Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Gazeta TEMA - Fejton - ''Antena brenda familjes''

    Flamuri, nė siklet pėr piramidat dhe Lul Bashėn ...


    Nga Tema

    Dje Flamuri u vu mes dy zjarresh. Kryeministri kishte deklaruar pa leje tė tij nė forumin e organizuar nga “The Economist” nė hotel “Sheraton”, se shkak pėr rrėzimin e piramidave ishte bėrė etja e pronarėve tė tyre pėr fitime tė mėdha. D.m.th., me pak fjalė, kriza e vitit 1997 kishte ardhur nga etja e Vehbi Alimuēės dhe atij tė Gjallicės pėr fitime pėrrallore.

    Flamuri, i paqartė pėr kontekstin ku e kishte pėrmendur, merr nė telefon kėshilltarin ekonomik tė kryeministrit, Petraq Milo.

    - Si e ka thėnė tamam ai burri? - tha. Ma thuaj pak, kush ėshtė fajtor pėr rėnien e piramidave?

    - Tė zotėt e piramidave, - tha Milo, - kush tjetėr.

    - Mirė Milo, mirė, ti e ke kollaj, se i bie shkurt, po unė kam dhjetė vjet qė jap nga njė arsye ēdo vit. Nė fillim ua futėm grekėve, (mė fal jo ty, se ti je shqiptar). Thamė qė ata i bėnė piramidat dhe sollėn lekė nga Greqia. Dhe pėr Vehbiun ata fajėsuam. Derisa erdhi Vehbiu njė ditė dhe na shpjegoi se trurin e firmės e kishte nga Kurveleshi. Tek arka kishte Xhanen, mbesėn e tij, tė madh tė administratės kishte Xhaferrin, burrin e mbesės, kurse me transfertat pėr jashtė shtetit merrej vajza e mbesės, Aurela. Atė e mbante, se dinte anglisht. Na e mbushi mendjen Vehbiu i shkretė qė s’ishin grekė. Atėherė ndėrruam argument. Thamė e bėnė komunistėt. Se kjo mbesa e Vehbiut me burrin e vajzėn ishin tė majtė. Pastaj, vonė nga 2004, erdhi ky Lul Basha nga Kosova dhe tha: “Po deshėt mos e pėrmendi mė atė punėn e komunistėve, se atė gruan qė ka qenė mbesė e Vehbiut e kishte vjehrrė. Qė atėherė hoqėm dorė, nuk fajėsojmė mė as komunistėt pėr piramidat. Pra grekėt na ikėn, komunistėt na ikėn, ia rrasėm rebelimit. Ai burri formuloi tezėn e rebelimit komunist dhe ia plasėm. Pastaj ngelėm vetėm dhe u detyruam t’i ftojmė ne tė vijnė nė parti tė gjithė themeluesit. Ai burri e mori Ben Imamin shef kabineti, e harruam dhe rebelimin. I ndjeri Gazidede kishte dhe ca arsye tė tjera, por, kur u kthye dhe pa se ē’bėhej, nuk foli fare. Kėshtu qė na ikėn nja pesė arsye. Ēdo vit ua ndėrronim njerėzve arsyet. Tani, kjo qė thotė ky burri s’na kishte shkuar nė mendje. D.m.th., qė shkak paska qenė qė ata donin fitime pėrrallore. E drejtė ėshtė si tezė, por kam frikė se do dalė prapė puna te njerėzit e Lul Bashės dhe do ta ndėrrojė ai burri. Se e ndėrron ai. Ja, pardje nė varrim tė tė ndjerit Gazidede e ndėrroi prapė, tha rebelim komunist. E vuri prapė nė siklet Kullurin qė ishte aty, i cili ėshtė shef kabineti i zotit Imami, i cili nga ana e vet ėshtė shef kabineti i atij burrit. Prandaj mos e merr seriozisht, se e ndėrron prapė ai.

    - Shpjegim i gjatė shumė ky, Flamur. Nuk di gjė unė, se s’kam qenė fare kėtu, kur kanė ndodhur kėto. Mė pyete, tė thashė ēfarė tha. Atyre ua la fajin, etjes pėr fitime.

    - Mirė e ka. Dhe Marksi atyre ua ka pas lėnė fajin. “Etja pėr fitim do ēojė kapitalizmin nė kalbėzim”, - ka thėnė te “Kapitali”. Dhe kėta kapitalistėt tanė na ēuan brenda vitit nė rrėnim. E ka gjet mirė kėtė, po si s’i shkoi mendja mė ‘97 ta thoshte kėtė, po e tha tani. Ndoshta do kishim shpėtuar nga rėnia, se do t’ua vinim fajin atyre pisave.

    - S’di ē’tė tė them Flamur, kėshtu tha, kėshtu tė them.

    - Mirė Petraq, mirė, se ti je nė rregull, sido qė tė thotė ai, ty asgjė s’tė kap, se ti as grek s’je tamam, as shqiptar s’je tamam, as demokrat s’je tamam, as socialist s’je tamam, as vlonjat s’je tamam, as bregas s’je tamam, as ekonomist nuk je tamam, as kėshilltar nuk je tamam. Tė gjitha gjėrat i ke me pak mangėsi dhe je nė rregull, shpėton. Po ē’tė bėj unė i shkreti qė i kam besuar tė gjitha variantet, dhe qė na e bėnė grekėt, dhe qė na e bėnė komunistėt, dhe qė na e bėri rebelimi, dhe qė na e bėri babėzia. Unė si t’ia bėj, se ti je nė rregull. Ti i ke hapur tė gjitha rrugėt, mirė me atė burrin, mirė me Imamin, mirė me Gazideden, mirė me Paskal Milon, mirė me Edi Ramėn. Unė si t’ia bėj qė kam besuar variantet e atij burrit dhe jam zėnė me tė gjithė.

    - Epo, ē’tė tė them o Flamur? Bėhu kėshilltar dhe ti dhe s’beson asnjė, bie rehat.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me kte serialin.. antena brenda familjes.. merua po humb cdo dite pike.. ne figuren e tije..
    ne se e njeh kush i thoni.. ruaj ca yndyre per vehten..

    cdo dite me keto .. thashetheme boshe insinuata e karagjozlleqe qe vetem erionet e edvin tahir mimo rucave.. mund te zgerdhihen.. ai po degjeneron deri ne.. keq ardhje e meshire..
    mero behu burre..
    ik nga djajte..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, Merkure, 29 Tetor 2008

    Tellallisja dhe frikacakėt
    Nga Genci Kojdheli

    SPOTET NĖ TELEVIZIONE

    Oooo milet! Dėgjoni e mbani vesh! Qeveria... Ka nja dy muaj qė nuk mundemi tė ndėrrojmė kanalet e televizioneve pa u ndeshur me ndonjė spot qeveritar qė na pėrmbyt me shifra suksesi: pėr eleminimin e varfėrisė, mijėra vende pune tė krijuara, qindra biznese tė reja qė lulėzojnė anembanė Shqipėrisė, dhe dhjetėra korporata ndėrkombėtare qė po nxitojnė tė hapin filialet e tyre, turistė e rrugė pa hesap. I lumtė qeverisė!

    Ē’ka unė, dhe mijėra qytetarė si unė nuk kuptojmė, ėshtė se, pėrse kjo qeveri ka nevojėn pėr tė na i treguar kėto arritje (dhe kėtė e bėn pacipėrisht me paratė e taksave tona), tė cilat afėrmendsh ne do t’i shihnim me sytė tanė nėse ato ekzistojnė vėrtet?!

    Njė fushatė publicitare e sponsorizuar prej qeverisė do tė ishte e justifikuar vetėm nėse do tė synonte sensibilizimin e publikut pėr njė kauzė a qėllim nė shėrbim tė publikes (p.sh. njė fushatė pėr tė rritur ndjeshmėrinė ndaj ndotjes sė mjedisit, apo luftėn ndaj analfabetizmit), por edhe nė kėtė rast, fushata, dhe ēdo detaj i saj, do tė duhej tė monitorohej me shumė kujdes pėr tė evituar tė ashtuquajturin ‘ndėrtim/konsolidim tė imazhit tė qeverisė’, pasi kjo do tė ishte e papranueshme pėr njė demokraci.

    Ėshtė shumė shqetėsues fakti qė qeveria shpenzon shifra marramendėse nga paratė e taksave pėr tė blerė kohė televizive nė media (vetėm transmetimi i spotit tė kryeministrit ka kushtuar rreth 1 milion euro). Deri diku, i vendos kėto media nėn lakun e financimeve tė majme shtetėrore (tė tanishme apo eventuale), por nuk ėshtė kjo ēėshtja tė cilėn kėrkoj tė debatoj.

    Mė shqetėsuese ėshtė arsyeja se pėrse qeveria po i harxhon kėto para duke u pėrpjekur tė mashtrojė tė madh e tė vogėl, pikėrisht tani, veē 7 muaj para zgjedhjeve tė pėrgjithshme. E vetmja pėrgjigje logjike pėr kėtė fushatė agresive reklamimi nga qeveria, ėshtė ekzistenca e frikės!

    Kjo mazhorancė ėshtė e frikėsuar sepse nuk ka pėrmbushur as nė mėnyrė sipėrfaqėsore premtimet qė u dha shqiptarėve nė vitin 2005. Eshtė e frikėsuar sepse gjendet e zhytur deri nė grykė nė skandale korruptive qė pėrfshijnė shkallėt mė tė larta tė ekzekutivit, ėshtė e frikėsuar pasi shqiptarėt janė varfėruar prej 2005-ės, papunėsia ėshtė rritur edhe mė, investimet e huaja janė pakėsuar.

    Eshtė e patolerueshme qė njė mazhorancė tė vendosė nė punė gjithė makinerinė e saj institucionale, strukturore e financiare, pėr tė dominuar diskursin publik nė vend. Tragjikomike tė shohėsh pėrditė sesi kryeministri dhe ministrat janė transformuar nė tellallė tė paturp tė vetvetes. Dėshpėrimi ėshtė evident, por edhe dėshtimi po ashtu. Dielli nuk mbulohet me shoshė!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Ja nxorri bojen Mero Baze xhaxhi Sales. S'ka lene gje pa i nxjerre. Ndonje dite do lexojme edhe sa pale breke ka ne shtepi xhaxhi Sala. Edhe Ed sumshklymit ja kishte ngjesh me ate artikullin per ate mafiozin e vogel te Vorribomit. Megjithese Ed buēen e ka bere lecke fare nja 8 vjet rresht. Ate Lir koklopen, ate shtangistin e vogel sikur s'po e shan me. Do i kete dhene ndonje lek ai se s'ka mundesi (sipas militanteve ithtare) ...

    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Flamuri bėn gati kopjen e ēelėsit


    Nga Tema

    Dje Flamuri ishte i trishtuar. Pėr herė tė parė pas tri vitesh doktori nuk e mori nė telefon dhe nuk i tha tė pėrgatiste takimin e radhės. E kishte me Genc Pollon, se do shkrihej PDR. I mėrzitur doli nė kafe dhe s’kishte me kė tė qante hallin.

    Kur mbaroi takimi, mori nė telefon Ridvan Boden.

    - Ēfarė do bėhet me zyrat tani? - i tha. - Ku do ta fusim atė Kuqon?

    - Kė Kuqo, bre byrazer, se s’e kam idenė ē’thua?

    - Po atė Genc Pollon, kė tjetėr?

    - Hajt mos u mėrzit, se s’ka lidhje me zyrat ai. Deri nė Kuvend do rrijė nga zyra e vet. Pastaj, nėse vjen, le tė rrijė nė kat tė dytė, ku e ka pasur zyrėn. Katin e tretė e kemi bėrė vetė, nuk lėmė njeri tė ngjitet sipėr.

    - Mirė mo mirė, po ky punonjėsi i lavazhit qė kemi ē’do bėjė, se ky thotė: “Po do vijė Genc Pollo, do ta vras, se ka tradhtu doktorin”?

    - Hajt se zbuten ata, mos ēa kokė. Ja, shikojnė doktorin nė lajme dhe zbuten. Aq e kanė ata. Ti sillu mirė pėr vete. Po kėrkoi zyrė, jepi njė nė kat tė dytė. Ai nuk tė bezdis. Dhe po erdhi, mbyllet brenda, se e-mail-e shkruan gjithė ditėn. Tani s’ka as kujt t’i raportojė, se njė parti jemi.

    - Po kėtij Lul Bashės si t’ia bėj mor burrė, se mė kėrkon dhe ky pra zyrėn e KOP-it? I kam thėnė, s’ka zyrė KOP-i mė, por jo, ngul kėmbė, ka. Thashė t’i thoja njėherė rregulloje me Gazmend Dibrėn tė tė rregullojė ndonjė qeli tė mirė, por kam frikė se ia tregon atij burrit dhe ai nuk duron dot fare aty.

    - Po ē’ke o ty mbylltė qė zihesh me tė gjithė? Bėji njė kopje ēelėsi derės, jepja Pollos dhe Lulit dhe aq. Katin e tretė e kemi vetė, se mezi e kemi bėrė me kontribut vullnetar.

    - Po mirė, kėtė selinė e partisė sė Pollos kush do ta marrė tani? Ta mbajmė tė ēojmė degėn e Tiranės atje qė mos t’i kemi mė nėpėr kėmbė.

    - Ajo i duhet dorėzuar shtetit, se shteti ia ka dhėnė. Dhe them ta kalojmė nė privatizim, po s’ka pronarė.

    - Po kėto dosjet qė kemi kėtu ne, qė Pollo ka shitur “Tajvanin” pėr 6 mijė dollarė te miku i tij mė 1997, do t’i mbajmė apo t’i hedhim?

    - Mbaji njėherė t’i kemi, qė po e drodhi prapė, t’ia pėrdorim. Por tani kanė kaluar mbi dhjetė vjet dhe s’i dėnojmė dot mė duket.

    - Nuk e di, po ai burri atėherė, kur m’i dha, mė tha: “Mbaji kėto, se do na duhen. Kur tė marrim pushtetin, - tha, - do ta fusim nė burg.” Se “Tajvani” ka qenė pronė e PD dhe ai ia ka shitur njė biznesmeni 6 mijė dollarė qė dhe ato s’na i ka dhėnė. Erdhėm nė pushtet, dhe ai jo vetėm qė s’e dėnoi, po e la tė bėnte aq shumė parį, sa ato lekėt e “Tajvanit” duken si parį xhepi.

    - Tė drejtė ke, po s’ke ē’i bėn tani. Fushata elektorale i ka kėto. Mė mirė tė dalė nė krye tė fushatės, se pėr tė humbur kemi. Tė paktėn tė kemi kujt t’ia faturojmė, mos tė na ngelet ne. Ne, sa ishim, bėmė ndonjė punė. Ky vetėm pėr prishje ėshtė.

    - Mirė, o mirė. Tani prit kur tė vijė dhe Fatmir Mediu dhe atė kemi mangut. Tė na vijnė korridoret e PD era barut.

    - Do vijnė ata tė gjithė. Arian Starova ishte regjistruar te seksioni i lagjes bashkė mė Ekrem Spahiun. Artur Roshi kishte kėrkuar vetėm tė ishte kryetar seksioni te lagjja e vet, kurse Alimadhi kishte kėrkuar ta lejojnė tė mbajė qeleshe nga tė Ballit nė mbledhje. Kushte tė lehta kishin. Vetėm ky Kuqua do nėnkryetar. Po njė m… ka pėr t’u bėrė. Prit se ia tregojmė qejfin tani qė u shkri. Tani do ta fusim nė proces legalizimi te Shabani dhe s’dihet si del.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Flamuri shpjegon shtetin privat


    Nga Tema

    Deklarata e kreut tė qeverisė, se Shqipėria ėshtė shteti mė privat nė Evropėn Perėndimore, e tronditi thellė Flamurin. Militantėt e PD, qė shkojnė marrin sqarime tek ai, nuk e kishin ditur kėtė arritje kaq tė madhe tė PD dhe ishin tė zemėruar pėrse Flamuri nuk ua kishte shpjeguar mė parė.

    Flamuri, nga ana tjetėr, ishte i paqartė pėr mėnyrėn si Berisha e kishte thėnė kėtė fjali. Pyeti njėherė Ridvanin, po s’i dha pėrgjigje tė qartė. Nė fund vendosi tė shpjegojė vetė.

    Vjen militanti i parė dhe e pyet:

    - Zoti Flamur, si i bėhet kėsaj arritjes sė fundit qė kemi arritur, qė jemi shteti mė privat nė Evropė?

    - Kemi hequr shumė pa arritėm deri kėtu. Kemi tre vjet qė mendojmė natė e ditė pėr kėtė punė. Ēfarė s’kemi bėrė. I hymė me themele. E nisėm me ARMO-n. Na ndihmoi shumė ai djali i “Taēi Oil”. Thamė tė gjejmė njė qė ka sharė doktori si trafikant, qė tė mos thonė qė e keni privatizuar pėr vete. E gjetėm atė, e ēuam te studioja e privatizimeve, te “Rruga e Barrikadave”, mori letrat dhe nisi punėn. Ēdo VKM qė duhej, ēdo rregullim ligjor bėhej nga studioja, shkonte nė mbledhje tė qeverisė dhe mbyllej puna. Shkoi mbarė gjithēka. Nė fund, formuan njė konsorcium, 5 firma koti, pas tė cilave qėndron ky i “Taēi Oil”, d.m.th., ishin shitėsit e naftės si ai, dhe e blenė ARMO-n. U bė private dhe ajo. Lekėt s’i kanė paguar ende, se s’i japin kredi bankat, po kjo s’ka shumė rėndėsi. Tani ėshtė private.

    Pastaj u hymė lumenjve, nga Vjosa nė Devoll. I mori prapė ajo studioja dhe ua dha austriakėve.

    Pastaj u hymė centraleve. Nė Vlorė thamė t’ia japim Petraq Milos, nė Shėngjin, njė mikut ēifut tė atij burrit, d.m.th., e ka gjet studioja, kurse nė Durrės, nė Porto Romano e ka ajo studioja. U bė dhe ajo.

    Fazlliēi, qė thonė kėta, njė copė ka, pjesėn tjetėr e ka studioja.

    Pastaj u hymė fabrikave tė ēimentos. Dhe ato njė kiamet mė vete. I mori ajo studioja, bėri letrat, i dhamė dhe ato.

    Ē’na ngeli tjetėr? Ah po, INSIG-u. Atė drejtorin e solli djali i atij burrit nga Brukseli. E kishte njohur atje, kur ishin bashkė emigrantė. I leshtė duket pak, po parį di tė bėjė. Nuk e donin nė fillim kėta pronarėt e huaj tė INSIG. Po ai burri nguli kėmbė. “Kėtu do bėhet si them unė”, - tha Nė fakt, ai s’ta mbushte mendjen pėr drejtor. Ishte ca si humbur, po e kapi veten shpejt. E mėsoi punėn e lekut. Tani dhe ai ka ngelur pėr privatizim. Kam shpresė se djali do ta ndihmojė qė tė bėhet shpejt. Dhe pas kėsaj bėhemi vėrtet shteti mė privat nė botė. S’na ka mbetur mė pasuri publike. Kemi vetėm kėto hekurudhat. Po dhe pėr ato do bėjmė njė ligj pėr koncesionet, t’i japim. S’ke ē’i do as ato. Po nisi kjo punė, mė mirė tė bitisi. Gjysma-gjysma nuk mbahen. O tė gjitha shteti, o tė gjitha privati. Ne kemi gjetur njė rrugė tė mesme, i ka shteti privat. I ka ai burri tė gjitha. E ndihmojnė dhe fėmijėt, po ai e mban peshėn kryesore.

    - Falemnders shumė, zoti Flamur. E dinim qė e kemi tė fortė kryeministrin, po qenka i madh vėrtet. Mendoka natė e ditė pėr Shqipėrinė. Po torturon dhe familjen pėr tė bėrė punėt tona. Ka fut dhe ata nė belara duke privatizuar gjithēka. Ku e gjen njė kryeministėr tė tillė?! Njė njeri qė jep shembullin familjar i pari, e meriton tė qeverisė gjithė jetėn. Jo si kėta tė tjerėt qė rrinin kėmba mbi kėmbė dhe prisnin t’ua bėnte bota privatizimet. Ja, ky ka lezet.

    Iku militanti i parė, i sqaruar. Erdhi i dyti.

    - Zoti Flamur, a ke digju bre kryeministrin duke thanė qė jena shteti ma privat i Evropės?

    - Po bre, e kam digju.

    - A vėrtet jena, a rren pėr fushatė ai burri?

    - Jo bre, jena vėrtet, - i tha Flamuri.

    - Ku, ku, ē’na paska gjet, - tha. - Ndaj e pagujmė shtrenjt ēdo gjė nė shtet ne, mė keq se me qenė privat. Qekemi mė privat se tanė Evropa.

    Iku militanti i dytė, erdhi i treti.

    - E vėrtetė ėshtė ajo qė dėgjuam bre pėr kėtė shtetin privat?

    - E vėrtetė, - i tha Flamuri.

    - Po mirė arritje ėshtė kjo apo jo?

    - Arritje, - i tha Flamuri.

    - D.m.th., ne jetojmė nė shtetin privat tė doktorit? - i tha militanti.

    - Jo mo burrė, nuk ėshtė i doktorit. Doktori thjesht kryeministėr ėshtė. Me hallet e privatizimeve janė marrė fėmijėt.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Lulėzim Basha, autokritikė kunatit


    Nga Tema

    I dashur Erion!

    Jam i detyruar tė tė bėj kėtė letėr ndjese, se s’kam kurajė ta bėj, kur tė kam pėrballė. Mė pritet gjuha dhe gjithė fuqitė qė kam shumėzohen me zero, kur mendoj se ē’dėm tė madh qė tė kam bėrė.

    Ti mė je gjendur pranė nė gjithė ditėt e vėshtira, sidomos pas vitit 1997. Nuk dua tė pėrmend as ndihmat financiare, as sakrificėn qė ju bėtė pas rėnies sė VEFA-s dhe as qėndrimin tuaj nė Holandė pranė meje nė kohė tė vėshtira financiare pėr mua. Unė duhet t’ua shpėrbleja ju njė ditė. Po ja qė nuk munda.

    Tė thashė qė nė fillim se bizneset me Fazlliēin janė fitimprurėse, por delikate. E kishim bėrė planin shumė tė qartė qė gjatė fushatės. Tė thashė bėj kujdes qė ta ndihmosh nė momente kyēe, se atij nuk i duhen firmat pėr biznes, por pėr “gola” tė mėdhenj. Dhe e nisėt shumė mirė. Regjistruat qė javėn e dytė tė pushtetit tri firma. U bėre nė tė tria administrator. Po ti ishe i shqetėsuar, pse Fazlliēi nuk tė vinte nė punė. Nuk kishte si tė tė vinte, se firmat s’kishin punė, ato thjesht prisnin ditėn tė bėnin paratė. Ti u mėrzite kot. Me ato dy firmat e tjera qė ua shiti atyre shqiptarėve tė Maqedonisė ti mund t’i kishe kėrkuar njė pjesė, se ato lidhje unė ia kam krijuar atij. Nejse, ti u tregove i dobėt. S’i kėrkove pjesė tė madhe menjėherė dhe ai u detyrua tė dha makinėn qė bėn 100 mijė euro.

    Mė pas gjithė problemin na e ke krijuar te “shitja e madhe”. Aty na ke futur tė gjithėve nė telashe, pasi thua qė ke ikur para se tė shitej. Por ato dreq letra i kanė kapur dhe vendimi pėr shitje i firmės ėshtė marrė nė maj nga ortaku i vetėm, kurse dorėheqja nga administrator ėshtė bėrė dhjetė ditė mė pas. Nejse, ishallah nuk u shkon nė mendje kjo gjė.

    Gabimin e dytė e keni bėrė me firmat e reja qė hapėt nė rrugėn “4 Shkurti”, godina nr. 26. Ma keni nxjerrė bojėn fare. Nuk kishit pse vendosnit selinė nė njė banesė ku unė kam jetuar deri mė 2007, se duket sikur janė biznese tė miat. Duhet tė ishe treguar mė i kujdesshėm. Pėr kėtė u nxeha shumė dhe ia thashė dhe gruas sime, por ajo ti e di qė ėshtė pak e sertė dhe mė tha: “Mos tė tė dėgjoj mė tė flasėsh pėr kėtė temė”.

    Gabimin e tretė e ke bėrė qė je lidhur me kėtė tė firmės “Teqja”. Po tė mė kishe pyetur njė herė o burrė, se ai ėshtė ēun i mirė, po e ka ves kėtė qė lidhet gjithmonė me fėmijėt e tė mėdhenjve. Deri mė 2005 e kishte njė biznes me ēunin e Fatos Nanos. Pastaj pyeti kush ėshtė djali i kryeministrit dhe i kanė thėnė pėr mua, dhe ai tė kapi ty. Kėtu na fute nė telash, se ai burri tė mbrojti fort nė Kuvend ty dhe atė si demokrat tė persekutuar nga prokuroria. Pastaj atij i kishte vajtur njė sms qė i thoshte se Isufėt janė familja mė enveriste e Kurveleshit, kurse te fisi Teqja ka martuar motrėn Hekuran Isai. Dhe i binte qė ai burri tė mbronte si tė persekutuar politik njerėzit e Hekuran Isait dhe Gramoz Ruēit. Kėtu mė vure nė pozitė tė vėshtirė, se ti i bėn nxituar punėt. Dhe atė punėn e karburantit nė autostradė qė ma pėrmendi ai i gazetės “TemA”, ti ma ke bėrė gjėmėn qė u ke marrė lekė, se unė nuk tė thashė merri. Po nejse, ajo iku.

    Tani dua tė tė kėrkoj ndjesė pėr moskomunikimin dhe telashet qė tė kam hapur, por duhet tė tė sqaroja mė parė se dhe ti ke bėrė gabime. Prandaj ėshtė mirė t’i sheshojmė dhe tė ecė puna normalisht. Kur mendoj qė je gjallė e shėndosh, harrohen tė gjitha, se ai tjetri e kishte baxhanak dhe iu vra nė krye tė punės, pa pyetur fare pėr rėndėsinė e tij.

    Tė uroj shėndet dhe tė mė falėsh pėr telashet, por tė kam thėnė, mos bėj biznes pa lejen time.

    I yti, Luli
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa e dashke edvinin ti mer kokudh..

    na trego pak.. si e bleu ed ruci.. meron..

    ti sifi di gje?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    A sa gjynah per Meron se ka mbet pa vene gjoba e tani po e mer me te qeshur.
    Hedheja e baltes dhe shpifja jane arme te forta ne dore te genjeshtarit por nuk e di sa kopje arin te shese te fletushkes .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    ... Ja nxorri bojen Mero Baze xhaxhi Sales. S'ka lene gje pa i nxjerre. Ndonje dite do lexojme edhe sa pale breke ka ne shtepi xhaxhi Sala. Edhe Ed sumshklymit ja kishte ngjesh me ate artikullin per ate mafiozin e vogel te Vorribomit. Megjithese Ed buēen e ka bere lecke fare nja 8 vjet rresht. Ate Lir koklopen, ate shtangistin e vogel sikur s'po e shan me. Do i kete dhene ndonje lek ai se s'ka mundesi (sipas militanteve ithtare) ...

    ky mero baze me duket ca si psikopat apo nuk eshte keshtu?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29
  4. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •