Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    nuk e kuptoje se perse basohemi tek raporti i BE .A e shikoni jeten ne realitet.
    Listat e ushqimeve te shportes po shtohen
    Papunsia nuk po shikoje vende pune te reja dhe rruga e kalimashit shoferat i kane siell nga turqia.
    Jane bere investime ne rruge por mos harroni qe cmimin qe do paguajme per keto rruge .pastaj shikon ca rrugesh kane berene disa vende cilesia skandal
    Korrupsioni i futin nga dera e para i nxierrin nga dera e prapme
    A i shikoni cmimet qe nuk ka ndonje ndryshim nga vendet e BE po eshte ndryshimi qe rrogat jane skandaloze per te mos folure per asistencen qe saper kafe eshte per 1 ne dite
    Ne SHqiperi ne radhet te pare nuk respektohet puna ne po shikojme vete kryeministrin a punon ai apo jo pasi cdo dite e shikon ne vende te ndryshme me gershere ne dore (sa ne kavaje 3 here e inagurovi te njejtin ujesiells)
    E fundit e zeme se ka bere shume pune .Po mire perse eshte zgjedhure fundi i fundit per te punuare eshte detyra e qeverise per te punuare,ndertuare e luftuare
    Pastaj gjithe derrat nje hund kane
    Ndryshuar për herë të fundit nga OPARI : 09-11-2008 më 07:35

  2. #32
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Rama: Raporti i KE-së, kritik për Shqipërinë

    Progres-raporti i Komisionit Evropian për ecurinë e zhvillimit të vendit tonë për vitin 2008, ka ndarë edhe një herë politikën shqiptare.

    Fejzi Braushi
    Premte, 07 Nentor 2008 09:25:00



    Në kundërshtim me kryeministrin Sali Berisha, kreu i PS-së, Edi Rama, u shpreh se në raport nuk bëhet fjalë për suksese



    TIRANË- Progres-raporti i Komisionit Evropian për ecurinë e zhvillimit të vendit tonë për vitin 2008, ka ndarë edhe një herë politikën shqiptare. Ndërsa dy ditë më parë kryeministri Sali Berisha, nuk nguroi ta cilësojë atë si vlerësim për punën e qeverisë, dje kreu i opozitës, Edi Rama, në antipod me kundërshtarin e tij politik, ka sjellë në vëmendje të publikut se rezultatet e këtij dokumenti flasin qartë për gjendjen e mjeruar në të cilën kjo mazhorancë ka futur vendin me keqqeverisjen e saj.

    Duke qenë i rezervuar për të bërë një analizë të hollësishme të konkluzioneve të këtij raporti, për shkak se e ka vlerësuar se është ende herët për të dhënë gjykim të specializuar për një dokument kaq voluminoz në një kohë kaq të shkurtër, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një dalje të posaçme për mediat, është përqendruar kryesisht tek përmbledhja që i bënë këtij raporti drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian, si në Bruksel, ashtu edhe në Tiranë, duke theksuar se vlerësimet e tij për situatën e korrupsioni, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, nuk mund të vlerësohen kurrsesi pozitive, ashtu siç bëri dhe shefi i qeverisë.

    “Nuk jam habitur, por vazhdoj të skandalizohem me qëndrimin e turpshëm të radhës së Kryeministrit të Shqipërisë, i cili me ta marrë këtë raport nga duart e ambasadorit, pa e lexuar dhe jo më analizuar, del në konferencë shtypi e flet për suksese. Pa asnjë dyshim mund të themi qysh sot, se një raport ku thuhet shprehimisht se "korrupsioni mbetet një problem veçanërisht serioz e masiv, si në rastin e Shqipërisë", nuk mund të jetë në asnjë mënyrë shkak për të folur për suksese”, - tha kryesocialisti Edi Rama.

    Ai gjithashtu është shprehur se është pikërisht zënia peng nga korrupsioni dhe lidhjet e tij të fshehta me aktivitete të paligjshme, shkaku i vetëm që kryeministri dhe vartësit e tij, ende pa marrë në dorë progres-raportin, nxituan ta cilësojnë atë si vlerësim për arritjet e qeverisë, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.

    Duhet të kesh paturpësinë dhe hallin e madh të një kryeministri kaq të zënë peng nga korrupsioni, sa Sali Berisha, që të flasësh për suksese duke lexuar në progres-raportin e Komisionit Europian, se “ligji për prokurimet publike bie në kundërshtim me legjislacionin e BE-së”, se “Pastrimi i parave, vazhdon të mbetet problem shqetësues”, se “trafiku i drogës vazhdon të mbetet problem shqetësues”, se “krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore vazhdojnë të mbeten probleme shqetësuese”, - theksoi Rama, duke iu referuar pikërisht disa konstatimeve kryesore që bën progres-raporti.

    Sipas tij, ky dokument është prova e qartë e hapave të pamjaftueshëm që Shqipëria po hedh në drejtim të integrimit të saj Euro-Atlantik. “Nuk kemi asnjë arsye të gëzohemi ne opozitarët shqiptarë nga konstatimet shumë shqetësuese të progres-raportit të Komisionit Europian, por duke qenë se ato janë tregues të një Shqipërie që zvarritet, ndërkohë që Europa fluturon përpara, arsyet për të mos u gëzuar janë edhe më të mëdha”, - tha Rama.

    Në vazhdën e pasqyrës që ky raport i bën situatës së korrupsionit në vendin tonë, Rama ka sjellë në vëmendje përsëri rastin “Fazlliç”, si simbol të përdorimit të shtetit për të zhvilluar dhe mbrojtur biznese në mënyrë të paligjshme. Pavarësisht vlerësimeve, situatës aspak pozitive që paraqet ky raport, kreu socialist është shprehur optimist se ndryshimi i ndodhur në SHBA, me zgjedhjen e Barak Obamës si president, shumë shpejt do të mbërrijë edhe në Shqipëri.

    “Era e madhe e ndryshimit që filloi të fryjë dje në SHBA, pa asnjë dyshim, do të fillojë të fryjë qershorin e ardhshëm edhe në Shqipëri, kur shqiptarët do t'i japin Sali Berishës dhe oborrtarëve të tij shuplakën e merituar për 4 vjet premtime të pambajtura dhe dështime të padurueshme”,- tha Rama.

    Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një vizitë në komunat e Vlorës

    Berisha: E shkuara, me xhaketën e Ramës e Ruçit

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një vizitë në qytetin e Vlorës nga ku shfrytëzoi ceremonitë inaguruese të punimeve në dy komunat e këtij qyteti për të sulmuarkreun e opozitës dhe deputetet e Partisë Socialiste në lidhje me idenë e tyre për një politikë të re. Duke folur për sukseset e qeverisë së tij, kryeministri nuk kurseu sulmet ndaj opozitës të cilën e cilësoi si penguese në rrugën që po ndërmerr Shqipëria.

    Duke ironizuar kreun e opozitës Edi Rama dhe deputetin socialist Gramoz Ruçi për idenë e një politikë të re, Berisha u shpreh se: ”Ai përpiqet të servirë Gramoz Ruçin si politikën e tij të re. Përballë kësaj alternative e cila bazohet në premtimet e mbajtura, që bazohet në ndryshimin, nëpërmjet rritjes së pagave, të pensioneve, nëpërmjet ndërtimit të rrugëve, të ujësjellësave, shkollave të reja, rritjes së investimeve, ka dhe një alternativë tjetër, ajo e mashtrimit, politikae re e xhaketës së Ruçit dhe Ramës.

    Me xhaketat e Rucit dhe të Edi Ramës shkohet drejt të së shkuarës ndërsa ne me ndërtimet, me rrugët, me shkollat, me përpjekjet tona për integrim, me ftesën e Shqipërisë për në NATO, ne ecim të sigurt drejt të ardhmes”. Sikur të ishte në një fushatë elektorale dhe jo një vizitë pune,kryeministri nuk kurseu dhe premtimet e tij për të ardhmen nëse do të fitonte një mandat të dytë. Berisha premtoi rritjen e pensioneve të fshatit në nivelin e atyre në qytet dhe shtimin errugëve të asfaltuara pasi, sipas tij, përparësi nuk do të kenë vetëm rrugët kombëtare, por edhe ato lokale.

    Vizita nëkomunën Armen, lidhej meinaugurimin e fillimit të punimeve për ujësjellësin në këtë komunë dhe ajo në zonën e Llakatundit me inaugurimin e përfundimit të punimeve për rrugën e qendrës së Llakatundit, me gjatësi 900 metra, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 15 milion lekë.


    Shekulli

  3. #33
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    nuk e kuptoje se perse basohemi tek raporti i BE .A e shikoni jeten ne realitet.
    Listat e ushqimeve te shportes po shtohen
    Papunsia nuk po shikoje vende pune te reja dhe rruga e kalimashit shoferat i kane siell nga turqia.
    Jane bere investime ne rruge por mos harroni qe cmimin qe do paguajme per keto rruge .pastaj shikon ca rrugesh kane berene disa vende cilesia skandal
    Korrupsioni i futin nga dera e para i nxierrin nga dera e prapme
    A i shikoni cmimet qe nuk ka ndonje ndryshim nga vendet e BE po eshte ndryshimi qe rrogat jane skandaloze per te mos folure per asistencen qe saper kafe eshte per 1 ne dite
    Ne SHqiperi ne radhet te pare nuk respektohet puna ne po shikojme vete kryeministrin a punon ai apo jo pasi cdo dite e shikon ne vende te ndryshme me gershere ne dore (sa ne kavaje 3 here e inagurovi te njejtin ujesiells)
    E fundit e zeme se ka bere shume pune .Po mire perse eshte zgjedhure fundi i fundit per te punuare eshte detyra e qeverise per te punuare,ndertuare e luftuare
    Pastaj gjithe derrat nje hund kane
    A e di pse shtohet ajo lista plako?se shqiptaret jane mesu me jetu gjithmone qyl.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    A e di pse shtohet ajo lista plako?se shqiptaret jane mesu me jetu gjithmone qyl.
    dua te shtoje dicka ketu ngaqe shqiperia eshte e vogel dhe nuk mund te jetojne te gjithe me qylin po bejne marrveshje me BE qe te na japin nga nje vize dhe te punojme si skllever neper evrope dhe kursimet ti investojme ne shqiperi d m th qylaxhinjeve dhe Sala te nxierri gjoksin se shikoni si ju perzura nga vendi me deshiren tuaje

  5. #35
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    dua te shtoje dicka ketu ngaqe shqiperia eshte e vogel dhe nuk mund te jetojne te gjithe me qylin po bejne marrveshje me BE qe te na japin nga nje vize dhe te punojme si skllever neper evrope dhe kursimet ti investojme ne shqiperi d m th qylaxhinjeve dhe Sala te nxierri gjoksin se shikoni si ju perzura nga vendi me deshiren tuaje

    Jam dakort me mendimin tuaj !

  6. #36
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    PD, Berisha paralajmëron krizë energjetike

    Nertila Pupuleku
    Marte, 25 Nentor 2008 10:28:00


    Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Berisha ka deklaruar se do kemi dimër të vështirë

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar dje një dimër të vështirë për shqiptarët. Qeveria që ai drejton nuk do të mund të mbajë premtimin as për këtë vit se shqiptarët do të kenë 24 orë energji elektrike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD-së, kryeministri ka folur "troç" për krizën energjetike, që pritet të kalojë vendi ynë.

    Pasi ka folur për reformat e ndërmarra nga qeveria e tij, Berisha është ndalur jo pak edhe në atë që cilësohet thembra e Akilit për qeverisjen e tij, pikërisht parandalimi i një krize tjetër energjetike, si ajo e dy viteve më parë.

    Gjatë mbledhjes prej 10-15 minutash të zhvilluar më dyer të mbyllura, Kryeministri Berisha ka theksuar nevojën e blerjes sa më shumë të energjisë, duke pranuar faktin se sa e vështirë do të jetë kjo në një sezon si ky, që po kalojmë, duke marrë parasysh, sipas tij, edhe thatësirën e madhe.

    Kjo situatë, mësohet të jetë shprehur Berisha, do të ndikojë edhe më shumë në vështirësimin e situatës. Dhe ashtu si çdo vit, pavarësisht premtimeve të bëra në zgjedhjet e 2005 lidhur me faktin se shqiptarët do të kenë 24 orë drita, por edhe deklaratat e tjera sipas të cilave qeveria do të bëjë të mundur një dimër më pak të errët, dje Berishës i është dashur të pranojë se kemi të bëjmë më një situatë ku sërish qeverisja e tij ka dështuar.

    Prej kohësh, Kryeministri Berisha ka deklaruar se qeveria që ai drejton është e angazhuar seriozisht për të përdorur të gjitha llojet e burimeve, për të përfituar energjinë në vend, duke përfshirë edhe energjinë nukleare. Të ashtu quajturat deklarata të Berishës, se Shqipëria do të shndërrohet në një park të vogël energjitik, apo fakti se privatizimi i KESH do të sillte një përmirësim të furnizimit me energji, mbeten fjalë në erë pasi ajo që mund të thuhet në këto momente është që kriza energjitike e radhës është afër.

    Përveç krizës energjitike, kryeministri Berisha nuk ka përmendur asgjë tjetër në atë mbledhje të shkurtër të grupit parlamentar me dyer të mbyllura, ku pjesën më të madhe të kësaj mbledhje e zuri vetëm fjala e Berishës gjatë kohës ku e pranishme ishte edhe media.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #37
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, 25/11/2008

    Ullinjtë e Berishës - Mision i pamundur
    Nga Esmeralda Keta

    Premtimi i Kryeministrit Berisha për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj, është mision i pamundur. Të paktën kështu janë shprehur pedagogët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, të cilët janë marrë me problemet e ullinjve që në kohën kur klasa punëtore "iu qep kodrave dhe maleve për t'i bërë ato pjellore si edhe fushat". Duke e krahasuar me periudhën kohore që iu desh monizmit për të mbjellë rreth 6 milionë fidanë ulliri, që janë plot 40 vjet, ata thonë se kjo nuk është një deklaratë që nuk duhet marrë seriozisht.

    Për pedagogët e Universitetit Bujqësor, koha nuk është e vetmja pengesë e sipërmarrjes së Berishës. Ata ngrenë shumë pikëpyetje edhe për gjetjen e tokës se ku do të mbillen, si dhe nga do të vijnë këta fidanë. Ndërkohë që ata i kanë sugjeruar Kryeministrit Berisha, se nëse do të bëjë diçka për ullinjtë, të hartojë një strategji për të mirëmbajtur rrënjët e ullirit që kemi aktualisht, pasi ato po kthehen në pemë të egra. "Vendi ynë nuk ka nevojë për ullinj të rinj, por për politika për trajtimin e tyre që të futen në prodhim", - kanë deklaruar ata.

    Besoj e keni dëgjuar deklaratën e Kryeministrit Berisha se do të mbillen 20 milionë rrënjë ulliri. A mendoni se kjo është një deklaratë që mund të mbahet? Sa kohë duhen për t'u mbjellë kaq rrënjë?

    Sigurisht që e kemi dëgjuar, por ne nuk mendojmë se kjo deklaratë duhet marrë seriozisht, pasi do të jetë një nga ato deklarata që bëhen rëndom nga politikanët. E themi këtë duke u nisur edhe nga faktorë konkretë që duhen për ta bërë realitet një premtim të tillë. Duke qenë se ne kemi një eksperiencë në këtë fushë, pasi duke qenë pedagogë të Universitetit Bujqësor kemi një lidhje të drejtpërdrejtë me këtë gjë, ne e dimë se sa kosto ka të mbjellësh këtë pemë. 20 milionë është një shifër e paimagjinueshme për ne. Duam vetëm të të japim një fakt për ta ilustruar këtë gjë. Në kohën e monizmit, kur nxirreshin të gjithë nëpër aksione për të mbjellë ullinj, janë dashur 40 vjet për të mbjellë rreth 6 milionë rrënjë ullinj. Imagjinoni dot tani se sa kohë do të duhen për të mbjellë 20 milionë rrënjë. Dhe lind një pyetje: ku do t'i gjejë njerëzit për t'i mbjellë ato? Vetëm nëse Berisha ka ndërmend të nxjerrë të 3 milionë shqiptarët për të mbjellë ullinj, atëherë edhe mund ta mbajë një pjesë të premtimit të tij. Pastaj, shto këtu edhe faktin se ku do t'i gjejë ai kaq shumë fidanë dhe sa para do t'i kushtojnë… Është një nismë marramendëse që nuk mund të realizohet.

    Ta zëmë se do të gjendet mënyra për t'i mbjellë këto 20 milionë rrënjë ullinj. A kemi ne sipërfaqe të lira për këtë shifër?

    Ky është një tjetër problem serioz, të cilin nuk e dimë se si stafi i Berishës ka menduar ta zgjidhë. Në një hektar tokë mund të mbillen maksimumi 300 rrënjë ullinj, duke respektuar sipërfaqen që i duhen një peme të vetme që është 6x6, ndërkohë që nëse do të duam që të kemi pemë ulliri të trajtuara, ku t'i lihet hapësirë që të zhvillojë edhe kurorën e tij, në një hektar mbillen vetëm 150 rrënjë. Faktikisht kjo është praktika që këshillohet, pasi ata japin më shumë prodhim. Pra, duke pasur parasysh hapësirën që i duhet një rrënjë ulliri, ne nuk e dimë se ku qenkan gjithë këto hapësira të lira për të mbjellë 20 milionë rrënjë. E themi këtë edhe për faktin se në kohën e monizmit, janë prerë pyje të tëra vetëm për të hapur sipërfaqe për të mbjellë 6 milionë rrënjë. Nuk besoj se qeveria e Berishës ka ndërmend që të ndjekë të njëjtën praktikë, të presë pyjet, të cilat edhe kaq sa janë, janë rralluar së tepërmi dhe t'i mbjellë ata me ullinj.

    Sa kohë duhet që një rrënjë ulliri të futet në prodhim, pra të fillojë të japë frytet e tij? Cila është stina kur ai mbillet?

    Gjithçka varet nga trajtimi dhe kujdesi që tregohet për këtë pemë. Nëse ai trajtohet si duhet dhe i bëhen të gjitha shërbimet, duke filluar që nga pesticidet e deri tek krasitja, ai mund të fillojë të bëjë kokrrat e para që pas tre viteve kur është mbjellë. Por që të futet tamam në prodhim duhen së paku 5 vite, kaq është koha mesatare, kur rrënjës së ullirit i bëhen të gjitha shërbimet. Nëse ai lihet pas dore, siç ndodh rëndom tek ne, atëherë ai futet në prodhim pas 10 vitesh, a ndoshta edhe më shumë se sa kaq. Ndërsa për sa i përket mbjelljes së tij, koha ideale është pranvera e hershme, që do të thotë muaji shkurt.

    Supozojmë një situatë ideale, sikur të ishin të gjitha mundësitë për ta bërë realitet premtimin e Berishës për të mbjellë 20 milionë rrënjë ullinj. A mendoni se do t'ia vlente me të vërtetë barra qiranë, apo duhet të shikohet për një zgjidhje tjetër?

    Për ne kjo është një nismë e kotë. Ne nuk kemi nevojë për rrënjë ulliri të reja. Problemi ynë nuk qëndron në faktin se neve na mungojnë rrënjët e ullirit, por problemi ynë është se ne i kemi lënë komplet jashtë vëmendjes tonë këto rrënjë ulliri dhe tashmë janë kthyer në pemë të egra. Prandaj, ne do t'i sugjeronim kabinetit të Kryeministrit Berisha, se nëse duan të bëjnë vërtet diçka të mirë në këtë drejtim, le të hartojnë politika për mirëmbajtjen e rrënjëve të ullirit që ne kemi aktualisht. Me keqardhje shikojmë se si puna kolosale që është bërë për 40 vjet me radhë, po shkatërrohet. Të gjithë e dimë se pjesa më e madhe e ullinjve nuk bën më asnjë kokërr, megjithëse nëse do të tregohej kujdes për ta, këta pemë do të ishin në kulmin e prodhimit. Ndaj ne i sugjerojmë Berishës, që ta lërë mënjanë idenë për të mbjellë 20 milionë rrënjë të reja, pasi këtë nuk e rrok as imagjinata, dhe të merret me ato pemë që janë aktualisht. Të hartojë politika dhe t'i kthejë ata sërish në prodhim, pasi janë kthyer në pemë të egra. Kjo do të ketë më pak kosto, dhe frytet e punës do të jenë shumë më të shpejta.

  8. #38
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    qeveria shqiptare ka punuar mire gjate ketyre viteve te berishes ne krye te egzekutivit. edhe progres raporti ishte i mire vleresuar. shpresoj qe tashme greku te miratoj msa dhe te hyjm edhe ne BE.
    vari leshte

  9. #39
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Post

    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    qeveria shqiptare ka punuar mire gjate ketyre viteve te berishes ne krye te egzekutivit. edhe progres raporti ishte i mire vleresuar. shpresoj qe tashme greku te miratoj msa dhe te hyjm edhe ne BE.

    loL

    Ju mendoni se Ekzekutivi Shqiptar ka punuar mire ???

    Duhet ti shifni gjerat me nje sy me kritik dhe te jeni me i llogjikshem....

    sa per MSA (Mareveshja e Stabilizim Asocimit me UE ) nuk do te thote se po u fimos nga te gjitha shtetet e UE jemi ne UE....

    Duhen Hapa gjigand ne hyrjen tone ne UE....

    Ku jane kushtet dhe perparimet e nderkombetareve qe cdo muaj nisin ne Tirane raporte negative per shqiperine....

    Me vjen per te qeshur kur lexoj ne forum postime qe behen nga militantizmi ne pushtet


    Tjeta !

  10. #40
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    nja dy breza me pare jane genjyer "luget e florinjta" qe do te hanin ne komunizme - nashi edhe nja dy breza te tjere do te genjehen me atoma, parka ... 20 meleon ullina me rrena ...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •