FRONTI PĖR BASHKIMIN KOMBĖTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBĖTARE SHQIPTARE
Nr.18/12/02 AKTI.
Tiranė, Prishtinė, Shkup, Ulqin ,Prevezė, mė 18.12.2002
URIM ME RASTIN E VITIT TĖ RI
Vėllezėr dhe motra shqiptarė kudo qė ndodheni,
Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH) dhe struktura e tij - Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH), me rastin e ndėrrimit tė moteve ju uron GĖZUAR VITIN RI 2003 dhe gjithė tė mirat pėr vitin e ardhshėm. Vitin qė e lamė pas, ishte vit me shumė punė dhe mundime pėr organizimin e strukturave tona kombėtare. Realizimet ishin tė mėdha, por edhe sakrificat e bėra ishin gjithashtu tė mėdha. Konstatojmė me kėnaqėsi, dhe kėtė e deklarojmė botėrisht, se FBKSH dhe strukturat e tij: AKSH, FKSH etj, janė konsoliduar, janė ndėrgjegjėsuar, janė organizuar dhe kanė nė krye kuadro tė afta, tė cilėt janė tė gatshėm tė bėjnė detyrėn e shenjtė qė u ka ngarkuar populli dhe atdheu qė kėrkon tė ribashkohet.
Viti 2003 do tė jetė pėr tė gjithė ne shqiptarėt njė vit i mbarė, njė vit historik, njė vit qė brez pas brezi do tė mbahet mend, sepse do tė shėnojė fazėn vendimtare tė ribashkimit tė trojeve tona etnike dhe tė shqiptarėve qė jetojnė nė to - nė shtetin e shumėpritur kombėtar shqiptar nė Ballkan.
Na ka rėnė barra e rėnd, por edhe kemi fatin e madh qė tė gjithė ne, anėtarėt dhe simpatizantėt e FBKSH-sė, gjithė luftėtarėt e Lirisė tė AKSH-sė, tė gjithė veprimtarėt e FKSH-sė, tė bėhemi protagonistėt kryesorė tė realizimit tė kėtij ideali tė madh. Ne do tė dimė tė punojmė, tė luftojmė, tė veprojmė, tė bėjmė pėr vete masėn e madhe tė popullit shqiptarė, tė sakrifikojmė dhe tė mos kursejmė, po lindi nevoja, edhe jetėn tonė pėr tė realizuar ribashkimin kombėtar shqiptar, pėr t'i bėrė tė gjithė shqiptarėt, kudo ku jetojnė nė trojet e tyre etnike, ku ujit i thonė ujė, e bukės i thonė bukė, bashkė nė njė shtet tė vetėm kombėtar, nėn njė flamur - Flamurin e Skėnderbeut, nėn njė hymn kombėtar - Hymnin e Rilindjes sonė Kombėtare, qė kėndojnė sot mbi 8 milion shqiptarėt nė trojet etnike dhe mbi 8 milion shqiptarėt e tjerė nė diasporė.
Gjithė strukturat e FBKSH-sė po pėrgatiten me tė gjitha mjetet qė viti 2003 tė jetė i gjithmbarshėm dhe tė sjellė realizimin e ėndrrės sonė shekullore. Tė bėhemi tė ndėrgjegjshėm, tė pėrgjegjshėm dhe tė pėrgatitemi pėr sakrifica tė mėdha pėr vitin qė po vjenė. Koha nuk pret mė, ajo po troket fortė tek ēdo shqiptar qė nė shpirt, nė gjak, nė vetėdijen e tij vlon ideali i ribashkimit tė trojeve etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm kombėtar nė Ballkan, si zgjidhje e vetme e ēėshtjes kombėtare shqiptare. Ne, shqiptarėt, ndryshe nga sa kemi bėrė historikisht, kėtė trokitje tė fortė tė kohės e kemi dėgjuar dhe do e dėgjojmė mė mirė, dhe si njė trup i vetėm do tė bashkohemi pėr tė sendėrtuar atė ēka na takon - ribashkimin e trojeve tona stėrgjyshore nė njė shtet tė vetėm kombėtar shqiptar nė Ballkan.
Gėzuar Vitin e Ri 2003!
Rroftė Shqipėria e Ribashkuar.!
Rroftė populli i Ribashkuar Shqiptar!
Rroftė Fronti Pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar!
Rroftė Armata Kombėtare Shqiptare!
Lavdi heronjėve dhe dėshmorėve tė kombit tė bashkuar shqiptar!
FRONTI PĖR BASHKIMIN KOMBĖTAR SHQIPTAR
ARMATA KOMBĖTARE SHQIPTARE
NĖ EMĖR TĖ TYRE
SEKRETARI POLITIK KRYETARI
Av. Alban Vjosa Mr. Valdet Vardari
SHEFI I SHTABIT TĖ PĖRGJITHSHĖM TĖ AKSH
Gjeneral Vigan Gradica
Krijoni Kontakt