Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush eshte qyky mehmet bislimi adhahile..

    pallavra krejt artikulli i tije..

    klyshi enverist i kafiqave te zvicres..po na analizon rigoven e madh..

    hup mor bislim se kosoven e cliroj mikja e rugoves nato e amerikes e jo koreja veriut.. modeli i enverit tuaj..

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Brar,
    Cili artikull,ne cilen gazete,nese ke mundesi?

    Shnet !

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Nejse,lapsus,me fal !

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Brar,
    Cili artikull,ne cilen gazete,nese ke mundesi?

    Shnet !
    ketu ne ket faqe postimmi nr.25
    Po per brarin nuk jan kerkusha ata qe luftuan apo e perkrahen luftem
    per ta jan me vler e te dashur vetem ishe LKJ-ja etani LDK-ja

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Testi i fuqisë në LDK

    LDK emëron sot Kryeshefin Ekzekutiv të saj. Sekretari i Përgjithshëm, Ramë Manaj thotë se Kryeshefi duhet të gjendet jashtë Kryesisë, duke mos e përjashtuar mundësinë e emërimit të Sadri Feratit. “Grupi i Gorenjes” e kundërshton këtë ide, derisa shtynë kandidaturën e Fadil Feratit. Sot testohet fuqia.
    Nga Leonard Kerquki më 17.12.2008 8:11 CET
    Emërimi i Kryeshefit Ekzekutiv të LDK’së do të hedhet për diskutim të mërkurën në mesditë, ndonëse anëtarët e Kryesisë nuk arritën gjatë javës që të gjejnë një kompromis për kriteret që duhet të përfillen me këtë rast.

    Kjo situatë mund të sjell sërish tensione në partinë e dytë në vend.

    Udhëheqësia e LDK’së është e ndarë nëse njeriu që do ta pasojë Blerim Kuçin do të gjendet brenda apo jashtë Kryesisë.

    Mbështetësit e Presidentit Fatmir Sejdiu po e kërkojnë Kryeshefin Ekzekutiv jashtë këtij organi, derisa “Grupi i Gorenjes” kërkojnë që aty të vendoset Nënkryetari i LDK’së, Fadil Ferati.

    Sot mund të jetë dita kur dy grupet do ta testojnë fuqinë.

    Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ramë Manaj, një mbështetës i Presidentit Sejdiu, ka hedhur poshtë kategorikisht që një anëtar i Kryesisë të delegohet në postin e Kryeshefit Ekzekutiv.

    “Në postin e Kryeshefit nuk mund të jetë dikush që është përfaqësues i organit politik, nuk mund të jetë anëtar i Kryesisë, nuk mund të jetë Nënkryetar i LDK’së”, tha Manaj për Express, të martën. “Ky është parim. Nëse do të ndodhte ndryshe do të kishim konflikt interesi, pra edhe vendimmarrës edhe ekzekutues”.

    Sipas tij, Kryesia e LDK’së është organ që merr vendime, derisa Kryeshefi është një person teknik që zbaton ato vendime.

    “Kryeshefi është një pozicion i cili merret me ekzekutimin e politikave të organit vendimmarrës. Asnjëherë nuk ka pasur kompetenca tjera, e as nuk do të ketë në të ardhmen. Në fakt, Kryeshefi është një personalitet teknik, një sekretar teknik që merret me zbatimin e politikave të Kryesisë”, ka thënë ai.

    Pikërisht këtu lind konflikti.

    Naser Osmani, anëtar i Kryesisë së LDK’së, i referohet Statutit kur përgjigjet në deklaratat e Ramë Manajt.

    “Kryesia e LDK’së, në bazë të Statutit, është organ që krijon politika dhe që i ekzekuton ato”, ka thënë Osmani për Express, të martën.

    Sipas tij, është shumë e nevojshme që të Kryeshefi Ekzekutiv të jetë një anëtar i Kryesisë së LDK’së.

    Naser Osmani, megjithëkëtë, mendon se paraprakisht duhet të definohet qartë pozicioni i Kryeshefit.

    “Së pari duhet të definohen qartë kompetencat e Kryeshefit. Nëse mbeten të njëjta kompetenca që i ka pasur edhe Blerim Kuçi, atëherë besoj se askush - që nuk është anëtar i Kryesisë së LDK’së – nuk mund të emërohet Kryeshef”, ka thënë ai.

    Sipas Osmanit në këtë post duhet të delegohet një njeri që njeh mirë strukturën e brendshme, pasi që Kryeshefi duhet të ketë barrën e procesit të reformimit të LDK’së.

    “Nëse vendoset që për këtë pozitë të gjendet dikush nga jashtë Kryesisë, atëherë mundet, por ai nuk mund të jetë Kryeshef por një Sekretar Teknik. Por shtrohet pyetja çka na duhet ai post?”, ka pyetur Osmani.

    Kësaj pyetje ju ka përgjigjur Ramë Manaj.

    Sipas tij, Kryeshefi lypset për implementimin e politikave të Kryesisë, derisa nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i ndërrohet emri.

    “Nuk po paragjykoj, por ju ndërrua apo jo emri, kompetencat e Kryeshefit mbesin të njëjta - zbatues i vendimeve që merr organi ekzekutiv, pra Kryesia e LDK’së”.

    Presidenti Fatmir Sejdiu po shtynë kandidaturën e Sadri Feratit, aktualisht Ministër i Pushtetit Lokal, për postin e Kryeshefit.

    Mirëpo, Sekretari Ramë Manaj nuk dëshiron të paragjykojë nëse sot zyrtarisht Sadri Ferati do ta marrë këtë pozicion.

    “Është e mundshme, por në këtë moment nuk mund të përjashtoj e as të konfirmojë për askënd”, ka thënë ai.

    Sipas tij, e sigurt është vetëm një gjë.

    “Nesër jo vetëm që mendohet, por pritet te vendoset për Kryeshefin”, ka deklaruar ai të martën.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prishtinë, 17 dhjetor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e ka caktuar Sadri Feratin, sekretar teknik të kësaj partie. Ky post, i cili nuk parashihet me statutin e LDK-së është zëvendësim për Kryeshefin Ekzekutiv, por me përgjegjësi më të reduktuara dhe do të jetë implementues i politikave që nxjerr Kryesia e LDK-së. (Foto: Jetmir Idrizi)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    E pat puna e "reformes" ne LDK,

    Shume prej nesh kemi shpresuar se e djathta shqiptare e Kosoves, e personifikuar deri vjet me LDK-ne,pas humbjes se 17 nentorit, do te kendellet,reformohet dhe konsolidohet.
    Kete sinjal,kohe pas kohe e leshonin disa zera perbrenda saj ,por edhe shume miqe e perkrahes nga jasht,te cilet e dijne se ky vend pa nje te djathte te bashkuar,kombetarisht te forte dhe me program pro-perendimor, nuk ka shprese te ecen drejte nje shoqerie te sunduar nga institucionet demokratike,shtetit ligjor,sundimit te drejtesise dhe prosperitetit ekonomik e social.
    Te shtyer nga presioni i anetaresise,e ashtuquajtura kryesi e kryesise (Sejdiu,Kryeziu,Kelmendi,Berisha ,Ferati e Haziri),paten percaktuar nje gjoja orar te konsultimeve me bazen per te marre verejtjet,perceptimet e sugjerimet e tyre per ritmin,formen dhe permbajtjen e procesit reformues te LDK,ne menyre qe ky fare procesi i reformave te korespondoje edhe me pergatitjet per zgjedhjet lokale te vitit 2009,ku synohej te rikethehej nje pjese e reputacionit te lekundur ne elektorate.Bile u pat shkuar deri aty sa qe u emrua edhe personi kyq -bartes i procesit reformator- kryeshefi ekzekutiv i LDK-se z.Blerim Kuci.Ky zotni, sincerisht pat filluar te besoj se ka mbeshtetjen edhe te lidershipit dhe filloi te pergatis planin,programin dhe dinamiken e reformave.Gjashte muaj rresht,kryesia e famshme e LDK,thjeshte e mashtroi anetaresine dhe opinionin publik me gjoja pergatitjet intenzive te saj per te filluar procesin,qe sipas tyre do ta sillte LDK-ne ne fron shume shpejte.
    Sipas ketij programi,qe kurr nuk eshte bere ne teresi publik,epilogu i te gjitha reformave do te ishte nje kuvend i jashtezakoneshem i partise, prej nga do te dilnin organet e reja te saj legjitime me nje procedure teresisht te re-nje anetare nje vote dhe do te reformohej ne teresi programi,statuti dhe deklaratat programore.
    Perafersisht keto edhe ishin kerkesat kryesore te anetaresise te diskutuara neper dege.Me nje fjale, synohej demokratizimi dhe legjitimimi demokratik i udheheqesise dhe shtimi i pergjegjesise se lidershipit te ri .Njekohesisht synohej te definohej pergjegjesia e gjithesecilit akter per "kontributin"qe kishin dhene per katrahuren e pesuar,por ne nje menyre shume elegante.
    Kur pritej qe te fillonte gjithe procesi dhe te aktivizohej Keshilli i Pergjitheshem,si bombe ne qiell te paster vjen lajmi se Blerim Kuci shkarkohet nga posti me motivacion se ritmi i propozuar i reformave eshte teper i shpejte,gje qe rrezikon partine e sidomos "proceset shtetformuese" neper te cilat po kalon vendi.
    Telenovela latino-amerikane e llapuqitjeve me deklarata e kunderdeklarata per shkaqet e pasojat e ketij shkarkimi vazhdojne tash e tre muaj,per te ardhur ne finale me nje konstatim qesharak-se LDK-se me nuk i duhet nje post i ketille dhe se njeriu qe kane qene ne krye te atij posti te paqene me Statut te partise,e paska pas keqekuptuar rrolin dhe poziten e vete dhe i paska pas shkaktuar deme edhe proceseve tjera te "rendesishme" shtetrore!!!
    Por,e verteta eshte shume e thjeshte.Nje proces demokratik zgjedhor,si parakusht i reformave tjera,i lene pa poste e pushtet kreret aktual te pushtetit jo vetem nga radhet e LDK-se ,por edhe te PDK-se,sepse ky lidership i partise, nuk ka pasur e as qe ka shanse te legjitimohet nga antaresia e gjere,jo vetem per fiaskon e pesuar ne zgjedhjet e fundit,por edhe per tradhetine e hapt qe i ka ka bere dhe po i bene konceptit shtetformues te Dr. Ibrahim Rugoves.Koncept ky qe fare nuk korrespondon me ideologjine majtiste te ekstremit te majte kosovar.Eleminimi i kesaj strukture drejtuese te LDK-se,automatikisht do te thot edhe renie e qeverise aktuale dhe Thacit si kryeminister ne cdo kombinim.Pra,reformat ne LDK-del se i ka bllokuar jo edhe aq shume Sejdiu sa Thaci,sepse pazari i bere per kete kualicion eshte qe cdo gje do te behet,pervec nderrimit te shefit te madh-Z. Thacit.
    Pse nuk bene Kosova pa Thacin, vetem mund te supozojme,por duke i pare "rezultatet" epokale te kesaj qeverisjeje ne procesin e definimit te statusit,njohjes nderkombetare,shkermoqjes se saj qe tash po i bene Serbia dhe miqte e saj dhe fiaskos totale ne planin e brendeshem,vetem mund te konstatojme se Kosova e ka edhe nje dhjetevjetesh te humbur.
    Se sa do te jemi te afte ta perceptojme kete shkermocje me heret,aq me shpejte edhe do te kendellemi si komb e si shtet.Rroli i se djathtes se bashkuar, eshte ne ndaljen e ketij procesi dhe kethimi i busolles andej kah e kemi pas qe ne start te ketij rrugetimi-kah perendimi.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Baba Rexheb Beqiri (1901-1995)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 03:55
  4. A po e dëmtojnë?
    Nga BULi-x në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:47
  5. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •