JEZUIMI DHE SHEN TEREZA !
Pėrhapja e reformacionit, sidomos radikalizmi i tij, nxiti reaksionin e Kishės katolike, e cila organizoi tė a.q. kundėrformacionin. Njė ndėr personalitetet mė tė mėdha dhe mė tė angazhuara nė lėvizjen e kundėreformacionit ishte Pali III (Aleksandėr Farneze, 1468-1549), papė prej vitit 1534. Ky papė ishte me arsimim tė gjerė humanist dhe jetonte me jetė tė lire papėsh nga renesansa. Tė afėrmve tė vet u jepte pozita tė larta kishtare. Nė vitin 1542 themeloi tė a.q. inkuizicionin Romak, tė specializuar nė luftė kundėr protestantėve. Ky inkuizicion shumė brutal, i eger dhe jotolerant ishte i dalluar gjatė kohės sė papės Pali IV-tė (1555-1559), i cili para se tė bėhej papė ishte i dalluar me inkuizicionin kundėr jokatolikėve. Ky ishte i njohur me thenien kundėr kalvinistėve: Kalvinistėt paraqesin rrezik mė tė madh se Turqit. 1 Papa Pali i III-tė mori shumė vendime, por mė i rėndėsishmi ishte konfirmimi i Rendit jezuit (Societas Jesu) nė vitin 1540.
Ky rend ekzistonte qysh mė herėt, i themeluar nga bujari spanjoll Ignacije Lojola (1491-1556). Rendi karakterizohej me discipline tė madhe, qė e arrinin me edukim tė vacantė: Mė 1551 nė Romė jezuitėt themeluan seminarin Romak pėr pėrgatitjen e klerikėve, kurse mė 1552 themeluan Seminarin Gjerman pėr tė luftuar kundėr reformacionit. Ndikimin etyre e shtrinin edhe te sunduesit, pastaj nėpėr shkolla. 2
Sipas disa burimeve ky rend pėrbėhej prej katėr klasėve: 1. noviket, 2. skolastikėt, 3. coadjutorėt dhe 4. Profetėt. Nė krye tė rendit gjendet gjenerali me residence nė Romė, tė cilin me mandateė tė pėrjetshėm e zgjedh Kongregacioni general. Quhen edhe me emra tjerė. 3
Nė vitin 1773 papa Klementi i IV, me kėrkesė tė shumė sunduesve evropianė, e cregjistroi rendin Jesuit pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė madhe qė kishte shkaktuar ky rend edhe nė vendet katolike, por punėn e kėtij rendi e ripėrtriu papa Pio VII nė vitin 1801. 4
Sipas tė dhėnave jezuitėt pėrbėjnė rendin mė tė madh religjioz nė Kishėn romako-katolike. 5
Mė herėt pėrmendėm disiplinėn dhe rigorzitetin e rendit tė jezuitėve. Kjo sipas tyre ėshtė pėr tė arritur sukseset e synuara. Argument se ky rend ka synime tė qarta tė lexojmė Betimin e jezuitėve:
Nė emėr tė tė kryqėzuarit nė kryq, Krishtit, unė betohem se do ti ndėrpres tė gjitha lidhjet qė mė lidhin me babėn, nėnėn, nėnshtrohem ose shėrbej. I ndėrpres marrėdheniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime ėshtė nė sferė tjetėr. Betohem se so tia shpalojė kryeshefit tim tė gjithė atė qė bėj, mendoj, lexoj, mėsoj dhe shikoj rreth vetes. 6
Pėrse ta theksojmė jezuizmin ?
Viteve tė fundit klerikė katolikė shqiptarė si Shan Zefi, Lush Gjergji, Mark Sopi , dhe politikanė shqiptarė (sic!) si I/Abraham Rugova, Sabri Hamiti , po pėrgatisin opinionin pėr shejtėrimin e Gonxhe Bojaxhiut nga Nėna Terezė nė Shen Terezė. Asgjė tė keqe nė kėtė marketing, sikur me kėtė veprim mos tė manipulohej populli siē janė manipuluar vetė ata. Lushit, Shanit, Markut ēdo lėvdatė, por kur nė kėtė pėrzihen pakurrizorėt tanė politikanė, shkrimtarė, poetė, rektor e dekanė e tė tjerė, ēėshtja qėndron ndryshe. Pėrse? Sepse, Gonxhe Bojaxhiu kurrė nuk ishte nėnė por burrat e fortė e bėnė nėnė pa qenė nėnė. Por, u bėnė pishman. Dhe tash dėshirojnė ta bėjnė tė shenjtė. Pėrse tė shenjtė kur Gonxhe Bojaxhiu shkeli shenjtėrinė e nėnės duke mos u bėrė nėnė, theu shenjtėrinė e gruas duke mos u bėrė grua, pėrdhosi shenjtėrinė e bashkėshortes duke mos u bėrė bashkėshorte dhe duke penguar femrat tjera tė martohen, pėrdhosi vendlindjen Kosovė duke refuzuar tė vizitojė atė tash ajo na bėhet e shenjtė. Gonxhe Bojaxhiu, ithtare dhe lojtare e zellshme e rendit jezuit, atij rendi qė bėri aq dėme e krime, qė solli aq vendime inkuizicionale ndaj tė vetėve dhe tė tjerėve, tash shenjtėrohet. Absurd!
Edhe diēka! Me ēfarė tė drejte shenjtėrohet Gonxhe Bojaxhiu kur ate nuk e don as Zoti kristian as shenjtorėt pararendės tė saj. Do tė flasim me gojė e burimeve kristiane pėr tė lexuar se cfar thonė pėr femrėn, sepse pa dyshim qė Gonxhe Bojaxhiu ishte femėr:
Nė kohėn e mėsimit gruaja le tė dėgjojė nė heshtje dhe me nėnshtrim tė plotė. Nuk lejoj qė gruaja tė mesojė nė kishė as tė sundojė burrin, por-tė rrijė nė qetėsi. Sepse i pari u krijua Adami e pastaj Eva. Dhe nuk qe gėnjyer Adami, por gruaja e genjyer e shkel urdhėrin. (Besėlidhja e Re, Letra e dėrguar Timeout,2:11-14).
Sepse nuk ėshtė burri prej gruas, por gruaja prej burrit. Dhe burri nuk u krijua pėr arsye tė gruas, por gruaja pėr arsye tė burrit. Prandaj, gruaja duhet tė bartė mbi kokė shenjėn e varshmėrisė pėr shkak tė engjėjve. (Letra drejtuar korintianėve, 11:8-10.).
Femra ėshtė e bija e dreqit, rojtar i ferrit, armik i paqės. Pėr shkak tė saj, Adami e ka humbur parajsėn. (Gjoni nga Damasku).
Femra ėshtė instrument, tė cilin dreqi e pėrdori qė ti pėrfitojė dhe ti disponojė shpirtat tonė. (Shėn Kipriani).
Femra ėshtė burim i forcės sė dreqit, zėri i saj ėshtė fėrshėllima e gjarpėrit.(Shėn Antoni).
Femra pėsedon helmin e akrepit dhe poshtėrsinė e dragoit. (Shėn Gėrguri i Madh). 7
Nėse shenjtorėt katolikė thonė dr femra ėshtė kaq e keqe, dhe nėse kjo e keqe shnjtėrohet, mos po kalon ēėshtja nga e shenjta nė shtrigė. Kėto fjalė nuk janė tė miat, por koment i imi pėr fjalėt e shnjtorėve.
Nė fund zotėri politikan kriptomuslimanė, tė nderuara mediume, ju qė gojen e keni plotė patriotizėm, atdhedashuri, e zemrėn e keni shitur pėr hiq, ju qė pėr lecka keni shitur veten, por edhe ju tė nderuar qytetarė qė ju ka mbetur tek vlerat, ju bėj apel tė vetdijesoheni. Faktet janė keto! Ecni kah tė dėshironi! Nė tė ardhmen do tė jepni llogari para historisė!
Prizren, 17.06.2003
1) Andrija Gams, Biblija i drustvo, Novi Sad, 1979, fq. 349.
2) Andrija Gams, op. cit., fq. 349.
3) Milan Vujaklija, Recnik stranih reci i izraza, Beograd, 1980, fq. 373. Nikolla M. Nikollov, Komploti botėror, botimi IV, Tetovė, 2003, fq. 47.
4) Andrija Gams, op. cit., fq. 350. M. Vujaklija pohon se Pio VII-tė e rikonfirmoi rendin nė vitin 1814, Op. cit., fq. 373.
5) Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 337.
6) Nikolla M. Nikollov, op. cit., fq. 47.
7) Citatet e sipėrme ceken sipas: Ulfe Azizussamed, Islami dhe Kristianizmi, Tetovė, 1997, fq. 86-87.
Krijoni Kontakt