Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55

    Post Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët

    Shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët

    Shkruar nga Albin KURTI

    6/11/08

    Të kaluarën e kemi të përbashkët, e ardhmja na do të bashkuar. Ne shqiptarët vetëm në të tashmen jemi të ndarë.

    - E kemi historinë e përbashkët si histori e rezistencës së përbashkët, e vuajtjeve dhe arritjeve të përbashkëta, e kryengritjeve dhe luftërave të përbashkëta çlirimtare.
    - I kemi karakteristikat e përbashkëta: gjuhën shqipe, kulturën, traditën, doket e zakonet, vazhdimësinë territoriale.
    - E kemi të përbashkët vullnetin për bashkim:
    - referendumet e shqiptarëve do të na e mësonin atë që tashmë e dimë: shqiptarët duan të jenë bashkë në një shtet të përbashkët.

    - E kemi interesin e përbashkët ekonomik: dyfishimin e tregut që sjell kushte më të mira për prodhim të brendshëm dhe investime nga jashtë. Aq shpesh e kemi dëgjuar të flitet për mirëqenien e shqiptarëve me ç'rast merret disi e mirëqenë qenia te kjo mirëqenie, mirëpo ne e dimë se ajo mbetet e ndarë në shtete të ndryshme dhe e parealizuar.
    - E kemi edhte interesin e përbashkët të sigurisë: shqiptarët e ndarë paraqesin kafshata më të kollajshme për t'u kapërdirë nga Serbia e Greqia, fashizmi i të cilave nuk u ndëshkua sikurse ai i Italisë (sa i përket trevave të okupuara jashtë shteteve të tyre). Rrudhja e territorit të shqiptarëve është bërë nga lindja, veriu e jugu. Nuk është bërë vetëm nga ana e perëndimit, jo për shkak të perëndimit, por për shkak të detit. Kur u njoh Shqipëria në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, nga 1.850.000 banorë shqiptarë, vetëm 750.000 u bënë banorë të Shqipërisë, kurse të tjerët mbetën jashtë shtetit nën mëshirën e regjimeve të huaja shtypëse.

    Përveç lidhjes së Prizrenit, projektet më të detajuara dhe gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes shqiptare i kishin Serbia e Greqia. Madje, kjo s'varej as nga ideologjia që ishte në pushtet në ato vende. P.sh. Partia Komuniste e Jugosllavisë në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, të përfunduar me 28 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjes, i ndau shqiptarët që kishin mbetur jashtë Shqipërisë nëpër republika të ndryshme të sllavëve të jugut: më shumë shqiptarë në Serbi sepse ajo ishte më e fuqishme, mesatarisht eksploatimi i resurseve të shqiptarëve.

    Edhe sot e kësaj dite mbretëron një asimetri drastike e të drejtave: në shtetet ku shqiptarët trajtohen si pakicë, ata kanë shumë më pak të drejta sesa pakicat kombëtare në vendet ku shqiptarët janë shumicë. Kjo asimetri, kjo mungesë e reciprocitetit i lë shqiptarët pa dinjitet kolektiv (sidomos karshi fqinjve të tyre). Ky deficit i dinjitetit kolektiv rezulton me inflacion të dinjiteteve të vetësforcuara individuale, e që më së miri shihet te krerët e ndryshëm shqiptarë të partive politike.

    Në vend se të kemi politikë shtetërore për shqiptarët kemi politika partiake për Shqipërinë. Elitat politike janë të pasura përderisa kombi është i ndarë. Nuk mund të gjeni politikanë të varfër, atyre thjesht, iu konvenon kjo gjendje. Vetëcensura është aq e shprehur kur vie puna te bashkimi kombëtar saqë jo vetëm që bashkimi kombëtar është vetëcensurë por edhe vetëcensura është bashkim kombëtar. Diskutimi dhe afirmimi i bashkimit kombëtar të ndihmon të çlirohesh nga vetëcensura si e tillë. Në anën tjetër, të gjithë ne kemi dëgjuar të thuhet edhe që bashkimi kombëtar është utopi. Mirëpo, ata që thonë kështu zakonisht angazhohen në forma të ndryshme t'i pengojnë të gjitha organizimet apo individët që bëheshin qesharakë?

    Rreziku që u kërcënohet shqiptarëve nuk është vetëm fizik, nuk ka të bëjë vetëm me humbjen e territorit, të resurseve natyrore dhe të ngushtimit të perspektivës ekonomike. Rreziku është edhe shpirtëror: duan që Kosovën ta largojnë sa më shumë prej Shqipërisë, ta forcojnë aspektin e pavarësisë së Kosovës që konsiston në pavarësi nga Shqipëria, ta shkombëtarizojnë popullin shqiptar në Kosovë duke imponuar idenë e kombit të paqenë kosovar. Kësisoj, në Kosovë, në vend se të kemi proces të shtet-ndërtimit, kemi projekt të komb-bërjes.

    Më lejoni të përfundoj duke thënë se ose do të bëhet Shqipëria etnike duke e përfshirë edhe Kosovën, ose e ndarë nga Kosova edhe Shqipëria do të bëhet multietnike. Do të shpikin minoritete edhe në Shqipëri, do të sajojnë minoritete vllehe, maqedone, arumune, malazeze, rome, ndoshta edhe një minoritet të dytë grek e kushedi se çka tjetër. Ndikimi ndërkombëtar do të rritet drejt një sundimi joformal dhe përmbajtësor të tyre. Prandaj, ose do të na merrni ju neve, ose do t'iu marrim ne juve. Unë them që më mirë të na merrni ju në mënyrë që të bëhemi tamam ne - Ne Shqiptarët.

    (Fjalim i mbajtur në tubimin me studentët e shkencave sociale të Universitetit të Tiranës, më 27 tetor 2008).
    Ndryshuar për herë të fundit nga feratkoca : 07-11-2008 më 00:32

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55
    Është e drejta natyrore dhe legjitime e shqiptarëve te jetojne ne një shtet, por ata që hartuan projketet djallëzore të ndarjes së shqiptarëve le ta kene mallkimin e perhershem!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2008
    Postime
    55

    Post Shqiptaret duan te jene bashke ne nje shtet te perbashket

    Shqiptare kerkuan bashkimin e trojeve shqiptare qe nga koha e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit pra qysh ne vitin 1878 e keshtu me radh gjate gjithe etapave historike nga te cilat kaloi populli shqiptar ,ne Konferencen e ambasadoreve ne Londer pra ne fund te 1912 dhe ne fillim te 1913 fuqit e mdha ballkanike dhe ato botrore i ndan tokat shqiptare qe edhe sot te jene ashtu te ndara teritorjalisht sepse zemra e secilit shqiptar apo e atij qe e ka vetem nje pik gjak shqiptari eshte dhe jeton ne zemren e tij pra Shqiperia e Bashkuar ashtu siq e krioi vet zoti por vellezer dhe motra te idealit tone kombetar shqiptar te bashkohemi te gjithe se bashku duke punuar drejt qeshtjes sone kombetare shqiptare pra duke u angazhuar ne zgjidhjen e qeshtjes sone kombetare shqiptar epra drejt bashkimit kombetar ne nje shtet te vetem me emrin SHQIPERI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Per Albin Kurtin kam shume respekt dhe eshte nje njeri me shume kapacitet dhe qe flet hapur . Kjo qe ka thene eshte nje realitet i mohuar per shqiptaret dhe qe me plot gojen duhet kerkuar . NJE GJUHE , NJE FLAMUR , NJE KOMB .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    ALBIN KURTI esht NJERIU ME ATDHETARI DHE PATRIOTI QE KA KOSOVA TASH
    un nuk them se kosova ska patriot dhe atdhetar por ky esht shum aktiv dhe e don atdheun me shpirt
    nje shqiptar qe kerkon bashkim te quhet trathtar nga disa idiota te kosoves esht turp por kam ardh ne perfundim se pse albin kurtin etiketoin disa shqipfols se pse ky gjdo her ka qen i hapur me popull dhe i dinte dredhit e qeveritarve te kosoves dhe kta u nervikoseshin aq shum sa qe nuk u permbajeteshin as pak
    nga e verteta qe albin kurti u tregonte popullit aj para 2 vitesh tha se mitrovica dote jet nje luft e ardhshme dhe kjo dote ndodh per ket dote bindemi qe te gjith un jo se pse jam shum i sigurt albin kurti tha edhe ket memir nje dit demonstrata e protresta se sa nje or luft
    disa e quanin te qemendur jo aj sesht i qmendur por esht nje gjeni e kombit ka visoin dhe ka intelegjenc shum te zhviluar
    pra me ni fjal ALBIN KURTI ESHT NJERI TE CILIT DUHET BRESUAR TE GJITH PATRIOTET QE E DON KOSOVEN DHE NUK KAM DYSHIM AS PAK PER ALBIN KURTIN AJ NE RAST SE NE VERI DOTE NDODH NDONJE E KEQE AJ DOTE JET ATY PA TYSHIM AJ ESHT I VENDOSUR PRA ME ALBINI DOTE JEMI ME TE FORT ME AFER CAKUT
    DHE NE FUND KAM NJE THIRRJE TI BASHKOHEMI LEVIZJES VETVENDOSJE NSE E DUAM BASHKIMIN
    RROFT SHQIPERIA E TNIKE

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Shqiptarët Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •