Analize Don Kishoti
- Romani Don Kishoti i te madhit Miguel Serantes gjeniut te letersise Spanjolle,qe bashkon ne menyre krejt te natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del ne drite ne periudhen kur romani kalorsiak e kishte humbur plotesisht joshjen dhe vemendjen e lexuesit te kohes.Si nje kundervenie e fuqishme ndaj mentalitetit Spanjoll, mbi romanin kalorsiak,te fryre me figura heronjsh te vendosur ne situate super te mbingarkuara qe levizin ne nje bote mjaft pasionante dhe te mbushur me intriga dhe aventura.
Ky roman ishte:
- Lufte e hapur ndaj erresires obskurantike mesjetare.
- Ironizim i prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqerore dhe historike e Spanjes(per te kthyer mbrapa rroten e histories).
Servantesi zgjedh pikerisht nje hero te tille si Don Kishoti (nje hero grotesk,
kaq komplekse) per ta vendosur perball ngjarjeve dhe situatave te fryra dhe shpesh here absurde per te realizuar dhe permbushur aventura percartse, te cilat e pozicionojne si romanin e pare antiroman ne historine e letersise, kurse Don Kishotin si te parin antihero, megjithate ky roman e vuri Servantesin ne nje radhe me perfaqesuesit e tjere te medhenj te Rilindjes evropiane. Duke filluar nga shekulli XVIII Don Kishoti hyri ne fondin e arte te letersise boterore si nje nga veprat me te persosura te saj.
Kjo lidhej me nentekstin e thelle qe pershkonte krejt vepren.
Tragjedise njerezore te fshehur pas nje komizmi unikal
I frymezuar dhe i dhene totalisht pas romaneve kalorsiake Alonso Kishano, pesedhjetvjecar, duket se perben pjesen kryesore te romanit te mbushur me aventura zbavitese dhe bema qesharake.
I frymezuar nga literature kalorsiake Don Kishoti kaloresi i fytyres se vrerosur vendos te veje ne zbatim idene me te cmendur qe ka filluar ta dominoje, te behet kalores i arratisur per te ndrequr cdo padrejtesi te botes per te fituar nam e fame te perjetshme.Ai fillon te dominohet nga rregullat kalorsiake dhe maje kalit te tij gerdalle, fillon te ndermarre misionenderiduke kryer plot bema.Eshte pikerisht kjo figure heroikee gllaberuar nga etja per aventure ,e pare ne te gjithe kompleksitetin e saj ,qe e ben lexuesin, ta pozicionoje Don Kishotin heroin e vepressi qesharak dhe te cekuilibruar, por njekohesisht ne mund ta analizojme kete figure edhe ne nje plan tjeter, ku autori ka vendosur ne qenien e ketij personazhi pikerisht ne momentet e kthjelltesise mendore,tiparet e nje heroi magjepes ,me gjykim te sakte, shpirtmadhesi te admirueshme.
Pra jane te dyja keto ane te karakterit te kesaj figure qe mban boshtin kryesor te vepres ,te cilat e bejne romanin te analizueshem ne dy plane :
1-Ne planin ku tregohen aventurat absurde te heroit .( rrefimi per aventurat zbavitese dhe bema)
2-Ne thellesine e te konceptuarit te gjerave, duke shkuar deri tek kerkesat per te arritur idealen, te verteten, drejtesine qe jo pa qellim Servantesi ia ka ngarkuar heroit te vetmuar per ti realizuar me cdo kusht ne te gjitha situatat.
Ne kete roman Servantesi me nje nderthurje te perkryer te komikes me tragjiken ne menyren e konceptimit te personazheve, jo thjesht vuri ne loje romanet kalorsiake por goditi fuqishem idene dhe prirjen e kalorsise si dukuri shoqerore dhe historike e prapambetur, e cila dominoi shoqerine njerezore te kesaj periudhe duke e cuar ne nje regres .Ndaj problematika e ngritur dhe e zgjidhur sipas nje menyre mjaft unikale nga Servantesi eshte me karakter te pergjithshem njerezor.
Romani pershkruhet nga nje fryme e thelle popullore.
-Romani Don Kishoti,tregon se komikja ne letersi tregon nje menyre komunikimi teper te efektshme,me kusht qe ajo te realizohet me forma te pershtatshme.Ne teresine e romanit forma kryesore e komikes eshte kontrasti,q eve ne dukje mospajtimin mes qellimit dhe mjetit,mes veprimit dhe pasojes. Don Kishoti ka qellime fisnike por perdor mjete te papershtatshme,kerkon te realizoje gjera te medha ,por arrin rezultate krejt te kunderta.
-Format e komikes te perdorura prej Servantesit ,jane format e quajtura egzagjeruese,si p.sh.
-hiperbola kur flet per viganet;
-karikature kur pershkruhet helmeta;
-grotesk kur imagjinohet Dylqinja;
-Servantesi perdor format imituese dhe perseritese.Nese Don Kishoti eshte qesharak dhe per tu meshiruar ,vjen nga fakti se ai imiton tjeterkend dhe tjetergje nga ceshte vete .Qe ne paragrafin e pare krijojme nje ide qesharake per te kur lexojme se hiqet si kalores ,por ndryshe nga kaloresit e vertete ka nje kal thatanik ,mburoje te ndryshkur,langoj te zgjebosur. Njekohesisht elemente te ushqimit, veshjes,arsyetimit ,tregojne fare mire komizmin qe buron nga perseritja,sin e rastin per here te dyte te helmetes.Komizmi i perseritjes na shoqeron gjate tere romanit ,ku shohim se Don Kishoti kembengul net e veten dhe perserit per te saten here veprime qe bien ndesh me logjiken me te thjeshte.
-Perdorimi i formave gjuhesore te komikes,sic jane manierizmi dhe komizmi.
Manierizmi shfaqet si artificialitet net e shprehur dhe si mungese natyrshmerie p.sh.shprehjet me te cilat ai mendon ti drejtohet Dylqinjes se Tobozes
Anakronizmi ka te beje me fjale te vjeteruara te dala nga perdorimi,cka i pershtatet me se miri personazhit tone qe orvatet te ringjalle te vjetren.
Analiza psikologjike e personazheve.
E pare ne planin psikologjik figura si qe Don Kishoti dhe Sanco Panco jane dhene si natyra te ndryshme njerezish:
- Don Kishoti, enderrimtar i ekzaltuar dhe ekspresiv,perfaqesues i mentalitetit te vjeter konservator,te shtresave te pasura sunduese.Ai interpreton realitetin nisur nga menyra si paraqitet ky realitet ne romanet kalorsiake , pra ai perdor kodin letrar per te deshifruar boten reale .Edhe kur realiteti e perplas ne toke ai beson ate qe do ai te besoje dhe jo te verteten qe i shkakton dhimbja . Ne figuren e Don Kishotit perfaqesohet tere ajo gjenerate lexuesish qe vendosin marrdhenie shpirterore me ate qe lexojne, duke besuar gjithcka pa kurfare fryme kritike. Ai merr persiper te provoje ne realitet vleren e leximeve te tij. Pra ne te tere formimin e tij filozofik ai seshte tjeter vecse nje peshtjellim anakronik. Megjithate Don Kishoti priret nga deshira fisnike per tu bere mire njerezve.Kerkon ti imponoje shoqerise se rregulluar keq idealin e tij te dashurise, te nderit te drejtesise te virtytit njerezor. Lirine ai e quan gjene me te shtrenjte ne jete.
Kontrastet me te cilat jepet formimi filozofik i ketij personazhi na lejojne ta quajme nje figure tragjikomike.
Don Kishoti figure tragjikomike
tragjizmi
-priret nga deshira per te kryer heroizma
- ndjenja humane per te bere mire
-synon nga e verteta dhe drejtesia
komizmi
-Kontradita ndermjet fjaleve te mencura dhe veprimeve prej te rrjedhuri
-ron me iluzione dhe endrra
-perfaqesues iI feudalizmit qe kerkon te ktheje rroten e historise mbrapa
-Sanco Panco praktik,perfaqesues dhe shprehes i vetedijes se kthjellet, te mendjes se arsyeshme por te ndrydhur nga sistemi shoqeror shtypes. Sanco Panco eshte menduar ne roman si shtojce e Don Kishotit.Ai ndryshon nga zoteria e tij sepse perfaqeson shpirtin praktik te fshatarit dhe nje mencuri popullore te lindur.
-duket si shtojce e Don Kishotit
-ka iluzione si i zoti
-i shkon prapa per te realizuar interesin
-ka nuhatje instiktive
-perfaqesues i mentalitetit te ngushte fshatar
Ne marrdheniet me njeri tjetrin dhe me mjedisin ata kane mundesi te ndryshojne.Don Kishoti e kupton se endrra e tij eshte vec nje iluzion dhe iken thellesisht i zhgenjyer nga kjo bote, ndersa Sanco Panco heq dore nga qellimet e perfitimit dhe i qendron deri ne fund zoterise se tij duke shfaqur shenja te idealizmit te tij.
Dyshja Don Kishot Sanco Panca jane plotesim
njeri-tjetrit
-Te dy enderrojne me sy hapur
-Te dy jane anakronik dhe qesharak.
Per te plotesuar sa me mire tablone pasqyruese te ketij realiteti anakronik Servantesi ka vendosur ne roman edhe figura te tjera si p.sh Dylqinja e Tobozes apo kali i vet Rosinanti
Don Kishoti pagezoi kalin me emrin Rosinant, ne mendesine e vet anakronike emir i kalit perfaqesonte nje shkelqim vleredhenes per vete figuren e heroitdhe vete por nese fillojme ta analizojme , emri Rosinant perben nje aliteracion te tille ku perdorimi i shkronjave r,s,n, t te parapergatisin per epitetin gerdalle qe e meriton plotesisht pamja e raskapitur e shoqeruesit te kaloresit.
Dylqinja e Toneobozes-eshte fantazia dhe hiperbolizimi i Don Kishotit per figuren e femres se enderuar ,edhe nje here te kjo figure e rendomte tregohet kontrasti ndermjet reales (fshtarja e rendomte tipike) dhe zonjes rezatuese te romaneve kalorsiake.
KOMENT
Ne qoftese do te komentojme te dyja pjeset e zgjedhura ne tekst do te mbeshtetemi pikerisht tek analiza qe i beme romanit si dhe figurave.
Duke filluar me pjesen e pare Sojliu i Mancesne mund te themi se qysh ne paragrafet e pare vihet re prezantimi i figures kryesore te romanit dhe njekohesisht prezantohet gjithe mendesia e ambientit shoqeror ne te cilen do te udhetoje heroi yne.Menyra e perceptimit te realitetit nga ana e heroit tone i cili ka nje varesi te tmershme nga leximi i romaneve kalorsiake.Perceptimi i realitetit apo i gjithckaje reale,itransformohet ne mendesine hiperkalorsiake te heroit toneduke krijuar nje shembellim te shformuar te ketij realiteti dhe kjo ndodh deri ne detajet me te imta te jetes se perditshme.
Mos ikni frikacake ..
Nepermjet groteskes shpesh here duket sikur krijimi i figures se D.K.eshte nje menyre qe vet autori te shpreh qendrimin e tij mbi fenomenet negative te kohes .Viganet kunder te cileve luftonte D.K. nuk jane gje tjeter vecse hiperbolizimi i antikapeve shoqerore te cilat eshte e pamundur te luftohen nga nje njeri vetem , pasi jane te perhapura ne kohe hapesire dhe ne vete mendesine e shoqerise se kohes. Personifikimi apo shnderimi tyre ne objekte konkrete seshte vecse aspirate e tij per ti rregulluar me nje te rene te shpates,sepse eshte shume e lehte te perballesh vetem me nje vigan sado forte qofte ai ,sesa me qindra mijra apo miliona xhuxhe ,lilipute te fshehur ne mendesine e njerezve.
Donkishotizmi
Dukuri shterpe e panevojshme
Nuk njeh ligjesite e verteta te jetes
Nuk di te vendose ekuilibrin ndermjet te shkuares dhe te sotmes
Aventurizem qesharak
Ruaj Lidhjet