Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1

    Partia Demokratike e Re rikthehet në gjirin e PD-së

    Shqipëri: Partia Demokratike e Re rikthehet në gjirin e PD-së

    Zëri i Amerikës
    29-10-2008


    Në Shqipëri Partia Demokratike dhe Partia Demokrate e Re e kryesuar nga zëvendëskryeministri Genc Pollo vendosën sot shkrirjen mes tyre.

    Në historinë e pluralizimit shqiptar të karakterizuar vetëm nga copëzime formacionesh politike, është hera e parë që realizohet një shkrirje mes dy partive. Zoti Pollo, një nga ish drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike në fund të viteve ’90, u shkëput prej saj pas përplasjeve që lindën mes tij dhe zotit Berisha, pas vendimit të zotit Pollo për të konkurruar për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Por zoti Pollo tha sot se historia e divergjencave është një kapitull i mbyllur.

    Vendimi për shkrirje sipas zotit Pollo ishte propozuar nga kryetari demokrat Berisha, por ai është ndikuar fort edhe nga sistemi i ri i zgjedhjeve që nuk ofron hapësira për partitë pa një mbështetje të gjere elektorale. //rd//

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ky eshte nje lajm i gezushem..
    tashme ka nje pd te forte.. brenda se ciles vijne te punojne dhe djemt e pdr-se..
    djem te mrekullushem si ferd xhaferi.. etj jan perseri ne partine te cilen me sakrifica e formuan e rriten dhe i dhane fytyren e re shqiperise..

    kanibali erion brace u cfaq menjihere ne mediamafien e tij duke permendur preshin..
    i ka djegur fort ky bashkim..
    po do vij dita qe njesitet guerile te erion braces ne tiran lushnje berat e kudo do vene atje ku duhet..

    bravo pollo bravo tritani.. bravo berisha..

    nuk do ishte keq perkundrazi.. nevoje urgjente.. dhe bashkimi i partive tjera te profilit human .. me pd-ne.. si psh partia e ballit legaliteti republikanet dhe demokristianet e gurakuqit..
    ndoka le te rrije tek bracja..

    edhe aleanca.. e cekes.. mbas nje auto dushi te sinqerte per 97 ten.. le te afrohen me pd-ne..
    cakejt ujqerit krokodilet gjarperinjte etj.. etj.. jan bashke.. dhe perballe tyre njerzit e ndershem me pd -ne ne krye.. duhet te jene bashk..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Ja nje tjeter hap i ndermarre per largimin e nje komunisti nga drejtimi i pd, drejt vitit 2009 ...

    ishte kjo nje tjeter kerkese pack-europiane per prurjen e pollos ne drejtimin e pd pas-komuniste ...

    tani tani eshte pa presh, eduardi ...?

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tani akoma me te forte. Po i dridhen leqet e kembeve Ed sumshklymit, Lir koklopes dhe enveristave te tjere. Prurje e fuqishme PDr Pollos, gjith e gjith s'i behen as 1000 antare. Ja futi prap Genc kokkuqi Sales. Ah mer Sale s'ke per te zene mend asnjehere. Po Genc plehra me Tritan prasin e shan e ben per nje lek Salen lart e poshte neper BE, ky gomari shko e fut prap ne ''shtepi''. Ah Sale Sale, do me t'a marre kalane nga brenda Ed sumshklymi me Lir shtangistin ... U rrite, s'u poqe,e ngele kokloqe ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema

    --

    Rikthimi i Pollos, ndryshim real i PD

    Nga Mero Baze

    Rikthimi i Genc Pollos në PD është një hap politik pozitiv. Udhëtimi i tij dhjetëvjeçar jashtë PD dhe Berishës rezultoi i kotë, pasi arsyet reale, për të cilat ai u nda nga Berisha, u provuan se nuk ishin ato që ai deklaroi. Me largimin e tij, ai pretendoi të luftonte autoritarizmin e Berishës dhe të vendoste rregulla të reja loje. Por brenda 5 viteve ai largoi nga fraksioni i tij gjithë kolegët me të cilët nisi luftën kundër Berishës, duke provuar se ishte shumë herë më problematik në autoritarizmin e tij sesa Berisha.

    Efekti i parë pozitiv i dështimit të lëvizjes ‘Pollo’ ka të bëjë me përdorimin e shtetit kundër opozitës. Genc Pollo është i pari politikan shqiptar që ndërtoi modelin e përdorimit të pushtetit politik për të blerë opozitën dhe për të qenë një vegël luajale e pushtetit. Antiopozitarizmi i tij u konsumua si tezë dhe veprim politik. Tashmë është pjesë e një loje të hapur dhe të ndershme, është pjesë e PD.

    Efekti i dytë pozitiv është se teston deri ku PD është ideologjizuar nga antiopozitarizmi i Pollos. Reformimi i PD duhet të kalojë doemos dhe këtë provë. Shumë njerëz që ajo i ka quajtur armiq të saj, tashmë duhet t’i shikojë sërish si udhëheqës. Kjo i bën mirë një pjese të madhe të militantëve të PD të kuptojnë se ata janë përdorur në një betejë të panevojshme dhe të mos angazhohen më në beteja të tilla. Riardhja e Pollos në PD krijon precedent për të frenuar fyerjet, armiqësitë dhe sulmet me pseudonime në shtypin e partisë ndaj kritikëve të Berishës.

    Por efekti më pozitiv mbetet ajo çka do të ndryshojë në PD pas vajtjes së Pollos. Përpara zgjedhjeve të vitit 2009, Berisha ka nevojë për një lidership të ri brenda PD. Treshja Bode-Topalli-Patozi është tejet e lodhur dhe e konsumuar për të drejtuar një betejë të re elektorale. Ata duhet doemos të zëvendësohen me fytyra të reja, të cilët duhet të mos konsiderohen në publik si beniaminë të Berishës. Edhe pse Pollo është tashmë një i dorëzuar në dorë të Berishës, ka ende në opinion portretin e oponentit të tij dhe kjo i bën atij mirë për të qenë numri dy i partisë. I përforcuar nga Basha dhe Bregu, ata mund të formojnë realisht një lidership formalisht të ri të PD. Me gjithë problemin që zoti Basha ka me drejtësinë rreth rrugës Durrës - Kukës, rruga më e mirë e mundshme e Berishës për ta mbrojtur politikisht është ta bëjë atë një nga tri figurat kryesore poshtë tij në PD.

    Në këtë mënyrë, rikthimi i Pollos do të ripozicionojë shumë grupe minore brenda PD, të cilat janë konservuar për shkak të ligjit elektoral. Ata që në opinion quhen mbështetës të Berishës, në të vërtetë janë jashtë listës së tij për lidership, por do të jenë thjesht deputetë. Ata që quhen mbështetës të Topit, natyrisht, nuk do të përfshihen as në listat për deputetë. Një treshe e re në krye të PD, që të jenë njerëz të dorëzuar në dorë të Berishës, është e vetmja mënyrë për përmirësimin formal të portretit të PD para zgjedhjeve. Basha me dosjen e rrugës Durrës-Kukës dhe biznese me familjen, dhe Pollo me dosjen e plangprishësit dhjetëvjeçar mund të jenë portreti i ri i PD në zgjedhjet e ardhshme.

    back | 29.10.2008


    -




    shkrim interesant i meros..

    po vdes nga deshira per ta pare bashen ne biruce..

    bravo erion bracja.. ashtu i vogel por ja mbrriti ta brace-zoje meron..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-10-2008 më 01:33

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Shifeni Salen kur i jep doren Tritan ''Pras'' Shehut, nuk e shef ne sy fare. Ka shume mundesi t'i kete futur ndonje te share neper dhembe ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Metropol, 30/10/2008

    PD dhe PDR zyrtarizojnë bashkimin

    Procesi bie ndesh me statutin e PD-së, ku thuhet se vendimi mund të merret vetën nga Kuvendi

    Berisha dhe Pollo nënshkruajnë marrëveshjen. Shkrirje strukturash në të gjitha nivelet

    Partia Demokratike dhe ajo Demokrate e Re zyrtarizuan dje shkrirjen mes tyre. Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i PD-së, dhe Genc Pollo, kryetar i PDR-së, firmosën marrëveshjen që shënon fillimin e procesit të bashkimit të plotë të dy partive. Në marrëveshje përcaktohet se bashkimi i dy partive do të shtrihet në të gjitha strukturat e partive, përfshi këtu Forumet Rinore dhe Forumet e Gruas. Ndërkohë bashkimi i dy partive bie ndesh me nenin 39 të statutit të Partisë Demokratike, sipas të cilit shpërndarja apo bashkimi i partisë me një ose disa parti të tjera bëhet vetëm nga Kuvendi Kombëtar. Në statut përcaktohet se një kërkesë të tillë Kuvendit Kombëtar mund t’ia paraqesë kryetari, Këshilli Kombëtar, kryesia ose jo më pak se 15% e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë të paktën në pesë degë.

    Marrëveshja

    Në dokumentin e firmosur nga Berisha dhe Pollo theksohet se procesi i bashkimit është duke u realizuar në bashkëpunim të plotë me Partinë Popullore Evropiane, ku të dyja partitë tona janë anëtare. “Shkrirja e dy partive në një nuk është qëllim në vetvete, por ka në thelbin e vet synimin për të kontribuar në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme politike të vitit 2009 dhe në vazhdim”, - thuhet në marrëveshje. Marrëveshja përcakton se në funksion të bashkimit degët në të gjitha rrethet do të nisin menjëherë shkrirjen e tyre, proces i cili do të ecë paralelisht me zgjedhjet e reja në parti. “Deri në bashkimin e plotë të gjitha strukturat e dy partive do të bashkëpunojnë ngushtësisht për realizimin e kësaj nisme dhe për të gjitha aktivitetet e tjera partiake. Ky proces do të ndiqet në të gjitha nivelet nga një grup pune i përbashkët i drejtuar nga nënkryetarët Astrit Patozi dhe Tritan Shehu”, - thuhet në marrëveshje. Sipas saj, ky grup është i ngarkuar që të përcaktojë gjithashtu dhe të gjitha detajet e tjera teknike e numerike që lidhen me bashkimin si dhe me çështje të tjera që kanë të bëjnë me zgjedhjet në parti dhe me çështje të zgjedhjeve të ardhshme politike. Marrëveshja parashikon që procesi i bashkimit në të gjitha nivelet quhet i përfunduar pas zhvillimit të zgjedhjeve të reja në parti, të cilat parashikohet që të kryhen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2009.

    Statuti

    Në nenin 39 të statutit të PD-së, në pikën 7 të tij, thuhet se Kuvendi Kombëtar vendos shpërndarjen e Partisë ose bashkimin me një ose disa parti të tjera. Statuti i PD-së nuk ia jep këtë kompetencë as Këshillit Kombëtar dhe as kryesisë qendrore. Kjo do të thotë se vendimi për bashkimin e PD-së me PDR-në ka anashkaluar Kuvendin Kombëtar, çka përbën një shkelje statutore. Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së PD-së, ku u përcaktuan grupet e punës në rang qarqesh, Genc Pollo u caktua në grupin e punës në Gjirokastër. Pas këtij vendimi deputetë të PD-së, që janë njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, u shprehën se ka shkelje statutore për shkak se Pollo nuk është as anëtar i thjeshtë i partisë, ndërkohë që grupet e punës duhet të drejtohen nga anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

    PPE e priste bashkimin e PD-së me PDR-në


    Kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi gjatë një prononcimi për mediet se anëtarësia, simpatizantët, por dhe mbarë shqiptarët e mirëpresin bashkimin e dy partive. “Shkrirja, bashkimi i këtyre dy forcave politike ka në bazë kontributet e rëndësishme dhe vizionin e përbashkët, vizion që në Shqipëri faktohet me hapat e mëdhenj në drejtim të integrimit të vendit në NATO dhe në BE”, - tha Berisha. Berisha theksoi se këtë lajm e mirëpresin jo vetëm e djathta dhe qendra e djathtë shqiptare, por do të thosha e mirëpresin mbarë qytetarët shqiptarë. “Ky lajm është thellësisht i mirëpritur nga të gjitha partitë simotra që qeverisin sot në 16 vende anëtare të BE-së, ishte pikërisht ky lajm që kryesia e Partisë Popullore Evropiane priste nga partitë tona”, - tha Berisha. Por sipas tij bashkimi përbën një prerogativë shumë të rëndësishme edhe për suksesin në zgjedhjet e ardhshme për koalicionin aktual qeverisës. I pyetur nëse anëtarësia e Partisë Demokratike e pret mirë kthimin e Pollos, pas akuzave që i janë bërë atij si agjent grek apo si plëngprishës i PD-së, Berisha u shpreh se “ne flasim për bashkim, ju flisni për divorc. Ju ka ngelur ora më ’99-n”.

    Pollo komenton procesin e bashkimit: “S’kemi më divergjenca me Berishën

    Kryetari i PDR-së Genc Pollo theksoi dje se bashkimi me PD-në vjen pasi divergjencat e vitit 1999-2001 janë një periudhë e lënë pas, janë një kapitull i mbyllur. “Bashkëpunimi i filluar pas 2001 dhe sidomos fazat e tij të bashkëpunimit elektoral të aleancave parazgjedhore në 2005-n, koalicioni politik qeveritar në tre vjetët e tij ka dëshmuar një qëndrueshmëri shumë të fortë, ka realizuar një pikëpamje që gjithmonë ka qenë e përbashkët për partitë tona”, - tha Pollo. Ai u shpreh se dallimet që mund të kenë ekzistuar më përpara mes dy partive nuk janë më si të tilla, duke qenë se konteksti politik ka ndryshuar, por edhe aktorët politikë. Sipas Pollos bashkimi ka qenë një propozim i kryetarit të PD-së para disa muajsh. “Jemi këtu për ta konfirmuar dhe për të hapur procesin e fuzionimit të dy partive, një proces që është përshëndetur, përkrahur, ndoshta dhe asistuar edhe nga PPE, ku dy partitë tona aderojnë, pra janë anëtare të Partisë Popullore Europiane. Është një proces që përfshin dy partinë, duke filluar që nga degët e rretheve dhe degët tona do të bashkëpunojnë sipas një programi të rënë dakord për të arritur shkrirjen në atë nivel dhe për të vazhduar më tej”, - tha Pollo.

    PS ironizon bashkimin e PD-së me PDR-në: Braçe: U formatua koalicioni i preshit
    Socialistët ironizuan dje aktin e shkrirjes së Partisë Demokratike me Partinë Demokrate të Re. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Erion Braçe, duke komentuar marrëveshjen e nënshkruar nga Berisha dhe Pollo, theksoi se ky është lajm i mirë i ditës së sotme. “Natyrisht, është lajm i mirë se si ka mundësi që kryeministri shkrihet më zëvendëskryeministrin. Situatë më qesharake për një parti në qeveri dhe për një kryeministër dhe një zëvendëskryeministër nuk ka”, - tha Braçe. Më tej ai shtoi se “do t’i rezervoja komentet, pasi kjo është një çështje politike e brendshme e PD-së dhe PDR-së”. “Thjesht dhe vetëm në vëmendjen time besoj se të gjithë shqiptarëve u rikthehet viti 1996, tashmë i formatuar politikisht në koalicionin e preshit”, - tha Braçe. I pyetur për ndryshimet në qeveri, sërish nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së ka ironizuar, ndërsa ka theksuar se tani është stina kur preshi jep produkt.

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... S'kam lexuar RD as 55. Nuk e di se ç'thone per ''shkrirjen e fuqshme'' as Gert Bogdani as Fahriu. Me siguri do e kene lavderuar Gencin e Tritanin, sidomos ky Fahriu mbasi i ka share e bere lecke per nja 6-7 vjet tani do i kete lavderuar me superlativa. Mos na e sjelle ndonjeri ne forum dhe shuajme kureshtjen ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Premte, 31 Tetor 2008 09:01:00

    Ndoka: Pollo, një viktimë që po i kacavirret Berishës
    Nertila Pupuleku

    Reagon kryetari i PDK-së, dikur përkrahësi kryesor i Pollos pas largimit nga PD-ja

    TIRANË - Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka deklaruar dje se bashkimi i reformatorëve me demokratët, tregon në thelb dështimin e Genc Pollos në politikë. Duke kujtuar arsyet e ndarjes midis këtyre dy partive, që asaj kohe, ishte mungesa e demokratizimit të brendshëm të PD-së, Ndoka e quan një dështim rikthimin në këtë parti, ku, sipas tij, nuk ka ndryshuar asgjë brenda saj.

    Si ish-nënkryetar i PDR-së, por edhe si një nga përkrahësit kryesorë të Pollos, pas largimit nga PD-ja, Ndoka e cilësoi një lëvizje të gabuar shkrirjen, teksa kujton momentin e largimit nga partia. “Pollo doli nga dera e kongresit duke u përjashtuar, duke u anatemuar nga zoti Berisha, duke iu vendosur epitete nga më të ndryshmet për disa vite”, - u shpreh Ndoka.

    Duke marrë parasysh historinë 9-vjeçare të ndarjes së këtyre dy partive, bashkimi nuk mund të quhet kurrsesi si pasja e një vizioni të përbashkët, ashtu si u interpretua nga të dy krerët e partive. Por, sipas Ndokës, Pollo duke e parë veten jashtë politikës shqiptare, “u përpoq t’i kacavirrej Berishës”. “Kjo është një përpjekje e dështuar e Pollos, i cili është edhe viktima e parë e Kodit Zgjedhor”, - tha Ndoka.

    Rikthimi i papritur i Pollos brenda PD-së, pa u mbledhur asnjë strukturë e Partisë Demokratike, por njëkohësisht dhe asnjë strukturë e Partisë Demokrate e Re, sipas Ndokës, nuk tregon gjë tjetër veçse një krizë të brendshme, që është duke kaluar PD-ja, e cila kërkon që përmes kësaj lëvizjeje, të sigurojë numrat e nevojshëm për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka deklaruar dje se, ajo që është më e rëndësishme, qëndron në faktin se e djathta duhet të organizohet që të fitojë zgjedhjet, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur këto ditë në kampin e djathtë.


    -----------------------------------------------------------------

    Deputeti i PD-së, Preç Zogaj shprehet se, të rikthyerit, duhet t’i nënshtrohen votës në parti

    Zogaj: Kthimi i Pollos, nuk sjell vota për PD-në

    TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, e thotë publikisht se, bashkimi mes dy partive PD-PDR, nuk sjell vota për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një prononcim për “Shekulli”-n, Zogaj e ka thënë hapur dhe qartë se nuk është dakord me një nga qëllimet, mbi të cilat u trumbetua shkrirja e dy ditëve më parë, pikërisht me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

    Zogaj nuk e sheh aspak si një kartë fituese këtë bashkim dhe se, nëse do të konsiderohej si e tillë, sipas tij, do të ishte një tejkalim i të vërtetës. “Ne kemi pasur momente rikthimesh që kanë sjellë dhe vota shumë dhe kemi momente hapjeje, që janë më shumë psikologjike sesa elektorale.

    Pra hapja, rikthimet, bashkimet, kanë natyra të ndryshme dhe jo të gjitha sjellin vota, por kanë edheefekte të tjera”, - tha Zogaj. Duke i mëshuar fort kësaj teze, Zogaj shtoi se, për të fituar zgjedhjet, PD-ja ka karta të tjera, që janë me më shumë peshë, siç janë bilanci i qeverisë dhe projektet e saj. “Gjithashtu, PD-së do t’i duhet të gjejë karta të tjera të fuqishme që zgjojnë elektoratin, që motivojnë elektoratin, pra, mbetet për t’u zgjidhur ky problem”, - tha Zogaj.

    Katapultimi i Pollos

    Deputeti i PD-së, Preç Zogaj, është një ndër të rikthyerit në parti, i cili plot katër vite më parë, iu nënshtrua votimit të strukturave të partisë. Një proces ky që, në bazë të statutit, në fakt duhet të shoqërojë të gjithë ata që kërkojnë të rikthehen në PD. Ndaj, Zogaj shfaq shenja pakënaqësie kur bëhet fjalë për katapultimin e Pollos në strukturat e PD-së.

    Edhe pse asgjë nuk është bërë publike, fakti që Pollo drejton një nga grupet e punës në zgjedhjen e strukturave të partisë, tregon shumë, pasi një kompetencë të tillë e gëzojnë vetëm anëtarët e kryesisë në PD. “Përsa u përket pozicioneve partiake, ato fitohen me votë, me garë nuk jepen.

    Shkrirja është pozitive, por tani edhe anëtarët e PDR-së u nënshtrohen rregullave të statutit të Partisë Demokratike. Rregullat e këtij statuti shprehin qartë sesi fitohet një post partiak në këtë parti”, - tha deputeti demokrat, Zogaj. Edhe pse e konsideron pozitive shkrirjen, Zogaj këmbëngul në faktin se, figurat e rikthyera, duhet t’i nënshtrohen votimit, dhe se asgjë nuk duhet të fitohet pa të drejtë. “Duhet të konkurrojnë se, dhe ne që jemi rikthyer më parë, jemi votuar në Kongresin ePartisë Demokratike dhe jemi mbuluar me votë që kemi marrë ndonjë përgjegjësi dhe jo se na është falur kështu, si ndonjë dhuratë”, - u shpreh më tej ai.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, flet për lëvizjen e re brenda PD-së

    TIRANË - Arsyeja kryesore e largimit të Genc Pollos nga PD-ja, plot 8 vite më parë, ishte mungesa e demokratizimit të partisë. Megjithatë, pas krijimit të lëvizjes së parë reformatore në ’99-n, që u shndërrua një vit më pas në një parti, për Pollon, situatat ndryshuan shumë. Dy ditë më parë, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Pollo u shpreh se nuk ekzistonin më ato divergjenca, për të cilat ai u shkëput nga PD-ja.

    Por, ish-zv. kryeministri Dashamir Shehi, i cili prej vitesh është larguar nga PD-ja, shprehet se, në këtë parti, nuk ka ndryshuar asgjë. Madje, në një deklarim për mediat, ai është shprehur se kryetari i PD-së, Sali Berisha, nuk ka ndryshuar në konceptin e drejtimit, por vetëm duke shtuar dozat e pragmatizmit.

    Më shumë se sa justifikim të vendimit për shkrirjen në një të dy partive, dikur sulmuese të njëra-tjetrës, Shehi argumenton se Berisha po mbledh votat që ndau në vitin 2005. “Gjykoj se sot Berisha është më oportunist dhe kjo bën që ai të jetë më tolerant, për ato të cilët i binden linjës së tij dhe po ta shohim nuk kemi asgjë të re”,- tha Shehi.

    Ky i fundit prej vitesh ka qenë një zë oponent ndaj mënyrës së drejtimit, jo vetëm të partisë, por edhe të qeverisë nga ana e kryeministrit Sali Berisha. Shehi është shprehur kohë më parë se nuk do të pranonte një koalicion me Berishën dhe se LZHK-ja ishte e gatshme të dilte e vetme në zgjedhje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    djem si pollo e mjek intelektuale si tritani i duhen vendit..
    dhe qe ti duhesh vendit.. dhe ta duash vendin.. duhet patjeter te jesh me pd-ne ose ne pd..

    cdo alternativ tjeter con uje ne mulli te kanibaleve.. stalino envero edvino arapo brace eriono mimo mafio polpotisto miljardereve..

    do te dallosh nje njeri te mire e atdhetar nga nje kopil kanibal zhapik e krokodil e enverist..
    ptyete..per ke voton..
    po tha per pd-ne.. 120% eshte njeri pozitiv..
    e kunderta eshte ashtu sic thashe..

    1 dhe 1 bejne dy ..pik..


    njerzit e mire le ta permirsojne pd-ne..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si funksionon sistemi i ri elektoral
    Nga stavri22 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 04:45
  2. Shumëllojshmëria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  3. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  4. Raporti i CIA-s për Shqipërinë dhe shqiptarët!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2004, 23:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •