Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-09-2008
    Postime
    1

    Miguel de Cervantes (Servantes)

    Analize “Don Kishoti”


    - Romani “Don Kishoti” i te madhit Miguel Serantes gjeniut te letersise Spanjolle,qe bashkon ne menyre krejt te natyrshme prirjen fantastike me shpirtin realist, del ne drite ne periudhen kur romani kalorsiak e kishte humbur plotesisht joshjen dhe vemendjen e lexuesit te kohes.Si nje kundervenie e fuqishme ndaj mentalitetit Spanjoll, mbi romanin kalorsiak,te fryre me figura heronjsh te vendosur ne situate super te mbingarkuara qe levizin ne nje bote mjaft pasionante dhe te mbushur me intriga dhe aventura.
    Ky roman ishte:
    - Lufte e hapur ndaj erresires obskurantike mesjetare.
    - Ironizim i prirjeve kalorsiake, si dukuri shoqerore dhe historike e Spanjes(per te kthyer mbrapa rroten e histories).

    Servantesi zgjedh pikerisht nje “hero “ te tille si Don Kishoti (nje hero grotesk,
    kaq komplekse) per ta vendosur perball ngjarjeve dhe situatave te fryra dhe shpesh here absurde per te realizuar dhe permbushur aventura percartse, te cilat e pozicionojne si romanin e pare antiroman ne historine e letersise, kurse Don Kishotin si te parin antihero, megjithate ky roman e vuri Servantesin ne nje radhe me perfaqesuesit e tjere te medhenj te Rilindjes evropiane. Duke filluar nga shekulli XVIII Don Kishoti hyri ne fondin e arte te letersise boterore si nje nga veprat me te persosura te saj.
    Kjo lidhej me nentekstin e thelle qe pershkonte krejt vepren.
    “Tragjedise njerezore te fshehur pas nje komizmi unikal”

    I frymezuar dhe i dhene totalisht pas romaneve kalorsiake Alonso Kishano, pesedhjetvjecar, duket se perben pjesen kryesore te romanit te mbushur me aventura zbavitese dhe bema qesharake.
    I frymezuar nga literature kalorsiake Don Kishoti “kaloresi i fytyres se vrerosur” vendos te veje ne zbatim idene me te cmendur qe ka filluar ta dominoje, te behet kalores i arratisur per te ndrequr c’do padrejtesi te botes per te fituar “nam” e fame te perjetshme.Ai fillon te dominohet nga rregullat kalorsiake dhe maje kalit te tij gerdalle, fillon te ndermarre misione”nderi”duke kryer plot “bema”.Eshte pikerisht kjo figure “heroike”e gllaberuar nga etja per aventure ,e pare ne te gjithe kompleksitetin e saj ,qe e ben lexuesin, ta pozicionoje Don Kishotin “heroin e vepres”si qesharak dhe te cekuilibruar, por njekohesisht ne mund ta analizojme kete figure edhe ne nje plan tjeter, ku autori ka vendosur ne qenien e ketij personazhi pikerisht ne momentet e kthjelltesise mendore,tiparet e nje heroi magjepes ,me gjykim te sakte, shpirtmadhesi te admirueshme.
    Pra jane te dyja keto ane te karakterit te kesaj figure qe mban boshtin kryesor te vepres ,te cilat e bejne romanin te analizueshem ne dy plane :
    1-Ne planin ku tregohen aventurat absurde te heroit .( rrefimi per aventurat zbavitese dhe bema)
    2-Ne thellesine e te konceptuarit te gjerave, duke shkuar deri tek kerkesat per te arritur idealen, te verteten, drejtesine qe jo pa qellim Servantesi ia ka ngarkuar heroit te vetmuar per ti realizuar me cdo kusht ne te gjitha situatat.
    Ne kete roman Servantesi me nje nderthurje te perkryer te komikes me tragjiken ne menyren e konceptimit te personazheve, jo thjesht vuri ne loje romanet kalorsiake por goditi fuqishem idene dhe prirjen e kalorsise si dukuri shoqerore dhe historike e prapambetur, e cila dominoi shoqerine njerezore te kesaj periudhe duke e cuar ne nje regres .Ndaj problematika e ngritur dhe e zgjidhur sipas nje menyre mjaft unikale nga Servantesi eshte me karakter te pergjithshem njerezor.
    Romani pershkruhet nga nje fryme e thelle popullore.
    -Romani Don Kishoti,tregon se komikja ne letersi tregon nje menyre komunikimi teper te efektshme,me kusht qe ajo te realizohet me forma te pershtatshme.Ne teresine e romanit forma kryesore e komikes eshte kontrasti,q eve ne dukje mospajtimin mes qellimit dhe mjetit,mes veprimit dhe pasojes. Don Kishoti ka qellime fisnike por perdor mjete te papershtatshme,kerkon te realizoje gjera te medha ,por arrin rezultate krejt te kunderta.
    -Format e komikes te perdorura prej Servantesit ,jane format e quajtura egzagjeruese,si p.sh.
    -hiperbola kur flet per viganet;
    -karikature kur pershkruhet helmeta;
    -grotesk kur imagjinohet Dylqinja;
    -Servantesi perdor format imituese dhe perseritese.Nese Don Kishoti eshte qesharak dhe per tu meshiruar ,vjen nga fakti se ai imiton tjeterkend dhe tjetergje nga ceshte vete .Qe ne paragrafin e pare krijojme nje ide qesharake per te kur lexojme se hiqet si kalores ,por ndryshe nga kaloresit e vertete ka nje kal thatanik ,mburoje te ndryshkur,langoj te zgjebosur. Njekohesisht elemente te ushqimit, veshjes,arsyetimit ,tregojne fare mire komizmin qe buron nga perseritja,sin e rastin per here te dyte te helmetes.Komizmi i perseritjes na shoqeron gjate tere romanit ,ku shohim se Don Kishoti kembengul net e veten dhe perserit per te saten here veprime qe bien ndesh me logjiken me te thjeshte.
    -Perdorimi i formave gjuhesore te komikes,sic jane manierizmi dhe komizmi.
    Manierizmi shfaqet si artificialitet net e shprehur dhe si mungese natyrshmerie p.sh.shprehjet me te cilat ai mendon ti drejtohet Dylqinjes se Tobozes
    Anakronizmi ka te beje me fjale te vjeteruara te dala nga perdorimi,cka i pershtatet me se miri personazhit tone qe orvatet te ringjalle te vjetren.

    Analiza psikologjike e personazheve.

    E pare ne planin psikologjik figura si qe Don Kishoti dhe Sanco Panco jane dhene si natyra te ndryshme njerezish:
    - Don Kishoti, enderrimtar i ekzaltuar dhe ekspresiv,perfaqesues i mentalitetit te vjeter konservator,te shtresave te pasura sunduese.Ai interpreton realitetin nisur nga menyra si paraqitet ky realitet ne romanet kalorsiake , pra ai perdor kodin letrar per te deshifruar boten reale .Edhe kur realiteti e perplas ne toke ai beson ate qe do ai te besoje dhe jo te verteten qe i shkakton dhimbja . Ne figuren e Don Kishotit perfaqesohet tere ajo gjenerate lexuesish qe vendosin marrdhenie shpirterore me ate qe lexojne, duke besuar gjithcka pa kurfare fryme kritike. Ai merr persiper te provoje ne realitet vleren e leximeve te tij. Pra ne te tere formimin e tij filozofik ai s’eshte tjeter vecse nje peshtjellim anakronik. Megjithate Don Kishoti priret nga deshira fisnike per t’u bere mire njerezve.Kerkon ti imponoje shoqerise se rregulluar keq idealin e tij te dashurise, te nderit te drejtesise te virtytit njerezor. Lirine ai e quan gjene me te shtrenjte ne jete.
    Kontrastet me te cilat jepet formimi filozofik i ketij personazhi na lejojne ta quajme nje figure tragjikomike.

    Don Kishoti figure tragjikomike
    tragjizmi
    -priret nga deshira per te kryer heroizma
    - ndjenja humane per te bere mire
    -synon nga e verteta dhe drejtesia
    komizmi
    -Kontradita ndermjet fjaleve te mencura dhe veprimeve prej te rrjedhuri
    -ron me iluzione dhe endrra
    -perfaqesues iI feudalizmit qe kerkon te ktheje rroten e historise mbrapa

    -Sanco Panco praktik,perfaqesues dhe shprehes i vetedijes se kthjellet, te mendjes se arsyeshme por te ndrydhur nga sistemi shoqeror shtypes. Sanco Panco eshte menduar ne roman si shtojce e Don Kishotit.Ai ndryshon nga zoteria e tij sepse perfaqeson shpirtin praktik te fshatarit dhe nje mencuri popullore te lindur.
    -duket si shtojce e Don Kishotit
    -ka iluzione si i zoti
    -i shkon prapa per te realizuar interesin
    -ka nuhatje instiktive
    -perfaqesues i mentalitetit te ngushte fshatar

    Ne marrdheniet me njeri tjetrin dhe me mjedisin ata kane mundesi te ndryshojne.Don Kishoti e kupton se endrra e tij eshte vec nje iluzion dhe iken thellesisht i zhgenjyer nga kjo bote, ndersa Sanco Panco heq dore nga qellimet e perfitimit dhe i qendron deri ne fund zoterise se tij duke shfaqur shenja te idealizmit te tij.
    Dyshja Don Kishot – Sanco Panca – jane plotesim
    njeri-tjetrit
    -Te dy enderrojne me sy hapur
    -Te dy jane anakronik dhe qesharak.


    Per te plotesuar sa me mire tablone pasqyruese te ketij realiteti anakronik Servantesi ka vendosur ne roman edhe figura te tjera si p.sh Dylqinja e Tobozes apo kali i vet Rosinanti
    Don Kishoti pagezoi kalin me emrin Rosinant, ne mendesine e vet anakronike emir i kalit perfaqesonte nje shkelqim vleredhenes per vete figuren e “heroitdhe vete” por nese fillojme ta analizojme , emri Rosinant perben nje aliteracion te tille ku perdorimi i shkronjave r,s,n, t te parapergatisin per epitetin gerdalle qe e meriton plotesisht pamja e raskapitur e shoqeruesit te kaloresit.
    Dylqinja e Toneobozes-eshte fantazia dhe hiperbolizimi i Don Kishotit per figuren e femres se enderuar ,edhe nje here te kjo figure e rendomte tregohet kontrasti ndermjet reales (fshtarja e rendomte tipike) dhe zonjes rezatuese te romaneve kalorsiake.

    KOMENT
    Ne qoftese do te komentojme te dyja pjeset e zgjedhura ne tekst do te mbeshtetemi pikerisht tek analiza qe i beme romanit si dhe figurave.
    Duke filluar me pjesen e pare “Sojliu i Mances”ne mund te themi se qysh ne paragrafet e pare vihet re prezantimi i figures kryesore te romanit dhe njekohesisht prezantohet gjithe mendesia e ambientit shoqeror ne te cilen do te udhetoje heroi yne.Menyra e perceptimit te realitetit nga ana e heroit tone i cili ka nje varesi te tmershme nga leximi i romaneve kalorsiake.Perceptimi i realitetit apo i gjithckaje reale,itransformohet ne mendesine hiperkalorsiake te “heroit tone”duke krijuar nje shembellim te shformuar te ketij realiteti dhe kjo ndodh deri ne detajet me te imta te jetes se perditshme.
    “Mos ikni frikacake…..
    Nepermjet groteskes shpesh here duket sikur krijimi i figures se D.K.eshte nje menyre qe vet autori te shpreh qendrimin e tij mbi fenomenet negative te kohes .Viganet kunder te cileve luftonte D.K. nuk jane gje tjeter vecse hiperbolizimi i antikapeve shoqerore te cilat eshte e pamundur te luftohen nga nje njeri vetem , pasi jane te perhapura ne kohe hapesire dhe ne vete mendesine e shoqerise se kohes. Personifikimi apo shnderimi tyre ne objekte konkrete s’eshte vecse aspirate e tij per ti rregulluar me nje te rene te shpates,sepse eshte shume e lehte te perballesh vetem me nje vigan sado forte qofte ai ,sesa me qindra mijra apo miliona xhuxhe ,lilipute te fshehur ne mendesine e njerezve.

    Donkishotizmi
    • Dukuri shterpe e panevojshme
    • Nuk njeh ligjesite e verteta te jetes
    • Nuk di te vendose ekuilibrin ndermjet te shkuares dhe te sotmes
    • Aventurizem qesharak

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2007
    Postime
    15
    faleminderit per postimin ,a mund ta di nga e ke marre?

  3. #3

    MIGEL De SERVANTES SAAVEDRA

    (1547- 1616)

    Shqipėroi: Fan S. Noli

    (NGA "DON KISHOTI I MANĒĖS", vėllimi I)

    MALE, PYJE PLOT ME FLETĖ

    Male, pyje plot me fletė
    Tė mbėdhenj e tė pėrpjetė,
    pa pushoni e mė dėgjoni,
    ejani mė ngushėlloni,
    pėr hatanė, pėr belanė,
    pėr qederin, pėr sevdanė,
    qė mė shthuri anembanė,
    kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    pėr largimin nga Dylqinja
    e Tobozės.

    Te ky vend mė solli fati,
    fat' i zi e taksirati,
    se si unė s'ka ashik,
    dhe si unė s'ka besnik,
    dhe kėshtu mė mori djalli,
    mė svarnis pėr kapistalli,
    pra nga halli e nga malli
    kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    pėr largimin nga Dylqinja
    e Tobozės.

    Duke ndjekur aventyra,
    te ky mal i shkretė hyra,
    por mė ndje’k nga pas sevdaja
    mė qėllon, mė ndjek murtaja
    me shigjetėn e helmuar
    dhe jam djegur, pėrvėluar,
    dhe kėshtu i dėshpėruar,
    kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    pėr largimin nga Dylqinja
    e Tobozės.

    KĖTU DERGJET DON KISHOTI

    Kėtu dergjet Don Kishoti:
    Ish i fort' e ish i zoti,
    botėn prapa desh ta kthente
    dhe me ushtėn t’a mbėrthente.

    Kėtu brenda fle Dylqinja:
    se ē’kėndonte si mėllinja!
    Ish e kolme, rrumbullake,
    faqe-kuqe, pupulake.

    Kėtu dergjet Sanēo Panēa:
    si ai s'ka parė Manēa!
    E kish barkun sa njė kosh,
    e kish kokėn fare bosh.

    Kėtu dergjet Rosinanti:
    ishte mė interesanti
    nga ēdo kalė qė kulloti
    barin qė ka bėrė Zoti.

    KĖTU PREHET NJĖ BARI

    Kėtu prehet njė bari,
    Qė na shtiu dashuri
    Mbi njė egėrsirė mali,
    Dhe kėshtu na humbi djali.

    Zemra seē iu pėrvėlua,
    Q’e pėrbuzi ajo grua,
    Dhe u-doq ky trim i ri
    Nga e flakta dashuri.

    AH! DASHURIA S’PASKA HIĒ MĖSHIRĖ

    Ah! Dashuria s’paska hiē mėshirė,
    Se mė ka shembur e mė ka pėrpirė,
    Se unė asnjė tė keqe s’i kam bėrė,
    Qė ma ka prerė shpresėn me gėrshėrė.

    Po, perėndi, kur qenka Dashuria,
    Ahere siē na thotė Dituria,
    Se merr kalemi qė tė na mundonjė
    Dhe shpirt e zėmėr tė na pėrvėlojė.

    S’them dot se fajin ma ke ti moj Fillė;
    Nga mjalta jote s’del njė helm i tillė,
    Dhe kurrė s’them se vjen nga perėndia.

    Ahere vdes, kėshtu e zgjidh problemin,
    Se ndryshe s’kam sesi t’ia gjej melhemin
    Lėngatės qė s’i dihet katandia!

    JAM MARINAR I DASHURISĖ

    Jam marinar i dashurisė
    Dhe nė furtun’ e n’oqean
    Plevas pa shpres’ e midis zisė,
    Se nukė shoh asnjė liman.

    Si prijės kam njė yll tė zjarrtė,
    Qė pėr sė largu e shikonj,
    Nga Palinuri* ndrit mė kjartė,
    Atė pasonj, atė vazhdonj.

    Po nukė di se ku mė shpie,
    Sillem vėrdall’ aty-kėtu.
    Dhe here’ hipėnj, herė bie,
    Si pas tallazit kuturu.

    Kur yllin m’a mbulojnė retė
    Dhe nėpėr qjell s’e shoh gjėkund,
    Humbas torruan nė det tė shkretė
    Dhe frika zėmrėn m’a lėkunt.

    O yll i ndriēim, kij mėshirė,
    Dil prap’ e ndrit-mė, se tė pres;
    Nė perėndofsh njė her’ e mirė,
    Ahere di-e se po vdes.

    ----------------------------
    *Palinuri (mit) - nostromi i anijeve me tė cilat Eneu me shokė erdhi nga Troja nė Itali.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2015
    Postime
    27

    Pėr: MIGEL De SERVANTES SAAVEDRA

    Nga libri KOHA E SHEGES te Naim dhe Sami Flamuri

    Na vjen keq qė bota e mohon njė tė drejtė historike, atė se si ndodhi qė Servantesi erdhi, apo mbėrriti apo jetoi nė Ulqin, nė vendin qė nė hartat e vjetra shkruhej DULCIGNO gia deto ULCINIO citta antique nel confine dela DALMATIA… (“Dulkinjo, qė i thonė Ulkinijo, qytet i lashtė nė kufi me Dalmatin…”).
    Historia qė ne dimė ėshtė kjo qė po rrėfejmė shkurtimisht. Servantesi kapet rob dhe shitet pikėrisht nė Ulqin. Faktet qė tregojnė kėtė janė tė shumtė fillojnė me kėtė ndodhi.
    Nė vitin e Zotit, Anno Domini oct., tetor 1571 pas Krishtit, pas betejės sė madhe tė Mesdheut, ajo qė njihet nga tė gjithė si beteja e Lepantos apo e Lepantit nė Greqi, betejė qė u krye mes aleancės sė krishterė dhe Perandorisė Osmane. Nga nėnēmimi, shpėrfillja, siē thihet, por edhe nga mungesa e trupave tė mjaftueshme ushtarake, turqit pėsuan humbje tė rendė. Ata humbėn jo vetėm luftėn, por edhe besimin se mund tė ishin sėrish sundues dhe tė kishin pėrparėsinė nė det. Gjenerali kryesor i forcave otomane ishte Ali Pasha, qė humbi jetėn, po bashkė me tė ishte e dhe njė tjetėr emėr i rėndėsishėm pėr ne, zėvendėsregjenti i Algjerit dhe admirali i njohur i sulltanit, Uluē (xh) Alush Alia, i pajisur dhe komandant i 230 galerave (velanije-karavela). Nė krahun tjetėr luftues ishte Miguel de Cervantes, qė mori pjesė si ushtar dhe dėmtoi krahun e majtė nė betejė. Fati do i takojė e do i bėjė bashkė kėta dy njerėz, po bashkė, veēse nė tė tjera rrethana (hamendėsojmė se OCCHI ALI e zuri rob, pėrndryshe Servantesi nuk kishte arėsye ta pėrmendte nė librin e tij tė kujtimeve). Po atė vit Perandoria Otomane e merr Dolcignon (Dulkinin), pas njė sundimi prej 150 vjet nga ana Venedikut. Kush tjetėr pėrveē se i mirėnjohuri Prijės i Lepantos, Uluxh Alia, do tė kishte me meritė nderin qė tė merrte nėn komandė Ulqinin? Kujtojmė se pas betejės ai kishte marrė nga sulltani titullin “Kiliē” (Shpata e Perandorisė) dhe ai me gjithė detarėt, familjet e tyre dhe velierat e famshme me shumė rremaxhi, mbėrritėn dhe e gjetėn mė nė fund Ulqinin, kėtė qytet tė mrekullueshėm. Kėtu gjejmė edhe datėn historike tė ardhjes turke nė Dulcino. Pra, jo mė 1571, se nuk qėndron fakti, sepse dėshmia ėshtė e gdhendur nė hyrje tė kalasė nė gjuhėn osmanishte e me harfa arabe. Data qė mban vitin 1567, ėshtė skalitur me numra romakė. M.D.LXVII, pra katėr vjet para datės qė pėrdorin sot historianėt pėr ardhjen e osmanėve nė Ulqin. Miku ynė i dashur Gazmend Ēitaku hamendėsonte dhe kjo na shtyri ta kėqyrim mė mirė dhe ta shqyrtojmė kėtė fakt. Dhe ajo fillon e mbaron me vetė veprėn qė ėshtė fakti parėsor. Kėtu hamendėsimet tona e tė gjithkujt mbarojnė. Duan apo s’duan dashakeqėt apo dashamirėt, e vėrteta qėndron mbi ne dhe pikėrisht nė fjalėt e shkruara nė veprėn e Servantesit… Po dikujt Zoti ia jep, dikujt ia merr… Pas shqipes qė flasim dhe e kemi gjuhėn tonė, ne binjakėt kemi anglishten si gjuhė dytėsore. Pasi u morėm tė dhėna dhe mė pas u bindėm me fakte se Dulcini (Ulqini) u dorėzua mė 1567-n, tani kthehemi dhe lexojmė nė anglisht pėrkthimin e “Don Kishotit”, pėrkthim ky i shekullit XVIII, kyer nga Peter A. Mottex, qė mbahet si mė i afėrti dhe mė i miri me frymėn e spanjishtes tė shkrimtarit, Miguelit vetė… Ne kėtu gjejmė shkoqur dėshminė fjalė pėr fjalė, qė ėshtė vėrtet rrėqethėse, ku vetė pena e Servantesit nė faqen 274 Don Quixote, shfajėsohet pėr atė qė do tė pėrjetojė ditėn e betejės sė madhe tė Lepantit fituar nga pala kristiane… Ne do t’ju sjellim vetėm kuptimin e pėrmbajtjes shqip, ku ndėrmjet tė tjerash nė faqen 274 thotė: “Ditėn e fitores mė tė madhe, asaj tė Lepantos, unė isha padenjėsisht kapedan i kėmbėsorisė; dhe atė ditė u mposhtė primati i osmanlinjve, qė do kurorėzonte lavdinė mė tė madhe pėr tė gjithė tė krishterėt. Por pėr mua ajo ditė doli fatkeqe, se mua atė ditė tė lume mė kapėn… Po, atė ditė u zura skllav (rob, jesir) dhe m’i futėn hallkat e rėnda tė hekurit nė kėmbė dhe prangat nė duar… Isha rob i tė famshmit vali tė Algjerit, pirat trim e burrė, pasi ai sulmoi dhe plagosi rėndė galėn-anijen e Gjon Andrea Dorias…” Pėr tė qenė mė tė besueshėm, po e sjellim dhe anglisht:

    WORDSWORTH CLASSICS 1993 – In short, I was at that great action of the battle of Lepanto, being a captain of foot, to wich post my good furtune, more than my desert, had now advanced me; and that day,which was so happy to all Christeendom(because the world was then disabused of the error they had entertained, that the Turk was invincible at sea); that day I say, in wich the pride of Ottomans was first broke, and wich was so happy to all Christians, even to those who died in the fight, who were more so than those who remained alive and conqueros, I ALONE WAS THE UNHAPPY MAN; SINCE INSTEAD OF NAVAL CROWN, WHICH I MIGHT HAVE HOPED FOR IN THE TIME OF ROMANS, I FOUND MYSELF THAT VERY NIGHT A SLAVE, WITH IRONS ON MY FEET, AND MANACLES ON MY HANDS. THE THING HAPPENED THUS: VEHALI KING OF ALGIRES, A BRAVE AND BOLD PIRATE, HAVING BOARDED AND TAKEN CAPITANIA OF MALTA, IN WHICH ONLY THREE KNIGHTS WERE LEFT ALIVE, AND THOSE DESPERERATLY WOUNDED, THE GALLEY OF JOHN ANDREA DORIA…
    Meqė jemi te njerėzit qė rastėsia e fatit nėnvizojmė pėrjetėsisht qė asgjė nuk ėshtė e kotė apo e rastit, ashtu dihet botėrisht, meqė Ulqini ishte vendbanim i piratėve dhe shesh i njohur i skllevėrve tė Perandorisė Osmane ndodhej nė Ulcini… Kėshtu, pas betejės sė Lepantit, njeriu qė e zuri rob Servantesin e ngratė nė udhėtimin pėr nė Spanjė ishte nė librin e DON KISHOTIT i shkruar pirati me famė Arnaut Māmia/ARNAVUT DELI MEMI-(turqisht). Nė tė gjitha kėrkimet historike kėtij njeriu i takoi fama, pra Arnaut Māmi (nė gjuhėn turke arnaut do tė thotė “shqiptar” dhe siē ad leteram na rrėfen SAAVEDRA nė EL INGENIOSO HIDALGO DON QUIJOTE – nė pėrkthim fjalė pėr fjalė shqip do tė thotė: ZEMERK’THIELLTĖ – THJESH I ARRATISURI DON KISHOT”, faqja 347, pėrkthim i Fan Nolit, “…kur shkoi Migueli rob tek kopshti i Z(s)urasė tė merrte ca zarzavate, gjeti tė zotin, babanė e saj, qė fliste njė gjuhė qė nuk ishte as arabishte, as spanjolle, as e ndonjė kombi tjetėr, por njė ēervesh gjuhė, prej tė gjitha bashkė. I tregon se ėshtė skllavi i Arnaut Mamit. Ajo (Zuraja/ZORIADA), pra vijojmė me librin “Don Kishoti”, pėrfitoi nga rasti dhe e pyeti nė gjuhėn e pėrzier… po, tė dashur lexues, e qėlluat. Po kjo “gjuhė e pėrzier” ėshtė ulqinakēja, pra shqipja e sotshme. Njėmend ėshtė pėrzierje turlifarshe, ende (ala, akoma) edhe sot gėrshetohen arabishtja, turqishtja, sllavishtja, italishtja dhe greqiashtja; Zoriada nė vepėr ėshtė njė muhamedane qė dashuron krishterimin apo Zonjėn e papėrlyer Shėn Mrinė -Mejremen, LELA MERIEN, ajo mundėson ikjen e tij. Nė faqen 294 tė librit pėrmendet dhe kepi i RUMIS – RUMIA, shqeto e shkruar pa ndryshim me sot, qė gjendet nė afėrsi tė Ulqinit, 10 milje detare. Atėherė, si ka mundėsi qė Zoriada tė ketė krishterimin nė Algjer(!!!) kur Ulqini ka traditen, se aty pari u dorėzua nga tė krishterėt venedikasit, andaj dhe Zoriada, ulqinakja, e shpėton tė dashurin the shkruhen fjalėt e saj duke qarė: Amexi Christiano, Amexi (“Ik, nxi, o yshten, ik n’nxi” – deshifrimin qė vjen mbas 5 shekujsh. Harresė dhe moskujdesje “apet” nė roman!…Tutje vijonė parathėnia e librit “Don Kishoti”. Thuhet se Servantesin e ēuan diku nė kėshtjellė, burgim shtėpiak nė Algjer. Vallė si ka mundėsi!? Diku nė Algjer, kur algjerianet me kryekapedanin e tyre ishin tė stacionuar nė ULQ(k)IN qysh nga viti 1567, edhe sikur qė nga Napoli u zu nga tri anije pirate pranė deltės sė Rodanos; kapidani ulqinak ARNAUT MĀMI e solli po nė ēerdhen e tyre strehuese, nė Ulqinin e ULUĒ ALIS, ku shitet si skllav dhe mbahet 5 vjet. Supozime me ndėrthurje historike. Pėr sa mė sipėr, nga pena e vetė SAVEDRES mėsojmė se Uluē Reizi e zuri rob qė nga Lepanto… Po valiu nuk ishte algjerian, por kalabrez nga La Castella, i lindur nė vitin 1519, me emrin Giovanni Dionigi apo Luka Galeni, njė peshkatar i varfėr i krishter, qė rrėmbehet nga piratėt e famshėm tė Hajeredin Barbarosės apo “Mjekėrkuqit”, siē njihet, dhe vihet nėn shėrbim tė kusarit tė njohur Draguti, duke shkėlqyer si prijės, prej nga mori nofkėn “Ujk i Detit”. Mė vonė ai vihet nė shėrbim tė turqve dhe pushtoi Maltėn dhe Tunizinė, Tripolin dhe me vete solli mė se 400 familje nė Ulqinin e rrėmbyer (sa pėr kujtesė, sot nė Ulqin kemi ende familje me mbiemrin “Kalabrezi”).

    Pirati Arnaut Māmi – Arnaut Deli Memi, pra Deli, qė nė turqisht do tė thotė “i vrerosur, i furishėm, i marrosur”, ala “Don Quijote”! ishte pa dyshim inspirimi Miguelit pėr “kalorėsin me fytyrė tė vrerosur”, i gjatė i hollė, tmerr me rrudha tė gėrryera, por i zjarrtė. Ku ta dinte ai nafaklu se kė kishte zėnė rob?! Veē dinte se a shkruante shumė dhe duhet tė njihtė gjithė krajlat e kaurit… Stėrmundim, stres tė jashtėzakonshėm pėrjetoi. Mė 1577-n spanjolli i urtė do tentonte tė ikte, por mė kot. Nė faqen 339 tė shqipėrimit tė Fan Nolit shkruhet se “iku i veshur si njė arnaut (shqiptar). Po tė ishte nė Algjeri, pse tė maskohej duke u veshur si arnaut? Miguel de Cervantes nė Ulqin ndenji i mbajtur “nėn haraē, tė shpėrblehet”. Priti 5 vjet! Lirohet nga vėllai i tij, Rodrigez, cili pagoi 500 escudos dhe, siē theksuam (tash vjen pjesa mė interesante), meqė nuk e kishte njė dorė, sipas gojėdhėnave ulqinakase, kėndonte bukur dhe nė kala u dashurua me Bukurien. Si mund tė anashkalojmė vargjet e Nolit tė madh kėtu pėr meditimin ealter egos sė Miguelit, Don Kishotit, qė thurte nė rėrė tė imėt vargjet pėr Dylqinjėn (ah, ē’rėrė tė imėt ka vėrtet Ulqini, plot 12 kilometra gjatėsi!), mallėngjimin, dashurinė pėr Ulqinin, “ja xa besė”. Ah, dashuria!… Cervantesi kėshtu e shpreh pėr nderim gjithashtu tė kryeshqipėruesit shqiptar, tė ndriturit kryepeshkopit tė parė tė Kishės Autoqefale Shqiptare, Theofan Stelian Noli:

    Male, pyje plot me fletė
    Tė mėdhenj e tė pėrpjetė,
    Pa pushoni e mė dėgjoni,
    Ejani mė ngushėlloni
    Pėr hatanė, pėr belanė,
    Pėr qederin, pėr sevdanė,
    Qė mė shthuri anembanė.
    Kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    Pėr largimin nga Dylqinja
    E Tobozės.
    Te ky vend mė solli fati,
    Fati i zi e taksirati,
    Se si unė s’ka ashik,
    E si unė s’ka besnik.
    Dhe kėshtu mė mori djalli,
    Mė zvarris pėr kapistalli,
    Pra, nga halli e nga malli.
    Kėtu qan trim Don Kishoti, te dėllinja
    Pėr largimin nga Dylqinja
    E Tobozės.
    Duke ndjekur aventura,
    Te ky mal i shkretė hyra,
    Po mė ndjek nga pas sevdaja,
    Mė qėllon, mė djek murtaja
    Me shigjetėn e helmuar,
    E jam djegur, pėrvėluar,
    Dhe kėshtu, i dėshpėruar,
    Kėtu qan trim Don Kishoti te dėllinja
    Pėr largimin nga Dylqinja
    E Tobozes.
    Qė ta habitim edhe Nolin, nga rrethi mė i vjetėr i njohur i Ulqinit po japim disa vargje tė valles shestanase, qė ngjason me shqipėrimin e Nolit:
    Po kėnon zogėza m’llinjė
    Nėn do lar-ė e nėn nji d’llinjė
    Gjiēka thotė, qi knon e mjera,
    Ajo thotė-e, mirė pėr veti,
    Mirė pėr veti, keq pėr muo,
    Kush isht’ djalė-e pamartuo.
    Ta nigonjė fort e fort,
    T’mos ta zanjė i ziu mord.


    Ulqinakėt kėtė sevdalli e pagėzuan me emrim “Serveti ynė”, ku dhe frymėzimi i tij, qė nė kryeveprėn e letėrsisė evropiane DON QUIXOTE DE LA MANCHA – “Don Kishoti”, qė mjeshtėrisht ta parafytyroi personazhin kryesor nga pirati qė e zuri rob ulqinaku, siē shkruan pėrkthyesi Fan Noli, kapedani shqiptar Arnaut Māmi, kurse tė dashurėn e tij nė veprėn madhėshtore ta quajė me emrin Dulēineja pėr shenjė tė Ulqinit tė bukur e piktorsek, se dihet botėrisht se Ulkini asokohe quhej DULCINI, DOLOCINO; DOLCIGNO, DULCCHINIO – Dulēin, pra DULKIN shqip, dhe nuk ka lidhje me “Dolcchi”, qė do tė thotė “ėmbėl” latinisht. Sigurisht, ajo DULCHE nuk lakohet pėr “ėmbėl” latinisht. Ndėrkaq mund tė shtojmė se DULKINEJA asokohe si emėr femre nė Spanjė nuk ka ekzistuar, dhe as pastaj, as sot; ndėr emrat spanjollė nuk ekziston emri DULK-Q-INEJA… Veē kėsaj, DULCINEA gjatė gjithė librit nuk paraqitet gjėkundi as si trup, as si fytyrė. Askund as nuk duket, nuk shfaqet, as qė e hasim DULCINEAN (ėshtė fantazia dhe dashuria e SAVEDRES pėr DULCININ e tij; dhe tonin, gjithsesi). Nė libėr ajo ekziston vetėm nė mendjen e Alonsos, pra fantazinė e Don Kishotit (mrekulli e rastit jo, fakt i vėrtetė po). Si dhe vetė qyteti Dulkinea ėshtė e mallkuar, dhe pėr tu hequrė nėma e saj duhet tė bėhet flijimė, po kushė tjetėr ta bėjė pos Sanēo Panēos!? Po jo kur nuk do Panēo, nuk do as mileti vulgar. Nė libėr Dylqineja ishte e bija e Lorenco Korēules, kurse Korēula ėshtė ishulli kryesor i Dalmacisė sė sotshme, dhe Ulqini nė hartat e vjetra gjeografike bėnte pjesė nė DALMATIA! Kurse njeriu i “ hapsanės” mbante emrin e Gjon Montenegro/Karadaku, d.m.th. Mali i Zi, ku gjendet Ulqini sot nė hartat politike. Ende dhe sot e kėsaj dite nė kėshtjellėn e Ulqinit janė qelitė e tė burgosurve dhe nga prapa bedenave shihet qartė kodra aty afėr, ku thonė se kanė qenė mullinjt e erės (nė foton e 1900-s shihet aēik mulliri, pra fakt i pamohueshėm) dhe hamamet (banjat) termale. Rrėnojat janė dhe sot.
    Nė liber po me pėrkthim nga MOTTIEX, faqa 281, SAAVEDRA aka Migueli pėrmend, qė njeriu mė i pasurė nė qytet ishte Haxhi Muratti, qė merrnin pėr nuse vajzat e bukura vėndase, sot gjithnjė kjo familje jetonė nė Ulqin, kurse pirati mė i ashpėr qė pėrmend po i njėjti pėrkthim faqa 279, ėshtė HASSANAGA sot e kėsaj dite, kjo familje jetonė nė Ulqin me po tė njėjtin mbiemer, ku veēohet ngjyra e lėkures Algjeriane.
    Kėto dokumente tė gjalla historike si dhe legjendat e Ulqinit janė njė argument bindės se Servantesi ka qenė nė Ulqin dhe subjektin e “Don Kishotit” e mori po kėtu. Kėto nuk na duken legjenda, por tė vėrteta historike, tė cilat, po nuk u shkruan, tjetėrsohen, harrohen, sepse nuk janė pjesė e literaturės shqiptare. Mund tė pėrmendim figurėn mitike tė Aga Imerit tė Ulqinit, fati i tė cilit pėrputhet me atė tė Servantesit: ashtu si autori i tė famshmit “Don Kishoti i Manēės”, edhe ai qėndron nė njė kėshtjellė tė Spanjės i zėnė rob nga mbreti saj.
    Aga Ymer Ulqini, na isht martue,
    sallta nji natt, ka ndejt me grue,
    nė tė zezėn Spanjė, i erdhi letra pėr me shkue…,
    Siē shkruan Mira Meksi nė parafjalėn e botimit tė dytė tė “Don Kishotit” nė gjuhėn shqipe, pėrkthyer nga spanjishtja, “pleqtė e pashkolluar tė Ballkanit tė asaj kohe mbanin nė kujtesė fatin dhe jetėn e kėtij njeriu”. Rastėsia kėtu mbaron. Uluxh Alia e zgjodhi Ulqinin pėr shkak tė erėrave tė volitshme dhe pozitės nė gryk tė Otrantos, Miguel de Cervantes SAAVEDRA shkruan nė pjesėn e parė tė kryeveprės pėr qytetin afėr Otrantos, ku bėhet tregti e madhe me fiq tė thatė (nė ish-Jugosllavinė e dikurshme fiqtė e thatė tė Ulqini kanė qenė tė njohur. Grykat dhe shpellat e buzėdetit shqiptar u bėn mė vonė njė ēerdhe e rrezikshme kusarėsh, qė plaēkitnin anijet tregtare dhe ktheheshin shpejt nė strehimoren e Ulqinit me anije tė vogla sulmuese (tarantana) e mė vonė me anije mė tė mėdha tė shpejta (galeta, flluga dhe brigandina, qė i ndėrtonin nė kantierin e anijeve nė Ulqin, qė bashkė me Raguzėn dhe Venedikun kishin vulėn e vet tė ndėrtimit. Nė limanin e mrekullueshėm tė Valdanosit, vetėm dy milje detare larg kėshtjellės sė Ulqinit, Valdanosi, domethėnė Lugina e Nuses, siē shkruan Baldaci, kishte 500 anije me vela, qė u ndėrtonin po aty. Mehmet Bushatlliu, veziri i Shkodrės, aty nga fundi i shekullit XVIII, pėr tė frenuar autonominė e detarėve tė guximshėm dhe tė shkathėt tė Ulqinit, qė e njihnin pak pushtetin shtetėror tė turqve, me mashtrim i fundosi anijet e ulqinakėve. Ulqini asokohe ishte limani kryesor eksportues, ku bliheshin skllevėrit nga viset e ndryshme tė Afrikės, ndėr tė cilėt kishte mjaft fėmijė tė moshės dy- dhe trevjeēare. “Sheshi i skllevėrve”, siē njihej, ėshtė akoma dhe sot nė qytet tė vjetėr.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli
    Nga The Dardha nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 18:25
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Komedia hyjnore e Dantes dhe letėrsia muslimane
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 10:47
  4. Solemnisht u shėnua 24 maji - Dita e Presidentit tė Kosoves
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-06-2005, 19:53
  5. Don Kishoti ne Ballkan - Kadare
    Nga lulja9 nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 03:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •