
Postuar më parë nga
Brari
tema
--
Rikthimi i Pollos, ndryshim real i PD
Nga Mero Baze
Rikthimi i Genc Pollos në PD është një hap politik pozitiv. Udhëtimi i tij dhjetëvjeçar jashtë PD dhe Berishës rezultoi i kotë, pasi arsyet reale, për të cilat ai u nda nga Berisha, u provuan se nuk ishin ato që ai deklaroi. Me largimin e tij, ai pretendoi të luftonte autoritarizmin e Berishës dhe të vendoste rregulla të reja loje. Por brenda 5 viteve ai largoi nga fraksioni i tij gjithë kolegët me të cilët nisi luftën kundër Berishës, duke provuar se ishte shumë herë më problematik në autoritarizmin e tij sesa Berisha.
Efekti i parë pozitiv i dështimit të lëvizjes ‘Pollo’ ka të bëjë me përdorimin e shtetit kundër opozitës. Genc Pollo është i pari politikan shqiptar që ndërtoi modelin e përdorimit të pushtetit politik për të blerë opozitën dhe për të qenë një vegël luajale e pushtetit. Antiopozitarizmi i tij u konsumua si tezë dhe veprim politik. Tashmë është pjesë e një loje të hapur dhe të ndershme, është pjesë e PD.
Efekti i dytë pozitiv është se teston deri ku PD është ideologjizuar nga antiopozitarizmi i Pollos. Reformimi i PD duhet të kalojë doemos dhe këtë provë. Shumë njerëz që ajo i ka quajtur armiq të saj, tashmë duhet t’i shikojë sërish si udhëheqës. Kjo i bën mirë një pjese të madhe të militantëve të PD të kuptojnë se ata janë përdorur në një betejë të panevojshme dhe të mos angazhohen më në beteja të tilla. Riardhja e Pollos në PD krijon precedent për të frenuar fyerjet, armiqësitë dhe sulmet me pseudonime në shtypin e partisë ndaj kritikëve të Berishës.
Por efekti më pozitiv mbetet ajo çka do të ndryshojë në PD pas vajtjes së Pollos. Përpara zgjedhjeve të vitit 2009, Berisha ka nevojë për një lidership të ri brenda PD. Treshja Bode-Topalli-Patozi është tejet e lodhur dhe e konsumuar për të drejtuar një betejë të re elektorale. Ata duhet doemos të zëvendësohen me fytyra të reja, të cilët duhet të mos konsiderohen në publik si beniaminë të Berishës. Edhe pse Pollo është tashmë një i dorëzuar në dorë të Berishës, ka ende në opinion portretin e oponentit të tij dhe kjo i bën atij mirë për të qenë numri dy i partisë. I përforcuar nga Basha dhe Bregu, ata mund të formojnë realisht një lidership formalisht të ri të PD. Me gjithë problemin që zoti Basha ka me drejtësinë rreth rrugës Durrës - Kukës, rruga më e mirë e mundshme e Berishës për ta mbrojtur politikisht është ta bëjë atë një nga tri figurat kryesore poshtë tij në PD.
Në këtë mënyrë, rikthimi i Pollos do të ripozicionojë shumë grupe minore brenda PD, të cilat janë konservuar për shkak të ligjit elektoral. Ata që në opinion quhen mbështetës të Berishës, në të vërtetë janë jashtë listës së tij për lidership, por do të jenë thjesht deputetë. Ata që quhen mbështetës të Topit, natyrisht, nuk do të përfshihen as në listat për deputetë. Një treshe e re në krye të PD, që të jenë njerëz të dorëzuar në dorë të Berishës, është e vetmja mënyrë për përmirësimin formal të portretit të PD para zgjedhjeve. Basha me dosjen e rrugës Durrës-Kukës dhe biznese me familjen, dhe Pollo me dosjen e plangprishësit dhjetëvjeçar mund të jenë portreti i ri i PD në zgjedhjet e ardhshme.
back | 29.10.2008
-
shkrim interesant i meros..
po vdes nga deshira per ta pare bashen ne biruce..
bravo erion bracja.. ashtu i vogel por ja mbrriti ta brace-zoje meron..
Krijoni Kontakt