Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Franko Frattini: Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhëna Europës

    Ministri i jashtëm italian Franko Frattini: Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhëna Europës


    Kryeministri Berisha mirëpriti sot në një takim Ministrin e jashtëm italian Franko Fratini. Të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mundësitë gjithnjë në rritje të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    Ministri i Jashtëm italian Frattini u shpreh se Kryeministri Berisha i ka mbajtur tashmë premtimet e dhëna Evropës, duke garantuar në këtë mënyrë ecjen me sukses të Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe anëtarësimit të plotë në NATO.



    Duke pohuar se rruga drejt BE-së varet nga reformat dhe rezultatet që Shqipëria do të arrijë, Ministri Frattini siguroi se në këtë rrugë Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë.



    Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i shprehu zotit Fratini dhe nëpërmjet tij qeverisë italiane dhe popullit mik italian mirënjohjen më të thellë për bujarinë, solidaritetin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që i japin Shqipërisë, në ndërtimin e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe përparimit në proceset integruese.



    Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare nuk do të reshtë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë vendin me mundësitë më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja, duke rritur kështu interesin e investitorëve italianë për të shtuar investimet në vendin tonë.



    Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm italian Fratini bënë këto komente për mediat:



    Kryeministri Berisha: Sapo përfunduam një takim shumë të përzemërt me mikun tim të shquar dhe të kombit shqiptar, Ministrin e Jashtëm të Republikës Italiane zotin Franko Fratini. Takimi ishte një rast i shkëlqyer për mua për ti shprehur zotit Fratini, qeverisë italiane dhe popullit mik italian, mirënjohjen time më të thellë dhe të shqiptarëve, për bujarinë, solidaritetin, ndihmën e jashtëzakonshme që i japin Shqipërisë, në ndërtimin e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe integrimin në institucionet evropiane dhe euroatlantike.



    Shqiptarët kanë patur dhe kanë tek Ministri i Jashtëm Fratini një avokat të shkëlqyer, të përpjekjeve të tyre për integrim evropian dhe atlantik. Në memorien e tyre janë të freskëta mesazhet e mëdha që zoti Fratini solli si nënpresident i Komisionit Evropian, kontributin e tij, respektin dhe dashurinë ndaj shqiptarëve, gjatë periudhës që drejtonte Ministrinë e Jashtme, si dhe gjatë detyrave të tjera të rëndësishme në qeverinë italiane.



    Ne sot bëmë një shqyrtim të hollësishëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve. Ajo çka më jep kënaqësi mua sot është se mikut tim Franko Fratini unë i paraqes bilancin e një Shqipërie tjetër. Do ta filloj me një demonstrim të përpjekjeve tona për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit. E bëj këtë sepse Ministri i Jashtëm Fratini, si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve solli këtu disa muaj më parë mesazhin e hapjes së negociatave për liberalizmin e vizave.

    I premtova zotit Fratini se Shqipëria do të bëjë të gjitha përpjekjet për të patur dokumentet më të shkëlqyera të identitetit, kontrollin më të mirë të kufijve, për përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin për liberalizmin e vizave.



    Me ministrin e jashtëm Fratini ne diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin ekonomik dhe të të gjitha fushave midis dy vendeve. Tre vjet më parë unë kam vizituar Romën dhe jam takuar me Kryeministrin Berluskoni. Instituti për Tregtinë e Jashtme të Italisë më krijoi një takim të shkëlqyer me biznesin italian. Dua të tregoj këtu se në këtë takim unë shkova, ashtu siç shprehet dhe Edgar Allan Poe shpirtndezur dhe zemërthyer. Shpirtndezur sepse dëshira ime ishte që të tërhiqja interesin e investitorëve italianë për vendin tim. Zemërthyer, sepse isha i vetëdijshëm që qindra dhe mijëra prej tyre ishin larguar nga vendi im. Unë u zotova para tyre që qeveria ime do të bëjë çdo përpjekje që ta bëjë Shqipërinë një vend sa më tërheqës për investimet tuaja.



    Zoti Ministër, një vit më parë së bashku me ambasadorin D’elia ne kemi vizituar një sipërmarrje italiane në Shkodër. Presidenti i saj Cottonela na u shpreh të dyve duke na thënë: Zoti kryeministër, në rast se ju do të realizoni këtë reformë fiskale që keni shpallur, ju krijoni në Shqipëri një parajsë të vërtetë për investitorët.



    Unë kam zbatuar pikë për pikë atë që kisha shpallur. Shqipëria nuk është parajsë sepse parajsa është hyjnore, por unë i garantoj investitorët italianë se do të vendos në këtë vend praktikat më të mira për investimet e tyre.



    Me Ministrin e Jashtëm Frattini diskutuam për korridorin 8, një vepër madhore që do të transformojë jugun e Ballkanit. Vendet tona presin me kënaqësi të shohin Italianë, lokomotivë, të këtij projekti të madh.



    Gjatë këtij takimi kemi diskutuar për projektin e ardhshëm të kooperacionit , i cili do të fillojë së shpejti, sepse qeveria italiane do ti akordojë Shqipërisë një ndihmë të konsiderueshme në kuadrin e këtij kooperacioni. Ne këtë kuadër, ne sigurisht që do të përcaktojmë përparësitë, por unë iu shpreha ministrit të jashtëm se një përparësi madhore për ne përbën bujqësia. Në Itali ky është një nga sektorët më të zhvilluar në botë. Fermerët tanë kanë nevojë jetike për një ndihmë të madhe që të përgatiten për të përballuar procesin e integrimit në BE. Ne ramë dakord për të gjitha gjërat që diskutuam.



    Edhe njëherë falënderoj me shumë mirënjohje zotin Ministër për të gjithë ndihmën, ndjenjat miqësore dhe kjo vizitë mund të them se është një kontribut tjetër madhor në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona.





    Ministri i Jashtëm italian Franko Frattini. E falënderoj zotin kryeministër për fjalët e tij dhe deshiroj ti shpreh ndjenjat e miqësisë sime personale ndaj personit të tij, por edhe ndjenjat e miqësisë që udhëheqin qeverinë italiane dhe popullin italian, në marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Italia do të vazhdojë të mbështesë me bindje dhe me një energji akoma dhe më të madhe rrugën e integrimit Euro-Atlantik të Shqipërisë.

    Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhëna Evropës. Dhe kjo i hap rrugën arritjes së atyre rezultateve që do të jenë të prekshme, të dukshme për të gjithë qytetarët shqiptarë.

    Duke filluar me një regjim të liberalizuar të vizave, tani me prodhimin dhe më pas me shpërndarjen e pasaportave biometrike, do të jetë një proces që i afrohet përfundimit dhe plotësimit të tij.



    Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare me të drejta të plota të NATO-s dhe kjo hap me siguri një perspektivë të re, për stabilizimin dhe sigurinë e tërë rajonit.



    Natyrisht, rruga drejt BE-së varet nga reformat dhe rezultatet që Shqipëria do të dijë të arrijë, por është një rrugë ku Shqipëria do të ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë.

    Në planin dypalësh të gjitha marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, në të gjitha fushat dhe sigurisht rezultatet që Shqipëria do të arrijë, do të inkurajojnë edhe më tej, një numër gjithmonë në rritje, të sipërmarrësve italianë, të cilët do të investojnë në Shqipëri. Marrëveshjet e rëndësishme që ne firmosëm sot janë një provë e kësaj.



    I shpreha kryeministrit që jemi të gatshëm të fillojmë për përcaktimin e një marrëveshje të re kuadër për bashkëpunimin për zhvillim midis Italisë dhe Shqipërisë. Është një marrëveshje për të cilën ne po punojmë, në të cilën do të bëjnë pjesë sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm, siç është ai i bujqësisë. E konsiderojmë bashkëpunimin në sektorin e infrastrukturës një prioritet dhe Korridorin tetë një prioritet akoma dhe më të madh.



    Sigurisht kemi një interes të madh për mundësitë që Shqipëria na ofron për prodhimin e energjisë elektrike për të cilën Italia ka shumë nevojë. Mendojmë se një bashkëpunim më i ngushtë edhe në sektorin e turizmit do të ishte një mundësi e mëtejshme për investitorët italianë që të mund të vlerësojnë dhe te shfrytëzojnë këto mundësi për investimet e tyre në Shqipëri.



    Në përfundim do të thoja se është një marrëdhënie speciale midis vendit tim dhe vendit tuaj, një marrëdhënie speciale që natyrisht do të pasurohet më tej në të ardhmen.



    27/10/2008

    Faqja zyrtare e Kryeministrise

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    e gjithe bota na lavderon
    sa shume po tallen me ne
    o zot na ndihmo
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3

    Kryeministri italian Berluskoni do të vijë së shpejti Shqipë ri

    Kryeministri italian Berluskoni do të vijë së shpejti për një vizitë zyrtare në Shqipëri


    Kryeministri Berisha tha sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se, gjatë takimit që pati me Ministrin e Jashtëm italian, zoti Fratini, ai e siguroi se, në një kohë të shpejtë, Kryeministri italian Silvio Berluskoni do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

    “Kjo vizitë shënon një ngjarje tjetër kulmore në marrëdhëniet tona, një nxitje të madhe dhe inkurajim për biznesin italian, për të investuar në Shqipëri. Kjo vizitë, shënon gjithashtu një mbështetje të fuqishme të përpjekjeve tona për integrimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Europian”, tha Kryeministri.

    27/10/2008

  4. #4

  5. #5

    Fratini pozitiv për liberalizimin e vizave

    Fratini pozitiv për liberalizimin e vizave

    Fatos Ahmati
    BBC Tiranë



    Ministri italian qëndroi për vizitë në Tiranë

    Ministri i jashtëm italian Franko Fratini ka deklaruar në Tiranë se procesi i liberalizimit të vizave për shqiptarët është drejt fundit.

    Zoti Fratini e bëri këtë deklaratë pasi është njohur me përpjekjet e autoriteteve të Tiranës për të plotësuar kushtet e vendosura nga BE.

    Franko Fratini tha se kryeministri Berisha i kishte mbajtur premtimet e dhëna Europës.

    “Kryeministri Berisha i mbajti premtimet e dhëna Evropës. Dhe kjo i hap rrugën arritjes së atyre rezultateve që do të jenë të prekshme, të dukshme për të gjithë qytetarët shqiptarë,” tha ministri i jashtëm italian Fratini.

    Atij iu dorëzua publikisht një model i pasaportës biometrike dhe kartës shqiptare të identitetit, një nga kushtet e vëna nga BE për të nisur procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

    Ky akt e ka shtyrë ministrin e jashtëm italian të deklarojë se ky “do të jetë një proces që i afrohet përfundimit dhe plotësimit të tij “.

    Italia me anë të ministrit të saj të jashtëm Fratini u zotua për më shumë ndihmë në këtë drejtim, ndërsa të dy palët vlerësuan maksimalisht marrëdhëniet midis tyre, veçanërisht në fushën ekonomike.

    Si shenje e konfirmimit te deklaratave ishin dhe nenshkrimi i disa disa marrëveshje dhe kontrata të rëndësishme midis dy vendeve.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    si i thone ne italisht ministrit te brendshem
    a mund te me ndihmoje njeri
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    interno..

    po pyet rucin me mire o guld..

    se dhe e ke si idol dhe si padrino..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    e gjithe bota na lavderon
    sa shume po tallen me ne
    o zot na ndihmo
    Tamam e ke thene , tallin leshte me ne .....

    Por ska faj bota , fajine ekemi vet qe gjith kto vite kemi ngel ne vend numero ......

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, Merkure, 29 Tetor 2008

    Fratini, Vizat, Votat
    Nga Eduard Zaloshnja

    Ministri i Jashtëm Italian, Fratini, gjatë vizitës së tij në Tiranë, theksoi se, kusht numër një që Bashkimi Europian të liberalizojë plotësisht regjimin e vizave për shqiptarët, është që, qeveria jonë, të krijojë një regjistër të saktë elektronik të të gjithë nështetasve, si dhe t’i pajisë ata, në bazë të tij, me karta identiteti e pasaporta të pafallsifikueshme.

    Përveç këtij kushti, Fratini përmendi edhe kushte të tjera, si luftën kundër krimit të organizuar, reformën zgjedhore, kontrollin më të mirë të kufijve, etj., të cilat ose janë plotësuar ose janë fare afër plotësimit. Pra, praktikisht, i vetmi mur i lartë që i ndan fizikisht shqiptarët nga Europa sot, pas 18 vjetësh demokraci, janë të shumëlakuarat karta identiteti e pasaporta të pafallsifikueshme.

    Pasi nështetasit shqiptarë të pajisen me to, gjasat janë të mëdha që ata të kenë mundësinë të bëjnë atë që, sivllezërit e tyre bullgarë e rumunë, e kanë bërë që në vitin 2001 - të udhëtojnë kudo në Bashkimin Europian, pa pasur nevojë të marrin viza në ambasadat radhëmëdha të Tiranës.

    Kryeministri Berisha, kur erdhi në pushtet në vitin 2005, premtoi se zgjedhjet lokale të vjeshtës 2006, do të kryheshin në bazë të një regjistri të saktë elektronik të të gjithë nështetasve, si dhe me karta identiteti të pafallsifikueshme.

    Por, pikërisht ngaqë ky premtim nuk u mbajt, zgjedhjet nuk u zhvilluan dot në vjeshtën e 2006-ës. E frikësuar se pozita do keqpërdorte certifikatat e lindjeve, të cilat janë lehtësisht të fallsifikueshme, opozita këmbënguli që të kërkoheshin dy dokumente identifikimi nga çdo zgjedhës. Dhe, pas një shtyrjeje më se 6 mujore të datës së votimit, u arrit një kompromis që prodhoi më së fundi zgjedhje.

    Por ato zgjedhje nuk u certifikuan si të lira e të ndershme nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Dhe, ndoshta jo rastësisht, opozita fitoi pothuaj në të gjithë qytetet e mëdha, ndërkohë që pozita fitoi në shumicën e komunave, ku edhe manipulimet me dokumentat e identifikimit mund të bëheshin më kollaj...

    Duke ardhur në ditët e sotme, fjalët që Ministri i Jashtëm Italian, Fratini, tha në Tiranë rreth perspektivës së liberalizimit të plotë të vizave deri në qershor 2009, përbëjnë ndoshta kyçin e fitores së Berishës në zgjedhjet e 2009-ës, por ndoshta dhe kyçin e humbjes së tij. Dilema, në të cilën ndodhet Berisha në lidhje me liberalizimin e plotë të vizave, të kujton personazhin kryesor të romanit të mirënjohur amerikan “Catch-22” (përkthimi i përafërt në shqip: Gracka-22), i cili vuante ngaqë zgjidhja që gjente për të shpëtuar nga një situatë e vështirë, e fuste në një situatë tjetër akoma më të vështirë.

    Kështu, në qoftë se qeveria bën pajisjen e nështetasve me karta identiteti e pasaporta të pafallsifikueshme deri në majin e 2009-ës, e pastaj Bashkimi Europian liberalizon menjëherë vizat, Berisha futet në zgjedhje me realizimin e ëndrrës më të madhe të shqiptarëve në 63 vjetët e fundit - lëvizjen e lirë drejt Europës.

    Me një dhuratë të tillë në duar, ai me plot gojë, do të mund t’ua kërkonte votat zgjedhësve të lëkundur, të cilët lehtësisht do të falnin zullumet që mund të jenë bërë gjatë qeverisjes së tij. Por Berisha ka aq eksperiencë me Bashkimin Europian, sa ta dijë se burokracia e Brukselit, nuk lëviz dhe aq shpejt sa ç’mund të krijohet përshtypja nga deklarata e Fratinit.

    Pra, mund të ndodhë që shqiptarët të pajisen me karta identiteti e pasaporta të pafallsifikueshme para zgjedhjeve, por liberalizimi i plotë i vizave të zgjasë për shumë muaj të tjerë. Ose më keq akoma për Berishën, mund të ndodhë që, si kusht suplementar për liberalizimin, të vihet mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme...

    Dhe ç’do të ndodhte në këtë rast? Marshi i manipulimit të votës do të zvogëlohej ndjeshëm. Kështu, një militant berishist, nuk do të kishte më mundësinë për të votuar dy herë - një herë si Hasan e një herë si Hysen. Dhe kur mundësia për manipulim, kësisoj, të zvogëlohej, Berisha do të përballej me një rezultat që do të ishte shumë afër së vërtetës.Por përse Kryeministri duhet t’i druhet një rezultati të tillë?

    Në vitin 2005, kur Berisha dha realisht shpresën se do të çrrënjosej korrupsioni në Shqipëri, koalicioni i tij arriti të marrë vetëm 41.4% të votave të shqiptarëve. Por me ato vota, në qoftë se do të ishte përdorur sistemi aktual elektoral dhe jo ai që u përdor në 2005-ën, Berisha nuk do ishte bërë dot Kryeministër.

    Pse? Sepse sistemi aktual është, në thelb, një sistem proporcional. Dhe problemi është se, aktualisht, mbizotëron në elektorat perceptimi se korrupsioni nuk është pakësuar edhe aq gjatë qeverisjes së Berishës. Për shembull, sipas Transparency International, 70% e shqiptarëve thonë se kanë paguar të paktën një herë ryshfet gjatë vitit të fundit. Në këto kushte, është vështirë të imagjinosh se përqindja e votave, pro koalicionit qeveritar, do të jetë rritur krahasimisht me 2005-ën.

    Gjithashtu, Berisha nuk mund të shpresojë më si atëhere tek përplasja e kandidatëve të PS-së me të LSI-së në zonat mazhoritare - tani votohet për lista partiake e jo për individë të veçantë. Me pak fjalë, ndoshta të vetmen shpresë për fitore, ai do e gjente tekmanipulimi i zgjedhjeve. Mundësia e të cilit do zvogëlohej ndjeshëm me pajisjen e votuesve me karta të pafallsifikueshme të identitetit...

    Po në qoftë se Berisha do të zgjidhte ta zvarriste, si deri më sot, pajisjen e shqiptarëve me kartat e identitetit, çfarë do të ndodhte? Kuptohet që mundësia për manipulim do të rritej.Por atë që do fitonte me votat e trukuara, Kryeministri do e humbte me votat reale.

    Pse do të ndodhte kështu? Sepse shqiptarët e dëgjuan me veshët e tyre Fratinin të thoshte, në mes të Tiranës, se besonte që, në qershor të 2009-ës, do të liberalizoheshin vizat, në qoftë se qeveria do t’i pajiste shqiptarët me karta identiteti e pasaporta të pafallsifikueshme. Pra, votuesit do t’ia vinin fajin Berishës që i pengoi të realizonin ëndërrën e tyre 63-vjeçare....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Sgjithmone dujsi me gazeta.....Me siguri ky italiani ia fut kot dhe e mbron kot Berishen. Po sikur jane bere ca si shume ato qe ia fusinkot......

Tema të Ngjashme

  1. Bler, e ardhmja e Europes dhe globalizmi
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •