Maqedonia reagon ashpėr ndaj brohoritjeve nacionaliste greke
Ministria e Jashtme e Maqedonisė (MPJ) reagon ashpėr dhe i dėnon brohoritjet nacionaliste dhe shoveniste kundėr Maqedonisė.
E enjte, 30 Tetor 2008 14:21

Ministria e Jashtme e Maqedonisė (MPJ) reagon ashpėr dhe i dėnon brohoritjet nacionaliste dhe shoveniste kundėr Maqedonisė, gjatė paradės ushtarake para dy ditėve nė Selanik, deklaroi sot zėvendės ministri i i punėve tė jashtme, Zoran Petrov.

Pėr MPJ-nė, demonstrimi i till i forcės dhe armiqėsisė ndaj Maqedonisė, ėshtė nė kundėrshtim direkt me deklarimet dhe angazhimet e kreut shtetėror grek pėr fqnijėsi tė mirė dhe qasje konstruktive pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė hapura mes dy shteteve dhe rajonit.

"Edhe mė shumė, nacionalizmi dhe shovenizmi i hapur i shprehur nė njė manifestim zyrtar, aspak nuk i pėrngjanė njė shtetit anėtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, e cila veten e quan promotore tė demokracisė nė rajon", tha Petrov.

Ai paralajėmėroi se MPJ pėr kėtė akt do ti njoftojė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare relevante.

Brohoritjet si "Maqedonia ėshtė greke" dhe "Nė damarėt e maqedonasve rrjedhė gjak grek, nuk do t`ia japim Shkupit kėtė emėr", u shqiptuan nga komandot grekė nė parakalimin ushtarak nė kremtimin qendror tė Festės kombėtare greke, 28 tetori, nė Selanik. /ina/