Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Smile Mitropoliti anti Kosovë Radoviç, viziton Shkodrën

    Erdhi prifti i rradhes Kesaj rradhe nga fqinji verior i trojeve shqiptare.

    __________________________________________________ ____________


    • Amfillohje Radovic, i njohur si kundërshtari i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi, përkrahës i kriminelëve të luftës ka vizituar në qytetin e Shkodrës, objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbe të rënë gjatë luftrave Ballkanike dhe pushtimit malazez. Amfillohej në këtë vizitë është shoqëruar nga malazezë që jetojnë në Shkodër, përgjegjësi i Kishës ortodokse të Shkodrës At Nikolla Petani, si dhe Famullitari i Kishës së Vrakes Nikqevic. Version multimedial i ketij lajmi

    SHKODER- Mitropoliti i Kishës Orthodokse serbe në Mal të Zi, Amfollihije Radovic, i njohur si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi, përkrahës I krimineleve të luftës ka vizituar sot objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftrave Ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës. Fillimisht, Radovic ka vizituar kishën e Vrakës dhe atë të Rrushkullit. Më pas, vizita e Amfillohije vijoi në Bardhaj, rrëzë Liqenit të Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbë.
    Pas riteve të bekimit të varreve dhe lutjeve Amfillohije u shpreh se “kemi ardhur për të vizituar, varrezat e ushtarëve serbe të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këtu në Bardhaj, kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serb. Unë do doja të thoja edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli pavarësinë, Është kohë që të kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën në rininë e tyre, pasi ata kanë qenë kryesisht djem të rinj dhe të pamartuar”.
    Më tej ai shtoi se “unë kujtoj se në mes dy luftrave kanë qenë të identifikuara të gjitha varrezat e serbëve në Shqipëri, dhe ka qenë një prift serb i cili I ka vizituar ata gjatë periudhës së sundimit të Mbretit Zog”.
    Amfillohej i ka bërë thirrje shtetit malazez që të kujtohet për të rënët “brenda në secilin varr, ndodhet një person që ka lënë eshtrat e vet dhe shteti i Malit të Zi duhet të kujdeset për identifikimin e të gjithë të rënëve” u shpreh Amfillohej në fjalën e tij për mediat . Gjithashtu mitropoliti serb anti Kosovë Amfillohje Radoviç, i ka kërkuar shtetit shqiptare të riparojë varrezat që sipas tij pretendohen se janë e të rënëve serb gjatë lufës ndaj nazifashistëve.
    Pas varrezave në Bardhaj, Amfillohej i shoqëruar nga malazezë që jetojnë në Shkodër dhe përgjegjësi i Kishës ortodokse të Shkodrës At Nikolla Petani, Famullitari i Kishës së Vrakes Radojca Nikqevic vizituan edhe Malin e Taraboshit për të kujtuar ushtaret malazeze të rënë gjatë pushtimit të Shkodrës.
    (a.r/news24/balkanweb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Le t'shkojë Radoviçi edhe në Lumë t'Kukësit t'vizitojë baltën ku lan kockat 12 000 ushtarë serb brenda 2 ditëve në 1913.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Varrezat serbe çmenduri e priftit serb


    Bisedoi: Denion Ndrenika

    -Zoti Majko, padyshim që jeni njohur me deklaratat e Mitropolitit të Kishës Serbe në Malin e Zi, Amfillohije Radoviç që ushtarët serbë dhe malazezë kanë luftuar për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë dhe se numri i tyre në varret në Shqipëri, është 10 mijë. Si ish-kryetar qeverie dhe ish-ministër i Mbrojtjes, çfarë përbëjnë këto qëndrime?

    -Pandeli Majko: “Deklarimi për çështjen e varrezave të ushtarëve serbë që na paskërkan luftuar për çlirimin e shqiptarëve, më duken thuajse të çmendura. Ose, historia jonë nuk ka ditur t’i shpjegojë (në thonjëza) gjithë këto histori, që po shiten tanimë si histori çlirimtare për shqiptarët nga e ana e ushtarëve serbë ose nuk kemi kuptuar asgjë përsa i përket thelbit të marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët. Besoj se askush nuk mund të harrojë (pavarësisht se ka kaluar shumë kohë), faktet e masakrave të ushtrive serbe dhe malazeze kundër shqiptarëve, të cilat nuk kanë të bëjnë as me pavarësinë e Shqipërisë, nuk kanë pasur të bëjnë as me çlirimin e shqiptarëve, por ato kanë pasur të bëjnë thjesht dhe vetëm me një fakt: Në aneksimin e tokave të shqiptarëve nga ana e serbëve dhe malazezëve. Mendoj që fletë të tilla të zverdhura të historisë nuk është për fajin tonë që i hapim, por janë njerëz të çuditshëm që vijnë si hije dhe fantazma të së kaluarës dhe që kërkojnë të ribëjnë apo të rikthejnë histori, të cilat as nuk mund të rishikohen dhe as që mund të rikthehen. Mendoj që deklarimet e politikanëve, por qoftë edhe të priftërinjve të cilët janë të njohur si kundërshtarë të shqiptarëve se sa përkrahës të tyre, vetëm na bëjnë të kuptojmë faktin se kemi komoshinj, me të cilët duhet t’i kemi nervat prej çeliku dhe në gafa të tilla”.

    Nga Mitropoliti Amfillohije Radoviç ne dëgjuam që një prift serb paskërka ardhur në Shqipëri përpara Luftës së Dytë Botërore dhe ka bërë identifikimin e atyre që i quan “ushtarë serbë të rënë në kohën e pavarësisë së Shqipërisë”. Çfarë janë këta njerëz, priftërinj apo shtetarë, që kërkojnë ushtarë të vrarë kur më shumë se 50 mijë trupa serbe dhe malazeze rrethuan për mbi 6 muaj Shkodrën duke nisur që nga tetori 1912?

    Pandeli Majko: -“Përsëris edhe njëherë: Ushtarët serbë dhe malazezë në territoret shqiptare kanë qenë vetëm për një arsye, e cila nuk ka të bëjë as me pavarësinëe e Shqipërisë, as me ndihmën karshi shqiptarëve, apo çlirimin e tyre nga ushtritë osmane. Ato kanë pasur të bëjnë thjesht dhe vetëm me qëllime të qeverive respektive në emër të të cilave kanë ardhur dhe kanë pasur të bëjnë me zgjerimin e territoreve serbo-malazeze. Dhe, ky është një fakt historik. Mendoj që çdo përpjekje për t’i kthyer ushtarët në territorin shqiptar si çlirimtarë është një përpjekje e pagjetur dhe pa vend. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me respeketin karshi të vdekurve, por ka të bëjë me një çështje për t’i parë gjërat ashtu siç janë. Ata kanë qenë pushtues dhe vetëm kaq”.

    Mitropoliti Radoviç tha gjithashtu se këta ushtarë duhet të kenë një vëmendje për t’u riparuar varrezat nga Shqipëria, pra nga qeveria. Çfarë roli duhet të ketë qeveria cilado qoftë ajo. Ne kemi një përvojë varrezash ushtarësh fqinj…

    Pandeli Majko: -“Mendoj që për momentin ajo që ka të bëjë me marrëdhëniet me palën serbe ka të bëjë në radhë të parë me një element, i cili është evident, që është i qartë dhe i pakontestueshëm. Këtë e kam edhe në konteksin e kërkesave për të ashtuquajturat “varreza të ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë”. Mendoj që ne si shtet shqiptar na takon edhe në bazë të Kushtetutës që të interesohemi dhe të kërkojmë në të gjitha instancat pikërisht deklarimin e qeverisë serbe dhe të çdo fqinji tjetër lidhur për fatin e shqiptarëve të zhdukur në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999”.

    Por ne nuk e kemi bërë këtë…

    Pandeli Majko: - “Kjo heshtje e shqiptarëve, siç duke është keqkuptuar dhe tani ka filluar një histori nervash për të kujtuar jo vetëm ngjarjet e luftës në Ballkan apo të kohës së Luftës së Parë Botërore”.

    Ju përmendët në fillim të bisedës se priftërinjtë kanë qenë kundër shqiptarëve. A mund të përkthehet kjo në këtë rast si urrejtje?

    Pandeli Majko: -“Jo, jo nuk kam këtë mendim, nuk thashë këtë. Por, padyshim feja në Serbi dhe në Mal të Zi ka qenë në një moment dominant për influenca të natyrave të ndryshme, qoftë për ato politike, për interesat e qeverive përkatëse dhe kjo nuk mund të mohohet. Dhe, që priftërinj të veshur me veladonin e priftit janë shprehur qartazi qoftë në Shqipëri, qoftë në Mal të Zi kundër njohjes dhe pavarësisë së Kosovës, madje ngandonjëherë edhe me shprehje të qarta luftënxitëse në rajon. Mendoj se kjo nuk mund të harrohet. Nëqoftëse dikush vjen dhe kujton nën veladonin e priftit faktin se si duhet të mirëmbahen disa varreza, mendoj që mbi të gjitha do të ishte shumë e qartë të flitej për disa varre, të cilat akoma nuk janë zbuluar qoftë në Serbi qoftë në Mal të Zi dhe që kanë të bëjnë me të humburit ende të pagjetur shqiptarë gjatë luftës së Kosovës. Dhe, madje jo vetëm të shqiptarëve, mos harrojmë se Serbia i është përkushtuar të paktën gjatë shekullit të kaluar, flas për vitet ‘90, tri luftërave, njera me Kroacinë, tjetra me Bosnjen dhe e fundit me Kosovën. Mendoj që janë shumë gjëra për t’u rihapur, për t’u riparë, qoftë edhe në frymën e pajtimit dhe mendoj se është ende e çuditshme të shohësh priftërinj me veladonë që bëjnë thirrje për respektimin e të vdekurve të Luftës së Parë Botërore, kur ende nuk kanë kërkuar ndjesë të sinqertë për atë që ka ndodhur në Ksoovë dhe më gjerë”.

    Pyetja ime e fundit lidhet me autoritetin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, që udhëhiqet nga Hirësia e tij, Imzot Anastasi, kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Të Gjithë Shqipërisë. Prifti serb u shoqërua nga At Nikolla Petani i kishës së Shkodrës. A vëreni ndonjë cënim të autoritetit të kishës që drejton Fortlumturia e Tij, Anastasi? Kjo pasi Kisha Serbe i përket një patriarkane tjetër.

    Pandeli Majko: -“Mendoj se ky është një moment protokollar që do të sqarohet hap pas hapi. Nuk dua të shkoj më tej në këtë drejtim. Por, është koha për t’ua bërë të qartë qoftë atyre me veladon, qoftë atyre pa veladon, që askush nuk ka të drejtë të vijë këtu e të kërkojë respekt për ata që kanë ardhur si pushtues në Shqipëri”.

    Iliria News Agency
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    E Sali Gomari E Fute Edhe Popin Ortodoks Serb Ne Shqiperi E Mora Qelbesir E Kombit
    Po Ti Ske Iden Se Kush Jan Ortodokset Serb Priftrinjet Serb Ortodoks Si Ata Grek Kan Nje Qellim Trazira Dhe Luft Ata Mbjellin Urrejtje
    Ja Qeveri E Sali Gomarit I Cili E Dhe Njeher Dewhmon Se Ka Lidhje Miqsore Me Serbin Siq Ishte Rasti Me Serbin Ga Bosnja Nje Mik I Klanit Te Zemunit Ne Serbi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk merr vesh ti ne politik
    Nuk ka shtet ne bot sot qe mund te ja ndaloj nje prifti hyrjen ne nje shtet,sa do qe te jet ai i keq,as kush nuk u morr me te ai ishte dhe iku me bisht nder kemb.
    Ti po tregon vet se qfar gomari je sepse ta quash kryeministrin e nje vendi ku eshte zgjedhur me votat e shqiptarve gomar kjo tregon se qfar gomari je ti,te me fal gomari sepse po e nenqmoj pak.

Tema të Ngjashme

  1. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Uahabizmi i përhapur edhe në Kosovë
    Nga RTP në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 18:08
  4. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike të shqiptarëve
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43
  5. Fushata e zgjedhjeve lokale ne Kosove
    Nga Ari-Intimidator në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 12:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •