kreksi kerkoj nje ndere prej teje --e di qe mundesh
une jam Fierak edhe e njohe shume mire zonen e cila eshte ndryshuar krejt vetem keto 2 shekujt e fundit
1- pak me poshte bashkimit te osumit me devollin ndeshet fshati Samatice,poshte ketij fshati ne anen e Sukut 2 ishte njera dege e vjeter e ketij lumi
2- sipas gjyshit time i gjithe vendi permbytej fare lehte edhe ishte i mbushur me keneta
3-rrjedha e vjeter e semanit kalonte ne fshatrat Samatic-Suke 2-poshte rreskovecit-marinxe-verbas edhe pastaj derdhej ne keneten e Mbyetit mindis patosit edhe Fierit
4-nga ketu kalonte ku kolon lumi i sotem i semanit prane Fierit edhe poshte Pojanit takohej me keneten e Hoxhares ne plazhin e semanit
5- flasim per nje vende nen uje edhe me plote keneta nga deti edhe deri ne fshatrat e pare te beratit Samatica-Dronovica,mbi Dronovic kemi rrenoja te vjetra te nje qyteti te lashte---i lene ne meshire te fatit
6-nga Dronovica fillon nje kanal kullues i cili ndeik rrugen e fshatrave suke 2--poshte rreskovecit- edhe dele ne Fier -Pojan--,ky kanal ndihmoj kullimin e zones pas shtremberimit te shtratit fillestar te semanit
ajo qe une kerkoj per ndere eshte gjyrosja me blu e zones qe permenda ,edhe ju munde ta beni ne harte fare lehte duke ndiekur rrugen Egnantia do dilni ne rroskovec duke lene ne te veri gjithe keneta te mbushura me uje,ndersa kufinje vendosni fshatrat kuman-rroskovec-strum-velmish-rerez-kutalli-dronovic samatic,duke e zhdukur krejt semanin e sotem
vetem keshtu do mesojm te verteten per anijet qe vinin ne Apolloni
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alfeko sukaraku : 21-12-2008 mė 09:21
Keto jane objekte PHALLUS, ose me shqip PALLE/PALLA
Fillimisht kane te bejne me kultin e diellit.
Pervec te tilleve qe mund te shihen edhe si vepra arti, ndoshta kane edhe ndonje funksion tjeter ne vendin ku jane vendosur pasi jane punuar, ka edhe plot te tjere ne Shqiperi qe jane gdhendur direkt ne formacion shkembor, kryesisht ne maja te larta malesh.
Po postoj nje foto te nje objekti te tille.
Eshte jashtezakonisht i vjeter, sa erozioni ka bere punen e vet.
Fotoja eshte e disponueshme edhe ne format me te madh per kureshtaret![]()
Po Dalan edhe une ashtu mendova kur isha ne Apolloni,ne jug te vendit ka shume objekte te tilla te identifikuar.
Dija eshte injorance e mesuar.....
Ky eshte nje reliev ku shikohet qarte besimi ne diell dhe phallasin.
Dija eshte injorance e mesuar.....
Nuk e mbaj mend ku eshte bere bere ai debati i sterzgjatur mbi Kalabrine, Galabret & Co. por meqe po permend edhe gjelin po jap edhe une mendimin tim.
Nuk di qe gjeli te kete apo nga ai te nxirret ndonje gje me vlere sheruese, pervec simbolit nuk shoh asgje tjeter.
Sa per simbolin, jane dy gjera domethenese; kreshta e gjelit, ka formen e nje dielli rrezatues, por ne lindje.
Dhe tjetra, qe gjeli eshte nje shpend shtepiak qe kendon rregullisht ne te gdhire.
Une e shoh si simbol te ringjalljes se Diellit.
Persa i perket lidhjes se tij si atribut i Eskulapit, jam shume dakort me ty.
Nese gjarpri perdredhur ne purteke eshte simbol sherimi, gjeli eshte ai i ringjalljes.
Per shkak te ushtrimit te saj, duke thyer ligjet e natyres, Zeusi e vrau me rrufe Eskulapin.
Per te mbeshtetur mendimin tim qe gjeli simbolizon ringjalljen po sjell edhe nje pamje ku gjeli eshte nen fronin e perbashket te Hadesit dhe Persefones te cilet kane edhe "celsin e ringjalljes", nje i dyte eshte ne doren e Persefones.
Kjo eshte nje pllake balte, e gjetur ne faltoren e Persefones ne Lokri/Lokroi ne Kalabri.
Dhe sigurisht, nuk ka se si Eskulapi ta kete marre gjelin nga Galet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baaroar : 03-01-2009 mė 21:38
M'fal djalosh, por ku sheh ti Eskullap ketu?!
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Nese e ke fjalen per pamjet, nuk thashe qe ne keto pamje eshte Eskullapi.
Apo duhet patjeter te shohim gjelin t'i kendoje mbi koke Eskullapit?!
___
Sokrati: Krito, i detyrohem nje gjel Eskullapit, a do te kujtohesh ta shlyesh detyrimin?
Krito: Detyrimi do te shlyhet, gje tjeter ?
....
___
Duket qarte qe behet fjale per nje flijim kushtuar Eskullapit, ndoshta Sokrati besonte ne ringjalljen e jeten e perjetshme.
Nuk behet fjale per kurrfare flijimi, por per pagese.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt