Close
Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 302
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    Skulptura tek postimi #_90:
    me
    duket si Shen Pjetri,
    ne shoqerine e zvarranikeve,
    pa doreza dhe
    ngrohet mbi mangall.
    Noli e ka kenduar bukur.


    . . . nuk po punon ngjitesi, e kam fjalen
    per foton e diskutuar me breshke dhe me gjarper.

    Materialet te mrekullueshme, FLM.

  2. #112
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Tetėdhjetė vjet gėrmime nė qytetin antik. Flasin arkeologėt qė punuan njė jetė nė kėtė qytet, edhe nė emėr tė atyre qė nuk jetojnė mė

    Ja pse Apollonia ėshtė e madhe


    Se si Apollonia hyri nė analet e historisė, kėtė herė na e tregon njė grua. Aleksandra Mano. E para arkeologe femėr shqiptare. Koha ka bėrė tė vetėn, e ndonjė shenjė nė veshjen e saj elegante, ashtu siē na shfaqet nė vitin ’58, nė gėrmime, e gjen, tek trupi i vogėl i gruas, qė pėrmendėsh lėviz duart nė drejtime tė ndryshme tė qytetit, qė i kushtoi jetėn. Sot e kanė sjellė nė Apolloni kujtimi i Leon Rey, e bashkė me tė edhe pėrvjetori i tetėdhjetė i gėrmimeve nė sitin antik. Aleksandra citon Ciceronin.“Magna urbs et gravis” qytet i madh e i rėndėsishėm. Kėshtu e quante ai Apolloninė njė nga 30 qytetet e botės antike kushtuar Perėndisė Apollon. (I verteti-shenim i Javan) Nė pamundėsi pėr tė kumtuar fjalėn e saj nė simpozium, arkeologia tregon pėr analet historike nga mė tė hershmet e deri tek ato nė Mesjetė qė flasin pėr kėtė qytet, 12 km larg Fierit tė sotėm.
    Vėshtrim i saj mbi Apolloninė nėpėr analet e historisė, nis me burimet nga koha e lulėzimit e deri nė perėndimin e tij. “Njė nga parėt qė e pėrmend Apolloninė ėshtė Ekateu i Miletit, nė shek.VI-V p.e.s., Herodoti e mė pas Tuqididi, qė pėrmend se ky qytet ishte koloni e Korintit. Burimet e periudhės helenistike, deri nė shekujt e parė tė erės sonė, janė mė tė shumta pėr shkak tė ngjarjeve historike. Luftėrat qė kishin shpėrthyer ndėrmjet maqedonasve e ilirėve dhe sidomos Roma qė synonte t’i pushtonte.” Mano perifrazon atė ēka Jul Ēezari thotė nė ditarin e tij pėr qėndrimin qė mbajtėn apolloniakėt nė luftėn civile duke pėrkrahur Ēezarin nė luftėn kundėr Pompeut. Kėshtu pra Apollonia u pėrdor prej tij si fortesė.
    Djemtė e Romės i quan arkeologia shqiptare, perandorin e parė Oktavian Augustin i cili bashkė me Agripėn erdhėn nė studion nė Apolloni, njė qytet i lirė tashmė ku artet, arkitetura ishin nė lulėzim.
    Si zėdhėnės tė kėtyre fakteve tė rėndėsishme Mano pėrmend Nikollėn e Damaskut. “Me luftėrat qyteti nis tė bjerė nė degradim. Dhe mė vonė nga shek.III-V pakėsohen burimet nga autorėt grekė e latinė.
    “I vetmi burim i kėsaj periudhe na vjen nga shek.VI nga Stefan Bizantini, qė e quan qytetin e parė ilirik.”
    Aleksandra ėshtė nė radhėn e arkeologėve tė parė qė u pėrfshinė nė kėrkimet e misionit shqiptaro-sovjetik. Ai ka gėrmuar nė nekropolin e Apollonisė, nė vitet ’58 –’60. Mė vonė nė vitin ’71 i kushtohet teatrit tė qytetit, bashkė me bashkėshortin e saj, arkeologun Buran Dautaj. Pėr dhjetė vjet. E qė nga viti ’81, kur ajo do tė dilte nė pension, aty, nė teatėr, nuk do tė vihet mė dorė.
    Ajo lė monumentin e Agonotetėve, me njė marramendje tė lehtė, dhe lė pas fjalėt pėr njeriut tė parė qė preku Apolloninė, ndėrmjet dy luftėrave botėrore. “Ndėrsa shoh, bibliotekėn e vjetėr, Agonotetėt, portikun…Leon Rey mė ngjall respekt.”
    Ndoshta ėshtė qyteti mė elegant i botės antike nė Shqipėri, Apollonia. Nuk di si ta quash ėshtė pak apo ėshtė shumė, ky imazh i saj. Kaq ėshtė gjithė drita qė ka, apo ka edhe mė. Sipas studiuesve, edhe shumė pyetje mbeten pa pėrgjigje. Ndėrsa e vetmja gjė qė ėshtė bėrė pėr kėtė qytet nė drejtim tė turizmit janė vetėm pak kilometėr rrugė e asfaltuar, e deri dje, nė pėrvjetorin e 80-tė tė gėrmimeve zifti ishte ende i ngrohtė.

    Dhimosten Budina
    Zbuluesi i dhomės sė Akilit
    Pentesileas i janė varur kėmbėt dhe flokėt e gjata tė zeza qė i bien prapa shpine, ndėrsa po jep shpirt nė krahėt e Akilit. Amazona u mund nga heroi i Trojės. Ky ėshtė historia qė tregon mozaiku mė i rėndėsishėm, pasi ka pėr subjekt Luftėn e Trojės e qė ndodhet nė Apolloni.

    Ai qė e zbuloi ėshtė Dhimosten Budina. Eshtė nė radhėn e njerėzve bashkėkohės me emra tė njohur tė arkeologjisė shqiptare, por qė sot nuk jetojnė mė, Hasan Ceka, Skėnder Anamali, etj. Akilin e Pentesilenė i zbuloi nė banesėn me peristil, njė banesė e madhe 2500m2. Dhoma e mozaikut prej atėherė do t’i mbetej emri “dhoma e Akilit”.
    Budina studioi arkeologji nė Moskė, ku do tė kthehej sėrish pas rėnies sė diktaturės.
    Ai e shikon Apolloninė sot, si pėrmbushje tė asaj ēka ėndėrronin arkeologėt e brezit e tij. “Bashkėpunimi francezėt ėshtė njė vazhdimėsi e mirė.” E pėr tė pohuar pėr sė dyti pohon pa vetėdije nė gjuhėn ruse. “Da, da. Po kjo ėshtė e vėrtetė. Gėzohem qė e shoh Apoloninė shumė mirė. Eshtė vazhdimėsi e asaj qė bėri Leon Rey nė Apolloni e Ugolini nė Butrint. Tė dytin politika e kohės e quante fashist, qė kishte pėr qėllim vetėm zbulimin e gjurmėve tė kulturės romake. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kur politizohet shkenca, natyrisht nuk ėshtė e vėrtetė. Pėr njė dhjetėvjeēar kėta arkeologė, kanė zbuluar monumente kolosale.” Budina vazhdon tė merret me arkeologji, “kur e thėrrasin”. Po shkruan kujtimet pret tė pėrfundojė gėrmimet nė Antigone, njė qytet jo pa rėndėsi, e qė pėr nga madhėsia qėndron krahas Apollonisė, e Bylisit.

    Koēo Zheku
    I ngritėm me duar Agonotetėt
    “I nxora gurėt dhe i vendosa nė tokė njė e nga njė sipas vendit qė kishin. I ngritėm me njė trekėndėsh. Kemi punuar me dorė, pothuaj si nė kohėt antike.” Eshtė Koēo Zheku njeriu qė nė vitin 1974 nisi restaurimin e monumentit tė Agonotetėve, simboli i Apollonisė. Njė nga monumentet qė e ka gėrmuar Leon Rey. E gjeti kėtė monument tė rrėzuar nga njė tėrmet. “Gjithė fasada qė shikoni sot ngritur ishte rrėzuar tek kėmbėt e tij. Pjesėt e tjera i kemi bėrė prej betoni, sepse nuk i gjetėm pjesėt e humbura. Dikur Apollonia u kthye nė njė gurore ku njerėzit i merrnin gurėt antikė pėr ndėrtime tė ndryshme. Ky ėshtė vetėm njė fragment nga arkitektura monumentale e antikitetit.” Koēo Zheku ka punuar nė Fontanėn e Apollonisė, zbuluar nga Hasan Ceka, ka restauruar portėn pranė obeliskut tė Apollinit, manastirin qė u kthye nė muze. Ai tregon se ishte kryetari i kėshillit tė qytetit, qė e ngriti kėtė monument pėr nder tė vėllait tė tij, nė shek.II e.s, i cili ishte Agonotet.

    Intervista
    Pierre Cabane,
    Apollonia parajsa mbi tokė
    E quajnė njeriu qė ndjek gjurmėt e Leon Rey-t. Pierre Cabane arkeologu dhe studiuesi francez, qė dhjetė mė parė do tė botonte librin “Shqipėria, vendi i shqiponjave” tregon se si erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe ēfarė i ndalohej tė prekte nga toka arkeologjike. Studiuesi i historisė sė Epirit, nė vitin 1996 do tė vlerėsohej nga presidenti i Republikės sė Shqipėrisė me medalien “Naim Frashėri i Artė”. Eshtė i njėjti vlerėsim qė do t’i jepej edhe Leon Rey-t, “postum”.

    Si ndodhi nė fillim qė ju edhe sot pas 30 vjetėsh vazhdoni tė vini nė Shqipėri?
    Eshtė shumė e thjeshtė. Nisa tezėn e doktoraturės nė Francė pėr rajonin e Epirit. Profesori im i tezės erdhi nė Shqipėri nė vitin 1965 dhe nė kthim mė tha: terreni juaj ėshtė nė kufirin shqiptaro-grek. Kėshtu ndodhi qė erdha nė Shqipėri pėr herė tė parė nė vitin 1971. U prita mirė nga arkeologėt shqiptarė dhe nga ana tjetėr nė atė epokė, gjithēka qė mė lejohej ishte epigrafia, ndėrkohė qė arkeologjia i rezervohej totalisht shqiptarėve.

    Do tė thotė qė keni pasur edhe pengesa nga regjimi i asaj kohe?
    Jo, Akademia e Shkencave mė kishte vėnė nė dispozicion njė veturė dhe pėr ta njohur mė mirė Shqipėrinė me mua do tė ishin kolegėt Skėnder Anamali e Selim Islami. Por vėshtirėsia ishte se nuk na lehohej tė vizitonim disa site. Pėr shembull Foinike, pėr arsye se aty ishte vendosur njė repart ushtarak dhe bėheshin kėrkime nafte. E ndaluar ishte tė hyje edhe nė Orik. Aty do tė shkoja me kolegėt shqiptarė vetėm nė vitin 1999, pra mė shumė se 28 vjet pas ardhjes sime nė Shqipėri.
    Aso kohe Oriku ishte nė qendėr tė bazės tė nėndetėseve tė Pashalimanit.

    “Shqipėria, vendi i Shqiponjave”, pėrse e shkruat kėtė libėr.
    Sepse, deri atėherė Shqipėria, njihet keq nga Evropa Perėndimore. E shkrova kėtė libėr nė vitin 1994. Ishte njė mėnyrė pėr zgjuar tek oksidenti dėshirėn tė vizitonte, bukuritė dhe pasuritė e kėtij vendi.

    Libri mban parathėnien e shkrimtarit Kadare…
    Po. Jemi njohur atė kohė, nė Francė, ndėrsa nė Shqipėri jemi takuar tek kafe Dajti, aty, ku edhe muret kishin veshė.

    Ēfarė ėshtė Apollonia pėr ju?
    Ashtu siē thoshte Leon Rey ky qytet ėshtė njė lloj parajse mbi tokė. Pėr mua gjithashtu. Nė manastirin e saj, kemi kaluar netė tė tėra, nė fillim kur erdhėm pėr epigrafitė dhe e mė pas pėr gėrmimet arkeologjike. Do tė doja qė ky qytet tė ishte nė tė ardhmen njė shkollė arkeologjike pėr tė rinjtė shqiptarė, sepse kėtu kanė shansin tė gjejnė gati tė gjitha periudhat, ato mė arkaiket, deri nė epokėn mesjetare. Kėtu janė gjithė periudhat e artit dhe arkeologjisė. Dhe nė tė njėjtėn kohė ėshtė njė qendėr historike pėr Shqipėrinė, qė ėshtė ruajtur mirė, megjithė vėshtirėsitė e viteve tė fundit.

    Epiri, ju jeni studiues i tij, pėrse vazhdon tė zgjojė kaq shumė interes?
    Epiri ishte njė shtet nė kohėt e vjetra qė u zhvillua nė kufirin greko-shqiptar. Janė dy grupe etnike qė ndodhen kėtu. Despotėt dhe molosėt ashtu edhe Kaonia qė shtrihet nė jug tė Shqipėrisė. Kjo krahinė ishte njėkohėsisht kufiri qė ndante botėn helenike nga ajo ilire dhe ishte njė zonė kontaktesh e kėmbimesh, tepėr e pasur ndėrmjet dy botėve. Shpesh evokohen rastet e Bylisit dhe Amantias, ku kemi penetrimin e kulturės helene dhe gjurmėt arkeologjike e dėshmojnė kėtė, dhe nga ana tjetėr raportet tė botės ilire me fqinjėt e jugut. Njerėzit nė kėto zona malore jetonin nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, bėnin njė jetė pastorale. Dua tė kujtoj rolin tepėr tė veēantė qė nisėn t’i ti lejonin gruas nė kėtė shoqėri. Nė shumė aspekte. Dhe nuk mbetet pas edhe nga roli i gruas nė qytetin e Athinės qė shpesh e konsiderojmė si model tė qytetėrimit tė botės antike, ku roli i gruas ishte mė minor, gjithmonė nėn tutelėn e babait apo burrit. Nė shkrimet e Butrintit shohim se gruaja vendos vetė, apo i jep liri skllevėrve tė saj, ėshtė kreu i familjes nėse babai apo burri ėshtė zhdukur nga familje. Pra ėshtė njė shoqėri tepėr interesante. Por gjėja mė e vėshtirė e historisė ilire ėshtė mungesa e shkrimeve tė kėsaj gjuhė, por nėpėrmjet arkeologjisė dhe nėpėrmjet epigrafisė, ne arrijmė megjithatė tė njohim elementė tė shoqėrisė ilire, njė shoqėri tepėr e pėrzier nė krahinat qė shtrihen Epir.

    Zoti Cabane, cilat janė anėt e medaljes qė ju shihni gjatė punės suaj nė Shqipėri.
    Ajo anė e mirė ėshtė ngrohtėsia dhe pritja qė gjej nė kėtė vend. Pėr tė kundėrtėn, nuk di ē’ju them. Mendoj fjalėt e Jusuf Vrionit, kur ishte ambasador i Shqipėrisė nė UNESCO. Diskutonim pėr gjėra tė rėndėsishme dhe njė moment e ndėrpret bisedėn dhe thotė. “Problemi ėshtė themelor pėr ne. Rrugėt e Tiranės janė rrethuar nga plehrat.” Kishte tė drejtė. Eshtė dėshmi e mungesės sė pėrgjegjėsisė sė qytetarėve, qė mėsuan tė ndėrtojnė gjithēka nė mėnyrė kolektive dhe pėr pasojė mendojnė se mund tė hedhin gjithēka kėshtu. Por dua tė them se aktualisht, e fatmirėsisht shoh progres tė mėdh.
    Intervistoi E. Demo

    Elsa Demo
    16/05/2004

  3. #113
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Vrisni mendjen njerez. Cfare do Akili ne Apolloni? Cfare do Pentheliseja sidomos ne Apolloni? Ne nuk e kemi zakon te pikturojme heroj te huaj.

    Ne disa postime me lart shpjegova dy figura qe solli ajzbergut si te lidhura me Menes (18 mije vjet perpara). ne se ato qe shohim ne pikturene phallus kalendarik jane ujq, kuptohet pse qyteti quhet Apollonia.

    Ky phallus kalendarik vertitet rreth yllit te mengjesit (konstalacioni i ujhut, me pas ariut). te jete kjo piktura baza e legjendes absurde mitologjike te gjenitaleve te prera te Uranit dhe prodhojne Afriditen/Artemisen a cfaredo emri qe i kane vene?

    AFreyDita-Freia-Frige-Bryge. Briri i buallit te bardhe-Brigjet e Detit

    Latona- emri greqisht i qytetit Iunyt (Jon?). Ne egjiptin e vjeter perendasha e njejte hyjnizohej ne qytetin elashte me emer ZAU.

  4. #114
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Por ri ore alfeko mos na bej me qesh ,ti lexon ndonje gje posht e lart dhe na e sjell ketu sipas menyres tende ,si ai shkrimi me alfabetin etrusk.Une per ate qe se di them sedi,nuk jam sharlatane qe te marr persiper gjera qe duhet fjala shume studiusve per te thene fjalen e tyre .
    Nqs ke bere ndonje studim mbroje tezen tende , (qe nuk me duket ) drejtohu atje ku eshte vendi jo ketu ne forum .anonim.Kjo eshte rruga qe bejne studiusit ,qe ti i merr neper goje deri tek akademija e shkences.
    Po na lulezojne shkencetaret tani gjithandej,dhe letrat e ushtareve qe i shkruajne njeri tjetrit
    na jan bere interesante.
    sulėm personal edhe krejt jashte teme

    pėrgigjie personale

    fortė e nderuara kafshė zvarranike edhe parazitgrėnėse

    Ju ftoj tė lexoni Moikom Zeqon ne fundė tė librit me titull "Pellazget origjina jone e mohuar"

    Ju ftoj tė dijesoheni pėr fatin e profesorit tė universitetit Aristoteli tė Selanikut --i cili erdhi nė Tiranė tė botonte punimet e veta edhe u debua nga bordellua e Tiranės

    Ju ftoj tė mėsoni arsyen e helmimit tė Aristidh Kolljas nė Athinė

    Ju ftoj tė lexoni me tru njeriu --edhe jo zvarraniku--Dhimiter Pilikėn ,ne mėnyre qe te kuptoni se sa ėshtė bastarduar vepra e tije nga "botimet enciklopedike"

    Ju ftoj tė studjoni Demetrio Camarda---Franc Bopp-Falmerayer-Xylander --HAhn-M Myler-Profesot Pott-Iakovo Thomopulon-Panajoti kupitorin etje,pastaj hajde tė mė kakarisėsh pėr atė fole grenxash

    Nė se per ju fjalėt -LART-SIAL-MAF-MARAZ etje ne se mendoni se nuk janė fjalė shqipe,atėher nuk fajėsohem une pėr injorancen tuaj pasi siē duket SHQIPEN ju E vreni me syze serbogreke LARTOVIĒ-SIALAQIS-MAFOVIĒ-MARAZAQIS.


    sa per ato mbishkrimet shqipe ---kur tė ha b --- mos kruaj kokėn se prapė do tė haje b----qė do tė thotė ----hajde te diskutojm ku ėshtė pėr tė diskutuar edhe jo tek kjo temė e bukur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alfeko sukaraku : 05-12-2008 mė 11:38

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga dias10 Lexo Postimin
    Ajo nuk eshte thjesht lule, ai eshte Dielli Zeusian i perdorur nga gjithe bota pellazge:





    Dias,ne keto piktura ne kishen e Apollonise perseritet vashdimisht rrethi dhe petalet.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Baptist ,ne kete skulpture reliev gjarperi eshte me i dukshem ,por perseri mbi te gjindet dy brireshi ,si e komenton kete reliev?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po ju sjell dhe dicka tjeter nga Apllonia ,kur po shikonim murin rrethues te qytetit na bene pershtypje disa kanale te ndertuara me gure si dhe gropat apo pusetat qe i thone tani.Ne fillim menduam qe do te ishin kalime te fshehta per te dale jasht qytetit,por kur i pame daljet ato ngushtoheshin mjaft per te dale nje njeri i zakonshem .Keshtu i vetmi spjegim per to ishte se ato sherbenin thjesht per daljen e ujrave te qytetit dhe shkallet ne to ishin thjesht per kontrollin e kanalit..
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #118
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Citim Postuar mė parė nga ajzberg Lexo Postimin
    Baptist ,ne kete skulpture reliev gjarperi eshte me i dukshem ,por perseri mbi te gjindet dy brireshi ,si e komenton kete reliev?
    Ky relief eshte mjaft i huaj dhe jokonvencional, -i cuditshem - per fat te keq une nuk di as ne kuader te cilt kompleks eshte gjetur, as ne c'kontekst ka qendruar dhe nuk kam mbeshtetje anesore per te pasur sado pak nje udherrefim per shikimin e tij ne menyre te drejte.

    Nuk shoh dybriresh, ai duhet te jete nje qark i vetkuptueshem qe i mungon pjesa e siperme;
    Nuk dalloj as gjarperinje; me pare se dicka tjeter - shoh nje "meduze" si figure dominuese, por nuk e kuptoj cfare do te thote ai lepur i strukur ne qender te figures.

    Nga shkrimi, me duket basorelef, arrij te lexoj vetem fjalen MNHMI,
    e qe do te thote:
    MeNeH-MI --> BENEKH-mi --> BINEQ-et


    Pllaka duket se pershkruan nje mythos te 'bineqėve mosntruoz', si te mbarrsur nga (?)meduza; "oktapodi" dhe "lepuri" frikaq..

    Duhet t'i takoje periudhes dekadente te antikes se fundshekullit V dhe IV pes.

    -------
    A ekziston ndokund nje traskriptim i paqem i tekstit te ketij relefi, se nga fotografia jo aq kualitative si dhe "mirembajtja" e jashtzakonshme nga nena natyre ashtu-keshtu nuk shihet gje me saktesi te mjaftuar.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #119
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin



    Ky relief eshte mjaft i huaj dhe jokonvencional, -i cuditshem - per fat te keq une nuk di as ne kuader te cilt kompleks eshte gjetur, as ne c'kontekst ka qendruar dhe nuk kam mbeshtetje anesore per te pasur sado pak nje udherrefim per shikimin e tij ne menyre te drejte.

    Nuk shoh dybriresh, ai duhet te jete nje qark i vetkuptueshem qe i mungon pjesa e siperme;
    Nuk dalloj as gjarperinje; me pare se dicka tjeter - shoh nje "meduze" si figure dominuese, por nuk e kuptoj cfare do te thote ai lepur i strukur ne qender te figures.

    Nga shkrimi, me duket basorelef, arrij te lexoj vetem fjalen MNHMI,
    e qe do te thote:
    MeNeH-MI --> BENEKH-mi --> BINEQ-et


    Pllaka duket se pershkruan nje mythos te 'bineqėve mosntruoz', si te mbarrsur nga (?)meduza; "oktapodi" dhe "lepuri" frikaq..

    Duhet t'i takoje periudhes dekadente te antikes se fundshekullit V dhe IV pes.

    -------
    A ekziston ndokund nje traskriptim i paqem i tekstit te ketij relefi, se nga fotografia jo aq kualitative si dhe "mirembajtja" e jashtzakonshme nga nena natyre ashtu-keshtu nuk shihet gje me saktesi te mjaftuar.
    Ehe, shekullit IV pes!
    Hidhini nje sy postit # 96 dhe nje tjetri qe kam vene po ne kete teme.

  10. #120
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Tani, keto dy piktura jane te jashtezakonshme. (Ruajini nga Tanhauzet). Kam mbetur pa mend!

    Ato i perkasin Menes, mbretit Egjiptian te dinastise se pare egjiptiane. Per te bere nje fare krahasimi relativ, Tuankhamon i perket dinastise 17 ose 18 ne mos gaboj. Kjo dinasti (e Menes) lidhet me ate te Akrepit, te cilen sic konkluduam, ja kemi vene emrin Hera tash per tash. Kjo perkthehet ne rreth 18,000 vjet para eres sone.

    Do deshiroja te dija ne se i kane vene edhe keto ne shekullin e 4 ose 5 te eres sone sic bejne rendom me cdo gjetje ne Shqiperi.

    Menes ose sic quhet ndryshe, Min eshte hieroglifi i pare i krijuar. Ky pikturohet gjithmone me nje rrufe, e cila eshte identike me ate te Zeusit. Me pas ky personazh identifikohet me Maat, dhe nuk di cfare te mendoj...

    Phallusi eshte shenje treguese e Menes (per te cilin eshte folur nga Barat dhe te tjere ne temen e Maat por edhe Dodones). Fakti qe gallusi mbaron me yll tregon lidhjen e Ukut me vone te Arushes tek Ylli Mengjesit (Diona/Afrodita) dhe ky kalendar tregon mbarimin e muajit henor.

    O Zot, si shkojne gjerat dem! Kjo eshte llahtar, masaker qe i behet historise boterore!
    E kam shikuar dhe e kam lexuar, per fat te keq une aty nuk sho kurrfare Menes as Min, as rrufe...

    Ndersa ne gravuren ku shohim jo qarte figuren qendrore une shoh Henen, me kapelen konike te larte mbi te cilen duarhapur mban bririn e henes se re, te cilen e kercenojne kafshet dhe egersirat tjera te nates por nuk e cenojne. Qe pershkruan njeherit nje detal nga nje bote e tere e sistemit te bestytnive jolegjitime te fashataresise e cila per nje arsye apo per tjetren kishte fituar te drejten per te qene pjese e qytetarise Apolloniate.
    Por sic kam cekur dhe me heret. Ne kohe krizash ekonomike sikur ajo e luftes se trojes, behen kushtet si atehere per depertimin e te ashtuquajturve 'dore' qe nuk ishin tjeter pos shtresa suburbane, ne viset urbane te kohes ne principin 'te barabarte ne varferi'. Dhe kriza per te cilen behet fjale ketu, eshte ne lidhje direkte me 'lufterat e peloponezit'.
    Keto elemente te piktures Naive popullore deri dje te bera ne dru, nuk mund te konsiderohen si Primitive por si 'art popullor' paralelet e te cilave i gjejme te perhapura gjithandej ilirise ne po kete periudhe.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 12 prej 31 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Apollonia
    Nga glaukus 001 nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-02-2012, 12:23
  2. Pali dhe mirazhi Ilir
    Nga Arpos nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 00:23
  3. apollonia qytet i lashte ne territorin e Ilirise
    Nga baraliu sedat nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 09:38
  4. Arkitekturė shqipėtare!
    Nga RTP nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 16-08-2005, 17:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •