Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Sekretet e një jete të shëndetshme, që mund të shtrihet në dy shekuj.

    Japonia, rekordi i jetëgjatësisë

    Zë vendin e parë në botë me 36 mijë persona shekullorë.

    Toka e Matuzalemit? Gjendet në Lindje, madje në Lindjen e Largët dhe identifikohet me fjalën "choju" ("jetë e gjatë"). Kohët e fundit Japonia ka deklaruar se në këtë vend jetojnë 36276 njëqindvjeçarë, pjesa më e madhe e të
    cilëve janë femra. Është një rekord dhe statistikat flasin qartë. Për momentin, arkipelagu mban vendin e parë në botë për sa u përket lindjeve dhe jetëgjatësisë, që mesatarisht shkon deri në 82 vjeç.


    Por cili është sekreti? Dieta, sigurisht, por edhe të qenit aktivë, aftësia e japonezëve për t‘u përshtatur lehtësisht me ambientin. Është një paradoks i çuditshëm që japonezët janë njerëzit më jetëgjatë në botë, sepse nga pikëpamja kulturore kanë një ndjeshmëri shumë të fortë ndaj përkohësisë së ekzistencës. Për ta jeta është si një lule qershie, shumë e bukur dhe jetëshkurtër. Por duke gërmuar thellë-thellë, nga kjo ide e brishtë për jetën shfaqet e kundërta e saj: vetëdija - që e ka prejardhjen nga vizioni budist - se jeta e shkurtër e një individi kompensohet nga konsumimi i ushqimit natyror. Prej shumë kohësh, një grup studiuesish nga e gjithë bota po përpiqen të gjejnë sekretin mbi jetëgjatësinë e japonezëve, me qëllim që të përftojnë të njëjtat rezultate edhe në Perëndim. Qendra e këtyre studimeve është në Okinaua. Arsyeja se përse është zgjedhur ky vend është e thjeshtë. Nëse Japonia mban vendin e parë për njëqindvjeçarët, rekordi kombëtar është fokusuar te banorët e ishullit të vogël në Paqësor: 5 për qind e japonezëve që mbajnë mbi shpinë më shumë se 100 vjeç jetojnë pikërisht aty, ndërsa të sapolindurit, në momentin që lënë vendlindjen, mund të jetojnë pa frikë deri në moshën 86-vjeçare (nëse është grua) ose 78 (nëse është burrë). Sipas ekspertëve të "Okinawa Research Center for Longevity Science", kjo mrekulli u detyrohet sidomos zakoneve të të ushqyerit, produkteve gjysmëvegjetariane dhe me pak yndyrë. Disa prej këtyre studiuesve i kanë publikuar në një libër rezultatet e punës së tyre: "The Okinawa Diet Plan" ("Okinawa, Ishulli i Njëqindvjeçarëve", Sperling&Kupfer, 2008). Ky libër mund të përmblidhet shkurt me tre slogane: "kuten gwa" ("porcione të vogla"), "hara hachi bu" ("të ngrihesh nga tavolina pa u ngopur") dhe "nuchi gushi" ("të ushqehesh njësoj sikur ushqimi ka veti kuruese").


    Gjithashtu, ka dhe mjaft këshilla ushqyese: të konsumosh shumë çaj, kastravecë, sallatë jeshile, portokaj, mollë, kunguj, kos pa yndyrë e alga dhe në mënyrë të kufizuar banane, patate, peshk, oriz, makarona, drithëra dhe mish pule. Ushqimet që nuk duhen konsumuar pothuajse kurrë janë: biskotat, arrat, çokollatat, gjalpi dhe vaji. "Duhet të bëjmë shumë kujdes me ushqimet e yndyrshme. Në tërësi, dieta e Okinauas nuk ndryshon shumë nga ajo mesdhetare: ka shumë zarzavate, fruta dhe karbohidrate. Natyrisht që ka shumë ndryshime në llojet e ushqimeve. Okinaua është një ishull tropikal dhe aty produktet e tokës kanë një cilësi dhe shije unike. Yndyra prej peshkut dhe mishit është pak a shumë e ngjashme: shumë omega-3 (acide yndyrore të cilat janë cilësuar si shumë të rëndësishme për mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare), kalcium, magnez dhe fosfor. Pak kripë", thotë një nga autorët e bestsellerit që tregon përmes figurave ilustruese se si të ushqehesh sipas traditës së ishullit japonez. Por cili është çelësi i suksesit? Në Japoni njerëzit janë mësuar të ushqehen gjithmonë duke "u kursyer".

    Të konsumosh pak, pa e tepruar: ushqimet e freskëta janë receta për të qenë në formë të shkëlqyer. Dëshiroj t‘u jap disa këshilla për ushqimet: duhet të konsumoni sa më pak të mundeni. Atëherë, nëse nuk mund të bëni ndryshe, pra të konsumoni pak, provoni ushqimet integrale. Edhe ballkanasit kanë zakone të mira të të ushqyerit. Por pse nuk jetojnë gjatë si japonezët? Ndoshta për t‘i arritur do të mjaftonte shumë pak, të mësojnë të konsumojnë ushqime me sojë. Të zëvendësojmë gjalpin me margarinat e reja, në mënyrë që të luftojmë kolesterolin e dëmshëm. Të pimë shumë qumësht, por vetëm nëse është i skremuar dhe të bëjmë sa më pak jetë sedentare. Në Okinaua nuk ekzistojnë njerëz të shëndoshë, janë të gjithë të dobët dhe shumë aktivë fizikisht", thotë studiuesi. Ky është stili i jetës së Tomoji Tanabe, 113 vjeç, burri më i vjetër i Japonisë dhe botës. Tanabe jeton ende në të njëjtin qytet - Miyakonojo, në prefekturën jugore të Miyazaki - tek i cili lindi më 18 shtator të 1895-ës. Mes familjarëve dhe miqve ai është shprehur:

    "Ende nuk kam dëshirë të vdes". Ndërsa atyre që kërkojnë sekretin e jetëgjatësisë u përgjigjet qetësisht se është mirë të shmangin duhanin dhe alkoolin. Një recetë e thjeshtë, apo jo? Por vallë a është vërtet ky sekreti, eliksiri për një jetë të gjatë?



    "Menyja? Fruta, zarzavate, alga dhe peshk"

    Një ushqim i shëndetshëm që vjen nga kopshti i shtëpisë, përmban brenda shumë diell dhe pak stres. Me pak fjalë: është një qenie në harmoni me natyrën". Profesoresha Chikako Usuli, docente sociologjie në Universitetin e Missouri-St Luis, eksperte e gerontologjisë, tregon arsyet që e kanë çuar Japoninë të arrijë maksimumin e jetëgjatësisë dhe mirëqenies.


    Mos vallë është sushi sekreti i ushqimit të lehtë e të shëndetshëm japonez?

    Personalisht sushi më pëlqen shumë dhe e konsumoj shpesh. Por mendoj se janë pjatat e tjera që favorizojnë një jetë të gjatë.

    Mund të jepni shembuj?

    Pjesa më e madhe e njëqindvjeçarëve jeton në zonat rurale dhe ishujt jugorë, si Okinaua. Pse, do të pyesni ju? Sepse këto janë zonat ku mbijetojnë traditat. Në fushën e të ushqyerit do të thotë se ushqimet vijnë nga të njëjtat zona banimi: as nuk importohen dhe as nuk janë industriale.

    Por cilat janë këto ushqime çudibërëse?

    Frutat dhe zarzavatet tropikale, ose ato me ngjyra të ndezura. Duke qenë se janë rritur "në shtëpi", janë të pasura me vitamina dhe antioksidues, ndryshe nga produktet e vjela, gjysmë të pjekura. Gjithashtu këshilloj konsumimin e djathit dhe fasuleve të sojës, që ngadalësojnë plakjen, peshk të pasur me acide yndyrore omega-3, sardele, salmon, ton i freskët, peshk shpatë. Të këshillueshme janë edhe ushqime e pjekura në hell, sepse të mbrojnë nga problemet kardiovaskulare, zvogëlojnë rrezikun e diabetit dhe të disa lloje tumoresh. Algat janë gjithashtu mjaft të ushqyeshme. Në Japoni ka disa lloje, të gjitha janë të pasura me kalcium dhe parandalojnë osteoporozën. Në fund vjen çaji jeshil, i cili është i famshëm për vitaminat dhe agjentët antioksidues.

    Mjafton të përziesh dietën mesdhetare me atë japo neze, për t‘u ndier më mirë?

    Nuk është problem çfarëdolloj diete e zgjedhur. Dietat japoneze janë të famshme
    për "varfërinë" e kalorive. Nëna ime më thoshte gjithmonë: "Hara haxhi bu" dhe
    nuk ke nevojë për doktor. Ose më saktë: ngrihu nga tavolina para se të ngopesh. Ushqimi i tepërt është i dëmshëm për organizmin dhe duke u bashkuar me stresin mund të shkaktojnë dëme të pandreqshme.

    Vetëm në Japoni plakja e njerëzve po shënon një përmirësim të kushteve të jetesës, ndërkohë që në shoqëri të tjera është diçka problematike...

    Është e vërtetë. Megjithatë, problemet që ngre një shoqëri për plakjen nuk janë aspak të pazgjidhshme.

    Pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt?

    Qesh dhe më pas përgjigjet: "Gjenetikisht, meshkujt janë një qenie më e dobët dhe varen nga femrat. Femrat janë më të forta, duhet të lindin fëmijë dhe për këtë arsye natyra i ka bërë më rezistente. Në pjesën më të madhe të rasteve janë femrat që kujdesen për shtëpinë dhe familjen. Kjo është ajo që i bën të kenë jetë më të gjatë".

    Deri në ç‘moshë mendoni se do të jetoni?

    Besoj rreth 120-125 vjeçe. Shpresoj që me jetën e gjatë të gëzojmë dhe shëndet të mirë.


    © Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    E lexova të gjithë shkrimin, ishte interesant

    Edhe pse ju duket i gjatë ja vlen ta lexoni.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema të Ngjashme

  1. Vargje nga mërgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Kumanova, informacione të përgjithshme
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 07:52
  3. Njezet shekuj te Papatit ne Kishen Katolike
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 04:57
  4. Sekretet ! Si mendoni ju?
    Nga BvizioN në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 08:52
  5. Berati Dhe Beratasit Mbi Tre Shekuj Me Pare
    Nga Newhost në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 21:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •