Radio BBC World Service dhe gazeta angleze The Guardian botuan dy ditė mė parė (11.11.2003) pjesė tė Sondazhit Social Europian financuar nga Komisioni Europian pėr tė matur qėndrime sociale nė 20 vende europiane. Sipas organizatorėve, sondazhi paraqiti prova mbi tė cilat grekėrit rezultojnė populli mė ksenofob nė Europė. Mė shumė se 79% e tė anketuarve grekė besonin se janė emigrantėt ata qė shkaktojnė papunėsinė dhe se ata duhen pėrzėnė nga vendi. Emigrantėt pėrbėjnė 10% tė popullsisė greke prej 11 milionė banorėsh, nga tė cilėt shumica janė shqiptarė.
Sipas sondazhit, nė arsim, tė paktėn 25% tė nxėnėsve nė Greqi besohet tė jenė fėmijė tė emigrantėve, nga tė cilėt asnjėri nuk lejohet tė mbajė pozita nderi, siē dėshmoi dhe rasti i studentėve tė shkėlqyer shqiptarė tė cilėt pėrjashtohen me anė tė procesioneve fyese dhe shpesh edhe kėrcėnimeve tė mbajnė flamurin gjatė festės kombėtare tė Greqisė. Nė shėndetėsi, incidentet janė tepėr tė turpshme teksa spitalet greke rregullisht refuzojnė tė kujdesen pėr emigrantėt, kurse media, politikanėt dhe drejtuesit e kishės rregullisht pėrfshihen nė nxitje raciste. Reklamat pėr shtėpi me qira nė Athinė shpesh citojnė "jo pėr emigrantėt". Gjykatat greke nė mėnyrė tė vazhdueshme refuzojnė tė hetojnė padi pėr diskriminim tė emigrantėve.
Nė njė raport tė tijin Monitori grek i Helsinkit pėrmend krahas Sondazhit Social Europian, edhe presionin e ushtruar nga lėvizja Mjaft nga Tirana, si njė nga arsyet pse qeveria greke vendosi tė ndėrmarrė hapin e nisjes sė procedurave pėr tė kaluar nė Parlament njė projektligj antidiskriminues, i cili do tė dėnojė deri nė njė vit burg fajtorėt e akteve raciste nė kėtė vend. Aktivistė tė kėsaj lėvizjeje kanė iniciuar gjatė kėtij muaji njė valė protestash nė adresėn e Ministrisė sė Jashtme greke kundėr vrasjeve dhe keqtrajtimeve tė shqiptarėve. Lėvizja ishte para disa ditėsh nė krye tė hartimit tė njė peticioni i cili u mbėshtet nga mbi 10000 nėnshkrues si dhe organizuese e demonstrimit paqėsor "Mjaft dhunės nė kufirin me BE-nė" nxitur nga vrasja e qytetarit shqiptar Vullnet Bytyēi nė kufirin grek. Kreu i kėsaj lėvizjeje Erion Veliaj pohon strategjinė pėr tė detyruar autoritetet greke tė marrin masa pro emigrantėve, nėpėrmjet demaskimit nė arenėn ndėrkombėtare nė prag tė Lojėrave Olimpike 2004 nė Athinė.
13/11/2003
Krijoni Kontakt