Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Mendimin tim e shtrova, e nuk mund te them gje me teper per momentin.
Nese ke nje mendim shume te qarte, na e thuaj edhe neve.
Dhe nuk te perqesha, pak humor do te bejme.
Nuk ka vend per keqkuptime ketu.
I kerkoj falje hapesit te temes sepse keto nderhyrje nuk kane te bejne me te.
Baptist, na thuaj, cfare simbolizon gjeli ne doren e Persefones, nen fronin e perbashket te saj me Hadesin dhe perse eshte atribut i Eskullapit ?
Faleminderit
Me keqardhje, por gjeli nuk ka asnje lidhje me kurfare eskulapi. Ai eshte thjeshte nje lexim dhe interpretim sharlatanesk i nje vargu tmerresisht te keqkuptuar dhe asgje me shume.
Une per punen e gjelit dhe eskulapit qe i kish mbetur borxh Sokrati u sqarova fare qarte. Nuk kam faj une qe ju nuk arrini te kuptoni ate qe thote shkrimi por vetem te lexoni ate qe eshte shkruar dhe ta interpretoni hamendshem. 1 kokerr ve; 1 gjel; 1 dash; 1 pen kije; etj jane shumefishe valutash te cilat edhe gjysherit tane i mbajne mend ende fare mire aniqe ekzistonin monedhat edhe atehere edhe ne kohen e tyre. Por une u permbajta nga e qeshura...
(Nese e vizatojme):
-Sokrati i kishte mbetur borxh eskulapit te qytetit "1 pule e dhjete kokrra veze" per viziten/sherbimin mjekesor qe i kishte bere, e qe kushtonte 1 gjel. Tani ju perkthene si te duani.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Une nuk shoh qe kam lene anash dicka - gjeli dhe eskulapi nuk kane kurrfar lidhje - kjo me duket e pergjegje edhe te paren edhe te dyten me automatizem.
Per pjesen tjeter nuk do te jap sepse eshte teper e koklavitur per ta kuptuar. Ajo nuk eshte persefona dhe ai s'mund te jete hadi. C'kerkon hadi e persefona ne fronin e zeusit dhe ledes?
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Baptist,
Ne fron eshte ulur Hadesi dhe Persefona qe cke me te.
Nuk e kuptoj se ku e shikon ti fronin e Zeusit dhe Ledes ?!
Nuk kam degjuar ndonjehere qe Zeusi te ndaje fronin me dike tjeter.
Pervec nje koke mjellme te mundshme nuk shoh ndonje element te Zeusit apo Ledes.
Hadesi mban ne duar nje dege shege; a nuk ishte ai qe i dha Persefones te hante fara shege duke e detyruar ne kete menyre te vinte ne nentoke cdo vit ?
Persefona mban ne doren e majte nje tufe kallinj gruri, perpara eshte nje boce pishe.
A nuk lidhen keto me ringjalljen dhe jeten e pertejme ne kultin e Persefones ?
Gjeli dhe koncepti phallik jane e njejta gje. Gjeli eshte ai qe cukiti Vezen e Botes. (Pastaj, si i thone phallusit ne Englisht?)
Te dy keto shenja lidhen me swastiken qe sipas relikeve tona te mbetura ne kulturat e huaja, era e veriut merr pulen per te kthyer gjel drejt jugut. Simbolika e gjarperit dhe phallusit eshte po ashtu e njejte.
Pse Eskulapi? Thjeshte fare. Eskulapi eshte Zeusi, ai qe cukit Vezen po jo ai qe e krijon ate. Eshte shkruar ne tema te meparshme. Pastaj po te veresh me kujdes, Dielli, Apollo, Eskulapi, Zeusi kalojne nga Dodona ne Delfi. Histori e vjeter, personazhe te reja.
Nuk ka nje atribut te vetem qe nuk eshte pesheshur nga greket ne mitologjine tyre. Me erdhi per te qeshur njedizaj me dike qe perpiqej te provonte "kurverine" e Afrodites, duke dhene episodin e Panit qe i vete pas dhe ajo nuk e pranonte. Mbase, nuk i kishte rene rasti te degjonte per Athinen si protagoniste ne te njejten legjende.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 04-01-2009 mė 18:08
gjeli ishte i shenjte per zeusin,apollon dhe artemisen.
sokrati para se te vdiste urdheroi te sakrifikonin nje gjel si guide per shpirtin ne boten e pertejme.simbologji te ngjashme gjendet dhe tek indianet e amerikes.
gjeli....fuqi,pushtet dhe fertilitet.
ps.aferdita ishte ne fakt nje virgjereshe![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 04-01-2009 mė 18:18
Krijoni Kontakt