Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Te rinjte e sapodiplomuar… ne kafenete e Tiranes

    Disa mjeke karriere te spitalit me te madh ne vend ”Nene Tereza” shprehnin shqetesim per sjelljet e mjekeve te rinj dhe dyshim ne mundesite e rritjes se tyre profesionale.
    Mjeket e rinj jane te ftohte me pacientet, te pasjellshem, te pandjeshem, formale dhe me mungese te theksuar te humanizmit dhe komunikimit. Ndersa ata vinin re, se keta ta sapodiplomuar jane shume materialiste, servile ndaj eproreve qe drejtojne ne spitale, por te pasjellshem me mjeket e vjeter, prej te cileve mund te perfitojne profesionalisht shume. Persa I perket punes kerkimore e shkencore, programet per ta mungojne dhe ata as qe interesohen per kete.
    Si duhen konsideruar keto konstatime te frikshme per brezin e ri te mjekeve, qe do trajtoje shendetin e te semureve ne spitalet tona? A eshte kjo prognoza e te rinjve, qe do jene profesoret, edukatoret, mesuesit, inxhinieret, drejtuesit, manaxheret, politikanet, financieret, juristet etj.? A duhet konsideruar ky kontastim si nder te parat kembana alarmi, qe duhet te na zgjoje per femijet qe po rrisim, per shoqerine qe kemi krijuar, per sistemin tone te gjymtuar te edukimit, per normat dhe edukaten shoqerore, per humanizmin pothuaj te munguar, per cinizmin, per papergjeshmerine, per aftesimin permes punes e studimit te te rinjve?
    Ne jemi te papergjegjshem e te pandergjegjshem per rritjen dhe edukimin te brezit te ri. Ne jemi pergjegjes per edukaten familjare, shoqerore, sistemin e edukimit, normat morale e etike te shoqerise, hierarkine e vlerave, kultin e parase e shume histori te tjera qe jane origjinaletonat.
    Ne pa dyshim, qe po rrisim breza te papergjegjshem e pa dije e kulture, edukate shoqerore e edukate studimi e pune.
    Vendin e profesionisteve, qe po shkojne nje e nga nje do ta zene profanet, injorantet, te diplomuarit pa shkolle, studentet e kafeneve, qe kur te kemi stomakun do te na mjekojne per zemren, kur te kerkojme te na heqin bajamet do na cajne fytin dhe ne do te jemi ne kufijt e pamundesise per te jetuar normalisht, se do kemi ngado te paditurit “ kompetente” dhe shenjat kane filluar e po shfaqen ngado.
    A jemi ne ndergjegjshem, se si po I rrisim e po I edukojme femijet? A jemi te paafte per te percjelle tek te rinjte pergjegjesite natyrale qe duhet te marrin ne jete?
    A e kemi te mundur ne si prinder, te vetem, tja dalim apo thjesht jemi te sabotuar nga ambjenti dhe aktoret e tjere, te cilet na kane lene te vetem ne kete detyre qe nuk eshte vetem e jona?

    Autore Eglatina Bardhi.
    < Gazeta Shekulli >
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shum artikull me rendesi..

    cdo fjale aty eshte e vertete..

    i ngrati doktor shiroka.. sikur ta lexonte.. po jo vetem ai por mijra mjeke te tjere qe kan lene mbresa ne kujtesen popullore.. per kujdesin dashurine e dhimbsurine per njerzit e thjeshte..

    kryeministrin e kemi mjek..

    ai duhet ta lexoje kte shkrim..

    ka nji minus me duket ne karrieren e tij si mjek.. qe jam i detyruar ta them..

    me duket se ai.. nuk pati aq rast te kuptonte ne kohen kur u shqua si mjek.. se si funksiononte mjekesia enveriste.. apo staliniste..
    duke qene pran bllokmeneve ai me duket se tangent u kaloj halleve te njerzve..

    atyre nuk u mungonte as mjeku as parisi.. as bifteku as dysheku..
    mirpo populli ka vuajtur shume..
    berisha duhet ti hedhi syte spitaleve.. urgjent..

    nuk mjafton nje godo..
    duhen dhjetra e qindra e mijra doktor shiroka..

    qe ne koh te enverit.. frekuentuesit e restoranteve berzolla biftekore.. ishin mjeke.. te cilet u sherbenin kastave e jo popullit..
    pushuesit ne hotelet turistike.. ishin mjeke te lidhur me bllokmenet..
    nen banak shitset mafioze ruanin misho vaj ulli sheqer kafe sallamet..per mjeket e vecante..
    mjer mileti athere e tani..

    shihni kush harbon llogarave e radhimo golemo-himaro kreto korfuzave.. prokuroret gjykatesit e mjeket.. e militantet socialiste ne cdo kohe..

    nuk them se ska mjek te mire..
    ka plot por ata duan mbeshtetje..

    e berisha duhet te jete prijesi i nje revolucioni ne mjeksi.. bashk me bamken top e flamur..

    beji m,utin rruges se enveroistet kosovare vijn dhe me aeropllan ne tiran te pijne kafe ne sheraton.. halito klosce..
    derdhi parate ne mjekesi o berish..

    i ngrati mjek i shquar k m drejtor i nje spitali ne qytetin d .. shkonte naten thone.. ne shi e ere.. ne spital e me corape kapercente murin.. e hynte vjedhurazi penxhereve.. te pavioneve.. qe te kontrollonte personelin..se punojne a pallohen.. me duhan e dardha.. e dhip..

    mirpo sigurimi ate gjeti ta coj 12 vjet ne spaco burrele..

    gjynaf..

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Rinia e sotme eshte ne pike te hallit, i eshte droguar gjaku dhe truri nga helmet e shumta qe i servirin.

    Oktapodi qeveritar e politik ka zgjatur tentakulat nga te gjitha anet, po mbyt rinine, po e roberon, dhe thith gjakun e saj ne forma nga me te shumtat e me te hapurat, si permes grabitjes se fondeve qe duhet te sherbenin per permiresimin e jetes, per t’i dhene arsim, kulture, enderra e shprese.

    Degjoni e shikoni, flitet gjithe diten vetem per grabitje milionash euro, flitet per tregti armesh, flitet per korrupsion e prostitucion politik, flitet per Gerdece ku humben jeten dhe te rinje e femije.


    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Tė rinjtė, ujqėr tė vetmuar!
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •