Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Betimi i Hipokratit apo Hipokritit?

    Betimi i Hipokratit apo Hipokritit?

    Pėrparim Namani

    Nuk jam i profesionalizuar nė mjekėsi por jam i sėmurė nga gjėrat qė dėgjoj rreth saj dhe dyshoj se kam para pėr tė vizituar mjekun, andaj mė duhet tė hapė kompjuterin deri sa edhe pėr kėta rreshta qė shkruaj nuk kam pėr tė paguar tatim. Njė rrogė mesatare 150-200 euro, mė shumė se gjysma e popullsisė tė papunėsuar, mė shumė se njė ēerek e popullsisė nė varfėri tė skajshme mė bėnė tė mendoj se do tė sėmuremi shumica nga depresioni dhe nuk do tė kemi asnjė mundėsi pėr t’ju nėnshtruar terapisė.

    Nėse planet pėr ta zbutur krizėn ekonomike do tė bėheshin me aq ngulm sesa ato pėr ta rritur edhe mė shumė, besoj se vetėm pėrpjekja do tė ishte njė infuzion pėr popullin tim dhe tė paktėn edhe nėse nuk do tė kishin njė rezultat tė menjėhershėm sėmundja prej tė cilės rrezikohet gjysma e popullsisė “depresioni” do tė ishte mė e lehtė dhe mė e pėrballueshme.

    Nėse ėshtė e patjetėrsueshme qė njė kategorie apo njė profesioni tė caktuar t’i lehtėsohen kushtet e jetesės nė mėnyrė qė ata tė jenė mė tė devotshėm dhe mė tė kujdesshėm nė punėn e tyre, sa do tė ishte e drejtė qė kategoria tjetėr edhe ashtu me kushte tė mjerueshme tė jenė edhe mė tė pafuqishėm tė sigurojnė shėndetin e trupit tė tyre?

    Nė asnjė mėnyrė nuk dua ta arsyetoj gjendjen e tanishme tė punėtorėve shėndetėsorė po aq sa nuk mund ta arsyetoj edhe gjendjen e shtresave tė tjera , por nuk mund ta arsyetoj as edhe formėn e zgjedhur pėr ta tejkaluar kėtė krizė. Ky vend ku qytetarėve tė tyre pėr arsye tė mjaftueshme nuk mund tė ju siguroj punė, atėherė mos duhet qė mos tė kenė as edhe njė kujdes shėndetėsore me ēmim tė arsyeshėm dhe tė pėrballueshėm?

    Shumica e njerėzve kanė dėgjuar pėr njė betim tė famshėm tė Hipokratit por nė ditėt e sotme lind njė dyshim se vetė njerėzit qė merren me shėndetėsi se a kanė dėgjuar pėr atė? Profesioni i mjekėsisė njihet si profesioni mė human nė historinė e njerėzimit, po a ka devijuar nė ditėt e sotme?

    Tek sa lexova njė artikull pėr planet e fundit dhe kalkulimet me ēmime, mora edhe njėherė dhe po e lexoja kėtė Betim. Nė mes tė rreshtave duke u bazuar nė aktualitetin e sotėm filluan tė mė ikin nga sytė disa fjali dhe mė zėvendėsoheshin me disa tė tjera. Nė vend tė titullit Betimi i Hipokratit mė dilte Betimi i Hipokritit e kėshtu mė radhė.....

    Betimi i Hipokratit

    Pėrmbajtja e betimit

    Nė ēastin kur po hy nė radhėt e anėtarėve tė profesionit mjekėsor premtoj solemnisht se jetėn time do ta vė nė shėrbim tė humanitetit. Ndaj mėsuesve do ta ruaj mirėnjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndėrgjegje e me dinjitet. Shėndeti i pacientit tim do tė jetė brenga ime mė e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtėsitė e atij qė do tė mė rrėfehet. Do ta ruaj me tė gjitha forcat e mia nderin e traditės fisnike tė profesionit tė mjekėsisė. Kolegėt e mi do t’i konsideroj si vėllezėr tė mi. Nė ushtrimin e profesionit ndaj tė sėmurit tek unė nuk do tė ndikojė pėrkatėsia e besimit, e nacionalitetit, e racės, e politikės, apo pėrkatėsia klasore. Qė nga fillimi do ta ruaj jetėn e njeriut nė mėnyrė absolute. As nė kushtet e kėrcėnimit nuk do tė lejoj tė keqpėrdoren njohuritė e mia mjekėsore qė do tė ishin nė kundėrshtim me ligjet e humanitetit. Kėtė premtim po e jap nė mėnyrė solemne e tė lirė, duke u mbėshtetur nė nderin tim personal.

    Betimi i Hipokritit

    Pėrmbajtja e betimit

    Nė ēastin kur po hy nė radhėt e anėtarėve tė profesionit mjekėsor premtoj solemnisht se jetėn time do ta vė nė shėrbim tė interesit. Ndaj ideve tė mėsuesve pėr tė qenė human do tė luftoj gjatė gjithė karrierės sime. Profesionin tim do ta ushtroj si tė mė dojė qejfi. Pagesa e pacientit tim do tė jetė kėnaqėsia ime mė e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtėsitė e atij qė do tė mė paguaj. Do ta ruaj me tė gjithė forcat e mia nderin e traditės fitimprurėse tė profesionit tė mjekėsisė. Koleget e mi do t’i konsideroj si konkurrentet e mi. Nė ushtrimin e profesionit ndaj tė sėmurit tek unė nuk do tė ndikojė pėrkatėsia e besimit, e nacionalitetit, e racės, e politikės, apo pėrkatėsia klasore por gjepi i tij. Qė nga fillimi do ta ruaj interesin tim nė mėnyrė absolute. As nė kushtet e kėrcėnimit nuk do tė lejoj tė keqpėrdoren njohuritė e mia mjekėsore qė do tė ishin nė kundėrshtim me interesat profitabile. Kėtė premtim po e jap nė mėnyrė solemne e tė lirė, duke u mbėshtetur nė nderin tim personal.

    Kjo ishte ajo qė unė lexova nė kėtė betim, edhe nėse jam keq me sy, prapė mbeten tė pa kuruar, kushtet nuk na mundėsojnė qė ne tė shohim mė mirė./telegrafi/
    Bėhuni sikur pema qė gjuhet me gurė, e ajo ua kthen me frute!

  2. #2
    Ju ftoj te diskutoni ne lidhje me kete teme, kaq te rendesishme dhe aktuale!

    Michauxi!

  3. #3
    Betimi!

    Betohet presidenti, kryeministri, deputetet, avokatet, mjeket, ushtaraket etj etj para flamurit, para kushtetutes, para Bibles dhe Kuranit, por ato nuk kane asnje vlere nese njerezit qe "betohen" jane pjesetare te nje shoqerie qe ben jete dyfytyreshe.
    Lexoje forumin, lexo gazetat, degjo bisedat, degjo deputetet, degjo politikanet dhe lehtesisht bindesh se jemi ende nje komb femijnor sa i perket pervojes te bashkejeteses ne nje shoqeri demokratike, sepse ne kurre nuk kemi patur asnje dite demokraci dhe rrjedhimisht qe rruga per te kapur te tjeret do te jete e gjate, pavaresisht deshirave dhe enderrave.

    Shpeshhere ne bejme gabim duke shenjuar mjeket apo kategori te caktuara profesionesh si "hipokrite", si "te pashpirt" etj, por harrojme se ata jemi ne e ne jemi ata.

    Duhet te ndryshoje shoqeria shqiptare qe te ndryshoje dhe mjeku, avokati, inxhinieri, ushtaraku, deputeti etj.

    Nuk jane vetem mjeket, por eshte e gjithe shoqeria shqiptare qe ben jete dyfytyreshe, pra hipokrite!

    Hipokrizia e mjekeve eshte pasoja, por jo shkaku! Shkaku dihet por shoqeria jone ende nuk e ka gjetur modulin per te kryer shnderrime te medha!

    Sa per mbyllje nje histori personale.

    Para disa viteve isha ne Gjermani per nje operacion te nje femije dhe qe nga momenti qe kam hyre ne deren e spitalit dhe deri ne momentin e fundit, jam ndjere shume shume i tronditur nga ndryshimi qe ishte ne shume drejtime, por ajo qe se shumti me ka lene mbresa ka qene sjellja e mjekeve dhe e personelit te sherbimit.
    Kur jam larguar i kam thene mjekut se parasegjithash e vleresoj shume miresjelljen dhe ai m'u pergjigj "Kjo eshte vetem detyre"!
    Pra ai e ndjente se ishte nje person ne detyre!

    Kjo kerkon ende kohe qe te hyje dhe tek shqiptaret!

    Si keshillojne perhere te huajt qe vijne ne Shqiperi (apo Kosove, Maqedoni etj)? Beni perpjekje per te krijuar nje shoqeri te vertete demokratike, sepse me pas sistemi e kryen punen pa urdhera e britma!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 29-10-2008 mė 16:39

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Mjeku Petrit Vargu: Financat e shėndetėsisė i drejton njė ish-oficer i SHIK-ut

    Sipas mjekut tė urgjencės sė kirurgjisė, nuk mund tė pretendojmė pėr shėndetėsi tė mirė as nė vitin 2009

    Viti 2008 mbyllet pėr pak ditė dhe do tė kujtohet ndoshta si njė ndėr vitet mė tė mbrapshta pėrsa i pėrket gjendjes sė shėndetėsisė nė tėrė vendin. E megjithėse ēdokush do tė uronte qė viti 2009 tė ishte njė vit i mbarė dhe i suksesshėm nė ēdo fushė tė jetės, bluzat e bardha kanė pak shpresa pėr pėrmirėsimin e sistemit shėndetėsor gjatė vitit tė ardhshėm, pas krizės qė e ka pėrfshirė atė prej kaq kohėsh.

    Mjeku i urgjencės sė kardiologjisė pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”, Petrit Vargu shprehet pesimist pėr ndryshimet pozitive qė mund tė ndodhin nė kėtė sektor vitin e ardhshėm. Sipas tij, kjo krizė nė shėndetėsi ka ardhur tėrėsisht pėr shkak tė nėnvlerėsimit dhe mungesės sė korrektėsisė nė financimin e kėtij sektori jetik pėr vendin. Ndėrkohė, mjeku Vargu shton se aktualisht financat e sektorit tė shėndetėsisė drejtohen nga njė person i papėrshtatshėm pėr zhvillimin e shėndetėsisė. “Nuk mund tė pritet reformė nė shėndetėsi kur tė gjitha financat e shėndetėsisė luhen nga njė ish- punonjės i SHIK-ut, qė ka qenė financier nė bordin e shoqėrisė Shqiponja, qė bėnte biznes nafte nė kohėn e embargos me Serbinė. Nuk e kuptoj se me ēfarė morali kėrkohen ish-sigurimsat, kur ata janė nė qeverisje”, ėshtė shprehur mjeku Vargu, sipas tė cilit, nė kėto kushte ka humbur shpresa pėr reformė dhe zhvillim nė shėndetėsi.

    Njė ditė pune nė urgjencė

    Duke pasur parasysh kushtet nė tė cilat punon ai vetė por dhe gjithė mjekėt i klinikave tė tjera, mjeku Petrit Vargu ka shprehur edhe herė tė tjera shqetėsimin e tij pėr gjendjen e shėndetėsisė nė vend, e pėr mė tepėr nė QSUT. Urgjenca e Kardiologjisė ėshtė njė nga repartet mė tė mbipopulluara nė Qendrėn Spitalore Universitare Nėnė Tereza dhe kushtet nė tė cilat u shėrbehet pacientėve kėtu, lėnė shumė pėr tė dėshiruar. E pranojnė pacientėt, por e pranojnė madje me zė tė lartė, edhe vetė mjekėt, se shėrbimi kėtu kryhet nė gjendje tejet tė vėshtirė.

    Rrėmuja qė krijohet ēdo ditė pėr shkak tė fluksit tė madh tė njerėzve tė cilėt duhet tė lėvizin nė njė ambienti tejet tė vogėl, mungesa e shtretėrve, por edhe e stafit mjekėsor, janė vetėm disa nga problemet qė mjeku Vargu ka bėrė tė ditur pėr kėtė shėrbim. Gjatė kėtyre ditėve tė ftohta, fluksi i pacientėve arrin mesatarisht deri nė 100 pacientė nė ditė, ndėrkohė qė numri i mjekėve nė kėtė shėrbim ėshtė vetėm 6 mjekė. Ndėrkaq, i gjithė ky fluks i pėrditshėm pacientėsh kardiakė, duhet tė sistemohet vetėm nė rreth 15 krevate qė pėrmban e gjithė urgjenca e kardiologjisė.

    I gjithė shėrbimi kryhet nė njė rrėmujė njerėzish, tė cilėt kėrkojnė me ēdo kusht tė jenė pranė tė afėrmve tė tyre tė sėmurė. E ndėrkohė qė njė pjesė e kėtyre tė fundit janė pėr shtrim, ky i fundit ėshtė njė problem mė vete, i cili zgjat disa ditė deri nė zgjidhjen konkrete ndaj pacientit. Njė ndėr sanitaret pranė kėtij shėrbimi, ankohet se situata nė tė cilėn punohet kėtu ėshtė shumė e vėshtirė, edhe pėr vetė atė. “Mjekėt na kėrkojnė qė tė mos i lejojmė familjarėt brenda, kėta tė fundit na kėrcėnojnė deri me jetė, nėse zbatojmė urdhrin. Nuk dimė kujt t’ia prishim, e kujt t’ia ndreqim. Kemi rėnė nė hall se nuk ėshtė njė ditė por ēdo ditė”, shprehet sanitarja e cila e cila ėshtė lėnė roje tek dera, pėr tė lejuar brenda sa mė pak familjarė, sepse ambienti brenda ėshtė tejet i vogėl, krahasuar me numrin e atyre qė duan t’u qėndrojnė pranė pacientėve.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    I dashur DYDRINAS...

    ...ju po thoni qe:

    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Betimi!

    Betohet presidenti, kryeministri, deputetet, avokatet, mjeket, ushtaraket etj etj para flamurit, para kushtetutes, para Bibles dhe Kuranit, por ato nuk kane asnje vlere nese njerezit qe "betohen" jane pjesetare te nje shoqerie qe ben jete dyfytyreshe.
    Lexoje forumin, lexo gazetat, degjo bisedat, degjo deputetet, degjo politikanet dhe lehtesisht bindesh se jemi ende nje komb femijnor sa i perket pervojes te bashkejeteses ne nje shoqeri demokratike, sepse ne kurre nuk kemi patur asnje dite demokraci dhe rrjedhimisht qe rruga per te kapur te tjeret do te jete e gjate, pavaresisht deshirave dhe enderrave.

    Shpeshhere ne bejme gabim duke shenjuar mjeket apo kategori te caktuara profesionesh si "hipokrite", si "te pashpirt" etj, por harrojme se ata jemi ne e ne jemi ata.

    Duhet te ndryshoje shoqeria shqiptare qe te ndryshoje dhe mjeku, avokati, inxhinieri, ushtaraku, deputeti etj.

    Nuk jane vetem mjeket, por eshte e gjithe shoqeria shqiptare qe ben jete dyfytyreshe, pra hipokrite!

    Hipokrizia e mjekeve eshte pasoja, por jo shkaku! Shkaku dihet por shoqeria jone ende nuk e ka gjetur modulin per te kryer shnderrime te medha!

    Sa per mbyllje nje histori personale.

    Para disa viteve isha ne Gjermani per nje operacion te nje femije dhe qe nga momenti qe kam hyre ne deren e spitalit dhe deri ne momentin e fundit, jam ndjere shume shume i tronditur nga ndryshimi qe ishte ne shume drejtime, por ajo qe se shumti me ka lene mbresa ka qene sjellja e mjekeve dhe e personelit te sherbimit.
    Kur jam larguar i kam thene mjekut se parasegjithash e vleresoj shume miresjelljen dhe ai m'u pergjigj "Kjo eshte vetem detyre"!
    Pra ai e ndjente se ishte nje person ne detyre!

    Kjo kerkon ende kohe qe te hyje dhe tek shqiptaret!

    Si keshillojne perhere te huajt qe vijne ne Shqiperi (apo Kosove, Maqedoni etj)? Beni perpjekje per te krijuar nje shoqeri te vertete demokratike, sepse me pas sistemi e kryen punen pa urdhera e britma!
    ..edhe une po ju the qe,vazhdimisht i kam neveritur diskutimet e juaja, ndersa tani eshte hera e pare qe jam dakort pjeserisht me ju. DYDRINAS, cfare moshe ke? E ke thene shume-shume bukur qe , hipokrizia e mjekeve eshte pasoja jo shkaku. DYDRINAS, te nderoj per konkluzionin qe, "nuk jane vetem mjeket ,por eshte e gjithe shoqeria shqiptare qe ben jete te dyfytyreshe, pra hipokrite"

    ..konstatimi i juaj DYDRINAS qe shoqeria shqiptare eshte dyfytyreshe eshte e drejte .
    Por..kush eshte shkaku?

    ..une e di, por kam frike ta them... edhe pse jemi 20-vjet ne demokaci..

Tema tė Ngjashme

  1. Medicina Hyjnore
    Nga salihaj nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 18:39
  2. Betimi i Hipokratit
    Nga Shpresmiri nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 23:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •