Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    edhe bashkimi evropian e levdroi qeverin e berishes per punen qe po ben,perse mos ti gezohemi ketyre te arriturave,vetem ata qe jan te verber nga ideologjia marksiste leniniste nuk duan te ja din per meritat e berishes.
    Uroi berishen qe te punoi me kete ritem,dhe ti demaskoj edvinat e braqet qe kur ndegjuan raportin e bashkimit evropian psuan deshprim te madh,por kjo eshte e verteta e berishes.
    QENET LEHIN KARAVANI VAZHDON
    hehehe, e di ti kush e ka then kte shprehje, re brenda me kembet e tua o i zi

  2. #22
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Titulli i temes duhet ndryshuar per mendimin tim. Normale qe ne Raportin e BE ka dhe verejtje per sektore te veçante, por aty shumica e atyre qe thuhen jane gjera te mira. Psh, ne nuk mund ta quajme deshtim perparimin e ekonomise qe cileson ky progres-raport. Gjithashtu, edhe perafrimin e legjislacionit Shqiptar me ate Europian nuk mund ta quajme deshtim, as anetaresimin e Shqiperise ne Nato nuk mund ta quajme deshtim, as progresin politik per forcimin e demokracise nuk mund ta quajme deshtim. Nuk e di perse titulli i temes eshte i tille.

    Normale qe ka probleme me korrupsionin, por korrupsioni qe eshte aplikuar me se shumti ne vitet 2001-2005 haptazi fare nuk mund te zhduket tani si me shkop magjik. Lufta nuk ka qene efikase ashtu si dhe mjetet per ta luftuar ate, por ama diçka eshte bere dhe korrupsioni eshte ulur paksa, megjithse jo aq sa duam ne. Por ne kete pike nuk i ka fajet vetem qeveria. Une mendoj se ketu kane faj dhe vete qytetaret, ata jane mesuar qe per nje sherbim te caktuar te paguajne para nendore dhe tu nenshtrohen punonjesve te sektoreve te ndryshem dhe nuk kerkojne ate te drejte qe u takon me ligj. Duhet te jemi ne te paret qe te denoncojme rastet kur kerkohet ryshfet dhe pastaj duhet te shihet nese shteti mbeshtet qytetaret e dhunuar apo ryshfetxhinjte.

    Nje hallke tjeter qe eshte teper problematike eshte dhe ajo e gjyqesorit, por kjo nuk i perket qeverise, gjyqesori eshte nje pushtet i pavarur dhe nuk ka te beje aspak me qeverine.

    Pra edhe njehere, pikat ku qeveria Shqiptare pergezohet jane me shume se ato ku i terhiqet veshi, keshtu qe nuk me duket se ketu kemi te bejme me deshtim.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ka njerez ketu ne forum qe shohin vec zi. Pra edhe raporti nuk ka vec deshtime por edhe arritje. Bile arritjet ne kete raport jane shume me te rendesishme dhe me te shumta se verejtjet. Perseri nuk e kuptoj ngazellimin e disave sa here ndodh dicka qe erreson atmosferen ne Shqiper........i

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeministri vijon turin "Shqipëria po ndryshon" në qytetin e Vlorës


    Berisha: Në mandatin e dytë, prioritet ndërtimi i ujësjellësve


    Qyteti i Vlorës ka qenë ndalesa e radhës për kryeministrin Berisha, i cili në vijim të turit "Shqipëria po ndryshon" ka inauguruar një sërë veprash të rëndësishme publike. Kreu i ekzekutivit inauguroi fillimin e punimeve për ujësjellësin e fshatrave Risili, Qeprap, në komunën Llakatund, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 81.5 milion lekë. Lidhur me këtë projekt, kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i ujësjellësve të rinj, si dhe rehabilitimi i këtij procesi do të jetë një ndër faktorët kyç të punës së qeverisë. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë ka vënë në dukje se falë këtij objektivi, qeveria ka akorduar për ndërtimin e ujësjellësve të rinj një fond të konsiderueshëm nga buxheti i vitit që vjen. "Në rast se në këtë ujësjellës kemi investuar 81 milion lekë, në tërësi qeveria ka investuar për ujësjellësa 18 miliard lekë. Në një hark të shkurtër kohor 3-vjeçar, janë ndërtuar mbi 460 ujësjellësa dhe janë në ndërtim e sipër mbi 260 të tjera. Shqipëria ka nevoja edhe më të mëdha, por me këto investime ne iu japim një përgjigje shumë të fuqishme problemeve të furnizimit me ujë të popullatës, në mbarë vendin", theksoi kreu i qeverisë. Gjithashtu, kryeministri ka nënvizuar se mandatin tjetër qeverisës, duke çliruar fondet nga rrugët, do të jenë ujësjellësat që do të zëvendësojnë përparësinë e madhe, në mënyrë që shqiptarët të kenë ujë 24 orë. Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Llakatundit, Luli Petani, ka vlerësuar faktin se në qeverisjen e mëparshme kësaj zone nuk i është kushtuar vëmendja e duhur, si dhe shprehu mirënjohjen e tij ndaj kryeministrit Berisha për këtë investim shumë të rëndësishëm për fshatrat e Risilisë dhe Qeprapit. Petani ka nënvizuar se ky investim, ngjall shpresën për investime të mëtejshme të qeverisë në këtë zonë.


    Kryetari i Bashkisë së Vlorës bllokon ndërtimin e rrugës Transballkanike


    Në përgjigje të interesimit të medias në lidhje me ecurinë e punimeve në rrugën Transballkanike, kryeministri Berisha theksoi se është kryetari i Bashkisë së Vlorës ai që po bllokon këtë projekt. Për nga rëndësia që ka kjo rrugë sidomos për qytetin e Vlorës, kreu i qeverisë e konsideroi absurd qëndrimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës. "Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, po tregohet fanatik sepse për rëndësinë e madhe që kjo vepër ka për qytetin e tij, ai duhet të kishte treguar vendosmëri për të përfunduar atë, por shihet qartë që zotit Gjika nuk i bie në mendje për qytetin, ndryshe si mund të shpjegohet fakti që një rrugë kaq jetike, të lihet pas dore", u shpreh kreu i qeverisë, duke nënvizuar se kryetari i Bashkisë së Vlorës me këtë qëndrim dëshmon se nuk është në gjendje të zgjidhë as problemet më elementare, se po të kishte qenë një kryetar bashkie që interesohej për qytetin, do të kishte përcaktuar një afat për këtë rrugë. "Puna e tij tregon për një qëndrim mjaft të rreptë politik të zotit Gjika, megjithatë qytetarët e Vlorës nuk pajtohen me indiferencën e tij", u shpreh kreu i ekzekutivit, duke nënvizuar se kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe jetike për Vlorën dhe siguroi se kjo rrugë duhet të bëhet.


    Pensionet e fshatit po shkojnë drejt dyfishimit


    Qeveria do të dyfishojë pensionet në fshat, duke arritur në barazimin e tyre me pensionet e qytetit. Me këto fjalë kryeministri Berisha ka garantuar fermerët e të gjithë Shqipërisë se pensionet e tyre do të pësojnë gradualisht rritje, në mënyrë që niveli i jetesës në fshat të vijë gjithmonë duke u rritur. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar ka garantuar dje se fondet për bujqësinë, vreshtat, pemëtarinë, do të shkojnë drejt dyfishimit, ashtu siç ato u dyfishuan nga viti 2007 deri në vitin 2008 dhe ky proces do të vazhdojë. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë theksoi se është duke u përgatitur një projekt i madh kombëtar për ullirin, me të cilën Shqipëria nga 4 deri në 5 milion rrënjë ullinj, arrin në 20 milion rrënjë ullinj, sepse ka të gjitha potencialet për zhvillimin e këtij druri. "Nga ana tjetër, po bëhen të gjitha përpjekjet që prodhimet tuaja të kapin plotësisht tregun e rajonit dhe atë europian. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për çertifikimin e prodhimeve tuaja, në mënyrë që produktet bujqësore të Llakatundit, Vlorës dhe mbarë Shqipërisë, të vlerësohen në tregjet europiane", tha kryeministri. Në vijim, ai shtoi se ne këto tre vjet qeveria ka bërë përpjekjen më të madhe për të mbrojtur taksat e qytetarëve shqiptarë nga shpërdorimi, abuzimi, vjedhja. Kryeministri ka theksuar se politika e kësaj qeverisjeje është që të sigurojë për çdo shqiptar rrugë të mira, në mënyrë që fëmijët të shkollohen njësoj si në qytet, të sigurohen ujësjellësa, kanalizime, sepse fshati shqiptar duhet të ketë një infrastrukturë europiane. "Ne tre vjet ne ia kemi dalë për të ulur taksat më shumë se çdo vend tjetër në Europë. Ne ia kemi dalë të mbledhim në buxhetin tuaj të dytë, rreth 3.2 miliard dollarë më shumë se në vitet e tjera të taksave të larta dhe të shpërdorimit. Janë këto fonde të cilat na lejuan ne që të investojmë në zonat rurale të vendit 1.2 miliard dollarë, që na lejuan të ngremë një strukturë tjetër nga veriu në jug të Shqipërisë, nga Saranda në Valbonë", tha ndër të tjera kryeministri. Ndër të tjera, ai shtoi se me anë të këtyre fondeve është bërë e mundur që qeveria të mbajë premtimin e saj për arsimtarët e vendit, duke rritur pagat e tyre me 75% dhe vitin e ardhshëm do t'i dyfishojë ato. Gjithashtu, kryeministri shtoi se qeveria është duke financuar qindra e qindra projekte në mbarë vendin, duke u përafruar gjithnjë e më shumë me ëndrrën europiane.



    Qeveria rriti me katër herë mbështetjen për komunat e Vlorës


    Përparësi e politikës qeverisëse mbetet ndërtimi i një infrastrukture bashkëkohore, i shkollave moderne, të standardeve të larta, i ujësjellësve dhe kanalizimeve. Në vijim të vizitës së tij në zonën e Llakatundit, kryeministri Berisha inauguroi përfundimin e punimeve për rrugën e qendrës së këtij fshati, kjo rrugë ka një gjatësi 900 metra dhe është investim i buxhetit të shtetit me vlerë 15 milion lekë. Duke zhvilluar një bisedë me banorët e kësaj komune, kreu i ekzekutivit shprehu garancinë se në mandatin e ardhshëm qeverisës do të investohet për këtë zonë 4 herë më shumë se sa investimet aktuale. "Kryetari juaj më informoi se buxheti i shtetit ka dhënë për këtë komunë 4 herë më shumë se qeveritë e mëparshme. Unë garantoj kryetarin dhe të gjithë ju se qeveria gjatë viteve që vijnë, do të japë edhe katër herë të tjera më shumë për komunën tuaj", tha kryeministri, ndërsa kërkoi nga pushteti vendor angazhimin maksimal për hartimin e projekteve në sektorë të ndryshëm. Gjithashtu, ai garantoi se qeveria nuk do të kursejë aspak financimet për realizimin e tyre, me qëllim përmirësimin dhe modernizmin e jetës së banorëve të zonës. Ndërkohë që vet kryetari i Komunës së Llakatundit, Luli Petani, i parashtroi kryeministrit Berisha shqetësimin për rrugën tejet të amortizuar që lidh qendrën e Llakatundit me Vlorën, për të cilën kryeministri siguroi se qeveria do të financojë për ndërtimin e saj, por natyrisht kërkoi nga qeveria vendore hartimin e projektit përkatës. Në këtë kontekst, kryeministri u shpreh se synimi i qeverisë është që fshati shqiptar të ketë një infrastrukturë të gjithanshme europiane. "Së pari, dëshiroj t'u përshëndes përzemërsisht e t'u falenderoj për pritjen e ngrohtë. Kam ardhur këtu në komunën tuaj për disa inaugurime, si ujësjellësi në Risili dhe rruga që inauguruam tani". Më tej, ai kërkoi angazhimin e kryetarit të kësaj komune për të bërë projektet, duke garantuar se qeveria do t'i financojë ato dhe do të financojë çdo projekt që Këshilli i Komunës do të aprovojë për të përmirësuar jetën e banorëve të kësaj zone dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Më tej, kreu i qeverisë nënvizoi se në tre vjet për zonat rurale të vendit, në komunat e mbarë vendit janë investuar 1,2 miliard dollarë. Kryeministri garantoi fermerët e Llakatundit se në vitet që vijnë kjo shumë do të dyfishohet, ndaj kërkesa e qeverisë do të jetë projekte dhe vetëm projekte. "Ju më shtruat problemin e rrugës dhe ne do ta asfaltojmë atë. Në rast se ekziston projekti, fondet do të jepen menjëherë, por në rast të kundërt, në rast se nuk ka projekt, do të bëhet dhe do të fillohen menjëherë punimet. Natyrisht, këtë rrugë do ta çojmë deri në qendër të Vlorës. Duke ardhur këtu, rruga më e dëmtuar ishte segmenti rrugor që i përket Bashkisë dhe që kalon midis varrezave. Bashkia mund ta kishte ndërtuar tre herë këtë rrugë, por meqenëse nuk është bërë, qeveria do ta ndërtojë atë rrugë dhe do ta sjellë nga Llakatundi deri në qendër të Vlorës", tha ndër të tjera kryeministri.

    Blerina TOSLLUKU



    rd

  5. #25
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ... Shqiperia po ndryshon ...
    obama pa tjeter pri sales e paska sigurue fitorjen - ndryshim, i ndryshimit, ndyshimin, prej ndryshimt, o ndryshim ...

    po sikur sala e klani i tij kishin pas kone me republikanet ... do e ket vjedh edvini dhe ja ka que hajdutqe obamas ...

    nejse ...

    i di mir brari qato ndryshime me ullukun ...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nexhi do me e pa salen te pjekun ne furre.. sifi me rucin..te percelluar ne hell..
    ke ndryshime ke dhe ti..
    sdi kopliki si e don..
    apo ne texhere me presion..

    si thu sif..

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    si thu sif..
    un edhe sala nuk dijm gjo ...

    pvet ma mir ullukun ...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Suksesi me i madh i berishes eshte shporrja e klikes komuniste nga pushteti,pra edvinave braqave majkove kjo eshte fitorja me e madhe per shqiptaret.

  9. #29
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Suksesi me i madh i berishes eshte shporrja e klikes komuniste nga pushteti,pra edvinave braqave majkove kjo eshte fitorja me e madhe per shqiptaret.

    Tema nuk eshte shfryrje nervash personale....eshte mendim per raportet e UE kundrejt Shqiperise.

    Nqs keni mendimin tuaj jepeni nqs nuk keni mos postoni me mire.

    drenicaku juve ju terheq vemendjen. Ne cdo teme timen do postoni tjeter per tjeter.

    Nqs do vazhdoni ketu do ju ftoja mos te postoni me ne temat e mia.

    Faleminderit !

  10. #30
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Suksesi me i madh i berishes eshte shporrja e klikes komuniste nga pushteti,pra edvinave braqave majkove kjo eshte fitorja me e madhe per shqiptaret.
    O Juve zoteri ... po flasin per arritjet dhe jo per budalliqet. Shteti nuk mund te jete i konsoliduar ne duart e nje njeriu te vetem sepse atehere kalojme ne DIKTATURE. Ju ftoj te shifni ndonjehere seancat parlamentare , do kuptoni nivelin dhe formimin e liderit te PD. Se kush eshte Sali Berisha e ka treguar nga 1997 e deri ne vijim ne 2008. Turp tiu vij atyre qe harrojne dhe sot me pafytyresine me te madhe poshterojne kete vend.

    Ku i shifni ju arritjet ? Me thoni ku? Per ju arritje eshte te jete me shendet mire Sala e te vije Bushi ne Shqiperi se hall i madh shume.

    Shqiperia po rrenohet ekonomikisht te nderuar, po luhet me jetet e njerezve duke i flakur ne rruge si letra. Si mund ta quaj arritje kur papunesia eshte ne maximum? Nuk me interesojne burokracite, ne shohim jeten tone te perditshme çfare kemi e çfare na mungon? Kur jemi te papune me çfare do mbahemi?

    Shihni jeten e shqipetareve e mos flisni ne ajer...duke thene si radio e prishur BRAVO QEVERISE e SALES BASHKE....

    Zgjedhjet po afrojne dhe shpresoj vertete qe shqipetaret te vendosin drejte te ardhmen e tyre... Sepse KOHES PER NDRYSHIM ja pame hajrin !!!!!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Alfred Uçi tregon
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2010, 08:55
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berluskoni në 2 dhjetor viziton Shqipërinë
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  5. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •