Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212

    AKSH kercenon edhe kur thote se nuk e bene kete!

    --------------------------------------------------------------------------------
    ARMATA KOMBĖTARE SHQIPTARE


    SHTABI SUPREM /DOKUMENTE PUBLIKE
    DOSJA Nr. 5
    Prot. Nr. 19-05/002-6/1
    Dibėr-Tiranė-Prishtinė, 19 maj 2002

    Pas shqyrtimit tė gjithanshėm tė veprimtarisė sonė, dhe pėr hirė tė informimit tė drejtė tė opinionit tė gjėrė publik, sidomos nė raport me disa insinuata publike qė po i krijojnė mjete tė caktuara tė informimit, Shtabi Suprem i AKSH-sė lėshon kėtė


    DEKLARATĖ PĖR SHTYP NR. (3) 1,


    me anė tė sė cilės deklarojmė, si mė poshtė:

    1). Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), ka kuptuar me kohė demagogjitė politike tė rretheve tė caktuara ndaj ēėshtjes kombėtare, andaj, ėshtė vėnė seriozisht nė shėrbim tė mbrojtjes dhe tė sendėrtimit tė interesave vitale tė kombit shqiptar, duke treguar guxim, pjekuri, durim dhe maturi tė pashoqe. Me pėrjashtim tė kurthės dredharake tė montuar nga faktori destruktiv shqiptar nė Reēicė tė Vogėl, nė tė cilėn ka rėnė pa fajin e saj njė pjesė e Shtabit tė Korpusit tė I-rė, nė krye me Komandant Drenicėn, ajo ka evituar ēdo ekces tė mundshėm ndėrshqiptar, duke u ikur provokimeve tė shumta e tė llojllojshme tė atyre qė me vetėdije i kanė shkelur idealet e Atdheut.

    2). Ne kemi pritur provokime dhe sulme tė karakterit subversionist nga Beogradi, Athina, Shkupi, etj, por kėso provokimesh nuk i kemi pritur nga disa rrethe shqiptare, si psh. stafi i gazetės "Bota Sot", e cila, duke na vėnė disa herė nė kontekst negativ, na bėn me tė drejtė tė dyshojmė se ajo ėshtė vėnė nė shėrbim tė tyre!

    3). Theksojmė me kėtė rast se ėshtė "Bota Sot" ajo qė sulmon e para, dhe jo ne. AKSH-ja po e kultivon gjithnjė e mė tepėr frymėn e kooperimit me tė gjithė faktorėt apo subjektet qė ideal tė tyre e kanė bashkimin kombėtar. Ajo, ka vepruar dhe ka gjykuar me ndėrgjegje tė pastėrt kombėtare, duke kontribuar fuqishėm nė konsolidimin e faktorit tė brendshėm intervenues mbarėshqiptar. Veprimtaria e AKSH-sė, sado e kursyer nė planin operativ, ka qenė tejet frytėdhėnėse duke ndėrgjegjėsuar shtresat pėrparimtare tė kombit mbi rėndėsinė e Kryengritjes sė Pėrgjithshme, si e vetmja alternativė e ēlirimit tė mirėfilltė tė trojeve tė ripushtuara shqiptare! Autoriteti i AKSH-sė ėshtė rritur nė mėnyrė tė vazhduar, gjė kjo qė e bėn tė jetė njė strukturė serioze pėr sendėrtimin e aspiratave shekullore kombėtare!

    4). Ėshtė pikėrisht autoriteti i AKSH-sė dhe pėrkrahja qė ka gjetur nė gjirin e popullit tė vet njė fakt tmerrues jo vetėm pėr armiqtė tanė shekullorė nė aksin Beograd-Athinė, por edhe pėr shėrbėtorėt e shumtė e tė shumllojshėm brenda hapėsirės shqiptare, tė cilėt, po pėrdorin gjithėfarė insinuatash, trillimesh, shantazhesh apo abuzimesh, vetėm e vetėm qė tė sjellin nė diskutim autoritetin e kėsaj strukture. Sipas atyre qė ka lansuar gazeta „Bota Sot“, nė tre artikujt e saj, ne qenkemi „armatė e internetit“, me synime qė tė krijojmė „gogolin frikėsues“ pėr disa personalitete tė vetėquajtura pėrparimtare apo mediume tė vetėshpallura kombėtare. AKSH-ja e ka dėshmuar qenien dhe pėrkushtimin e saj dhe vazhdon tė pėrgaditet pėr misionin ushtarak qė ka, pa marrė parasysh disponimin e disa mediave. AKSH-ja nuk ėshtė armatė virtuale! Pėr kėtė, do tė kenė rastin tė binden edhe ata qė asaj dhe kombit shqiptar nuk ia duan tė mirėn!

    5). Kjo gazetė, disa herė ka atakuar strukturat tona me shkrime tė nivelit mė tė ultė pėrfolės; zhargonit rrugor; apo tė stilit denoncues tito-sllavist, duke na akuzuar njėlloj si Beogradi zyrtar, Shkupi, Athina e Podgorica pėr gjoja „kriminalitet“; ideologji „marksiste-leniniste/enveriste“ apo presion mbi gazetarėt e saj. Konfirmojmė pėr tė fundit herė se askush nga strukturat tona nuk i ka kėrcėnuar gazetarėt e gazetės „Bota Sot“; nuk i ka manipuluar e-mailet e tyre; nuk ka vrarė dhe nuk ka kėrcėnuar asnjė punėtor tė gazetarisė. Konsiderojmė se shkrimet e Besim Krasniqit, tė datės 17 Maj 2002 dhe tė datės 18 Maj 2002, janė forma mė e ligė e „komponimit“ tė njė artikulli, me shėnime tė mbledhura nga gazetat dhe organet tjera, duke spekulluar me tė pavėrtetėn, dhe duke marrė nėpėr gojė personalitete tė njohura tė kulturės e tė mendimit shqiptar. Botimi i emrave tė caktuar, pa ndonjė mbulesė faktesh, duke iu referuar shprifjeve tė mėparshme tė qarqeve antikombėtare, nuk ėshtė aspak nė pėrputhje me normat etike; ligjore dhe ndėrkombėtare tė gazetarisė! Ky ėshtė njė akt i dėnueshėm dhe aspak dinjitoz pėr njė gazetė qė pretendon tė jetė „kombėtare“!

    6).Trillimi i kėtij „autori“ se gjoja ne nuk e pranuakemi pavarėsinė e Kosovės, ėshtė spekullim. AKSH-ja asnjėherė nuk ka deklaruar se nuk e pranon pavarėsinė e vėrtetė tė Kosovės, dhe mė gjėrė! Pėrkundrazi. Gjithnjė kemi insistuar qė kjo pavarėsi tė jetė nė funksion tė realizimit tė plotė dhe tė bashkimit tė natyrshėm territorial-administrativ kombėtar. „Pavarėsi" tė Kosovės brenda ēfarėdo lidhjesh me njėsitė tjera tė ish-Jugosllavisė nuk ka, sepse me kėtė rast fjala mund tė jetė vetėm pėr njė pavarėsi relative (tė kufizuar), gjė kjo tė cilėn AKSH-ja kurrsesi nuk e pranon! Serbia dhe Mali i Zi mbajnė disa njėsi tjera territoriale, historikisht etnike shqiptare, tė cilat, duhet t`ia kthejnė Shqipėrisė! Ēlirimi i tyre ėshtė objekt i veprimtarisė sonė dhe detyrė e tė gjitha shtresave pėrparimtare shqiptare, gjė kjo tė cilėn edhe stafi i gazetės "Bota Sot" duhet ta pranojė dhe t`i pėrkushtohet!

    7). Konfirmojmė poashtu se AKSH-ja nuk ka asnjė lidhje me personat qė sipas trillit tė gazetarit tjetėr tė kėsaj gazete, z. Bardhyl Ajeti, nė artikullin „Kush janė pjesėtarėt e AKSH-sė tė cilėt kėrcėnojnė me vrasje dhe kidnapim gazetarėt e kombėtares „Bota Sot“ (gazeta e cit. 16 Maj 2002), ia paskan bllokuar atij adresėn personale tė internetit dhe e paskan kėrcėnuar! AKSH-ja distancohet plotėsisht nga persona tė tillė dhe konfirmon se ata nuk janė e nuk mund tė jenė kuadėr i yni! AKSH-ja ėshtė strukturė e rėndėsishme ushtarake, qė ka si objektiv ēlirimin e trojeve tė okupuara shqiptare dhe bashkimin e tyre nė njė Shqipėri tė Bashkuar, ashtu siē pėrkojnė tė drejtat legjitime tė kombit shqiptar! Ajo nuk ka asnjė interes tė merret me adresat personale tė gazetarėve qė vetafirmojnė ēėshtje personale aspak relevante pėr auditoriumin! Nė artikullin e pėrmendur, Bardhyl Ajeti shkruan pėr vetveten dhe nuk ka patur nevojė tė pėrdorė gazetėn, pos faktit real se ai dhe kolegu i tij dėshirojnė tė lansojnė akuza tė pabaza dhe gėnjeshtra mbi AKSH-nė, pėr tė krijuar barriera publike dhe politike mbi strukturėn e saj. Mu pėr kėto arėsye, Besim Krasniqi, nė artikullin „Kush qėndron prapa AKSH-sė“ (Bota Sot, 18 Maj 2002, faqe 6) merr nėpėr gojė emra individėsh; personalitetesh kulturore dhe politike, pėr tė sjellė nė pyetje ardhmėrinė e tyre, njėlloj si para ca kohėsh gazeta „Koha ditore“, duke u bazuar nė subversionet e njohura tė tė vetėshpallurit "zėdhėnės" i AKSH-sė, Alban Berisha, pėr tė cilin ne me kohė i kemi sqaruar gjėrat, duke njoftuar detajisht edhe opinionin e gjėrė publik! Ndonėse artikullshkruesi Besim Krasniqi, nė shkrimin e tij tė datės 18 Maj 2002 jep dyzinėn e pseudonimeve tė kėtij agjenti serbo-sllav, ai manevron me tė dhėnat e mėparshme tė tij dhe nuk ėshtė vėshtirė tė shihet se qėndrojnė nėn tė njėjtėn ēati.

    . Konfirmojmė se gazetarėt e gazetės „Bota Sot“, njėlloj si tė gjithė njerėzit e fjalės sė lirė, e gėzojnė mbrojtjen e AKSH-sė, sepse ajo nuk ėshtė strukturė persekutimi, por Armatė Kombėtare ēlirimtare e tė gjithė shqiptarėve! Nuk ka logjikė qė ne tė jemi tė pėrcaktuar pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, e nga ana tjetėr tė jemi kundėr parimeve demokratike; tė lirisė sė shprehjes e tė mendimit! Liria ėshtė inspirimi ynė kryesor dhe permanent, qė determinon tė gjitha sferat e shoqėrisė, gjė kjo pėr tė cilėn jemi pėrcaktuar qė tė mos e kursejmė as jetėn tonė! Lufta nuk zhvillohet vetėm pėr ata qė e pėrkrahin atė, por pėr tė gjitha shtresat, madje edhe pėr hirė tė brezave tė ardhshėm, tė cilėt as i njohim dhe as e dimė ēfarė karakteri do tė kenė, por duam qė ata tė trashėgojnė lirinė; zhvillimin; pėrparimin dhe forcimin e kombit tė tyre! Ėshtė mėkat qė na shpifin e na trillojnė insinuata tė tilla, si nė artikujt e pėrmendur! Kjo, gjithsesi ėshtė ēėshtje e ndėrgjegjes sė tyre!...

    9). Konfirmojmė gjithashtu se AKSH-ja nuk ka tė bėjė fare me „marksizėm-leninizmin“ apo „enverizmin“, si ideologji politike, dhe as me vrasjet qė kanė ndodhur nė Kosovė mbi disa personalitete politike apo publike. Aq mė pak me aspekte tė profiterizmit! Vetė fakti i daljes sonė nė skenė ka llogjikėn e avancimit tė ēėshtjes kombėtare, sikurse tė evitimit tė gabimeve dhe tė mangėsive tė faktorėve tjerė politik e parcial. Ne distancohemi nga ēdo formė e ekzekutimit pa gjyq dhe prova tė qėndrueshme, prandaj kemi ndėrtuar njė Hetuesi profesionale dhe njė Gjykatė Ushtarake tė nivelit tė lartė! Ne jemi pėrcaktuar pėr rrespektimin e ligjit e tė drejtėsisė, dhe i konsiderojmė kėto si gjėra tepėr tė shenjta, sepse AKSH-ja nuk preokupohet vetėm pėr ēlirimin e bashkimin e tokave tona, por edhe pėr organe dhe qeverisje dinjitoze qė do ta ndihmojnė integrimin e shqiptarėve nė rrjedhat progresive tė botės!

    10). AKSH-ja nuk ka anėsi partiake, ideologjike, fetare apo rajonale, sepse ėshtė strukturė e frymės progresive gjithėshqiptare! Ajo ka pėrkrahjen edhe tė disa partive tė spektrit tė djathtė dhe tė qendrės, sikurse nga tė gjithė ata qė e ndjejnė veten atdhetarė tė sinqertė! Nuk duhet harruar se nė ēdo shkrim publik u kemi bėrė thirrje tė gjitha subjekteve tė organizuara dhe tė gjitha shtresave tė kombit, pa dallime ideologjike, rajonale apo fetare, qė tė na mbėshtesin dhe tė japin ndihmesėn e tyre. Nė rast se nė mesin e tyre ka edhe subjekte tė qendrės sė majtė, kjo nuk ka asnjė logjikė tė etiketimit, sepse edhe ata janė pjesė e kombit shqiptar dhe jetojnė brenda hapėsirės shqiptare. Ne nisemi nga parimi i Rilindasve tanė pėr unitet ndėrshqiptar, pa dallime feje, krahine dhe ideje. Mendojmė se "kombėtarja" "Bota Sot" nuk ka logjikė tė jetė kundėr kėtij parimi thellėsisht kombėtar, sepse historia nuk fal. Gjykimit tė hisotorisė nuk mund t'i ikė askush, aq mė pak stafi i kėsaj gazete. Do tė ishte mirė qė edhe ky staf tė kuptojė imperativin kohor. Sepse, me ose pa pėrkrahjen e tyre, AKSH-ja do ta pėrmbushė objektivin historik!

    Pradaj, edhe njėherė trokasim nė ndėrgjegjen e mediave tė tilla shqiptare dhe ua rekomandojmė qė tė kenė kujdes nė vlerėsimet publike! Ato i thėrrasim tė rreshtohen nė krahun e luftėtarėve tė lirisė, e jo tė shprehen kundėr tyre!

    Lufta jonė, ėshtė njė luftė e drejtė! Ajo, patjetėr do tė fitojė!...

    Pėr Shtabin Suprem tė AKSH-sė,
    Komandanti i Pėrgjithshėm- Hekuran Asllani, Gjeneralkolonel;

    Shefi i Zyrės sė Informimit- Besnik Sokoli, Gjeneralmajor.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Fisnik ke bere pune te mire qe e keni futur kete teme, por titulli i saj nuk me pelqeu shume sepse mund te keqkuptohet shume lehte. Une jam ne percjellje te vazhdueshme te te gjithe informacioneve nga dhe per AKSH, dhe akoma ne asnje rast dhe as ne kete qe ti ke vene ketu nuk ka asnje lloj kercenimi.
    Kurse nese e keni bere kete me qellim, atehere ju ftoj qe te nderroni kete ketu ne forum ne kete teme per anetaret tjere qe te mos keqkuptohen sepse nuk ka kurrfare kercenimi nga ana e AKSH-se as ne keto qe keni paraqitur ju e as askund tjeter.
    AKSH eshte forca e vetme politike dhe ushtarake deri tani qe hapur paraqet programin politik te cdo shqiptari jo vetem te ne shqiptareve te sotem por edhe te eterve tane dhe bijve e bijave tona qe do te vijne me pas, dhe si e tille duhet perkrahur dhe mbeshtetur nga te gjithe ne, ne te gjitha menyrat.Mos te harrojme se jo vetem ne por edhe bota sot e ka kuptuar se kjo eshte edhe e vetmja zgjidhje qe do te siguroj paqe dhe stabilitet te qendrueshem ne Europe, gje per te cilen qe te gjithe jane te interesuar.
    Pershendetje
    Rrofte Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Njė shtet paralel qė po kėrcėnon shoqėrinė shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Moska kėrcėnon bazat amerikane tė mbrojtjes nga raketat
    Nga RTP nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 12:55
  3. Bathorja kėrcėnon me protesta: Duam ēmime si tė ‘92
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 16:15
  4. Jacques Chirac, kėrcėnon me armė atomike!
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 14:55
  5. Spiralja E Heshtjes Kėrcėnon Opinionin Shqiptar
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 06:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •