkën e fundit. Por mbi të gjitha është turp që opozita të mos ketë planin e saj për ta çuar në fund betejën që ka nisur media, që e ka pranuar opinioni publik dhe që ajo nuk është e zonja ta mbrojë as siç e mbron një qytetar i thjeshtë.
Për çdo familjar normal në këtë vend është e qartë se brenda tri vitesh në pushtet, Sali Berishës, prokuroria e tij, i duhet t’i hetojë dy afera, në të cilat, siç del nga faktet, njëra, ajo e Gërdecit, është prodhuar prej djalit të tij dhe tjetra, kjo e Fazlliçit, është prodhuar prej vajzës së tij. Bilanc më të keq familjar, politik dhe moral nuk ka pasur asnjë kryeministër që nga koha e Ismail Bej Vlorës në Shqipëri.
BalkanWeb.com | 06/11/2008
Ajo që dihej dhe ajo që nuk dihej
Opinion nga Ilir Dhima
Rreth asaj që ngjau në seancën parlamentaretë 3 nëntorit, e
cila qe lajmëruar për zhvillimin e një mocioni debati me
Kryeministrin mbi të shumëpërmendurën ‘Çështje Fazlliç’, kam
bindjen që nuk është i mjaftueshëm një informacion i
hollësishëm ... as edhe një koment i vetëm, qoftë të nesërmen e asaj
date, qoftë të pasnesërmen e saj dhe më tutje. Sepse, ajo që
ngjau atë mbrëmje, njëherazi përmblidhte edhe atë që dihej,
edhe atë që nuk dihej. Të kuptohemi, në këto radhë nuk e kam
fjalën për faktet që ilustrojnë interesimin e njerëzve, të
ngulur përpara ekraneve, mbi atë dosje në hetim që implikon
drejtpërdrejt Sali Berishën dhe klanin e tij, por për mënyrën
e reagimit, sidomos të këtij të fundit, ndaj kërkesës së
opozitës politike që ai t’i përgjigjej pikërisht në Kuvend
disa pyetjeve shumë konkrete që kishte formuluar grupi
parlamentar i Partisë Socialiste.
Pra, ajo që dihej dhe pritej të ndodhte ishte egërsia, fyerja,
cinizmi, presioni, kërcënimi dhe poshtërimi, me të cilat do
t’u vërsulej, si zakonisht, Kryeministri kundërshtarëve të tij
(madje, po të lindte nevoja, edhe ‘deleve të zeza’ brenda
grigjës së vet), që guxonin të zinin n’gojë për të keq emrin,
sipas Kryetarit të Qeverisë, fort të nderuar dhe fort të
lumturuar të atij vetë. Epitetet përçmuese që ai përdori pa
kursim, nuk përbëjnë ndonjë risi në jetën tonë parlamentare
dhe opinioni ynë tashmë është familjarizuar me to, aq sa një
pjesë e tij i përdor dita-ditës për të sharë e përdhosur një
pjesë tjetër. Dihej, gjithashtu, që Sali Berisha nuk do të
rrinte pa hyjnizuar arritjet e qeverisjes së vet, duke iu
kthyer e rikthyer disa herë shifrave false që i servirin
‘demkat’ e tij, për t’u bërë përherë e më i mërzitshëm,
përherë e më i neveritshëm.
Por, ajo që nuk dihej dhe nuk pritej ishte se, ndoshta për
herë të parë gjatë kësaj legjislature, në mënyrën më brutale
Kryeministri i mbyti deputetët dhe telespektatorët mbi 2 orë
me dallgë llomotitjeje, pa cekur fare asnjë nga pyetjet e
opozitës, që i qëndronin mbi skrivaninë e punës qysh tri javë
më parë dhe që posaçërisht për të cilat zhvillohej ajo seancë
plenare. Sikush në atë sallë dhe jashtë saj mbeti pa gojë,
duke vënë në dyshim edhe kujtesën e vet rreth rendit të ditës
së Kuvendit. Ndërsa dikush tha që, me sa dukej, në këtë
pozicion u gjend edhe Kryetarja e Kuvendit, përderisa nuk e
ndërpreu Kryeministrin asnjëherë të vetme, për t’i kujtuar
arsyen përse ishin mbledhur.
Pas kalimit të hutimit të çasteve të para dhe të tërë natës së
3 nëntorit, nga e gjithë ajo që ngjau në Kuvend shumëkush
provoi edhe një herë në vetvete, por më dridhshëm e më
mprehtësisht një ndjenjë të thellë pesimizmi për fatet e të
ardhmes së afërt të demokracisë në vendin tonë të vogël, mes
njerëzve tanë të varfër. Sepse, pas tentativave intensive dhe
veprimeve të njëpasnjëshme të këtij Kryetari të qeverisjes
sonë të mjerë, për të vënë nën thundrën e vet të gjitha
institucionet e pavarura, duke i hequr vizën parimit themelor
të shtetit të së drejtës: check and balance (ndarje dhe
balancim i pushteteve), tani i vuri praktikisht shqelmin edhe
legjislativit, Kuvendit të Shqipërisë, pa të cilin vetë Sali
Berisha nuk do të kthehej në krye të pushtetit, pas atyre që
ka bërë.
Po t’i hedhim një vështrim të shkurtër rilindjes së
parlamentarizmit shqiptar, që nga viti 1991 e këtej, mund të
dallohen një sërë të metash dhe dobësish, të cilat janë bërë
shkak, veç të tjerash, edhe për shtesa e ndryshime të
shpeshta. Veçanërisht politizimi i skajshëm dhe mungesa e
tolerancës kanë çuar shpesh e shpeshherë në ballafaqime të
ashpra, të shoqëruara pothuajse gjithnjë nga diskutime të
nxehta me mungesa të theksuara argumentesh. Por, nëse mbi
rreth 15 vjet më parë do të dukej pretendim jo realist të
pritej që parlamenti shqiptar, i hapur kah debatit të vërtetë
politik pas një heshtjeje 70 vjeçare, të bëhej menjëherë
tempulli i demokracisë liberale, tashmë janë krejt të
pajustifikueshme pengesat që lindin prej lloj–lloj faktorëve.
Aq më tepër, kur këta faktorë lindin nga mendësi anakronike
totalitariste të një mendjeje të sëmurë, që aksidentalisht
hipi në fronin e pushtetit dhe synon t’i imponohet edhe gjithë
trupës legjislative të vendit.
Dihet mirë që demokracitë moderne mbështeten kryesisht në tri
shtylla të parlamentarizmit: në procedurat zgjedhore; në
transmetimin e pushtetit me anë të përfaqësimit; në qeverisjen
e kufizuar të shumicës. Nga literatura bashkëkohore e kësaj
fushe mësohet se, këtë termin e fundit, pra ‘qeverisje e
kufizuar e shumicës’, politologu dhe juristi i shquar Xhovani
Sartori e konsideron plotësisht të përligjur se, duke vendosur
të drejtën absolute të shumicës për të vendosur mbi pakicën
ose pakicat, fituesi i parë i një ballafaqimi demokratik ka
rrezik që të uzurpojë pushtet të pakufizuar dhe ta shndërrojë
veten në fitues të përhershëm. Po të jetë kështu – shprehet
Sartori – një demokraci nuk ka të ardhme si e tillë dhe pushon
së qeni demokraci, ngaqë e ardhmja e një demokracie qëndron në
mundësinë e shndërrimit të shumicës në pakicë dhe, në të
kundërtën, të pakicës në shumicë. Prandaj, parimi i shumicës
së kufizuar, domethënë i një qeverisjeje të shumicës që
respekton të drejtat e pakicës, nuk mund të mos jetë parim
bazë i demokracisë. Aq më tepër duhet konsideruar i tillë ai,
po të merret parasysh që gjatë historisë së njerëzimit, madje
edhe asaj të kohëve moderne, nuk kanë qenë të pakta rastet kur
shumicat, qofshin ato fetare apo etnike, por edhe ato
politike, në përgjithësi shumicat si numër, efektivisht kanë
persekutuar pakicat, deri në shfarosjen e tyre.
Përcaktimi i tipareve të demokracisë parlamentare bëhet në çdo
rast mbi bazën e disa parimeve universale, që pasqyrohen në
një varg dokumentesh ndërkombëtare, që nga Karta e Kombeve të
Bashkuara, nga Akti final i Konferencës së Helsinkit etj deri
te i ashtuquajturi Traktat i Kopenhagenit, te Karta e Parisit
për një Europë të re etj, etj, në të cilat formulohen qartazi
kërkesat për ndërtimin e forcimin e shtetit të së drejtës dhe
të demokracisë pluraliste bashkëkohore. Këto dokumente i ka
ratifikuar edhe Republika e Shqipërisë dhe, si të tilla, ato
duhet të jenë detyrimisht dhe plotësisht të zbatueshme edhe te
ne. Kërkesat e tyre, që konsiderohen si kritere të pranuara
universalisht, nuk janë të pakta. Por, në mjaft akte
multinacionale tërhiqet vëmendja sidomos në disa prej tyre me
karakter më të përgjithshëm, ndërmjet të cilave dallohen, veç
të tjerash, edhe kërkesa për një formë qeverisjeje e tipit
përfaqësues, ku pushteti ekzekutiv përgjigjet përpara
parlamentit të zgjedhur dhe trupës elektorale; ndarja e qartë
e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, duke
respektuar pavarësinë dhe kompetencat e secilit; detyrimi i
qeverisë dhe i autoriteteve publike në përgjithësi për t’iu
konfirmuar kushtetutës dhe për të vepruar në përputhje me
ligjin; ndarja e qartë ndërmjet shtetit dhe partive politike,
duke mos lejuar që këto të fundit të përzihen me të parin.
Përballë këtyre kritereve demokratike shënohen prerazi edhe
ato të shtetit totalitar, mes të cilave spikat qenia e një
partie të vetme e kontrolluar nga një grup oligarkik, i cili
ka në krye një udhëheqës zakonisht me fuqi diktatoriale. Më
thoni, të dashur lexues, a nuk i përgjigjet situata e sotme e
shtetit tonë këtij kriteri, së paku reminishencave të tij?! E
pra, dallimi ndërmjet këtyre ekstremeve – demokraci e plotë
dhe diktaturë totalitare – ka sigurisht shkallëzime të
ndryshme. Por ato përcaktohen jo aq nga parimet e shpallura
(siç bën një e dy me tepri të tejskajshme Sali Berisha) se sa
nga zbatimi i tyre real. Prandaj, në mos dëshirojmë të
kthehemi dhe të mbetemi mbrapa është e domosdoshme të lexojmë
me kujdes nëpër rreshtat (dhe pas tyre) të formulimeve me
gjuhë diplomatike të ndërkombëtarëve, siç është, për shembull,
ai për Progres – Raportin e fundit të Komunitetit Europian mbi
ecurinë e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit
të BE me Shqipërinë. Siç është, gjithashtu, edhe deklarimi i
para disa ditëve në një emision televiziv i Ambasadorit
amerikan në Tiranë, që i quajti zgjedhjet parlamentare të
vitit të ardhshëm me vlera jetike për ne.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Sipas ligjit te mëposhtem, kryeministri (si çdo deputet) paska te drejte te diskutoj per aq kohe sa i eshte caktuar në Konferencën e Kryetarëve.
Kryeministri atë beri diskutoj.
(Diskutim nuk do te thote, qe je i detyruar tu pergjigjesh pyetjeve te deputeteve te tjere)
Opozita e njeh ligjin shume mire, megjithate e provoj ta kerkoj kete Mocion duke shpresuar qe Berisha ta hante kete "çorbë" dhe te hynte ne hullite e nje procesi pyetje-pergjigje, faktet e te cilit jane thashethemet Baze-Braçe.
Berisha deri ne sekonde te fundit i la kundershtaret dhe mediat te besonin se ai e kishte ngrene karremin.
Keshtu qe interesi i opozites,medias dhe i publikut ishte maksimal.
Ne seance ai falenderoi (me vete) Ed Ramen e Erjon Braçen, qe "i ngritën topin" dhe me pas beri një "te zhytme" si (rrahmet paste) ASLLAN RUSI.
RREGULLORJA E ORGANIZIMIT TE KUVENDIThttp://www.parlament.al/
Neni 98
Mocionet
1. Një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 7 deputetë mund të paraqesin një mocion me qëllim zhvillimin e një debati në Kuvend për një çështje të veçantë dhe, në përfundim të tij, mund të propozojnë miratimin e një rezolute ose deklarate, teksti i së cilës i bashkëlidhet kërkesës për zhvillimin e mocionit.
2. Kërkesa për zhvillimin e një mocioni paraqitet te Kryetari i Kuvendit, i cili brenda 3 ditëve mbledh Konferencën e Kryetarëve për të vendosur për datën e zhvillimit të mocionit në seancë plenare. Në rast se data përcaktohet me mirëkuptim në Konferencën e Kryetarëve, ajo i njoftohet Kuvendit në seancën plenare më të parë. Në rast se në Konferencën e Kryetarëve nuk arrihet mirëkuptimi mes kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryetari i Kuvendit e paraqet kërkesën në seancë plenare, propozon një datë të mbajtjes së mocionit dhe i kërkon Kuvendit të vendosë me votim të hapur pasi dëgjon një folës pro dhe një kundër për jo më shumë se 10 minuta. Në çdo rast debati nuk mund të zhvillohet më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së mocionit.
3. Kur ka disa mocione për çështje të njëjta ose që lidhen me njëra - tjetrën, Kuvendi mund të bëjë një debat të përbashkët.
Neni 99
Zhvillimi i mocionit në seancë plenare
1. Zhvillimi i mocionit në seancë plenare përfshin debatin e përgjithshëm dhe debatin për amendamentet për projektdeklaratën ose projektrezolutën, në rast se ajo është propozuar për miratim.
2. Koha e debatit të përgjithshëm përcaktohet në Konferencën e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 pika 3 të kësaj Rregulloreje. Deputetët që dëshirojnë të diskutojnë në debatin e përgjithshëm duhet të jenë regjistruar në listën e diskutuesve të paktën dy orë para fillimit të debatit.
3. Amendamentet me shkrim për projektrezolutën ose projektdeklaratën duhet të jenë të regjistruara në Sekretariatin për Procedurat dhe Votimet të paktën 24 orë para kohës së caktuar për zhvillimin e debatit dhe t’u jenë shpërndarë deputetëve. Pas përfundimit të debatit të përgjithshëm, autori i amendamentit ka të drejtë të paraqesë propozimin e tij për jo më shumë se 5 minuta dhe çdo deputet ka të drejtë të diskutojë deri në 5 minuta për amendamentin e paraqitur.
4. Drejtuesi i seancës fillimisht hedh në votim amendamentet që kërkojnë të shtojnë ose të ndryshojnë fjalë në tekstin e projektdeklaratës ose të projektrezolutës, duke filluar nga amendamenti që është më larg tekstit, pastaj ato që kërkojnë të heqin fjalë ose pjesë të saj dhe në fund tekstin e paraqitur nga nismëtarët e mocionit.
Neni 48
Koha e diskutimeve
1. ...
2. ...
3. Kur çmohet e nevojshme për çështje konkrete, koha e diskutimeve mund të përcaktohet paraprakisht në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend, por në çdo rast jo më pak se 10 minuta për një grup parlamentar.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 09-11-2008 më 07:28
Këto dite media po paraqet një ngjarje e cila për pasojat e saj mund të jetë për fëmijët dhe familjarët e Gërdecit pse jo po aq e dhimbshme sa vetë tragjedia e tyre.
Pas një krimi shtetëror me vdekjen e 26 banorë të kësaj zone, pas shkatërimit tw mbi 450 shtëpi dhe dëmtimit mbi rreth 3500 të tyre, familjarë të strehuar në një ndërtesë shtetërore dhe pikërisht pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, lajmërohen me qendër zëri si në filmin "Lulëkuqe mbi mure" se të nesërmen do t’ju ndëpritet ushqimi dhe do të duhet të largohen.
Akoma më cinik është veprimi, kur në mediat vizive prezantohet bujaria qeveritare, duke u garantuar qera të lartë për 6 muaj të tjerë.
* Të largosh fëmijët dhe familjet që me krimin tënd shtetëror u shkatërrove shtepitë, pasuritë dhe ëndrrat, për tu garantuar pushime të gëzuara disa klientëve turistë,
* Të përdorësh stimuj financiare për t’i larguar këto familje me joshje dhe më vonë me forcw nga qendra ku janë sot,
* Të veprosh fshehurazi dhe me tërësinë e kërcënimeve dhe joshjeve si t’i largosh sa më parë këta fëmijë në ditën e festës së tyre,
* Të kërkosh t’i nxjerrësh këta fëmijë dhe familjarë fatkeqë nga një qendër ku mund tu lehtësosh sado pak dhimbjen njerëzore dhe tronditjen psikologjike që lë gjurmë afatgjata – të gjitha së bashku janë veprime çnjerëzore.
* Të kërcënosh të nxjerrësh nga ajo qendër disa qindra fëmijë thjeshtë dhe vetëm se duhet të dalë me fitim kjo qëndër pushimi, do të thotë të bësh biznes me njerëz të pafajshëm. Vetëm mentalitete çnjerëzore mund të ushqejnë veprime të tilla.
Ndërsa tragjedia e Gërdecit është një krim shtetëror në hetim dhe nuk mund t’i bëjë përgjegjës të gjithë politikanët e vendit, nxjerrja e fëmijëve dhe familjarëve të Gërdecit forcërisht apo me joshje nga kjo qendër është një turp. Në këtë rast heshtja na bënë jo më pak fajtor të gjithëve.
Ato familje dhe ata femijë nuk duhen detyruar të kthehen në fshatin e tyre, kur ekspertët ndërkombëtarë edhe publikisht ju kanë paralajmeruar të mos nxitoni se risqet afatgjata të ndotjes nga baruti janë të larta dhe njësoj vrastare.
Ata femijë nuk duhen shpërndarë dhe të mbeten pa asistencë psikogjike, por duhet të qëndrojnë të grupuar dhe nën trajtim intensiv psikologjik për të eleminuar në maksimum pasojat e rënda të asaj tragjedie.
Ushtria shqiptare duhet jo vetëm të mos i nxjerrë, por tu ofrojë ndihmë të specializuar nga kontigjentet mjeksore, ekspert psikologë vendas dhe të huaja me një program intensive rehabilitimi.
Sot ushtritë moderne synojnë ta fitojnë mbështetjen publike jo thjeshtë nga betejat luftarake, por sidomos nga angazhimi në tragjeditë njerëzore, ku luftohet njësoj për çështje jetësore.
Vetëm dy orë më parë, Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gate, urdhëroi ndërprerjen e ndihmave për qeverinë e Birmanisë, për aq kohë sa kjo qeveri nuk garanton se destinacion i ndihmave janë vetë të dëmtuarit nga tragjëdia natyrore.
Vetëm dy ditë më parë, nivele të ndryshme të qeverisë shqiptare që fshihen përballë këtij veprimi çnjerëzore, urdhërojnë që familjet fatkeqe të largohen duke u ndërprerë ushqimin mbi të gjitha fëmijëve, dy herë fatkeqë, dhe jo nga një fatkeqësi natyrore, por nga një krim shtetëtor.
Në vend që të këmbëngulw për t`i nxjerrë jashtë qeveria shqiptare ka në rradhë të parë përgjegjësi për të bërë disa veprime konkrete :
1. T`ju kërkoj falje të menjëhershme dhe publike fëmijëve dhe familjarëve për tensionin shtesë të krijuar
2. Të ndalë përdorimin e urisë si mjet presioni për t’i larguar,
3. T`ju garantojë qëndrimin në atë qendër për aq kohë sa ekspertët e konsiderojnë të nevojshme, të paktën deri në një rehabilitim psiokologjik me të mirë të fëmijëve
4. Të kërkojë menjëherë ndihmë të specializuar dhe të financojë programe sa më të plota kulturore, edukative dhe asistencë të kualifikuar psikologjike për këta femijë.
5. Të përballojë të plotë faturën financiare për qendrën ku janë vendosur këta fëmijë.
Kjo është minimalja që ne duhet të bëjmë ndaj tyre dhe duhet ta bëjë sot dhe menjëherë larg çdo keqpërdorimi politik dhe larg çdo përfitimi abuziv.
Pa këtë detyrim moral, ne do të jemi gjithashtu gjithnjë e më të përbuzur nga opinionet publike.
Humbja e besimit, humbja e kredibililitetit, humbja e vlerësimit dhe mbështejtes publike janë humbja e gjithckaje për çdo politikan, të çdo forcë politike dhe të çdo vendi.
Qeveria duhet të reagojë, opinioni publik duhet të reagojë, këto janë rastet më të dhimbshme, ku edhe mosreagimi është një krim, minimalisht moral.
Arben Malaj
ZP
Ngaterohen shume gjera bashke per te thene se Berisha na qenka njesoj apo dhe me keq se Nano e co.
Po flasim per interpelancen dhe jo per hetimin e Gerdecit apoe kam gabim?
Per Bracen e soj e sorollop menduan qe eshte qe eshte a mos po vret vetn direkt ne parlament Berisha!!!!!!!
Mbas kaq kohe qe kthehem ne forum e gjej cuditerish nje cerdhe te kuqe????
Mbase nuk kemi kreyministrin me te mire te botes por ama ai mbetet politikani me i pranushem midis gjithe atyre pseudo socialistave qe shikojme sot ne alternative.
Apo duam nje Velia o Meta ne kry qe te ktheje prap "specialistllekun" ne shtet .
Shqiperia po behet si gjithe Europa, ashtu sic e enderonim.........
Krijoni Kontakt