Erdhi prifti i rradhesKesaj rradhe nga fqinji verior i trojeve shqiptare.
__________________________________________________ ____________
• Amfillohje Radovic, i njohur si kundërshtari i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi, përkrahës i kriminelëve të luftës ka vizituar në qytetin e Shkodrës, objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbe të rënë gjatë luftrave Ballkanike dhe pushtimit malazez. Amfillohej në këtë vizitë është shoqëruar nga malazezë që jetojnë në Shkodër, përgjegjësi i Kishës ortodokse të Shkodrës At Nikolla Petani, si dhe Famullitari i Kishës së Vrakes Nikqevic. Version multimedial i ketij lajmi
SHKODER- Mitropoliti i Kishës Orthodokse serbe në Mal të Zi, Amfollihije Radovic, i njohur si kundërshtari i madh i pavarësisë së Kosovës dhe Malit të Zi, përkrahës I krimineleve të luftës ka vizituar sot objektet e kultit dhe varrezat e ushtarëve serbë të rënë gjatë luftrave Ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës. Fillimisht, Radovic ka vizituar kishën e Vrakës dhe atë të Rrushkullit. Më pas, vizita e Amfillohije vijoi në Bardhaj, rrëzë Liqenit të Shtodrit, ku sipas tij ndodhen të groposur trupat e rreth 10.000 ushtarëve serbë.
Pas riteve të bekimit të varreve dhe lutjeve Amfillohije u shpreh se “kemi ardhur për të vizituar, varrezat e ushtarëve serbe të rënë gjatë luftës ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këtu në Bardhaj, kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serb. Unë do doja të thoja edhe diçka tjetër, se ata kanë rënë në kohën kur Shqipëria shpalli pavarësinë, Është kohë që të kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën në rininë e tyre, pasi ata kanë qenë kryesisht djem të rinj dhe të pamartuar”.
Më tej ai shtoi se “unë kujtoj se në mes dy luftrave kanë qenë të identifikuara të gjitha varrezat e serbëve në Shqipëri, dhe ka qenë një prift serb i cili I ka vizituar ata gjatë periudhës së sundimit të Mbretit Zog”.
Amfillohej i ka bërë thirrje shtetit malazez që të kujtohet për të rënët “brenda në secilin varr, ndodhet një person që ka lënë eshtrat e vet dhe shteti i Malit të Zi duhet të kujdeset për identifikimin e të gjithë të rënëve” u shpreh Amfillohej në fjalën e tij për mediat . Gjithashtu mitropoliti serb anti Kosovë Amfillohje Radoviç, i ka kërkuar shtetit shqiptare të riparojë varrezat që sipas tij pretendohen se janë e të rënëve serb gjatë lufës ndaj nazifashistëve.
Pas varrezave në Bardhaj, Amfillohej i shoqëruar nga malazezë që jetojnë në Shkodër dhe përgjegjësi i Kishës ortodokse të Shkodrës At Nikolla Petani, Famullitari i Kishës së Vrakes Radojca Nikqevic vizituan edhe Malin e Taraboshit për të kujtuar ushtaret malazeze të rënë gjatë pushtimit të Shkodrës.
(a.r/news24/balkanweb)
Krijoni Kontakt