Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166

    Në Itali me patentë shqiptare

    Cdo shqiptar qe do te udhetoje drejt Italise me automjet privat nuk i nevojitet me patenta nderkombetare, por eshte e vlefshme patenta e vendit.


    Dje qeveria shqiptare firmosi me ate italiane marreveshjen e njohjes reciproke te lejeve te qarkullimit.

    "Për shqiptarët rezident ose për ata që shkojnë për studime ose qëndrime të gjata në Itali në bazë të marrëveshjes u njihet e drejta të përdorin për 1 vit patentën shqiptare dhe pas një viti ajo mund të konvertohet pa pagesë automatikisht më patentën italiane. Shqiptarët të cilët prej kohësh nuk kanë mundur të marrin patentën italiane dhe e kanë patentën shqiptare dhe që kanë qëndrim më tepër se 3 vjet në Itali, e drejta e konverimit ju njihet pa kryer kurset e autoshkollave por duke dhënë një provë mbi aftësitë dhe shprehitë e drejtimit të automjetit”, u shpreh drejtori i Politikave te Transportit, Kujtim Harshova.

    Njekohesisht marrëveshja parashikon edhe disa procedura lehtësuese per marrjen e dokumentave të vërtetësisë, duke eliminuar endjet dhe shpenzimet suplementare në zyrat shqiptare konsullore.

    Numri i përdoruesve që shkojnë në Itali të kësaj patente për vitin 2007 ka qënë mesatarisht rreth 26.000 ndërsa për vitin 2008 ka qënë rreth 16 mijë.

    Sipas Ministrise se Transportit ne mbledhjen e fundit te Komisionit greko-shqiptar u vendos qe te fillojne te njejtat procedura edhe me Greqine.


    © Top-Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 28-10-2008 më 19:49

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Ky qënka lajm i mirë, sidomos tani që është bërë teoria me kuiz.
    Nuk u dashkan më 1000€ për patenten....
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    me ne fund bene dicka dhe per shqiptaret ne Itali...Pasi keshtu ndodhi me Rumanine dhe Bullgarine perpara se te hynin ne UE...Ja dhe nje hap perpara per shqiptaret e Italise

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    pse sthoni, ju neser po dal nje xhiro nga italia un, patenten e kam makinen do e vjeth jam i kompletuar
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga zulullandi Lexo Postimin
    Ky qënka lajm i mirë, sidomos tani që është bërë teoria me kuiz.
    Nuk u dashkan më 1000€ për patenten....
    Sa mire me vjen, me ne fund do shohim edhe automjete me regjistrim shqiptar Tr etj..edhe neper autostradat e italise po edhe te europes...
    Do vij ne shqiperi edhe une te marre patentin, po a dini te me tregoni se sa kushton dhe per sa kohe mundem te fus ne xhep kete cope leter ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •