Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Arrow BE: Dështimet e qeverisë Berisha

    Progres-raporti i Komisionit Evropian, i cili pritet të bëhet publik në datën 5 nëntor, e vlerëson përsëri Shqipërinë me nota negative.

    Zbardhen pikat e progres-raportit. Qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit

    TIRANË - Progres-raporti i Komisionit Evropian, i cili pritet të bëhet publik në datën 5 nëntor, e vlerëson përsëri Shqipërinë me nota negative. Korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore, janë tre fushat ku qeveria shqiptare ka mbetur në “klasë”. Sipas raportimeve të medieve, të akredituara në Bruksel,raporti i Bashkimit Evropian për vendin tonë, nuk ka dhënë vlerësimet e pritshme për Shqipërinë, duke evidentuar si problematike arritjet, pikërisht në ato fusha, të cilat qeveria jonë i ka propaganduar si më të suksesshme.

    Konstatimet

    Raporti bën një sërë konstatimesh negative për progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj të forcimit të demokracisë, por më kryesoret janë pikërisht ato që kanë të bëjnë me ato fusha, që qeveria Berisha i ka paraqitur si më të suksesshmet. Përsa i përket luftës kundër korrupsionit, megjithëse vlerësohen përpjekjet që ka bërë në minimizimin e këtij fenomeni, raporti evidenton se, “korrupsioni mbetet i shtrirë gjerësisht dhe se përbën një problem shumë serioz”.

    Gjithashtu, një çështje tjetër ku duket se qeveria ka dështuar në përpjekjet e saj, është edhe lufta kundër krimit të organizuar, për të cilën vlerësohet se “mbetet problem serioz, pasi progresi ka qenë i kufizuar” për shkak të korrupsionit dhe mbrojtjes së dobët të dëshmitarëve. Pika e tretë, kritike, është lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, ku progres-raporti vlerëson se mbetet ende një problem serioz, me të cilën qeveria dhe shtetit shqiptar duhet të merret seriozisht.

    Progres i kufizuar raportohet edhe për luftën ndaj pastrimit të parave dhe trafikut të drogës. Sipas raportit, megjithëse Shqipëria ka vazhduar të shënojë progrese në demokraci dhe sundimin e ligjit, përsëri institucionet e shtetit kërkojnë përforcim të mëtejshëm për të qenë plotësisht të depolitizuara. “Reforma kyçe u miratuan nga konsensusi ndërpartiak, por kultura e dialogut mes partive politike dhe funksionimi i duhur i institucioneve të shtetit kërkojnë përforcim të mëtejshëm”, - vlerëson Komisioni Evropian në raportin e tij.

    Sipas raportit ka pasur progres në reformimin e sistemin gjyqësor, por funksionimi vazhdon të jetë i varfër dhe mbetet shumë punë për garantimin e pavarësisë, transparencës dhe efikasitetit.

    Fqinjët

    Vlerësime jo pozitive ka marrë edhe shteti më i ri i Ballkanit, Kosova, e cila sipas raportit, shënon progresin më të ulët në rajon. Pas shpalljes së pavarësisë, dhe miratimit të kushtetutës, Komisioni vlerëson që i gjithë legjislacioni mbetet për t’u zbatuar. Sfidat kryesore për Kosovën shtet janë vlerësuar se janë përforcimi i sundimit të ligjit, politikat antikorrupsion, lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e dialogut dhe pajtimit mes komuniteteve. “Pas vendosjes së qeverisë së re, janë vonuar reformat edhe për shkak të statusit dhe deklaratës së pavarësisë”, - thekson raporti.

    Ndërkohë, për Maqedoninë, siç dhe pritej, Komisioni nuk rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim. Problemet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008, mungesa e dialogut politik mes partive kryesore dhe përmbushja e pjesshme e prioriteteve kyçe, janë arsyet kryesore që rendit raporti për këtë vend.

    ------------------------------------------------------------------------

    Jones: Reformat të mos prekin ekuilibrat e pushteteve

    TIRANË - Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin se, respektimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, mbetet një kusht i domosdoshëm që garanton funksionimin e demokracisë. Qëndrimin e shprehur disa ditë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon ëidhers, e ka ripërsëritur dje zv. ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones, gjatë një takimi që ka pasur me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

    Duke biseduar në lidhje me situatën politike në Shqipëri dhe debatet mbi reformat, kryesisht në fushën e drejtësisë, zyrtari i lartë amerikan, ka theksuar se këto reforma nuk duhet të prekin ekuilibrat mes pushteteve. Gjithashtu, Jones, u shpreh se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kërkon thellimin dhe forcimin e reformave politike dhe ekonomike, duke nënvizuar faktin se, ky proces i rëndësishëm angazhimesh, nuk përfundon me nënshkrimin e Protokollit të Anëtarësimit.

    Lidhur me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, zv.Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit theksoi se, Shtetet e Bashkuara, dëshirojnë të shohin zgjedhje të suksesshme, të lira dhe demokratike. Duke u ndalur në reformat kryesore, bashkëbiseduesit vlerësuan reciprokisht ecurinë e deritanishme të reformës zgjedhore. Ndërkohë, kryetari i Partisë Socialiste, i shprehu zv. Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Stuart Jones, falenderimet më të sinqerta për ndihmën dhe mbështetjen që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhënë Shqipërisë dhe aspiratës së shqiptarëve për integrim Euro-Atlantik. Zv.

    Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones, ka zhvilluar dje një takim edhe me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit theksoi se, ngjarje madhore për vitin e ardhshëm, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe se qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë gjithçka është e mundur për të organizuar zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që vendi të shkëputet përfundimisht nga tradita e diskutimit për cilësinë e zgjedhjeve. Kryeministri siguroi se qeveria po përgatit regjistrin dixhital të shtetasve, kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike.

    Enjte, 30 Tetor 2008

    Fejzi Braushi

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk eshte e vertet qe ka deshtu qeveria,keto jan mendime te klikes komuniste e asgje tjeter.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertet qe ka deshtu qeveria,keto jan mendime te klikes komuniste e asgje tjeter.
    salija vet ka kon pjestar i klikes komuniste, bile sekretar biroje ...

    apo duhet ma mir me thone: salija ka deshtu, qeverija ka suksesu ...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Prite dhe hiqe ate.."bile".

    [QUOTE=Duaje Siveten;2068036]salija vet ka kon pjestar i klikes komuniste, bile sekretar biroje ...

    Pse flet kot kur nuk din gjo?
    Ne te gjitha shkrimet e mija une jam nje anti-Berishist ,qe nuk pranoj te diskutoj ne e kam gabim, por nuk kaloj ne ekstrem ta akuzoj se "..salija vet ka kon pjestar i klikes komuniste,bile sekretar biroje.."

    Ti, Duaje Siveten ose dujsivet sic te thote brari, zakonisht shkruan mire kurse me kete rast duket sikur nuk e ke postu ti por nje tjeter i cili ka hyre nen nikun tend.

    Te keshilloj rregulloje postimin tend dhe "..prite dhe hiqe ate ..bile "
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajti : 02-11-2008 më 12:13

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Shqiperia asnjeher nuk ka qen me mire se sa sot,dhe suksesin ja dedikoj sali berishes dhe kabinetit te tij
    Per her te par shqiperia prin ne rajon me 10% te rritjes ekonomike perse duhet shr berishen une nuk e kuptoj.
    Ka shume per te ber natyrisht por cila qeveri ka ber me shume me thuaj duaje siveten apo ndoshta nuk ke kurajo.
    Une i kuptoj qe humbesit kan te drejten te hidhrohen por ama duhet then te verteten ashtu siq eshte.

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Shqiperia asnjeher nuk ka qen me mire se sa sot,dhe suksesin ja dedikoj sali berishes dhe kabinetit te tij
    Per her te par shqiperia prin ne rajon me 10% te rritjes ekonomike perse duhet shr berishen une nuk e kuptoj.
    Ka shume per te ber natyrisht por cila qeveri ka ber me shume me thuaj duaje siveten apo ndoshta nuk ke kurajo.
    Une i kuptoj qe humbesit kan te drejten te hidhrohen por ama duhet then te verteten ashtu siq eshte.
    i ke thon me vetedije mendjes "SIKTERR!" ...

    akoma ti Shqiperia kopsht me lule ... rritje 10 % ...

    a te ka ra gjo n'vesh se çfare plasi ne Gerdec; a ke degjuar saliun te flase si vagabond i shkalluar ne parlament; a e ke mare vesh se njerez mbyten me varka per te ikur prej parajses salidare ... dhe vjen fazlliq per te pastruar parate e felliqura ...

    po ai niku tjeter i jot qe rri e derdellis si e ema e zeqos ne maj te thanes, se prokurorja ... se presidenti ... se te tjeret ...

    hidherohen ata qe nuk e kuptojne procesin, zhgenjehen ata qe mbeshteten fuqimisht procesin, perfituan arrivista komuniste si puna e saliut, genjejne perhere ata qe kerkojne ta mbajne saliun si zagar roje te sigurim-nomenklatures ne kushtet e reja ... katoviciane ... ne perputhje me objektivat e athin-beogradit ...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Fjale burrash ke fol or Duaje Siveten.

    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    ..keshtu po. Tani bindem qe ti je "Duaje Siveten" or dujsivet i vertet.
    Cdo fjale te ka zene vend dhe vetem ndonje forumist te cilit nuk i punon aresyeja mund te te kundershtoje. Une per vete e mbeshtes plotesisht kete postim.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Edhe Europa edhe Amerika kur e shajne Salen komuniste jane edhe ata.
    Shpifje komuniste bejne e kan bere edhe kete radhe.
    Vetem Saliu e pd jane demokake ne kete bote.

  9. #9
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertet qe ka deshtu qeveria,keto jan mendime te klikes komuniste e asgje tjeter.
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Shqiperia asnjeher nuk ka qen me mire se sa sot,dhe suksesin ja dedikoj sali berishes dhe kabinetit te tij
    Per her te par shqiperia prin ne rajon me 10% te rritjes ekonomike perse duhet shr berishen une nuk e kuptoj.
    Ka shume per te ber natyrisht por cila qeveri ka ber me shume me thuaj duaje siveten apo ndoshta nuk ke kurajo.
    Une i kuptoj qe humbesit kan te drejten te hidhrohen por ama duhet then te verteten ashtu siq eshte.
    I dashur forumist...

    Mendoj se bagazhi juaj politik le shume per te deshiruar duke marre shkase nga postimet ne SENS UNIK qe jepni ne forum.

    Albmaster

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    i ke thon me vetedije mendjes "SIKTERR!" ...

    akoma ti Shqiperia kopsht me lule ... rritje 10 % ...

    a te ka ra gjo n'vesh se çfare plasi ne Gerdec; a ke degjuar saliun te flase si vagabond i shkalluar ne parlament; a e ke mare vesh se njerez mbyten me varka per te ikur prej parajses salidare ... dhe vjen fazlliq per te pastruar parate e felliqura ...

    po ai niku tjeter i jot qe rri e derdellis si e ema e zeqos ne maj te thanes, se prokurorja ... se presidenti ... se te tjeret ...

    hidherohen ata qe nuk e kuptojne procesin, zhgenjehen ata qe mbeshteten fuqimisht procesin, perfituan arrivista komuniste si puna e saliut, genjejne perhere ata qe kerkojne ta mbajne saliun si zagar roje te sigurim-nomenklatures ne kushtet e reja ... katoviciane ... ne perputhje me objektivat e athin-beogradit ...
    Definitivisht shqiperia per her te par eshte ne rrugen e mbar,kete e thon edhe te huajt,por klikes komuniste nuk ju pelqen.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •