Ajo që lexuat në titull nuk është gabim, ky kompjuter me të vërtetë quhet Pure*Gold. E po, edhe shtëpizën e ka me të vërtetë prej arit.
Në brendësi në fakt gjendet një kompjuter krejtësisht solid: Procesor Core 2 Duo nga Intel, katër GB RAM memorie, 100 GB (vetëm?) të hapësirës së dhënave, kartela grafike e Nvidias GeForce 8600GT, një USB dhe dy qasje për FireWire.
Se pse gjithë kjo gjendet në shtëpizë ari, nuk e dimë, e nuk dihet as çmimi i kësaj çudie edhe pse jemi të sigurt se nuk është aspak i vogël. Mirëpo në këtë kohë të pasigurisë ekonomike nëse dëshironi t’i porositni tjerëve që keni para për t’i hedhur, kjo është gjëja e duhur për ju!.
Telegrafi
Krijoni Kontakt