Majko: Ndarja e Kosovës, konflikt i armatosur në Ballkan
11 25, 2008
“Një ndarje e Kosovës sipas planit 6 pikësh të OKB-së dhe Beogradit do të sillte një konflikt të armatosur në të gjithë Ballkanin”. Kete deklaratë e bëri ish-kryeministri i Shqiperisë Pandeli Majko, në emisionin “Kontrast” në ALSAT.
Sipas Majkos, një ndarje e Kosovës nuk do të prekte vetëm shtetin më të ri të rajonit, por gjithë faktorin shqiptar kudo ndodhet. Ai thotë se JO-ja e Prishtinës paraqet identitet dhe forcë përballë këtij plani. "Nëse do të ndahet Kosova, në kuptimin faktik të fjalës, do të ketë konflikt të armatosur që do të shpërndahet në rajon në një sistem dominant. Nëse dikush pretendon që për arsye të ndryshme, të një balance me politikën ruse të krijojë një situatë gjysmë të ngrirë, duke pritur një moment të dyte kjo do te thote të krijojmë një konflikt të ngrire, të cilën e ka mohuar pothuajse gjithë politika europiane si menyrë funksionimi e shtetit të Kosoves, i cili në çdo rast do të prekë jo vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, në një mënyre apo një tjetër”, deklaroi Majko.
“Të krijosh precedentin e historise se Kosoves ne kete moment duke patur frike se Rusia, ashtu sic beri me Gjeorgjine, mund te beje me Ukrainen... mos kujtoni se sot kryeministri i nje prej vendeve te ish Bashkimit Sovjetik ishte kot ne Prishtine. Tani me Prishtina nuk shikohet si nje precedent i keq, se mos dikush ndahet duke patur parasysh Kosove, jo!
Tani shikohet presedenti se Rusia dhe Serbia, sebashkua me ndonje rrogetar te bashkesise nderkombetare kerkojne te krijojne me llogjiken e minoriteteve dhe te trajtimit te tyre e cila shume shpejt neser mund te zbrese ne Ukraine, ne Lituani, Estoni e ku te duash, dhe kjo eshte nje histori e cila per kete arsye nuk fillon e mabron ne Kosove. Kosova pa dyshim eshte nje burse dhe ne jemi te detyruar ta ndjekim ate me vemendje. Ne thelb dikush mund te thote qe kjo ehste nje fatkeqesi, se ne jemi nje komb i vogel dhe kaq shpatulla kemi per te mbajtur. Ne qofte se do dime ta laujme ashtu sic duhet dhe mbi te gjitha duke menduar shqip, mendoj se ky mund te kthehet ne nje fat shume te madh. "JO"-ja e Prishtines duhet konsideruar ashtu sic eshte, nje ngjarje. Nje ngjarje qe edhe pse ka nje idhtesi brenda goxha ajo ne thelb eshte pozitive sepse ajo ne thelb paraqet identitet, paraqet force. Per nje gje jam i bindur: Hashim Thaci mund te kete te meta sa te duash, por per nje gje jam i bindur per sa e njoh une si Pandeli Majko- ai nuk mund ta tradhetoje kurre Kosoven. Per kete une mund te bej nje gjest qe se kam bere kurre ne politike, une mund te ve doren ne zjarr" u shpreh Majko.
Krijoni Kontakt