Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315

    Kush janë heronjtë e ÇAMERISE - Batalioni "Çamëria"

    660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore

    (Marre nga TIRANAOBSERVER)

    Armand JONUZI, Erion HABILAJ
    Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t'u çliruar nga pushtuesit. Çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre "Çamëria", i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta "Tirana Observer" boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit "Çamëria".

    Krijimi i çetës Çame

    Fillimi i organizimit të LANÇ-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga Çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur Çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.
    Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake.
    Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t'u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.

    Lufta për çlirimin e Konispolit

    Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, "Çamëria", komandant i saj ishte Haki Rushiti.
    Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni "Çamëria" nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së Çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin "Çamëria", e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. Çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në Çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t'i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli.
    Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni "Çamëria" nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit "Çamëria" do të drejtonte luftën kundër nazistëve.

    Çamët dhe politika greke

    Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar.
    Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t'i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni "Çamëria" ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t'u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit "Çamëria", ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme.
    Tashmë batalioni "Çamëria" kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve.
    Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni "Çamëria" mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve.
    Batalioni “Çamëria” ishte i pari që u krijua në zonën e Gjirokastrës. Ata luftuan heroikisht dhe arritën të çlironin një pjesë të konsiderueshme të zonës së Jugut të vendit, përfshi Libohovën, Konispolin apo zona të tjera përreth. Por batalionit çam, përveç luftës kundër nazi-fashistëve i duhej të ndeshej edhe me forcat shovinistë greke për të mbrojtur popullsinë çame.

    Lufta për çlirimin e Libohovës

    Porosia që sulmi mbi Libohovë të bëhej në fshehtësinë më të madhe në befasi dhe me forca të përqendruara, duke i goditur forcat kundërshtare në një kohë në të gjitha drejtimet, duke bashkëvepruar më së miri me të gjitha forcat që do të merrnin pjesë në këtë sulm. Për realizimin sa më të mirë dhe të zhvillimit me sukses të plotë të sulmit mbi Libohovë, në 13 nëntor 1943, komanda e Grupit të Katërt “Çamëria” me anën e një letre të firmosur nga komisari politik, Mustafa Matohiti, i dërgonte disa udhëzime komandës së batalionit “Misto Mame”. Për arritjen e suksesit me humbje sa më të pakta dhe në një kohë sa më të shkurtër, komanda e batalionit dhe ato të çetave i kushtuan një sukses të veçantë përgatitjes dhe zhvillimit të sulmit për pushtimin e qytetit. Fuqia sulmuese e forcave partizane ishte sa e rrufeshme, aq edhe kompakte dhe organizuar në të gjitha drejtimet.

    Emrat e partizanëve:
    1. Abedin Nexhipi
    2. Alizot Shahini
    3. Arshi Hajro
    4. Abdyl Sali
    5. Abas Memushi
    6. Adif Veliu
    7. Abdil Çuçi
    8. Asllan Duduni
    9. Arif Boxha
    10. Adem Sheme
    11. Alush Shorri
    12. Alush Kuçuku
    13. Ajet Sulejmani
    14. Afro Shapllo
    15. Agim Çuçi
    16. Ajet Shehu
    17. Adif Vejzati
    18. Asllan Kapllani
    19. Asqeri Iljazi
    20. Avdul Mero
    21. Avdul Malo
    22. Astrit Muderizi
    23. Afro Buguca
    24. Alush Shabani
    25. Ahmet Sako
    26. Ali Laze
    27. Aqif Kola
    28. Afro Stillo
    29. Abas Buduni
    30. Afro Abazi
    31. Alush Mirto
    32. Asllan Kondo
    33. Asef Tare
    34. Ali Domi
    35. Asllan Axhiu
    36. Avni Buxheli
    37. Asllan Ibrahimi
    38. Astrit Kallapodhi
    39. Amali Neziri
    40. Alush Shahini
    41. Asllan Kelmezo
    42. Ali Dalani
    43. Aqif Gozhida
    44. Azem Gjoni
    45. Ali Mushi
    46. Adile Demi
    47. Abas Rumani
    48. Abas Ademi
    49. Alush Bineri
    50. Avdul Ibrahimi
    51. Ali Ruahni
    52. Antonio Moreti
    53. Bajram Cene
    54. Bido Sejko
    55. Ballkeze Demi
    56. Braho Beci
    57. Braho Karahasani
    58. Bastri Xhelali
    59. Beqir Balani
    60. Beqo Lame
    61. Balil Korro
    62. Bardhosh Avdyli
    63. Braho Beqja
    64. Braho Gozhida
    65. Besnik Boebari
    66. Beqir Bukuri
    67. Bashkim Qilimi
    68. Bido Muharremi
    69. Brahim Munga
    70. Bajram Çaushi
    71. Brahim Dauti
    72. Bektash Hoxha
    73. Ballko Hoxha
    74. Baho Dahri
    75. Ballko Haxhia
    76. Bandiri Berberi
    77. Baftjar Dizdari
    78. Bexhet Hajno
    79. Bajram Haxhia
    80. Braho Mihe
    81. Bajram Sinoimeri
    82. Brodum Broduri
    83. Dervish Dojaka
    84. Dilaver Poçi
    85. Damin Korro
    86. Daut Barini
    87. Dilaver Taka
    88. Daut Mizani
    89. Dule Bakullati
    90. Daut Sulejmani
    91. Duro Idrizi
    92. Dine Muho
    93. Dine Mano
    94. Dalan Malo
    95. Dule Avdulla
    96. Dallandyshe Tafani
    97. Dervish Hoxha
    98. Drita Buxheli
    99. Deshira Ksena
    100. Drita Zejnati
    101. Dhimiter Kanaçi
    102. Dhimo Aleksi
    103. Çobo Veizi
    104. Enver Bani
    105. Emin Cenaj
    106. Elmas Veledini
    107. Emin Hajta
    108. Esma XHaferi
    109. Emin Sejko
    110. Eleni Zoto
    111. Elmas Çomani
    112. Emin Kuçuku
    113. Eleni Projani
    114. Edip Çuçi
    115. Faik Beiri
    116. Faik Hoxha
    117. Fatiri Shehu
    118. Fadil Meleqi
    119. Faik Korça
    120. Faik Shehu
    121. Fane Shiko
    122. Fatbardha Minxalli
    123. Faik Vulo
    124. Fadi Aliu
    125. Fatiri Sferi
    126. Fadil Dibra
    127. Fejzi Tofllari
    128. Fejzo Dishati
    129. Fejzo Kuçuku
    130. Fejzo Beci
    131. Ferik Çarçani
    132. Ferus Sejkati
    133. Filip Karkashiha
    134. Feta Muskaj
    135. Ferik Çano
    136. Fuat Beqo
    137. Fuat Tartari
    138. Fiko Serjani
    139. Fiko Murati
    140. Fejzo Xheko
    141. Fuat Muho
    142. Faik Shuaipi
    143. Fadil Çuçi
    144. Fiqiret Shehu
    145. Fane Kajo
    146. Fatush Kseno
    147. Fuat Sadushi
    148. Feim Hanko
    149. Feim Memko
    150. Fuat Muderizi
    151. Fatbardha Laze
    152. Fiqret Rushiti
    153. Gani Rupi
    154. Guri Nizafi
    155. Gani Rugji
    156. Gaqo Lula
    157. Gani Shehu
    158. Gani Korro
    159. Gani Nivica
    160. Gjusho Çaushi
    161. Gjulie Demi
    162. Haxhi Shkushi
    163. Haxhi Murati
    164. Haxh Halimi
    165. Haki Rushiti
    166. Hasan Mero
    167. Hasan Taka
    168. Hekuran Lamçe
    169. Halil Munga
    170. Hajri Dino
    171. Halil Shehu
    172. Haxhi Kokoçaj
    173. Haxhi Sejko
    174. Halil Mehmeti
    175. Hanushe Hajno
    176. Heto Hania
    177. Hafus Shushi
    178. Haki Jupe
    179. Halit Selamani
    180. Hamit Bilali
    181. Halim Temo
    182. Hasim Muderizi
    183. Hasan Qerko
    184. Hasan Çeço
    185. Haki Çaushi
    186. Haxhi Veizi
    187. Hasan Bolena
    188. Haxhi Baçe
    189. Haxhi Shushi
    190. Hava Kamberi
    191. Hysen Veliu
    192. Hamdi Peçi
    193. Hamdi Meçe
    194. Hetem Habarapi
    195. Hysen Ahmeti
    196. Halil Çaka
    197. Haxhi Aliu
    198. Haki Rumani
    199. Haki Rizaj
    200. Hakim Meçaj
    201. Hajro malo
    202. Haxhi Goro
    203. Hasan Neziri
    204. Hazbi Korro
    205. Hysen Hoxhati
    206. Hysen Veledini
    207. Hetem Musaj
    208. Halit Mehmeti
    209. Hajri Mane
    210. Hajri Korro
    211. Haxhi Sulo
    212. Hysen Hyserri
    213. Hasan Tahiraj
    214. Haki Tare
    215. Hekuran Lamçe
    216. Hysen Ahmeti
    217. Huso Sejko
    218. Hysen Kola
    219. Hyso Luzaj
    220. Ibrahim Halluni
    221. Ibrahim Braho
    222. Ibrahim Hoxha
    223. Ismail Tatnori
    224. Ismail Ismaili
    225. Ismail Shemo
    226. Idris Lapo
    227. Ilmi Rumani
    228. Idris Bajo
    229. Idris Rushiti
    230. Izet Kondo
    231. Izet Shaqiri
    232. Izet Osmani
    233. Ibrahim Binozi
    234. Ismail Dalani
    235. Idris Murati
    236. Isuf Isufi
    237. Ismail Munga
    238. Idris Shimo
    239. Inajete Milica
    240. Idris Muço
    241. Isuf Bukuri
    242. Ilia Nasho
    243. Ildize Zajo
    244. Ismail Zepreli
    245. Ismail Sali
    246. Ismail Halili
    247. Irfan Sejko
    248. Iljaz Ibrahimi
    249. Iljas Ahmeti
    250. Ismail Zeneli
    251. Ivzi Shehu
    252. Ismail Godo
    253. Ismail Xhaferi
    254. Ismail Selmani
    255. Ili Danga
    256. Jakup Sadedini
    257. Jonus Kuçuku
    258. Jonus Haruni
    259. Jonus Tartari
    260. Jakup Nuda
    261. Jani Koro
    262. Jorgo Gumeni
    263. Jasin Hajta
    264. Jasin Zejno
    265. Koço Rubi
    266. Gani Tartari
    267. Kamber Collari
    268. Kaso Kasemi
    269. Kosta Deli
    270. Kalo Vjeri
    271. Kosta Diamandi
    272. Kadri Selimi
    273. Kamber Haxhiu
    274. Kalo Arapi
    275. Koço Konduri
    276. Kudret Mukaj
    277. Kudrete Karagjozi
    278. Kaso Asefi
    279. Kadri Lame
    280. Kiço Tashi
    281. Kasëm Demi
    282. Kadri Aliu
    283. Kadri Birçe
    284. Kaso Bakullati
    285. Kaso Shaqiri
    286. Kadri Bukri
    287. Kalem Buxhaku
    288. Kujtim Drashovica
    289. Kudret Muka
    290. Kupe Hasani
    291. Kaso Kaleshi
    292. Kaso Shehu
    293. Lufti Dalani
    294. Lejla Malo
    295. Lahe Basha
    296. Lame Hamzaj
    297. Leonidha Deli
    298. Lole Cero
    299. Lefter Talo
    300. Lole Xharo
    301. Lufti Basho
    302. Levend Gjoni
    303. Luto Demçe
    304. Ligor Aleksi
    305. Lulushe Malo
    306. Lesko Tamo
    307. Lejla Malo
    308. Laze Hoxha
    309. Gjon Gjonaj
    310. Gjolek Alizoti
    311. Mitat Murati
    312. Mustafa Aliu
    313. Mustafa Xhallari
    314. Mehmet Agushi
    315. Myfit Elmazi
    316. Myrvete Çuçi
    317. Mehmet Sula
    318. Mersin Beqiri
    319. Maliq Tena
    320. Mehmet Bejdo
    321. Mehmet Kaso
    322. Myslim Beqo
    323. Mehmet Kareçi
    324. Nurfo Malo
    325. Mejdi Ali
    326. Murat Huma
    327. Merjeme Mustafaj
    328. Myfit Murto
    329. Mejdi Dengeri
    330. Muho Kareçi
    331. Muho Idrizi
    332. Mufti Hysi
    333. Malo Zeqiraj
    334. Mufti Sejko
    335. Mustafa Galbaqi
    336. Mustafa Beqo
    337. Mehmet Osmani
    338. Mero Plaku
    339. Mushir Plaku
    340. Mejdi Bylishi
    341. Manxhar Shino
    342. Magrip Mehmeti
    343. Mufit Mushi
    344. Mehmet demi
    345. Muharrem Demi
    346. Mufti Dino
    347. Myrteza Malo
    348. Mahir Ballaci
    349. Muhedin Hajro
    350. Malo Malaj
    351. Muharrem Bilali
    352. Muharrem Dushi
    353. Muharrem Muho
    354. Mustafa Rumani
    355. Miltiadh Papa
    356. Mukadeze Taka
    357. Muço Dalani
    358. Ballkëze Demi
    359. Murat Runo
    360. Muharrem Nuredini
    361. Majko Nustreti
    362. Malo Kaleshi
    363. Mazar Shehu
    364. Madan Gura
    365. Merço Bilbili
    366. Myfit Musaraj

    367. Mero Sejdo
    368. Mehmet Pepeto
    369. Makbule Huda
    370. Manxhar Shino
    371. Maze Levendi
    372. Myfit Shena
    373. Meto Xhafa
    374. Murat Pasho
    375. Muho Idrizi
    376. Muharrem Rrapaj
    377. Mehmet Nexhipi
    378. Muhamet Qamili
    379. Mestaj Jaupi
    380. Mehmet Duka
    381. Mero Polo
    382. Namik Gaçi
    383. Nustre Vuriku
    384. Neshat Jaho
    385. Nasip Dervishaj
    386. Neki Zano
    387. Niko Merxhani
    388. Nuri Nuri
    389. Nimet Rushiti
    390. Niko Çami
    391. Neshat Abazi
    392. Nebahete Shehu
    393. Nedrete Kaçi
    394. Namik Laze
    395. Nase Mici
    396. Nevruz Haxhiu
    397. Neim Hyseni
    398. Neki Rexho
    399. Nexhip Ahmeti
    400. Nexhip Baçe
    401. Neshat Kondo
    402. Nazmi Taho
    403. Nesibe Kseno
    404. Nustret Dine
    405. Nijazi Arapi
    406. Niko Cero
    407. Nebi Dule
    408. Neshat Demi
    409. Nuri Malo
    410. Niqi Bashari
    411. Naxhie Hyseni
    412. Neki Hajdini
    413. Namik Shehu
    414. Nexhmudin Kasëmi
    415. Osman Arapaj
    416. Osman Rexhaj
    417. Osman Plaku
    418. Osman Baçi
    419. Petrit Metushi
    420. Petrit Ibrahimi
    421. Petrit Taka
    422. Petro Kosta
    423. Polo Bezhani
    424. Petrit Islami
    425. Pipi Mitorjorgji
    426. Pëllumb Bajo
    427. Pëllumb Lato
    428. Petro Zhupa
    429. Petrit Demi
    430. Petrit Ramo
    431. Pteref Brahimaj
    432. Ptreef Haxhiu
    433. Pelivan Iljazi
    434. Pajtim Abedini
    435. Pajtim Haxhia
    436. Petref Baka
    437. Pandeli Boçari
    438. Qerim Shaqiri
    439. Qazim Demi
    440. Qamil Tamo
    441. Qirjako Dhroso
    442. Qamil Kareçi
    443. Qamil Budini
    444. Qerim Sulejmani
    445. Qani Avduli
    446. Qemal Kuçuku
    447. Qemal Muço
    448. Qerim Hoxha
    449. Qibare Minxalli
    450. Qani Memushi
    451. Qerim Cukaj
    452. Qazim Kondi
    453. Qebir Aliu
    454. Rexho Huso
    455. Rexho Plaku
    456. Rushan Saliu
    457. Riza Rustemi
    458. Rako Rakipi
    459. Rauf Iljazi
    460. Refit Kase
    461. Refit Laze
    462. Ruhan Zeneli
    463. Ramadan Muzo
    464. Rasim Bedo
    465. Ramadan Zejno
    466. Ramadan Veli
    467. Riza Beqo
    468. Resul Shaqiri
    469. Rapo Zejnati
    470. Ramadan Laze
    471. Rait Bajo
    472. Refo Bakiri
    473. Rait Neziri
    474. Rexhep Çami
    475. Remzi Tare
    476. Refik Merxhani
    477. Rexhep Gjoleka
    478. Reshat Jaho
    479. Rexhep Gjriti
    480. Rezie Kallarati
    481. Ramadan Çumani
    482. Ramadan Husi
    483. Resul Harifi
    484. Rexhep Ademi
    485. Rexhep Baçe
    486. Refat Murtaj
    487. Rexhep Kapllani
    488. Razo Shero
    489. Rexhep Isufi
    490. Resul Nasipi
    491. Ramadan Pusia
    492. Rexhep Shero
    493. Ramadan Baçe
    494. Refat Ademi
    495. Remzi Toso
    496. Rexhep Taqe
    497. Sami Murati
    498. Sali Sherifi
    499. Safet Pashako
    500. Sami Alushi
    501. Sami shaqiri
    502. Sami Bella
    503. Saliko Goro
    504. Sami Sejnati
    505. Sako Pasho
    506. Sako Pasho
    507. Saim Mezini
    508. Sami Morta
    509. Safet Ahmeti
    510. Safet Beqiri
    511. Safete Bukali
    512. Sadik Sulo
    513. Sami Tushe
    514. Sami Bejdo
    515. Sali Dalani
    516. Sejko Ademi
    517. Sejdi Kondi
    518. Sotir Loli
    519. Sefer Murko
    520. Sulejman Banko
    521. Sefer Bajo
    522. Sete Faslliu
    523. Skender Guga
    524. Selim Islami
    525. Skender Demi
    526. Skender Taka
    527. Skender Shehu
    528. Selman Xhallari
    529. Sulo Lame
    530. Sete Mazlliu
    531. Sefer Arapi
    532. Solu Beko
    533. Sulo Muho
    534. Sulo Hoxha
    535. Selfo Hoxha
    536. Set Gaçi
    537. Sotir Deliu
    538. Selfo Abedini
    539. Skender Shushi
    540. Skender Velo
    541. Selim Menja
    542. Surja Beqiri
    543. Selim Saladini
    544. Sejdi Volka
    545. Sejko Abedini
    546. Seit Ademi
    547. Syrja Malo
    548. Selfo Sheme
    549. Sami Buxheli
    550. Selam Veliu
    551. Sulo Veshi
    552. Sadete Bukali
    553. Selamn Hajdini
    554. Sefer Habili
    555. Sulejman Osmani
    556. Shaban Osmani
    557. Shaqir Boçi
    558. Shaqir Shero
    559. Shaban Rustemi
    560. Shaqir Veliu
    561. Shaqir Myrto
    562. Shaqe Çalçare
    563. Shaqir Bajrami
    564. Shaqir Shaqiri
    565. Shahin Shero
    566. Shaban Keku
    567. Shaban Lame
    568. Shaban Peshtani
    569. Shefqet Sulejmani
    570. Shefqet Mema
    571. Shpresa Kseno
    572. Shefqet Bejdo
    573. Shyqyri Muço
    574. Shiqe Brahimi
    575. Shero Shuaipi
    576. Sheme Muka
    577. Sheme Beqiri
    578. Sherif Qazimi
    579. Shuaip Rushiti
    580. Shuaip Beko
    581. Sheme Mekaj
    582. Shefqet Shkurti
    583. Shefqet Mushi
    584. Shefqet Bilushi
    585. Tahir Korro
    586. Tajar Ramo
    587. Tahir Korro
    588. Tahir Hoxha
    589. Taip Kareçi
    590. Taho Sejko
    591. Tahir Demi
    592. Taip Musaj
    593. Taip Kercelli
    594. Telo Plaku
    595. Teki Lame
    596. Telha Demçe
    597. Teme Sejko
    598. Teme Pulo
    599. Teme Hako
    600. Tefik Korro
    601. Tefik Korro
    602. Telha Kupe
    603. Thoma Lula
    604. Thoma Xhixho
    605. Thelleza Mastori
    606. Urani Bari
    607. Ulvi Lulo
    608. Vango Mitrojorgji
    609. Vazilete Ibrahimi
    610. Veliko Rexho
    611. Veliko Rexho
    612. Veip Mushi
    613. Vangjel Koloj
    614. Veis Bajo
    615. Vere Godo
    616. Veip Demi
    617. Veli Myrtaj
    618. Veledin Kuçuku
    619. Veip Huso
    620. Veli Ramadani
    621. Vesel Husaj
    622. Xhavit Cane
    623. Xhevdet Malo
    624. Xhevdet Malo
    625. Xhevdet Shabani
    626. Xhevdet Lutfi
    627. Xhenis Zeneli
    628. Xhafer Xhaferi
    629. Xhevit Islami
    630. Xhevit Dalle
    631. Xhevit Ibrahimi
    632. Xhemal Meme
    633. Xhemal Maze
    634. Xhevdet Maze
    635. Xhafer Arapi
    636. Xhezo Gjika
    637. Xhezo Dauti
    638. Xhemal Dauti
    639. Xhemal Muderizi
    640. Xhafer Begdashi
    641. Xhafer Avdullai
    642. Xhafer Ahmeti
    643. Xhelal Shaqiri
    644. Xhemal Shene
    645. Xhemo Muho
    646. Iliver Maliqi
    647. Zihni Shaqiri
    648. Zalo Goxhaj
    649. Zane Leko
    650. Zaim Mezini
    651. Ziver Rushiti
    652. Zanel Baho
    653. Zeliha Dojaka
    654 Ziver Qilimi
    655. Zane Bolena
    656. Zaim Arapi


    Siç luftuan per te zmbprapsur grekun e gjermanin ne vitet '40 do luftojme edhe sot per tu kthyer ne Çamëri ne trojet tona.
    ÇAM 24 KARAT

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Te lumte Pirro... material me vlera ky qe ke sjelle.

    Po paraqes edhe une disa te tjere:




    Major Skender Cami




    Major Jorgo Kameno,i thirrur ndryshe Skender Cami lindi ne Mallum te Filatit ne vitin 1900.U arsimua ne Shqiperi dhe mbaroi shkollen e Oficereve,ku u shqua per aftesi luftarake.Pak para mbarimit te shkolles gradohet me nje grade me teper sesa shoket e tij.Ne fillim sherbeu si qarkkomandant i Shkodres dhe i Tiranes.Me vone u tranferua ne zonat problematike te Gjirokstres dhe me vone ne Kosove (Kukes) dhe ne fund ne Korce.Sic shihet qarte ai u transferua ne zonat kufitare,ku punoi me profesionalizem duke shfarosur grupet diversioniste qe greket i hidhnin ne Shqiperi per te shkaktuar trazira.
    Gjate luftes Italo-Greke se bashku me Aziz Camin,Spiro Calleken dhe Nuredin Dinon shfrytezojne rastin dhe udheheqin levizjen e armatosur Came.
    Duke sherbyer si Komandant i Xhandarmerise Shqiptare ne Korce,vritet ne 4 mars te vitit 1943 nga varmihsit e kombit shqiptar,pra nga forcat e Enver Hoxhes.



    Damin Zote Buli



    Lindi ne fshatin Varfanj te Gumenices-Cameri .Ne vitin 1911del ne mal dhe lufton kunder ushtrise Turke,por nje vit me vone kapet nga turqit dhe burgoset ne kalane e Janines.Lirohet ne vitin 1913,kur greket pushtuan Janinen.Ne vitin 1914 rekrutohet ushatr nga forcat Greke dhe dergohet ne Selanik,por atje dezerton nga ushtria dhe kthehet ne Cameri ku qendron ne arati gjersa ushtria Italiane ne vitin 1916-1918 pushton Camerine,Pas largimit te Italise ai detyrohet te kaloje ne Shqiperi.Edhe ne Shqiperi detyrohet te qendroje i fshehur pasi agjentet greke e kishin nen vezhgim pasi qeveria greke e kishte denuar me vdekje ne mungese.
    Qeveria e Ahmet Zogut i jep Damin Bulit nenshtetesine Shqiptare dhe nuk ja dorezon qeverise greke.
    Gjete Luftes se Dyte boterore ai zgjidhet anetar i Keshillit N.Cl. por shume shpejt largohet nga komunistet kur shikon planet dhe lidhet e ngushta qe komunistet kishin me jugosllavet dhe E.A.M.-in grek.
    Me vone i pergjigjet thirrjes se Ballit Kombetar dhe formon ceten e tij ne zonen e Delvines.Me vone ju dha komanda e Batalionit "Cameria",por per nje periudhe te shkurter,pasi kete batalion e mori nen komande Haki Rushiti.
    Damini caktohet si Komandant i Batalionit "Skenderbeg" te Delvines,batalion qe ai e udhehoqi deri ne okupimin e Shqiperise nga komunistet.Ne Shkoder ai e shperndan Batalionin duke u thene ushtareve te ktheheshin ne vatrat e tyre,pasi nuk donte te derdhte gjak Shqiptari.
    Denohet me vdekje nga Komunistet Shqiptare ne mungese, detyrohet te largohet nga Shqiperia,por arrestohet ne Mal te Zi nga partizanet Shqiptare.I premtohet se do ti falej jeta nese luftonte kunder forcave Gjermane per te "cliruar miqte Jugosllave".
    Ne nje nate te erret ne repartin ku ai bente pjese u degjua nje breshri automatiku.
    Ne mengjes u mor vesh se plumbat ishin derdjur mbi trupin e Damin Bulit kur ai po flinte.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    http://it.youtube.com/watch?v=gL5U6Kc6V3A

    Kushdo qe e ka lexuar biografine e ketij atdhetari nga Cameria,e di shume mire qe ky burre meriton me shume se nje foto ne "you tube".

    KUSH TE SHIH THOSH: PAC NJE BURRE

    Daut Hoxhe levendia,
    s'te kish shoqe trimeria,
    ta njihe tere Çameria,
    te vjeter e djaleria.

    Daut Hoxhe kam-ergjendi,
    te kish hije fjala vendi,
    lume nana qe te mendi.

    Maleve kur beje tutje,
    me mavzerr hedhur mbi supe,
    mandion mbi gju hajduce.

    Shkele male, gerxhe ,gure,
    kush te shih, thosh:"Paç nje burre!";
    prishe stathimonje* shume,
    mos tu shofte nami kurre.

    Daut s'te ndihet me zemra,
    kapedan me shtate emra**
    shtate emra ,shtate tuje,
    ngrite kenge e jo kuje.

    *)Vendkomande greke horofillakesh.
    **)Shume i degjuar , i mirenjohur gjithandej. (Konispol, tetor 1949, Populli.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga EDLIN : 21-11-2008 më 19:07
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-02-2009
    Postime
    7
    Te ruhet trashegimia e heronjeve ,trojet e te pareve ,gjuhen dhe kulturen , sepse nuk vdes nje popull nese ruhen gjerat e shtrenjeta . Kosovari.

  5. #5
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527



    Markat-Sarande u festua 69 vjetori i Batalionit Cameria


    Ky pervjetor u festua ne prani te shume autoriteve lokale, komunitetit Cam, perfaqesuesve te ketij komuniteti ne njesite vendore dhe gjithashtu edhe deputeti i Qarkut Vlore, z. Dashamir Tahiri.

    Ne fjalen e tij z.Tahiri, theksoj qe egzistenca e ketij batalioni eshte shembulli me i mire per ti treguar qeverise greke qe ne camet jo vetem nuk ishim bashkepuntor te gjermaneve, qe eshte edhe paragjykimi me i madh prej tyre ne persekutimin dhe perndjekjen tone por ne morrem pjese aktivisht ne luften nacional clirimtare kunder pushtuesve nazi-fashist!

    Historiagrafia shqipetare ne te kaluaren nuk i ka dhene rendesine e duhur ketyre fakteve historike ndaj mendojme se sot ka ardhur dita qe e drejta te tregohet dhe te behet pjese e historise tone tashme.

    Deputeti Tahiri premtoj qe do ta kthej komunen Markat ne kryeqendren e Camerise dhe do te jete gjithmon i pranishem jo vetem ne festimet e tyre por do te punoj per te promovuar dhe zgjidhur problemet e tyre! Kjo komune duhet te jete pasqyra e suksesit te qeverisjes se PDIU ne pushtetin vendor, theksoi deputeti.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  6. #6
    yay

    mbiemrin e kam ketu
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Ata luftuan për idealin e tyre,e diktatori Enver Hoxha i ndiqte dhe ca edhe i ka pushkatuar!Turp për atë.

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Haki Rushiti

    HAKI RUSHITI

    lindi në 13 maj 1905 në Konispol të Çamërisë Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në vitin 1921 u regjistrua në shkollë ushtarake në Itali nga ku u gradua me gradën toger Në fillim të vitit 1941 emërohet kryetar i Komunës Markat Ceta Cameria ka qene iformacjoni i pare luftarak ne Jug te Shqiprise. ...Ajo u krijua me 2 shkurt 1943 ne fshatin Markat te rrethit te Sarande dhe ishte berthama e pare e grupit te katert partizane te zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Me mbrapa ky informacione mori emrin brigada e 19 sulmuse. Ditet e para te krijimit te saje, Ceta Cameria kishte ne rradhet e saje 50-60 veta dhe me vone ky numer u rite ne 350. Shumica e luftetareve dhe komandanteve te ketij njesiti luftarake, ishin nga Cameria, kurse nje pjese e vogel nga Delvina dhe Kurveleshi. Komandanti dhe krijuesi i cetes partizane Cameria ishte patrioti cam Haki Rushiti. Aktivitetet luftarake te Cetes Cameria kunder okupatorve italo-gjermane mbulonin gjith Jugun e Shqiperise. Disa nga aksionet me ne ze te kesaj cete, ishin lufta per marjen e postave ushtarake te Sopikut dhe Sminecit ku te gjithe karrabinjeret italjane u dorzuan dhe nga ta u zu nje sasi e madhe municionesh luftarake qe me vone do te kthehej ne bazen luftarake per rezistencen e famshme te Konispolit. Lufta e Konispolit ishte lufta me e ashper dhe me e pabarabarte ku ceta Cameria me heroizem te pa shoqe i beri balle per me shume se nje muaj fuqise ushtarake Gjermane qe vinte nga Greqia dhe kerkonte te hynte nepermjete Qafe- Botes ne Juge te Shqiperise. Kjo lufte filloi me 5 gushte 1943 dhe vashdoje deri me 11 shtator 1943. Gjermanet ne perpjekje per te care rrugen drejte Jugut te Shqiperise, vune ne perdorim te gjithe arsenalin e tyre luftarake. Nate e dite, per me shume se nje muaj, tanket dhe artileria e rende gjermane se pushuan zjarin e tyre kunder pozicjoneve te cetes Cameria Ne kete beteje te pa barabarte qe vashdoi dhe trup me trup u vrane me shume se 200 gjermane, kurse nga ana e partizanve te cetes Cameria ngelen te vrare 12 partizane dhe u plagosur 17 vete. Me mbrapa Shtabi i Pergjithshem me Enver Hoxhen ne krye e coptuan dhe shkermoqen kete informacion luftarake. I nderuan emrin nga ceta Cameria ne Thanas Ziko dhe me vone Lefter Talo . Komandatet e cetes si Haki Rushiti dhe drejtuesit e tjere u ndoqen dhe persekutuan dhe si perfundim identiteti dhe perpjekiet e kesaj cete u shduken plotesishte nga historia e Shqiperise. Haki Rushti I kërkohet të largohet nga drejtimi I Batalionit me pretekst se do të shkonte në batalion tjetër, por këtu ai kupton se qëllimi ishte elemini fizik I tij , se bindjet e tij nacionaliste nuk përkonin me qëllimin e Partisë Komuniste. Pas kësaj Haki Rushiti rithemelon Batalionin Çameria , por këtë herë duke qenë pjesë e grupimit politik të Ballit Kombëtar . Në shtator të vitit 1944 largohet nga Shqipëria për tu vendosur në SHBA , ku ishte edhe një nga eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar. Në vitin 1960 u akuzua nga Sigurimi I Shtetit si bashkëpuntor I Teme Sejkos , por kjo ishte një farsë siç qe edhe akuza ndaj Teme Sejkos. Vdiq në 25 maj 1965 në New York dhe u përcoll me nderime të shumta të organizuara nga Balli Kombëtar dhe organizata të tjera të emigracionit shqiptar në SHBA.
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    660 çamët që morën pjesë në kampin anti-fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore

    660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore, ja kush janë heronjtë e Çamërisë

    Për të çliruar trojet e tyre që ishin pushtuar nga nazifashistët, popullsia çame krijoi formacionet e saj luftuese. Ata ngritën në fillim një çetë dhe më vonë një batalion. Por ndryshe nga çetat e krijuara në atë kohë, me vendim të Partisë, formacioni partizan u krijua nga popullsia çame, për t’u çliruar nga pushtuesit. Çamët luftuan heroikisht dhe batalioni i tyre “Çamëria”, i cili në përbërje kishte më shumë se 600 luftëtarë çamë, u bë një nga formacionet partizane më të rëndësishme të zonës ku veproi. Gazeta “Tirana Observer” boton historinë e krijimit të këtij formacioni partizan si dhe listën e plotë me të gjithë emrat e partizanëve të batalionit “Çamëria”.

    Krijimi i çetës Çame
    Fillimi i organizimit të LANÇ-it kundër pushtuesve nazifashistë e gjeti krahinën e Konispolit dhe popullin e saj në një situatë të shëndoshë, të parapërgatitur e në kushte shumë të favorshme për organizimin e saj në të gjitha drejtimet. Në Luftën e madhe kundër pushtuesve nazifashistë nuk ngelën pa marrë pjesë edhe partizanë nga Çamëria. Këta luftëtarë do ta kundërshtonin me forcë si pushtuesin e huaj, por edhe qëndrimin e egër që mbanin autoritetet greke. Luftëtarët e parë erdhën edhe nga matanë kufirit, por pjesa dërmuese ishte në territorin shqiptar. Në Shqipëri forcat çame u organizuan në fillim në çetën e quajtur Çamëria, kjo u themelua nga krerët e Konispolit. Në 2 shkurt të 1943, në Markat u krijua çeta dhe komandant u zgjodh Haki Rushiti. Kjo çetë nuk u krijua me vendimin e Komitetit të Partisë së qarkut, ashtu siç ishte bërë për shumë çeta, ajo u krijua me dëshirën e patriotëve çamë. Në të gjithë krahinën u përhap lajmi se ishte formuar një çetë duke e përgëzuar këtë iniciativë. Çeta krijoi lidhje edhe me fshatrat e tjerë çamë në territorin grek.
    Menjëherë mbasi ishte formuar, çeta kaloi në veprime luftarake, dhe brenda një kohe të shkurtër ajo krijoi një zonë të lirë nën kontrollin e saj. Veprimtaria e çetës kishte të bënte me prita, me aksione kundër postave ushtarake. Sukseset e çetës bënë që numri i saj të rritej shumë, ajo filloi të shtohej me elementë të rinj. U organizuan mbledhje me qëllim që hasmëritë dhe armiqësitë të faleshin si dhe luftëtarëve t’u krijoheshin kushte sa herë të ishte e nevojshme.

    Lufta për çlirimin e Konispolit
    Pas kësaj mbledhjeje, çeta iu drejtua Konispolit, pasi kishte izoluar forcat fashiste në të gjitha pikat ku mbështeteshin, ushtarët e ndodhur në Konispol u larguan. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme dhe u festua nga banorët e Konispolit, çeta ishte tashmë në gjendje të garantonte sigurinë dhe të ofronte ndihmë. Me hyrjen në Konispol numri i çetës u shtua shumë, ai arriti në 220 vetë. Pra detyrimisht kërkohej një tjetër organizim, jo ai i një çete, por më tepër. Kjo çoi në krijimin e batalionit që mbante po një emër me atë të çetës, “Çamëria”, komandant i saj ishte Haki Rushiti.
    Reagimi i fashistëve ishte i menjëhershëm, ata tentuan të ripushtonin Konispolin dhe këtë u munduan ta bënin në mënyrë indirekte me bashkëpunëtorët e tyre. Por batalioni “Çamëria” nuk e lejoi forcën armike të vendosej në qytet. Këto ishin suksese për batalionin, dhe që prej këtij momenti batalioni filloi të merrte pjesë në aksione jashtë krahinës së Çamërisë. Në këtë kohë italianët dhe gjermanët ishin të vendosur të shumtë në numër. Një divizion italian dhe një gjerman kontrollonin një territor të gjerë që nga qyteti i Gjirokastrës dhe deri në Janinë dhe Prevezë. Qëllimi i tyre ishte të kontrollonin bregdetin shqiptar në rast zbarkimi aleat, por edhe që forcat partizane të mos bëheshin shqetësuese për to. Një nga objektivat e tyre ishte dhe qyteti i Konispolit që do të shërbente si bazë për pushtimin e Korfuzit dhe Sarandës me rrethinat e saj. Këto ngjarje ishin shumë shqetësuese për batalionin “Çamëria”, e vetmja forcë partizane në krahinë. Menjëherë u morën masa që të bllokohej ardhja e armiqve në Konispol. Çamët partizanë zmbrapsën të gjitha sulmet e nazistëve, por që po fillonin të kishin vështirësi në municione. Armiku tentoi të gjitha veprimet e mundshme të hyrjes në Konispol, madje tentoi të zbarkonte edhe në shpinë të forcave çame që e neutralizuan menjëherë. Nga situata e vështirë ku ishin partizanët çamë, si pasojë e mungesës së municioneve, dolën, sepse Italia fashiste kapitulloi dhe ndaloi të gjitha veprimet luftarake, dhe urdhëroi çarmatimin e ushtrisë së saj. Menjëherë forcat gjermane lëvizën që të zëvendësonin italianët në pozicionet e tyre. Përparimi i gjermanëve në Çamëri dhe rritja e numrit të ushtarëve, detyruan shumë familje të largoheshin nga banesat e tyre dhe t’i drejtohen malit. Gjermanët sulmuan përsëri Konispolin, madje kësaj radhe me artileri dhe aviacion. Për shumë ditë gjermanët sulmuan dhe partizanët çamë mbajtën pozicionet e tyre. Rreth 2500 ushtarë nazistë ishin përqendruar në pushtimin e Konispolit dhe përballë tyre qëndronte një batalion patriotësh çamë të paarmatosur mirë. Pas kapitullimit të Italisë fashiste, Shqipëria u pushtua nga Gjermania naziste, përveç një territori të ngushtë midis Konispolit, Himarës dhe Kurveleshit. Pas një lufte të ashpër, ku nazistët angazhuan tanke e artileri të rëndë, u pushtua dhe Konispoli. Forcat çame ndërkohë u tërhoqën nëpër rrethinat e qytetit dhe ishin në pritje. Duke mos mundur që të luftonin kundër një force aq të madhe si ajo e vendosur në Konispol, forcat çame u angazhuan në operacione të tjera luftarake. Batalioni mori urdhër që të nisej në drejtim të Përmetit, kjo në kuadër të një sulmi të organizuar nga komanda e Frontit Nacionalçlirimtar. Forcat çame hynë në Përmet më 22 nëntor. Ato menjëherë filluan të vinin nën kontroll territoret e pushtuara nga armiku. Sukseset e batalionit çam shqetësuan shumë komandën naziste në Berat, e cila pa që batalioni po shtrinte kontrollin e tij në shumë fshatra të Përmetit. Komanda gjermane për të rivendosur kontrollin në këtë krahinë dërgoi një forcë të konsiderueshme ushtarake e përforcuar me artileri e tanke. Në këtë kohë batalioni “Çamëria” nuk ishte i vetmi që vepronte në këtë zonë, aty ndodheshin edhe të paktën dy batalione të tjerë me partizanë. Bashkëpunimi i këtyre batalioneve bëri që autokolona gjermane të pësonte humbje të mëdha dhe të hiqte dorë përgjithmonë nga Këlcyra, dhe të kthehej në Berat. Pas largimit të gjermanëve populli i Këlcyrës me fshatrat përreth krijoi një batalion të tyren, i cili pas largimit të batalionit “Çamëria” do të drejtonte luftën kundër nazistëve.

    Çamët dhe politika greke
    Batalioni u rikthye në mbrojtje të tokave çame dhe ndërkohë popullit shqiptar në përgjithësi, dhe atij çam në veçanti, iu shtua edhe një armik tjetër siç ishte edhe politika greke për aneksimin e tokave çame të mbetura përkëtej kufirit shqiptar. Politika greke përkrahej nga elementë antikombëtarë që synonin të ngrinin një lëvizje paralele me atë shqiptare, që synimit për të luftuar gjermanët t’i shtonin dhe edhe synimin e bashkimit me Greqinë. Kjo politikë ishte edhe më e ashpër matanë kufirit shqiptar, ku popullsia çame u përball me masakrat e ushtrisë greke për të vetmen arsye se donte të mbronte lirinë, pronën, identitetin e saj. Forcat çame kanë qenë kundërshtaret më të forta të pushtuesve nazistë në të dy anët e kufirit. Edhe pse ushtria greke ishte treguar tepër agresive ndaj popullsisë çame, me masakra e shpronësime, ajo gjithsesi kërkoi ndihmë tek forcat shqiptare. Dhe batalioni “Çamëria” ishte i vetmi që kishte mundësinë të kalonte kufirin dhe t’u vinte në ndihëm grekëve. Menjëherë gjermanët dërguan forca nga Janina dhe Delvina, ku si përgjigje të aksioneve të batalionit “Çamëria”, ndërmorën reprezalje ndaj popullsisë së pafajshme. Tashmë batalioni “Çamëria” kishte forcat e duhura dhe eksperiencën për të sulmuar Konispolin, i cili ishte kthyer në një bazë të fuqishme të gjermanëve. Sulmi u bë në fund të marsit dhe ishte viti 1944, dhe forcat çame nga një çetë tani ishin një batalion ku kishin arritur suksese. Por një vështirësi që hasën çamët në sulmin mbi Konispol ishte humbja e elementit surprizë. Gjermanët e dinin që shqiptarët do të sulmonin atë natë, prandaj dhe ishin përgatitur. Sulmi filloi në orën tre të mëngjesit dhe me shumë vështirësi forcat shqiptare arritën deri në qendër të qytetit duke rrezikuar shumë herë të rrethoheshin nga forcat gjermane. Deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, batalioni “Çamëria” mori pjesë në shumë aksione të ndryshme. Ai u shtua në numër me elementë të rinj. Shumë shqiptarë çamë ranë në Luftë, megjithëse ndonjëherë historia nuk është treguar shumë e drejtë me ta. Po kjo nuk e mohon pjesëmarrjen e tyre në Luftë kundër pushtuesve. Batalioni “Çamëria” ishte i pari që u krijua në zonën e Gjirokastrës. Ata luftuan heroikisht dhe arritën të çlironin një pjesë të konsiderueshme të zonës së Jugut të vendit, përfshi Libohovën, Konispolin apo zona të tjera përreth. Por batalionit çam, përveç luftës kundër nazi-fashistëve i duhej të ndeshej edhe me forcat shovinistë greke për të mbrojtur popullsinë çame.

    Lufta për çlirimin e Libohovës
    Porosia që sulmi mbi Libohovë të bëhej në fshehtësinë më të madhe në befasi dhe me forca të përqendruara, duke i goditur forcat kundërshtare në një kohë në të gjitha drejtimet, duke bashkëvepruar më së miri me të gjitha forcat që do të merrnin pjesë në këtë sulm. Për realizimin sa më të mirë dhe të zhvillimit me sukses të plotë të sulmit mbi Libohovë, në 13 nëntor 1943, komanda e Grupit të Katërt “Çamëria” me anën e një letre të firmosur nga komisari politik, Mustafa Matohiti, i dërgonte disa udhëzime komandës së batalionit “Misto Mame”. Për arritjen e suksesit me humbje sa më të pakta dhe në një kohë sa më të shkurtër, komanda e batalionit dhe ato të çetave i kushtuan një sukses të veçantë përgatitjes dhe zhvillimit të sulmit për pushtimin e qytetit. Fuqia sulmuese e forcave partizane ishte sa e rrufeshme, aq edhe kompakte dhe organizuar në të gjitha drejtimet.

    Emrat e partizanëve:
    1. Abedin Nexhipi
    2. Alizot Shahini
    3. Arshi Hajro
    4. Abdyl Sali
    5. Abas Memushi
    6. Adif Veliu
    7. Abdil Çuçi
    8. Asllan Duduni
    9. Arif Boxha
    10. Adem Sheme
    11. Alush Shorri
    12. Alush Kuçuku
    13. Ajet Sulejmani
    14. Afro Shapllo
    15. Agim Çuçi
    16. Ajet Shehu
    17. Adif Vejzati
    18. Asllan Kapllani
    19. Asqeri Iljazi
    20. Avdul Mero
    21. Avdul Malo
    22. Astrit Muderizi
    23. Afro Buguca
    24. Alush Shabani
    25. Ahmet Sako
    26. Ali Laze
    27. Aqif Kola
    28. Afro Stillo
    29. Abas Buduni
    30. Afro Abazi
    31. Alush Mirto
    32. Asllan Kondo
    33. Asef Tare
    34. Ali Domi
    35. Asllan Axhiu
    36. Avni Buxheli
    37. Asllan Ibrahimi
    38. Astrit Kallapodhi
    39. Amali Neziri
    40. Alush Shahini
    41. Asllan Kelmezo
    42. Ali Dalani
    43. Aqif Gozhida
    44. Azem Gjoni
    45. Ali Mushi
    46. Adile Demi
    47. Abas Rumani
    48. Abas Ademi
    49. Alush Bineri
    50. Avdul Ibrahimi
    51. Ali Ruahni
    52. Antonio Moreti
    53. Bajram Cene
    54. Bido Sejko
    55. Ballkeze Demi
    56. Braho Beci
    57. Braho Karahasani
    58. Bastri Xhelali
    59. Beqir Balani
    60. Beqo Lame
    61. Balil Korro
    62. Bardhosh Avdyli
    63. Braho Beqja
    64. Braho Gozhida
    65. Besnik Boebari
    66. Beqir Bukuri
    67. Bashkim Qilimi
    68. Bido Muharremi
    69. Brahim Munga
    70. Bajram Çaushi
    71. Brahim Dauti
    72. Bektash Hoxha
    73. Ballko Hoxha
    74. Baho Dahri
    75. Ballko Haxhia
    76. Bandiri Berberi
    77. Baftjar Dizdari
    78. Bexhet Hajno
    79. Bajram Haxhia
    80. Braho Mihe
    81. Bajram Sinoimeri
    82. Brodum Broduri
    83. Dervish Dojaka
    84. Dilaver Poçi
    85. Damin Korro
    86. Daut Barini
    87. Dilaver Taka
    88. Daut Mizani
    89. Dule Bakullati
    90. Daut Sulejmani
    91. Duro Idrizi
    92. Dine Muho
    93. Dine Mano
    94. Dalan Malo
    95. Dule Avdulla
    96. Dallandyshe Tafani
    97. Dervish Hoxha
    98. Drita Buxheli
    99. Deshira Ksena
    100. Drita Zejnati
    101. Dhimiter Kanaçi
    102. Dhimo Aleksi
    103. Çobo Veizi
    104. Enver Bani
    105. Emin Cenaj
    106. Elmas Veledini
    107. Emin Hajta
    108. Esma XHaferi
    109. Emin Sejko
    110. Eleni Zoto
    111. Elmas Çomani
    112. Emin Kuçuku
    113. Eleni Projani
    114. Edip Çuçi
    115. Faik Beiri
    116. Faik Hoxha
    117. Fatiri Shehu
    118. Fadil Meleqi
    119. Faik Korça
    120. Faik Shehu
    121. Fane Shiko
    122. Fatbardha Minxalli
    123. Faik Vulo
    124. Fadi Aliu
    125. Fatiri Sferi
    126. Fadil Dibra
    127. Fejzi Tofllari
    128. Fejzo Dishati
    129. Fejzo Kuçuku
    130. Fejzo Beci
    131. Ferik Çarçani
    132. Ferus Sejkati
    133. Filip Karkashiha
    134. Feta Muskaj
    135. Ferik Çano
    136. Fuat Beqo
    137. Fuat Tartari
    138. Fiko Serjani
    139. Fiko Murati
    140. Fejzo Xheko
    141. Fuat Muho
    142. Faik Shuaipi
    143. Fadil Çuçi
    144. Fiqiret Shehu
    145. Fane Kajo
    146. Fatush Kseno
    147. Fuat Sadushi
    148. Feim Hanko
    149. Feim Memko
    150. Fuat Muderizi
    151. Fatbardha Laze
    152. Fiqret Rushiti
    153. Gani Rupi
    154. Guri Nizafi
    155. Gani Rugji
    156. Gaqo Lula
    157. Gani Shehu
    158. Gani Korro
    159. Gani Nivica
    160. Gjusho Çaushi
    161. Gjulie Demi
    162. Haxhi Shkushi
    163. Haxhi Murati
    164. Haxh Halimi
    165. Haki Rushiti
    166. Hasan Mero
    167. Hasan Taka
    168. Hekuran Lamçe
    169. Halil Munga
    170. Hajri Dino
    171. Halil Shehu
    172. Haxhi Kokoçaj
    173. Haxhi Sejko
    174. Halil Mehmeti
    175. Hanushe Hajno
    176. Heto Hania
    177. Hafus Shushi
    178. Haki Jupe
    179. Halit Selamani
    180. Hamit Bilali
    181. Halim Temo
    182. Hasim Muderizi
    183. Hasan Qerko
    184. Hasan Çeço
    185. Haki Çaushi
    186. Haxhi Veizi
    187. Hasan Bolena
    188. Haxhi Baçe
    189. Haxhi Shushi
    190. Hava Kamberi
    191. Hysen Veliu
    192. Hamdi Peçi
    193. Hamdi Meçe
    194. Hetem Habarapi
    195. Hysen Ahmeti
    196. Halil Çaka
    197. Haxhi Aliu
    198. Haki Rumani
    199. Haki Rizaj
    200. Hakim Meçaj
    201. Hajro malo
    202. Haxhi Goro
    203. Hasan Neziri
    204. Hazbi Korro
    205. Hysen Hoxhati
    206. Hysen Veledini
    207. Hetem Musaj
    208. Halit Mehmeti
    209. Hajri Mane
    210. Hajri Korro
    211. Haxhi Sulo
    212. Hysen Hyserri
    213. Hasan Tahiraj
    214. Haki Tare
    215. Hekuran Lamçe
    216. Hysen Ahmeti
    217. Huso Sejko
    218. Hysen Kola
    219. Hyso Luzaj
    220. Ibrahim Halluni
    221. Ibrahim Braho
    222. Ibrahim Hoxha
    223. Ismail Tatnori
    224. Ismail Ismaili
    225. Ismail Shemo
    226. Idris Lapo
    227. Ilmi Rumani
    228. Idris Bajo
    229. Idris Rushiti
    230. Izet Kondo
    231. Izet Shaqiri
    232. Izet Osmani
    233. Ibrahim Binozi
    234. Ismail Dalani
    235. Idris Murati
    236. Isuf Isufi
    237. Ismail Munga
    238. Idris Shimo
    239. Inajete Milica
    240. Idris Muço
    241. Isuf Bukuri
    242. Ilia Nasho
    243. Ildize Zajo
    244. Ismail Zepreli
    245. Ismail Sali
    246. Ismail Halili
    247. Irfan Sejko
    248. Iljaz Ibrahimi
    249. Iljas Ahmeti
    250. Ismail Zeneli
    251. Ivzi Shehu
    252. Ismail Godo
    253. Ismail Xhaferi
    254. Ismail Selmani
    255. Ili Danga
    256. Jakup Sadedini
    257. Jonus Kuçuku
    258. Jonus Haruni
    259. Jonus Tartari
    260. Jakup Nuda
    261. Jani Koro
    262. Jorgo Gumeni
    263. Jasin Hajta
    264. Jasin Zejno
    265. Koço Rubi
    266. Gani Tartari
    267. Kamber Collari
    268. Kaso Kasemi
    269. Kosta Deli
    270. Kalo Vjeri
    271. Kosta Diamandi
    272. Kadri Selimi
    273. Kamber Haxhiu
    274. Kalo Arapi
    275. Koço Konduri
    276. Kudret Mukaj
    277. Kudrete Karagjozi
    278. Kaso Asefi
    279. Kadri Lame
    280. Kiço Tashi
    281. Kasëm Demi
    282. Kadri Aliu
    283. Kadri Birçe
    284. Kaso Bakullati
    285. Kaso Shaqiri
    286. Kadri Bukri
    287. Kalem Buxhaku
    288. Kujtim Drashovica
    289. Kudret Muka
    290. Kupe Hasani
    291. Kaso Kaleshi
    292. Kaso Shehu
    293. Lufti Dalani
    294. Lejla Malo
    295. Lahe Basha
    296. Lame Hamzaj
    297. Leonidha Deli
    298. Lole Cero
    299. Lefter Talo
    300. Lole Xharo
    301. Lufti Basho
    302. Levend Gjoni
    303. Luto Demçe
    304. Ligor Aleksi
    305. Lulushe Malo
    306. Lesko Tamo
    307. Lejla Malo
    308. Laze Hoxha
    309. Gjon Gjonaj
    310. Gjolek Alizoti
    311. Mitat Murati
    312. Mustafa Aliu
    313. Mustafa Xhallari
    314. Mehmet Agushi
    315. Myfit Elmazi
    316. Myrvete Çuçi
    317. Mehmet Sula
    318. Mersin Beqiri
    319. Maliq Tena
    320. Mehmet Bejdo
    321. Mehmet Kaso
    322. Myslim Beqo
    323. Mehmet Kareçi
    324. Nurfo Malo
    325. Mejdi Ali
    326. Murat Huma
    327. Merjeme Mustafaj
    328. Myfit Murto
    329. Mejdi Dengeri
    330. Muho Kareçi
    331. Muho Idrizi
    332. Mufti Hysi
    333. Malo Zeqiraj
    334. Mufti Sejko
    335. Mustafa Galbaqi
    336. Mustafa Beqo
    337. Mehmet Osmani
    338. Mero Plaku
    339. Mushir Plaku
    340. Mejdi Bylishi
    341. Manxhar Shino
    342. Magrip Mehmeti
    343. Mufit Mushi
    344. Mehmet demi
    345. Muharrem Demi
    346. Mufti Dino
    347. Myrteza Malo
    348. Mahir Ballaci
    349. Muhedin Hajro
    350. Malo Malaj
    351. Muharrem Bilali
    352. Muharrem Dushi
    353. Muharrem Muho
    354. Mustafa Rumani
    355. Miltiadh Papa
    356. Mukadeze Taka
    357. Muço Dalani
    358. Ballkëze Demi
    359. Murat Runo
    360. Muharrem Nuredini
    361. Majko Nustreti
    362. Malo Kaleshi
    363. Mazar Shehu
    364. Madan Gura
    365. Merço Bilbili
    366. Myfit Musaraj
    367. Mero Sejdo
    368. Mehmet Pepeto
    369. Makbule Huda
    370. Manxhar Shino
    371. Maze Levendi
    372. Myfit Shena
    373. Meto Xhafa
    374. Murat Pasho
    375. Muho Idrizi
    376. Muharrem Rrapaj
    377. Mehmet Nexhipi
    378. Muhamet Qamili
    379. Mestaj Jaupi
    380. Mehmet Duka
    381. Mero Polo
    382. Namik Gaçi
    383. Nustre Vuriku
    384. Neshat Jaho
    385. Nasip Dervishaj
    386. Neki Zano
    387. Niko Merxhani
    388. Nuri Nuri
    389. Nimet Rushiti
    390. Niko Çami
    391. Neshat Abazi
    392. Nebahete Shehu
    393. Nedrete Kaçi
    394. Namik Laze
    395. Nase Mici
    396. Nevruz Haxhiu
    397. Neim Hyseni
    398. Neki Rexho
    399. Nexhip Ahmeti
    400. Nexhip Baçe
    401. Neshat Kondo
    402. Nazmi Taho
    403. Nesibe Kseno
    404. Nustret Dine
    405. Nijazi Arapi
    406. Niko Cero
    407. Nebi Dule
    408. Neshat Demi
    409. Nuri Malo
    410. Niqi Bashari
    411. Naxhie Hyseni
    412. Neki Hajdini
    413. Namik Shehu
    414. Nexhmudin Kasëmi
    415. Osman Arapaj
    416. Osman Rexhaj
    417. Osman Plaku
    418. Osman Baçi
    419. Petrit Metushi
    420. Petrit Ibrahimi
    421. Petrit Taka
    422. Petro Kosta
    423. Polo Bezhani
    424. Petrit Islami
    425. Pipi Mitorjorgji
    426. Pëllumb Bajo
    427. Pëllumb Lato
    428. Petro Zhupa
    429. Petrit Demi
    430. Petrit Ramo
    431. Pteref Brahimaj
    432. Ptreef Haxhiu
    433. Pelivan Iljazi
    434. Pajtim Abedini
    435. Pajtim Haxhia
    436. Petref Baka
    437. Pandeli Boçari
    438. Qerim Shaqiri
    439. Qazim Demi
    440. Qamil Tamo
    441. Qirjako Dhroso
    442. Qamil Kareçi
    443. Qamil Budini
    444. Qerim Sulejmani
    445. Qani Avduli
    446. Qemal Kuçuku
    447. Qemal Muço
    448. Qerim Hoxha
    449. Qibare Minxalli
    450. Qani Memushi
    451. Qerim Cukaj
    452. Qazim Kondi
    453. Qebir Aliu
    454. Rexho Huso
    455. Rexho Plaku
    456. Rushan Saliu
    457. Riza Rustemi
    458. Rako Rakipi
    459. Rauf Iljazi
    460. Refit Kase
    461. Refit Laze
    462. Ruhan Zeneli
    463. Ramadan Muzo
    464. Rasim Bedo
    465. Ramadan Zejno
    466. Ramadan Veli
    467. Riza Beqo
    468. Resul Shaqiri
    469. Rapo Zejnati
    470. Ramadan Laze
    471. Rait Bajo
    472. Refo Bakiri
    473. Rait Neziri
    474. Rexhep Çami
    475. Remzi Tare
    476. Refik Merxhani
    477. Rexhep Gjoleka
    478. Reshat Jaho
    479. Rexhep Gjriti
    480. Rezie Kallarati
    481. Ramadan Çumani
    482. Ramadan Husi
    483. Resul Harifi
    484. Rexhep Ademi
    485. Rexhep Baçe
    486. Refat Murtaj
    487. Rexhep Kapllani
    488. Razo Shero
    489. Rexhep Isufi
    490. Resul Nasipi
    491. Ramadan Pusia
    492. Rexhep Shero
    493. Ramadan Baçe
    494. Refat Ademi
    495. Remzi Toso
    496. Rexhep Taqe
    497. Sami Murati
    498. Sali Sherifi
    499. Safet Pashako
    500. Sami Alushi
    501. Sami shaqiri
    502. Sami Bella
    503. Saliko Goro
    504. Sami Sejnati
    505. Sako Pasho
    506. Sako Pasho
    507. Saim Mezini
    508. Sami Morta
    509. Safet Ahmeti
    510. Safet Beqiri
    511. Safete Bukali
    512. Sadik Sulo
    513. Sami Tushe
    514. Sami Bejdo
    515. Sali Dalani
    516. Sejko Ademi
    517. Sejdi Kondi
    518. Sotir Loli
    519. Sefer Murko
    520. Sulejman Banko
    521. Sefer Bajo
    522. Sete Faslliu
    523. Skender Guga
    524. Selim Islami
    525. Skender Demi
    526. Skender Taka
    527. Skender Shehu
    528. Selman Xhallari
    529. Sulo Lame
    530. Sete Mazlliu
    531. Sefer Arapi
    532. Solu Beko
    533. Sulo Muho
    534. Sulo Hoxha
    535. Selfo Hoxha
    536. Set Gaçi
    537. Sotir Deliu
    538. Selfo Abedini
    539. Skender Shushi
    540. Skender Velo
    541. Selim Menja
    542. Surja Beqiri
    543. Selim Saladini
    544. Sejdi Volka
    545. Sejko Abedini
    546. Seit Ademi
    547. Syrja Malo
    548. Selfo Sheme
    549. Sami Buxheli
    550. Selam Veliu
    551. Sulo Veshi
    552. Sadete Bukali
    553. Selamn Hajdini
    554. Sefer Habili
    555. Sulejman Osmani
    556. Shaban Osmani
    557. Shaqir Boçi
    558. Shaqir Shero
    559. Shaban Rustemi
    560. Shaqir Veliu
    561. Shaqir Myrto
    562. Shaqe Çalçare
    563. Shaqir Bajrami
    564. Shaqir Shaqiri
    565. Shahin Shero
    566. Shaban Keku
    567. Shaban Lame
    568. Shaban Peshtani
    569. Shefqet Sulejmani
    570. Shefqet Mema
    571. Shpresa Kseno
    572. Shefqet Bejdo
    573. Shyqyri Muço
    574. Shiqe Brahimi
    575. Shero Shuaipi
    576. Sheme Muka
    577. Sheme Beqiri
    578. Sherif Qazimi
    579. Shuaip Rushiti
    580. Shuaip Beko
    581. Sheme Mekaj
    582. Shefqet Shkurti
    583. Shefqet Mushi
    584. Shefqet Bilushi
    585. Tahir Korro
    586. Tajar Ramo
    587. Tahir Korro
    588. Tahir Hoxha
    589. Taip Kareçi
    590. Taho Sejko
    591. Tahir Demi
    592. Taip Musaj
    593. Taip Kercelli
    594. Telo Plaku
    595. Teki Lame
    596. Telha Demçe
    597. Teme Sejko
    598. Teme Pulo
    599. Teme Hako
    600. Tefik Korro
    601. Tefik Korro
    602. Telha Kupe
    603. Thoma Lula
    604. Thoma Xhixho
    605. Thelleza Mastori
    606. Urani Bari
    607. Ulvi Lulo
    608. Vango Mitrojorgji
    609. Vazilete Ibrahimi
    610. Veliko Rexho
    611. Veliko Rexho
    612. Veip Mushi
    613. Vangjel Koloj
    614. Veis Bajo
    615. Vere Godo
    616. Veip Demi
    617. Veli Myrtaj
    618. Veledin Kuçuku
    619. Veip Huso
    620. Veli Ramadani
    621. Vesel Husaj
    622. Xhavit Cane
    623. Xhevdet Malo
    624. Xhevdet Malo
    625. Xhevdet Shabani
    626. Xhevdet Lutfi
    627. Xhenis Zeneli
    628. Xhafer Xhaferi
    629. Xhevit Islami
    630. Xhevit Dalle
    631. Xhevit Ibrahimi
    632. Xhemal Meme
    633. Xhemal Maze
    634. Xhevdet Maze
    635. Xhafer Arapi
    636. Xhezo Gjika
    637. Xhezo Dauti
    638. Xhemal Dauti
    639. Xhemal Muderizi
    640. Xhafer Begdashi
    641. Xhafer Avdullai
    642. Xhafer Ahmeti
    643. Xhelal Shaqiri
    644. Xhemal Shene
    645. Xhemo Muho
    646. Iliver Maliqi
    647. Zihni Shaqiri
    648. Zalo Goxhaj
    649. Zane Leko
    650. Zaim Mezini
    651. Ziver Rushiti
    652. Zanel Baho
    653. Zeliha Dojaka
    654 Ziver Qilimi
    655. Zane Bolena
    656. Zaim Arapi

    Tirana Observer

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: 660 çamët që morën pjesë në kampin anti-fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore

    Albo po na bon lomsh o njeri, hahahahahahhahahah nuk e dredhim dot kaq shpejt mor aman.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Çamët e Amerikës, letër Bushit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-09-2005, 16:22
  4. Stefanopullos: “Harrojeni Çamërinë”
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 00:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •