Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Une mendoj qe ldk-ja me nuk egziston,kjo e tera eshte shendrru ne pdk dhe ai qe nuk e pranon kete ose eshte injorant ose nuk don ta pranoj.
    PER HER TE PARE MENDOI EDHE UNE ASHTU SI TI DHE JO SE MENDOI POR ASHTU EDHE ESHTE 100%

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LDK dhe e ardhmja e saj



    Çka po ndodh në LDK’në e Ibrahim Rugovës?!



    · Në LDK, problemet e brendshme gjithherë kanë qenë evidente. Ka qenë lideri i saj, Ibrahim Rugova, ai që ka ruajtur kontinuitetin partiak duke neutralizuar konceptet ndryshe të përfaqësuara nga grupime përbrenda subjektit.


    Shkruan: Bashkim Hoxhaj - Gjermani, 01. 11. 2008

    ____________________________________



    Zhvillimet e fundit në partinë e dytë për nga fuqia elektorale e vendit, pasuan dorëheqjet e parevokueshme të shefit të ekzekutivit të këtij subjekti politik, z.Blerim Kuqi. Rrjedhat e zhvillimeve në LDK rihapin edhe njëherë çështjet problematike të kësaj partie nga të cilat zor se do të dalë e padëmtuar. Pavarësisht nga ajo që deklarohet prej disa anëtarëve të kryesisë së partisë për kinse rrjedhat normale. Në LDK ka rifilluar kriza. Në LDK, problemet e brendshme gjithherë kanë qenë evidente. Ka qenë lideri i saj, Ibrahim Rugova, ai që ka ruajtur kontinuitetin partiak duke neutralizuar konceptet ndryshe të përfaqësuara nga grupime përbrenda subjektit. Kjo ishte si të thuash metoda e preferuar e z.Rugova për të mënjanuar krizat partiake. Pra, Rugova ka mbajtur balancat ndërmjet tarafeve rivale. Natyrisht kjo formë ka treguar sukseset e saja.



    Ndonëse të gjitha zhvillimet e atëhershme janë mbajtur larg syve të opinionit publik. Pas vdekjes së Rugovës, ndonëse LDK prezentohej si subjekt stabil, prognozuesit e ndarjeve dhe përçarjeve të partisë, atëbotë më të madhe në vend, parashikuan ecuri siç ndodhën më vonë, ecuri nga ku LDK-ja pati thyerje të mëdha. Dihet se si rrodhën ngjarjet në atë kuvendin e famshëm të karrigeve, ku për pasojë subjekti pësoj ndarjen në dysh, LDK-LDD. Dhe, pati një shkapërderdhje jo të vogël elektorale.



    Edhe reformat e iniciuara së fundi me emërimin e Blerim Kuqit shef të ekzekutivit të partisë, për t’i udhëhequr këto reforma, me sa doli në pah nuk sollën sukseset e pritura. Sigurisht, LDK-ja si çdo subjekt politik tjetër, ka pasur nevojë për t’iu nënshtruar reformimit rrënjësor demokratik në shumë aspekte. Qoftë në aspektin strukturorë, profilizues, organizativ, demokratik etj. Personalisht, kam qenë njëri ndër ithtarët që kam shkruar për nevojën e reformimit demokratik të LDK-së. Mirëpo, këto reforma edhe pse të nisura, me sa duket nuk po japin sinjale të një rrjedhe normale që do ta shpinin partinë drejtë stabilizimit të qëndrueshëm.



    Së këndejmi zërat që kundërshtojnë hapur kryetarin Sejdiu përbrenda subjektit të tij, janë shfaqur në horizont. Edhe kjo jep sinjifikacione jo të këndshme për të besuar në të ardhmen pa tronditje të LDK-së. Pavarësisht mënyrës se si interpretohen kundërshtitë, përbrenda kontekstit të reformimit apo shpëtimit të partisë. Një gjë është e sigurt, LDK-ja, edhe kësaj radhe nuk do t’i shpëtoj tendencave për tu dominuar nga klane divergjente. Për opinionin publik, grupimet divergjente të cilat përfaqësojnë koncepte të papërputhshme, veç se janë bërë tashmë të njohura. Se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim, na mbetet të shohim. Por, nuk mund të lihet larg mendsh se, me këso trendësh, mund të shkohet deri tek një rindarje e thellë e LDK-së. Në këtë rast, edhe koalicioni aktual qeverisës mund të mos vazhdojë së funksionuari, dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ose varianti për koalicione të reja të hidhet në tregun politik të vendit.



    Inicimet për rikompozime koalicionesh qeverisëse nuk do të mungojnë. Megjithëse, këtij shqetësimi personalisht jam i prirë të mos i bashkëngjitëm tërësisht. Meqë, do të gjenden faktorë ndërmjetësues për ta tejkaluar gjendjen ekzistuese. Për sa i përket këtij shqetësimi, ata që kanë marrë përsipër ta reformojnë partinë e tyre, këtë shqetësim duhet ta kenë parasysh. Është çështje tjetër mandej, nëse në LDK mbizotëron ideja që shkurorëzimi i qeverisjes aktuale të ndodhë. Kjo është temë krejtësisht në vete pastaj.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Eqrem Kryeziu - nënkryetari i parë i LDK’së, reformator i denj në LDK (!!!)



  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po ne ldd te dacit cka bahet..

    a nuk po bashkohen ldk e sejdi kryeziut me lldd te dacit?

    pollo u bashkue me berishen..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pasqyra e vërtet e LDK-së

    Kur figura e Rugovës përdoret si letër bixhozi!

    LUFTA E DY PARTIVE PËR NJË FIGURË!



    Shkruan Mehmet BISLIMI
    , Zvicër

    -------------------------

    Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dolën në sipërfaqe probleme të akumuluara prej kohësh, që nuk i linte të shtrohen për bisedime apo zgjidhje të tyre kreu i vetëm i saj. Kjo dalje në sipërfaqe u bë e dhunshme, e zhurmshme dhe e neveritshme për secilin që dinte sadopak se ishin ambicie të grupeve të ndryshme që nuk iu dha fjala asnjëherë për të shprehur mendimin e tyre të lirë për më shumë se një dekadë. Vetëm kjo ndrydhje e mendimit që kishte marrë përmasat e një servilizmi të tejshkuar, bënë që njerëzit në krye “të organeve udhëheqëse” të LDK arritën të mbajnë deri në vdekjen e liderit të tyre librezat e partisë dhe nuk iu ndodhi si shumë të tjerëve që u flakën nga radhët e tyre si radikalë apo me epitete tjera për të arsyetuar largimin e tyre me mëkatin e bërë të mendimit ndryshe nga ai udhëheqës njësh.



    Ndarja e LDK-sënë dy copa ldk-je: në LDK e LDD!

    Si pasojë e këtyre kundërthënieve që plasën në gjirin e partisë “më të madhe” u krijuan dy grupime tjera që njëri nga ata arritën të trashëgojnë emrin e partisë së Rugovës. Nga grupimi tjetër u formua një subjekt tjetër politik me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë!

    Në kushtet e një sistemi të mirëfilltë demokratik, ndarjet dhe grupimet brenda partisë mund të quhen madje normale. Kjo ka ndodhur edhe në shumë vende tjera, por që edhe do të ndodhë në të ardhmen pa dyshim gjithandej ku sadopak ka demokraci. Mirëpo e papranueshme, e tepërt, dhe neveritëse për qytetarin tonë, është tendenca e monopolizimit të figurës së udhëheqësit të tyre mbi bazën e argumenteve inekzistente. Secili nga ky krah shenjtëron udhëheqësin e tyre pas vdekjes për bëmat që nuk i ka bërë kurrë dhe nuk do t’i kishte bërë kurrë po që se do jetonte edhe shumë vite të tjera. Si LDK-ja ashtu edhe LDD-ja, duke u çjerrë paturpësisht deklarohen se janë ata pasues të filozofisë politike të Presidentit Rugova, dhe se do të ndjekin rrugën e tij me dinjitet, se do të mbesin trashëgimtarë të tij etj...

    Prandaj, vetiu shtrohet pyetja: Cila ishte filozofia e Ibrahim Rugovës? Cili ishte roli i tij për këto 17 vite që ai udhëhoqi LDK-në në Kosovë, në cilësinë e liderit të saj e që ia kishte ënda shumë të thirrej edhe si lider i tërë Kosovës? Kush ishte ai njeri që janë të lidhur aq keq në “shallin” e tij, këto dy parti ?!...

    Me vendosjen e sistemit demokratik e pluralist në tërë hapësirat e Evropës Lindore, duke përfshirë edhe ish Jugosllavinë, në Kosovë erdhi koha që anëtarët e LKJ-së të “skuqeshin” nga librezat e tyre të kuqe titiste, prandaj i flakën ato duke i zëvendësuar me libreza “blu” të LDK-së. Me kalimin e tyre në parti të re, lidhja mbeti e pashkëputur: Lidhja e Komunistëve (LKJ), u shndërrua, apo kaloi në një lidhje tjetër, kësaj radhe në Lidhje të “Demokratëve të Kosovës!”(LDK). Edhe Ibrahim Rugova në këtë mes e hodhi librezën e kuqe titiste të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë dhe në inicimin e këshillit të parë nismëtar të kësaj lidhjeje u zgjodh kryetar i saj, që nuk do të ndërrohej deri në fund të jetës së tij, sikur figurat tjera të sistemeve ish komuniste siç ishte Tito, Çaushesku, Mao, Stalini e deri tek Kastroja i sotëm! Kjo Lidhje e regjistruar në ish federatën jugosllave, vazhdoi me dekadë për të punuar për bashkëjetesën me popujt tjerë të ish Jugosllavisë edhe atëherë kur Jugosllavia ishte shkatërruar tashmë. Kjo ishte filozofia e tij politike e të qenit udhëheqës i pakontestueshëm me përkrahjen e atyre që bënin masakrat dhe gjakderdhjet në ish Jugosllavi.

    Figura e Rugovës: Ky njeri; në dukje i qetë dhe që nuk e prishte qejfin as në momentet më të rënda. Me ëndje për komoditetin, cigare dhe verë të mirë, jetë luksoze e makina të markës, truproje e “këshilltarë”... Vendi i tij ishte i panjohur për te, dhe kishte vite që nuk kishte shkelur as në vendlindjen e tij e lëre më në qytetet tjera të vendit që i pëlqente të quhej kryetar. Fshatarët, punëtorët, mësuesit, nxënësit, studentët e në përgjithësi shqiptarët e Kosovës nuk ekzistonin për të. Për të me rëndësi ishte, që të ruajë qetësinë dhe nënshtrimin e shqiptarëve në Kosovë, gjë që Serbia nuk po mund ta bënte edhe me çmimin e një kostoje shumë të lartë financiare, dhe as me tërë makinerinë e vet shtypëse! Misioni i tij ishte të bindë ata që dëgjonin “xhumanë” e tij se me Serbinë nuk mund të luftohet dhe për këtë nuk duhet të ngacmohet me asnjë veprim tjetër pos fjalës shterpë...

    Ibrahim Rugova, ky "gandisti" mendjehollë që nuk hezitoi UÇK-në ta akuzoi,

    si: „dorë e zgjatur e Serbisë!“

    Gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë, Rugova, fillimisht kishte kërkuar organet e FBI-së dhe të CIA-së, për të zbuluar pjesëtarët e UÇK-së, të cilët po vrisnin pushtuesin, kurse vetë UÇK-në e kishte akuzuar si dorë e zgjatur e Serbisë, po njëkohësisht edhe si persona të frustruar! Ai madje kur në Kosovë po shkonte gjaku rrëke, me urdhër nga Beogradi, kishte organizuar edhe zgjedhje të “lira e demokratike”në Kosovë! Kishte kërkuar ndërprerjen e bombardimeve të forcave aleate të NATO-së mbi Serbinë atëherë kur mekanizmi ndërkombëtar ishte më këmbëngulës se kurrë që të dënojë Serbinë për masakrat e bëra mbi shqiptarë. Të vetmen vizitë që kishte bërë gjatë luftës, dhe atë me norë të Hillit, ishte ajo në Malishevë. Atje kishte takuar disa pleq, ku ua kishte dhënë nga një cigare, duke ju thënë: ”Ju e dini, unë jam njeri i zyrave dhe nuk dal shumë, nuk kisha me besuar, sa shumë dëm qenka bërë!”... Kjo ishte e tëra që Rugova kishte mundur t’i thotë popullit të Kosovës gjatë luftës! Kjo ishte filozofia e tij për çlirimin e Kosovës për të cilën luftojnë ta trashëgojnë dy partitë e sotme!

    Mua më ka rënë të lexoj që të huajt kanë kërkuar besën e shqiptarëve siç ishte rasti me Mehmet Pashë Maxharrin gjatë kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit, por nuk më kishte rënë të dëgjoj as të lexoj që shqiptari kishte kërkuar besën e të huajve për të vizituar vendin e vet, deri me rastin Rugova! Ai, pati formuar një Qeveri me disa “ministra”, me zyra në ekzil, si dikur ministrat e Esad Pasha Toptanit në Selanik e gjetiu! Është interesant se gjatë gjithë asaj lufte Rugovës nuk i mungoi as një qime floku, përderisa Aganit e shumë të tjerëve iu shkoi edhe koka!? Ai kishte marrë garancitë për vetën dhe familjen e tij, ku pas takimit me Millosheviqin, nga Beogradi të fluturoj për në perëndim. Kjo ishte filozofia e tij, për të shpëtuar kokën e vet duke dëmtuar çështjen e Kosovës që ishte ngritur në agjendat e zgjidhjes përfundimtare për të cilën filozofi lufton sot LDD e LDK!

    Takimi i binomit : Rugova - Millosheviq!

    Në Kosovën e pasluftës, Rugova as edhe një herë nuk mori guximin të njohë luftën për liri të popullit të vet. Ai as edhe një herë nuk e zu në gojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si bartëse kryesore e Luftës Çlirimtare të popullit tonë. Ai as edhe një herë nuk u përkul para varrit të Komandantit Legjendar, ku me respektin më të madh janë përkulur diplomatë e ushtarakë më në zë si: Klark, Kushner, Mini, Rejnhard, Mejdani, Shtajner, Valeto, Petersen, Shtajner etj...

    Ai as edhe një herë nuk i ka përmendur familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre. Ai as edhe një herë nuk ka vizituar as një familje të tyre dhe jo që nuk e njohu të parën Qeveri të Kosovës së lirë por e sabotoi atë skajshmërisht! Ai nuk përfaqësonte unitetin e popullit por ishte përçarës më i madh i popullit shqiptar në trojet shqiptare, por edhe në mbarë mërgatën tonë. Ai këtë përçarje e la së fundi edhe në subjektin e vet që shpërtheu në mënyrën më të vrazhdët e më anarkike. Kjo ishte filozofia e urtësisë së tij që duan ta trashëgojnë partitë e zotit Sejdiu dhe e zotit Daci për t’i prirë Kosovës dhe zhvillimit të saj ekonomik e politik!

    Rugova fitoi zgjidhjet e pasluftës në Kosovë. Se si ndodhi kjo, mund të përgjigjen më mirë sigurimet e huaja apo përgjigje mund të gjinden në arkivat e qendrave antishqiptare që parapërgatitën kthimin e tij në politikë pas luftës, për të vetmin qëllim të pengesës në rrugën e forcave çlirimtare që do ta çonin Kosovën drejt pavarësisë. Çka ofroi nga planet ekonomike dhe politike Rugova për elektoratin e vet, dhe për zhvillimin e vendit? Asgjë- veç tambël me përshesh, dardha me pekmez e shoqata qensh e buajsh! Asgjëja ishte strategjia e tij ekonomike për zhvillimin e përparimin e Kosovës dhe për ironi të atyre që ofruan apo bënë diçka, ai uzurpoi institucionet pas zgjedhjeve!!!

    Pas zgjedhjeve, duhej formoheshin edhe institucionet e Kosovës. Pas rrëzimit e gjunjëzimit të tij, për tre herë radhazi para Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Rugova, arriti të merr postin e ëndërruar gjatë, duke hequr dorë nga liria e vet personale dhe ajo e gjithëmbarshme e Kosovës. Duke mos mundur dhe dashur të lidhë bashkëpunim me krahun tjetër politik ai bën pazaret me “armiqtë” e tij të përhershëm për (keq)qeverisjen e Kosovës dhe për të hequr nga agjenda zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke u marrë me luftën politike brenda spektrit politik të Kosovës. Ai tërë mandatin ndenji në shtëpi, rrethuar me truproja, këshilltarë, makina, flamuj e lloj-lloj arnash e gurësh, që atij i vinin në mendje, ose që i shihte në ëndërr!... Në emër të kësaj “Presidence”, ai me stafin e tij nga buxheti i Kosovës harxhuan miliona euro duke bërë skenarë të ndryshëm, gjoja mbi pasigurinë e tij dhe njerëzve të LDK-së që binin viktimë e manipulimeve mafioze të sigurimcave të kësaj partie. Për shkak të kësaj “pasigurie” banorët e asaj lagje kontrolloheshin nga tri herë në ditë, sa herë që iknin dhe ktheheshin nga pazari, si në kohën e UDB-së së Rankoviqit- pati thënë një plak të cilin e kishin lodhur duke e kontrolluar “ushtarët” e Marës! Kjo ishte filozofia politike për sigurinë personale dhe të gjithëmbarshme të Kosovës!

    Figura ikonike e Rugovës !

    I ushqyer një jetë me figurat e “pavdekshme” të kohëve të monizmit, në ish sistemet moniste, dëshiron përjetësinë duke bërë çmos që figura e tij të shndërrohet në një mit e në një kult si ai i Leninit, Stalinit, Titos, Maos, Kastros etj... Duke filluar që nga flamuri, himni, presidenca, vula, kompleksi memorial, veprat e botuara, shalli, kristalet etj... ishin elementet që do të mbanin gjallë kultin e emrit të tij. Duke pretenduar të krijonin një histori të re, një ideologji “rugoviane”, që iu ka qejfi ta quajnë “rugovizëm” siç dikur patën një leninizëm, stalinizëm, titizëm etj ... ata bënë një ideologji pa ide, një cirk që nuk të bën të qeshësh por të neveritë. Kishin harruar se kohët e monizmit kishin perënduar kaherë, dhe një mauzole si ai i Leninit në Moskë apo i Jozhës së vogël në Dedinje nuk mund të bëhej tani më në Prishtinë!

    Me figurën e Rugovës, u luajt dhe po luhet edhe sot; si në bixhoz! Të dy partitë LDK dhe LDD, kartën Rugova po duan ta shqyejnë, duke e ngrehur secila për vete. Të dyja këto subjekte, zotohen e çirren deri në histeri se Rugova është yni e jo i tjerëve, se do të ndjekin rrugën dhe filozofinë e tij, se janë besnik të ideologjisë së tij, se janë trashëgimtarët e tij etj, etj. Secila ka bërë orarin e vet duke shkuar tek varri i tij, njëra paradite e tjetra pasdite! Zoti Maraj, ua kaloi të dy partive, që sapo u lirua nga arresti, mori fotoreporterin e gazetës së vet, dhe u shtri fare, sa gjerë e gjatë mbi varr të Rugovës, duke fotografuar dashurinë e tij për prijësin dhe besnikërinë e tij për te, me shpresë se kjo do ta shpëtoj nga moçali i ndyrësirave ku zoti Maraj po noton tani e një kohë të gjatë!

    Të gjitha këto makinacione të egra, të neveritshme dhe të ulëta kanë qëllimin e luftës politike dhe mbledhjes së elektoratit, zhvatjen e mjeteve nga buxheti i Kosovës apo qytetarët e rëndomtë, armiqësinë mes banorëve të Kosovës dhe degradimin e mendimit politik në Kosovë.

    Ideja e këtij shkrimi, nuk ka të bëj fare me Rugovën edhe pse në shumë raste përmendet emri i tij. Nuk ka të bëjë as me filozofinë shterpë të tij. Ideja e këtij shkrimi ka të bëj me të gjithë ata përfitues tinëzarë që duke u fshehur prapa emrit të Rugovës, duan që të vjedhin, mashtrojnë, spekulojnë dhe krijojnë mjegullina në opinion. Duke u fshehur pas emrit të Rugovës dhe duke u shtirë si pasardhës të tij, politikanët nga LDK dhe LDD vazhdojnë të mbeten robër të vetvetes, robër të një emri që është skalitur tashmë vetëm në një pllakë mermeri në varrezat e Prishtinës. Ata duhet të dinë se Kosova ka nevojë për më shumë se një emër, për më shumë se një simbol. Duke u liruar nga kornizat e trashëgimisë merr udhë origjinaliteti dhe objektivizmi i përballjes me realitetin. Deri sa nuk kuptohet drejt kjo gjë nga LDK, LDD, e të tjerat subjekte politike, Kosova mbetet peng i këtyre matrapazëve politikë që për parësor kanë mirëqenien e tyre personale, e që në fakt as që u bëhet vonë për Kosovën, popullin e saj dhe varfërinë e skajshme që po mbretëron atje.


    pashtriku.org/

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FILMI I RI QË PO XHIROHET NË LDK?!

    Përfaqësuesi më tipik i makiavelizmit modern të politikës kosovare, regjisori kryesor dhe njëri prej skenaristëve të filmit më të falshëm dokumentar politik “ Beteja e karikave në LDK”, film ky që e fitoi oskarin e turpit si shpërblim më të madh të publikut tonë vendas dhe ndërkombëtar, z. EQREM KRYEZIU, akuzoj këto ditë publikisht mediet që përmes një konkurrencë jolojale, po tentojnë ta bëjë atë punë ku vetë është i dëshmuar si më i miri në këtë drejtim.

    Në fakt, ai përmes një deklarate teatrale publike të bërë në stilin e tij të mirënjohur ironik, i sulmoi mediet tona të shkruara dhe elektronike se kinse ato, me rastin e dorëheqjes së z. Blerim Kuçit, po tentojnë të krijojnë telenovela dhe “Kasandra”.... Për ata lexues që nuk e dinë këtë detal, t’ju konkretizoj se “KASANDRA” është titulli i një telenovele të zhanrit alla ameriko-latine, që ishte emetuar para shumë viteve në RTS (Radio Televizionin Serbe) në kohën e “vëllazërim-bashkimit” tonë të jetesës në Jugosllavinë Federative Socialiste Vetëqeverisëse. Kjo telenovelë, atëbotë kishte bërë një bujë tejet të madhe tek popullata. Mbase, si po tregohet, ajo na paska lënë mbresa të thella edhe në kujtesën dhe personalitetin e z. Eqrem Kryeziut?!

    Në të vërtetë, shikuar realisht, ai me këtë konstatim, ka edhe të drejtë, sepse, këto ditë, mediet tona me të madhe u përzierën në një punë ku si duket, z. Eqrem Kryeziu, së bashku me z. Fatmir Sejdiun, janë në vlugun më të madh të përgatitjeve të xhirimit të pjesës së dytë të filmit të tyre të mëparshëm dokumentar të mirënjohur për ne si “Beteja e kërrigave në LDK”. Dhe, me sa duket, ky xhirim i pjesës së II-të të këtij dokumentari të ri artistik, tani nuk do të jetë më prodhim vetëm i produksionit shtëpiak - LDK, por ajo do të xhirohet në kooproduksion edhe me PDK-në.

    Edhe pse ne si opinion u befasuam me dorëheqjen e papritur dhe të parevokueshme të z, Kuqit, kjo në të vërtetë, është pjesë e skenarit të filmit ku për të arritur deri tek kulminacioni i fabulës, që në fillim, patjetër duhet të “vritet” dikush. Ky dikush është aktori Blerim Kuqi, dhe ngjarja vazhdon më tutje. Në këtë rast, me këtë veprim realizohen dy qëllime: e para, aktorët e dobët që kanë ardhur aty me njohësi , përmes roleve episodike eliminohen nga aktrimi i mëtutjeshme duke ju mundësuar që shpejtë ta kryejnë rolin e tyre në këtë film, dhe e dyta: eliminohen nga opinioni dyshimet e vazhdueshme se në LDK nuk ka lider të mirëfilltë dhe me ndikim. Tani, së paku ashtu u tregua se, dihet kush “kullet” në atë parti.?!

    Sikur e dimë, z. Kuqi, para se të “vritej” nga” bosssi” i tij, hapi një konkurs për statista të rijnë që do të marrin pjesë në këtë xhirim, por, si duket, kjo qe e panevojshme, sepse skenari i filmit të ardhshëm parasheh që, në betejat tjera që priten të zhvillohen aty , nuk ka nevojë për një ushtri të madhe statistash, por do të veprohet me njësi speciale diversantësh profesionist të dëshmuare mirë edhe më parë për këso detyra. Gjegjësisht, si në pjesën e parë, aty nuk do të ketë luftë dhe beteja frontale, ku për xhirim kërkohen shumë aktor të rinj statista, por parashihet që kjo punë të realizohet me disa aktor më kryesor. E këso talenti ka boll në LDK. Bile-bile edhe me renome dhe nam ndërkombëtar. Të gjithë këta sot i kanë pranuar me entuziazëm rolet e tyre, dhe veç kanë filluar t’i ushtrojnë ato para pasqyrës.

    Skenari i ri i filmit, në vete ngërthen shumë ngjarje konspirative dhe me zhvillime dramatike që do të dalin në shesh. Aty, sikurse ndodhin në çdo film tjetër të suksesshëm, pas “vrasjes” së parë, do të pasojnë edhe “vrasjet” tjera.

    Mos të harrojmë të cekim edhe për anën e financimit të këtij projekti të madh historik. Parat e duhura për këtë film janë siguruar me kohë. Ato, 30 për qind nga shuma e gjithëmbarshme e shpenzimeve janë nga burimet vendore, kurse , 70 për qind të tjerat, nga fondet e miqve tanë ndërkombëtarë.

    Pasi që, nga burimet e mia të sigurta, një kopje e shkruar e këtij skenari veç më ka rënë në dorë, fundin e kësaj fabule filmike e di shumë mirë, por atë me këtë rast nuk do ta shpalosi publikisht,

    Për fund, është me rëndësi t’ju them se, fal ekipit tejet të fortë profesional që ka, ky film, patjetër do të jetë i suksesshëm. Veç suksesit direkt, do të kontribuoj që nga ai të promovohen shumë talent për angazhime në projekte tjera filmike nëpër partitë e ndryshme, që si duket, deri në zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen vitin tjetër në Kosovë, do të ketë mjaftë këso xhirime filmash dokumentar...

    Adnan Abrashi

    http://www.syri3.com/index.php?id_politike=81

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    LDK DHE E ARDHMJA E SAJ
    E D I T O R I A L
    Bashkim HOXHAJ


    Zhvillimet e fundit në partinë e dytë për
    nga fuqia elektorale të vendit, pasuan
    dorëheqjen e parevokueshme të shefi
    t të ekzekutivit të këtij subjekti politik,
    z. Blerim Kuqi. Rrjedhat e zhvillimeve në
    LDK rihapen edhe njëherë çështjet problematike
    të kësaj partie nga të cilat zor se do të dalë e
    padëmtuar. Pavarësisht nga ajo që deklarohet prej disa
    anëtarëve të kryesisë së partisë për kinse rrjedhat normale.
    Në LDK ka rifi lluar kriza. Në LDK, problemet e
    brendshme gjithherë kanë qenë evidente. Ka qenë lideri
    i saj, Ibrahim Rugova, ai që ka ruajtur kontinuitetin partiak
    duke neutralizuar konceptet ndryshe të përfaqësuara nga
    grupime përbrenda subjektit. Kjo ishte si të thuash metoda
    e preferuar e z. Rugova për të mënjanuar krizat partiake.
    Pra, Rugova ka mbajtur balancat ndërmjet tarafeve rivale.
    Natyrisht kjo formë ka treguar sukseset e saja. Ndonëse
    të gjitha zhvillimet e atëhershme janë mbajtur larg syve
    të opinionit publik. Pas vdekjes së Rugovës, ndonëse në
    LDK përpiqeshin imitimin e të qenit subjekt stabil, prognozuesit
    e ndarjeve dhe përçarjeve të partisë, atëbotë më të
    madhe në vend, parashikuan ecuri siç ndodhën më vonë,
    ecuri nga ku LDK-ja pati thyerje të mëdha. Dihet se si rrodhën
    ngjarjet në atë kuvendin e famshëm të karrigeve, ku
    për pasojë subjekti pësoi ndarjen në dysh, LDK-LDD. Dhe,
    pati një shkapërderdhje jo të vogël elektorale. Edhe reformat
    e iniciuara së fundi me emërimin e Blerim Kuqit shef
    të ekzekutivit të partisë, për t’i udhëhequr këto reforma,
    me sa doli në pah nuk sollën sukseset e pritura. Sigurisht,
    LDK-ja si çdo subjekt politik tjetër, ka pasur nevojë për t’iu
    nënshtruar reformimit rrënjësor demokratik në shumë aspekte.
    Qoftë në aspektin strukturorë, profi lizues, organizativ,
    demokratik etj. Personalisht, kam qenë njëri ndër ithtarët
    që kam shkruar për nevojën e reformimit demokratik
    të LDK-së. Mirëpo, këto reforma edhe pse të nisura, me sa
    duket nuk po japin sinjale të një rrjedhe normale që do ta
    shpinin partinë drejt stabilizimit të qëndrueshëm.
    -Së këndejmi zërat që kundërshtojnë hapur kryetarin Sejdiu
    përbrenda subjektit të tij, janë shfaqur në horizont.
    Edhe kjo jep sinjifi kacione jo të këndshme për të besuar në
    të ardhmen pa tronditje të LDK-së. Pavarësisht mënyrës
    se si interpretohen kundërshtitë, përbrenda kontekstit të
    reformimit apo shpëtimit të partisë. Një gjë është e sigurt.
    LDK-ja, edhe kësaj radhe nuk do t’i shpëtoj tendencave
    për tu dominuar nga klane divergjente. Për opinionin publik,
    grupimet divergjente të cilat përfaqësojnë koncepte të
    papërputhshme, veç se janë bërë tashmë të njohura. Se
    si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim, na mbetet të
    shohim. Por, nuk mund të lihet larg mendsh se, me këso
    trendësh, mund të shkohet deri tek një rindarje e thellë
    e LDK-së. Në këtë rast, edhe koalicioni aktual qeverisës
    mund të mos vazhdojë së funksionuari, dhe vendi të shkojë
    në zgjedhje të parakohshme. Ose varianti për koalicione
    të reja të hidhet në tregun politik të vendit. Inicimet për
    rikompozime koalicionesh qeverisëse nuk do të mungojnë.
    Megjithëse, këtij shqetësimi personalisht jam i prirë të
    mos i bashkëngjitëm tërësisht. Meqë, do të gjenden faktorë
    ndërmjetësues për ta tejkaluar gjendjen ekzistuese.
    Për sa i përket këtij shqetësimi, ata që kanë marrë përsipër
    ta reformojnë partinë e tyre, këtë shqetësim duhet ta
    kenë parasysh. Është çështje tjetër mandej, nëse në LDK
    mbizotëron ideja që shkurorëzimi i qeverisjes aktuale të
    ndodhë. Kjo është temë krejtësisht në vete pastaj.
    gazeta info press
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 03-11-2008 më 17:50

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Presidenti i Kosovës e cilësoi ndërtimin e rrugës si realizim i ëndrrës së Rugovës


    Projekti i Shekullit, Sejdiu dhe Topi inspektojnë korridorin e shqiptarëve

    Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i shoqëruar nga kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, inspektuan së bashku punimet në Urën e Repsit, të shoqëruar nga delegacioni zyrtar i Republikës së Kosovës, një grup deputetësh të Parlamentit shqiptar. Presidenti Sejdiu pas inspektimit të kësaj rruge theksoi se, ky projekt madhor për Shqipërinë dhe Kosovën gjithashtu është një arterie kryesore në procesin e zhvillimit të dy vendeve. Sejdiu vlerësoi se kjo rrugë është një hap i rëndësishëm dhe i çmuar në bashkimin e të dy vendeve, duke shkurtuar distancat e gjata. "Rruga ka qenë dhe mbetet në qasjen e vet themelore, arterie e rëndësishme e një trungu, e një jete. Është me shumë rëndësi që hap perspektivën, hap proceset e zhvillimit, hap proceset e lëvizjeve të lira të qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme, komunikimet e tyre dhe bashkon njerëzit", ka vlerësuar Presidenti i Kosovës. Duke e cilësuar këtë rrugë si ëndrrën më të madhe të të gjithë shqiptarëve e sidomos të shqiptarëve të Kosovës, Sejdiu theksoi se qeveria e Kosovës do të japë kontributin e vet në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë në një kohë sa më të shkurtër. "Prandaj do të dëshiroja që me këtë rast të përkujtoj edhe një herë gjithë këtë punë të madhe që është bërë, të përkujtoj idenë që Presidenti Rugova e pat thënë që në fillim të viteve '90, që duhet të ketë një veprim të koordinuar energjik të përbashkët për ta parë këtë rrugë të kryer, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë dhe që lidh dy vendet edhe në qarkullimin apo në ecjen drejt Evropës", tha kreu i shtetit të Kosovës. Gjithashtu, ai theksoi se për qeverinë e Kosovës ka një rëndësi të madhe fakti që njerëzit do të vijnë nga Prishtina dhe qytetet e tjera në Kosovë, kjo rrugë do të mundësojë afrimin e Kosovës me qytetet më të mëdha në Shqipëri, si Durrësin, Tiranën, Shkodrën dhe qytetet e tjera. "Është vërtet një ditë me emocione të veçanta edhe për mua, edhe për delegacionin e Republikës së Kosovës, që të jemi këtu dhe të shohim këtë ecje dhe këtë qasje kaq aktive, që kjo rrugë të përfundojë sa më parë. Prandaj, ajo që është dhënë si ide edhe në fazat më të hershme dhe që Presidenti Topi e quajti me të drejtë ëndërr të gjeneratave të shumta, vjen dhe bëhet realitet në këtë kohë, me një përkushtim tepër të përgjegjshëm të qeverisë shqiptare dhe besoj po në të njëjtën kohë, një përkushtim që do ta ketë edhe qeveria e Kosovës, që rruga Durrës-Prishtinë do të jetë e kryer për një kohë optimale dhe jashtëzakonisht të shkurtër", vijoi më tej Sejdiu. Është tepër e rëndësishme, vijoi Sejdiu, që pikërisht kjo rrugë do të ofrojë dhe shansin e madh për banorët e zonave që të gjejnë perspektivën e zhvillimit dhe të ekzistencës së tyre në këto mjedise, që me këto bukuri të natyrës, t'i shtohet po ashtu një vepër e veçantë edhe nga dora e njeriut dhe nga përcaktimi i tij, që praktikisht njerëzit të gjejnë mundësi më të mira për zhvillimet brenda qyteteve dhe në lokalitetet që përshkohet. Gjithashtu, Sejdiu shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj qeverisë shqiptare mbi këtë projekt, si dhe ndaj të gjithë njerëzit e kësaj kompanie të rëndësishme që ka marrë përsipër që të kryejë në afat punimet. Sejdiu shprehu besimin se nuk do të jetë e largët dita që të gjithë së bashku do të kapërcejmë distancat e largëta nga Prishtina në Tiranë dhe në Durrës. Krerët e dy vendeve u pritën nga kryetari i Komunës së Repsit, Aleksandër Lalaj, deputeti i zonës, Gjovalin Prenga dhe nga administrues të lartë të Bechtel-Enka. Në qendër të Komunës së Repsit, të dy Presidentët u mirëpritën në një atmosferë festive edhe nga banorë të zonës dhe punonjës të ndërtimit të kësaj arterie të rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.






    Topi: Rrëshen-Kalimash, ëndrra shqiptare që po rritet çdo ditë


    Ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash, ëndrra e çdo shqiptari, nga dita në ditë po shkon drejt përfundimit të saj. Kreu i shtetit shqiptar, pas inspektimit të kësaj rruge ka vlerësuar se kjo rrugë është nyja kyçe, ëndrra që bashkon Shqipërinë me Kosovën jo vetëm nga largësitë, por edhe në zhvillimin e përbashkët. "Kjo është rruga që ne kemi ëndërruar sikurse thashë, kjo është rruga që e kemi ëndërruar së bashku, është një ëndërr e përbashkët e realizuar, është gjëja më e mirë që ne po përjetojmë. Shumë breza e kanë ëndërruar këtë rrugë, fatkeqësisht një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk ia kanë arritur kësaj dite, kështu që jemi me fat, por më me fat do të jenë brezat që do të vijnë, të cilët do të kenë mundësinë të ndihen shumë afër me njëri-tjetrin", ka vlerësuar kreu i shtetit shqiptar në fjalën e tij. Topi nënvizoi se kjo rrugë do t'i japë gjithë kësaj zone një zhvillim të paparë, një zonë që dikur ka qenë e harruar dhe e braktisur. Gjithashtu, ai shprehu besimin se kjo rrugë do t'i japë bukuri edhe më shumë, do t'i japë kuptim këtij peisazhi të mrekullueshëm. "Është një kënaqësi e veçantë që jemi sot këtu në Reps, në aksin e autostradës që do të lidhë Durrësin me Kosovën. Kjo, padyshim, është pjesë e asaj që e kemi konsideruar ëndërr shqiptare, të cilën e shikojmë çdo ditë që po realizohet dhe shumë shpejt do të kemi një rrugë të përfunduar", tha Topi duke shtuar se kjo është një rrugë që do të lidhë jo vetëm Shqipërinë me Kosovën, por një rrugë që do t'i japë mundësi të jashtëzakonshme zhvillimit e komunikimit, në radhë të parë komunikimit njerëzor, komunikimit në botën e biznesit. "Unë jam personalisht shumë i lumtur, zoti President, që jemi së bashku këtu sot. Kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri si President i Kosovës së lirë, të pavarur dhe demokratike. Ka simbolikën e vet kur vizitoni Shqipërinë, por ka dhe simbolikën e vet kur vizitoni pikërisht këtë rrugë. Kemi qenë me zemër, me mendje, me shpirt, shumë afër, por sot jemi realisht edhe fizikisht, jemi shumë afër për të realizuar ato ëndrra të mëdha që kemi pasur", vijoi më tej Presidenti Topi. Ndër të tjera, duke iu referuar deklaratave të personaliteteve më të rëndësishme të botës se Shqipëria dhe Kosova janë kontribuese të paqes në rajon, ai shprehu bindjen se Kosova dhe Shqipëria do të jenë pjesë e padiskutueshme e ëndrrës euroatlantike, ëndërr që realizohet edhe nëpërmjet realizimit të kësaj vepre, e cila përpara se të jetë vepër e madhe inxhinierike me një teknologji të përparuar, është vepër e shpirtit të të gjithë shqiptarëve.





    Shkodra shpall Sejdiun "Qytetar nderi"


    Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës nderoi dje me titullin "Qytetar Nderi", Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ky titull iu akordua Presidentit të Kosovës me një ceremoni festive në mjediset e Bashkisë së Shkodrës. "Sot, kemi nderin të presim në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë, Presidentin e Kosovës, Shkëlqesinë e tij, zotin Fatmir Sejdiu, i cili më 17 shkurt 2008 firmosi aktin më madhor të shqiptarëve, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës", tha në përshëndetjen e tij kryetari i Këshillit Bashkiak, Bardhyl Lohja. Ai theksoi se, Presidentit të Kosovës i jepet titulli i lartë "Qytetar nderi i Shkodrës" me motivacionin "Për vlerat e spikatura intelektuale e patriotike, për rolin dhe kontributin historik në shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve, për merita të veçanta në vendosjen dhe ruajtjen e paqes në rajon". Pas dorëzimit të titullit nga kryetari i Bashkisë, Lorenc Luka, Presidenti Sejdiu falenderoi për nderimin që iu bë nga qyteti i Shkodrës dhe përmendi vlerat kulturore dhe arsimore të krijuara në këtë qytet, historinë dhe legjendat e saj. "Kam pasur rastin të jem i pranishëm në Shkodër, duke njohur nga afër Kalanë e Rozafës dhe legjendat e saj, Bunën, rrugët, shkollat, kishat, xhamitë, këngët dhe dyqanet e shumta. Shkodra ishte prore shtëpi e lirisë, ishte shtëpi e Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës, që i dha frymë aspiratës së saj për t'u shkëputur nga robëria dhe vuajtja", nënvizoi Presidenti Sejdiu. Pasi foli për ndryshimit që kishte vërejtur gjatë vizitës në Shqipëri, ai tha se, "edhe Shkodra është një pamje e këtij transformimi" dhe se tani asaj "po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm, si një qendër e madhe arsimi, kulture, ekonomie dhe turizmi. Shkodra dhe qytetet e Kosovës duhet të rrisin shpejt bashkëpunimin në të gjitha fushat, mbasi zhvillimi modern nuk mund të bëhet pa hyrë në një proces të madh bashkëpunimi e integrimesh rajonale dhe më gjerë. Besoj se, bashkëpunimi edhe me Ulqinin dhe qytetet e tjera të Malit të Zi do të jenë një nxitje për zhvillimin e të dy qyteteve dhe vendeve që kanë synim të përbashkët, ashtu si dhe Kosova, integrimet euroatlantike dhe BE-në", theksoi Presidenti i Kosovës.







    rd

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi në LDK

    Me ftesë të shefit të GP
    të LDK'së, Lutfi Haziri,
    Kryeministri Hashim Thaçi ka
    vizituar Grupin Parlamentar
    të LDK'së, për të diskutuar
    për projekt-buxhetin për
    vitin 2009. Lutfi Haziri ka
    thënë se Kryeministri Thaçi
    është mirëpritur në LDK.
    Prishtinë,10 nëntor — Kryeministri
    i Kosovës, Hashim Thaçi,
    duke u thirrur në një praktikë të
    re, ka mbajtur të hënën një takim
    me partnerin e koalicionit - Grupin
    Parlamentar të Lidhjes Demokratike
    të Kosovës, kjo me ftesë
    të shefit të GP të LDK'së, Lutfi Haziri,
    për të diskutuar për projektbuxhetin
    e vitit 2009.
    Thaçi ka thënë se këtë praktikë
    do ta vazhdoj edhe me grupet tjera
    parlamentare.
    "Kemi ardhur për të diskutuar
    projekt-buxhetin për vitin 2009.
    Kjo është një praktikë e re që do
    ta vazhdoj edhe me grupet tjera
    parlamentare", ka thënë Thaçi pas
    takimit me LDK'në.
    Merret vesh se disa deputetë të
    LDK'së kanë refuzuar të takojnë
    Thaçin. Shefi i Grupit Parlamentar
    të LDK'së ka thënë se prezenca
    e kryeministrit Thaçi është mirëpritur.
    "Prezenca e Kryeministrit
    është mirëpritur, ne e kemi partner
    në qeverisje", ka thënë Haziri.
    "Sigurisht që në baza zgjedhore
    jemi konkurrentë politikë".
    Kohëve të fundit, një pjesë e
    Kryesisë së LDK'së e kanë akuzuar
    Kryeministrin Thaçi për përzierje
    në çështjet e brendshme të
    kësaj partie.
    Ish-kreu i ekzekutivit të Lidhjes
    Demokratike të Kosovës, Blerim
    Kuçi, pas detyrimit që të jepte
    dorëheqje, i kishte sugjeruar Kryeministrit
    të mos ndërhyjë në punën
    e LDK'së duke aluduar implikimin
    e tij në atë vendim të Presidentit

    gazeta exspre

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Baba Rexheb Beqiri (1901-1995)
    Nga Mexhid Yvejsi në forumin Komuniteti bektashi
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 03:55
  4. A po e dëmtojnë?
    Nga BULi-x në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 10:47
  5. AKSH hedh ne ere Gjykaten e Qytetit te Struges
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2003, 08:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •