looool
...................
Brari e paska omeltu temen.
Liljana ka qene gjithmone nji rruspie,dhe tani nji drogaxhie.
Gjykata italiane pret urdhër-arrestin,Liljana Kondakçi në kërkim për trafik droge
CATANZARO/ ITALI
Këngëtarja shqiptare Liljana Kondakçi shpallet person në kërkim ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur dje nga gazeta italiane “Gazzetta del Sud”, e cila shkruante se artistja Kondakçi kërkohet në të gjithë Evropën për trafik të substancave narkotike, si pjesëmarrëse në rrjetin gjigand të drejtuar nga Fisnik Smajlaj. Në artikullin e gazetës italiane theksohej se këngëtarja 56-vjeçare, e konsideruar në Shqipëri si pasuri kombëtare, është përfshirë në rrjetin e njohur me kodin “Shkodër”, si pjesë e të cilit është shpallur person në kërkim ndërkombëtar.
Gazeta “Pulieze” thekson më tej në artikullin e djeshëm se çështja penale në ngarkim të këngëtares shqiptare ka filluar në maj të vitit 2006, kur Kondakçi u arrestua në stacionin e trenit Sibari në Cosentino, me tre kilogram kokainë në çantë. Në atë kohë këngëtarja shoqërohej nga një person tjetër, i cili u ndalua edhe ai. Mësohet se këngëtarja Kondakçi kishte deklaruar pas ndalimit nga policia italiane, se pakoja me drogë ishte një dhuratë nga një fans i saj dhe ajo nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e saj. Burime zyrtare të cituara nga mediat italiane bëjnë me dije se droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe saktësisht nga grupi i shkodranit Fisnik Smajlaj. Sipas mediave të vendit fqinj, mësohet se Prokuroria e Castrovillari kërkoi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për artisten dhe pritësin e lëndës narkotike, i cili rezultoi se ishte shqiptari Luan Kubazekai. Gjykata italiane dha një vendim të ri ndaj Liljana Kondakçiut në tetor 2008. Ky vendim urdhëronte policinë dhe Interpolin për arrestimin e këngëtares nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Urdhri mësohet se mbeti i pa zbatuar, pasi në këtë kohë këngëtarja Liljana Kondakçi ishte larguar nga Italia. Menjëherë pas publikimit të lajmit nga gazetat italiane e më pas nga media shqiptare në Tiranë, në tetor 2008 Liljana Kondakçi reagoi duke hedhur poshtë akuzat. Artikulli i djeshëm i gazetës italiane, theksonte dyshimet e policisë sipas të cilave Liljana Kondakçi mund të fshihet në Gjermani porse janë vënë re gjurmë të saj edhe në Shqipëri. Vitin e kaluar në kohën kur urdhër-arresti ndaj saj u bë publik, këngëtarja mohoi gjithçka gjatë komunikimit me mediat shqiptare në Tiranë. Ajo pretendoi se problemet e saj me drejtësinë italiane ishin zgjidhur dhe se gjithçka lidhej me arrestimin e saj në vitin 2006 në Itali, kur kishte qenë një keqkuptim. Këngëtarja lirike e viteve `80, e konsideruar si një nga zërat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, hodhi poshtë implikimin e tij në çfarë akuzohet nga autoritetet italiane. tr.so
Përgjimet, Kondakçi thirrej “La Mamma”
ITALI – Prokuroria italiane, e cila ka mbajtur në përgjim për më shumë se dy vjet bandën ku Liljana Kondakçiu akuzohet se bënte pjesë, ka arritur të zbulojë edhe kodin që përdorej për të fshehur emrin e njohur të artistes shqiptare. “La Mamma” ose në shqip mamaja, ka qenë emri që përdorej nga anëtarët e bandës në bisedat e tyre telefonike dhe ambjentale, kur flitej për këngëtaren Liljana Kondakçi. Sipas të dhënave hetimore, mësohet se ajo është përdorur për transportimin e ngarkesave me drogë edhe në Shqipëri, ku me popullaritetin e saj si artiste e muzikës së lehtë arrinte të shmangte kontrollet dhe verifikimet e policisë, që mund të ndalonin trafikimin e drogës. Sasia më e madhe e drogës së trafikuar nga banda në fjalë mësohet se ka qenë heroinë.
22 anetare
të identifikuar dhe të skeduar është numri i personave që bënin pjesë në grupin kriminal, pjesë e të cilit ka qenë edhe Liljana Kondakçi gjatë trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë
"Panorama" 11/02/2009
Pas më shumë se 2 vjet, Liljana Kondakçi fiton lirinë
Artistja e madhe shqiptare, Liljana Kondakçi ka rifituar sërish lirinë, pasi ka vuajtur një dënim me dy vjet e 8 muaj heqje lirie në një burg në Itali.
Fillimisht, Kondakçi ishte arrestuar në Itali në verën e vitit 2006, kur u ndalua në stacionin hekurudhor të Sibarit teksa transportonte 3 kilogram kokainë, dhe më pas ajo u kap në Selanik në vitin 2010, duke u ekstraduar në Itali. Artistja shqiptare ka vuajtur dënimin në burgun e Castrovillari. Në vendin e saj, ajo është një yll muzikë, raporton gazeta “La Gazzeta del Sud”
Në këtë shkrim, të titulluar, “Mina shqiptare, i rikthehet lirisë”, thuhet se “nga Durrësi në Vlorë, nga Tirana në Elbasan, të gjithë në shtëpi kanë së paku një CD të Liljana Kondakçi. Edhe pse 56 vjeçe ajo është ende një yll i muzikës dhe kinemasë përtej Adriatikut.”
“La Gazzeta del Sud” shkruan më tej se nga bashkëatdhetarët e saj, Liljana është konsideruar thesar kombëtar. Sipas saj, askush nuk e kishe imagjinuar atë më parë në pranga, të dënuar për posedim të drogës, apo për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Burimi: Panorama
Vallai me thone te drejten Gazeta Terroneve ja paska fut shum phordhes. Une, personalisht, nuk njof asnji ne Tirone qe te kete nje kasete apo cd te Lil Kondakçiut. Me sa maj mend une, preferenca per te ka qene e ne nivelin e ulet.
E paska shem n'euro avokati Lilit ate klluf gazetari qe paska shkrujt lajmin ...![]()
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
ndoshta ata duke e ngritur shume figuren e Lilit kane menduar se do te krijojne nje zhurme me te madhe per kengetaren shqiptare .... dhe fyerja si rrjedhim do te ishte me e forte per shqiptaret .... edhe Koco Devole u gjend perpara nje loje te tille disa vite me pare ....
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 19-01-2013 më 03:36
"They will not control us, We will be victorious"
Per mendimin ti msus, gazetari eshte bazuar ne mbrojtjen e avokatit apo ne ate çfare i ka thene avokati nqs gazetari e ka pyetur per me shume informacion rreth klientes se tij. Besoj se linja mbrojtese e avokatit ka qene paraqitja e Kondakçi si artiste e madhe e Shqiperise dhe se eshte e rastesishme ne kete mesele.
Ndersa persa i perket uljes se figures shqiptare nuk ka nevoje te lodhet gazetari pasi ka material te bollshem dhe me teprice te ofruar nga vete ne shqiptaret. Nje artiste e nivelit medioker as nuk ngre dhe as nuk ul peshe ne kandarin e figures tone ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Ministria e kultures duhet te sponsorizoje artistet per krijim albumesh dhe shperndarjen e disqeve neper bote.
Gjithashtu te ndihmonte me organizime koncertesh jashte vendit.
Arsyeja pse Liliana i eshte futur droges ka qene leku.Liliana ka qene keq per leke.
Sikur shteti te kishte sponsorizuar shitje alnumesh,Liliana nuk do ngaterrohej me droge fare,pasi do fitonte shume nga shitjet e albumeve.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
Krijoni Kontakt