Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 71
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nuk me habit aspak qe Gramoz Pashko, biri i kriminelit komunist Josif Pashko qe ka vrare e ka prere, te vazhdoje ne rrugen e felliqur te te atit ne drejtimin e shkaterrimit te kombit qe i dha buke.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Alvi i dashur ti duhet te kuptosh qe NATO nderhyri ne Kosove ne baze te disa vlerave te reja qe jane futur ne raportet nderkombetare duke filluar qe nga lufta e Bosnjes ne 1992. Behet fjale per krime ndaj njerezimit. Kur ka krime te tilla NATO do te nderhyje nese ka resulutions te Kombeve te Bashkuara. Ne rastin e Kosoves ajo nderhyri pasi pati 8 resolutions te tilla.
    Faleminderit
    Ignore List: Den Bossi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e bora
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    15
    Alvi, do te sugjeroja te lexoje nje liber te Stanley Hoffmann(Harvard Profesor) "World Disorders" persa i perket te drejtes se nderhyrjes ne Kosove nga NATO.
    logjika nuk i ndryshon emocionet, perceptimi po

  4. #24
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    NATO qenka krahu ushtarak i OKB?
    Ku e ke degjuar kete ti Zombie?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Nuk di te kem thene ndonjehere nje gje te tille
    Ignore List: Den Bossi

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    NATO nderhyn nese i intereson
    Ignore List: Den Bossi

  7. #27
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Kjo eshte faqja e antishqiptarit Nikos Gatzoyiannis (Nicholas Gage) http://www.nickgage.com/au.html
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  8. #28
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Po dalin mareveshjet sekrete Greko-Serbe........

    Greqia ballafaqon rolin e turpshem ne masakren Serbe.

    Tribuna e krimeve te luftes do degjoje sekrete qe mbeshtesin spastrimin etnik te Milosevicit.

    Elena Smith ne Athine
    E Diele, 5 Janar 2003
    Vezhguesi

    Po ndodh ajo cfare greket ia kishin friken prej kohe: thyerja e qetesise konspirative qe ka rrethuar rolin e vullnetareve greke
    te cilet valeviten krenare flamurin e tyre ne Srebrenice,pas pjesmarrjes ne masakren me te tmerrshme qe nga Lufta e Dyte Boterore,ku vdiqen 7,000 burra,gra e femije.Javen qe vjen,ndersa Greqia vendoset ne presidencen e Bashkimit Evropian,ish presidenti i fundit serb,Milan Milutinovic,do te sillet para tribunalit te krimeve te luftes ne Hage.
    Pjesemarrja e grekeve ne kete mizori,po ashtu si dhe sekrete te tjera te cilat athinasit do te preferonin te groposeshin,mund te zbulohen ne deshmine qe do jape 60 vjecari.

    Eshte thene se askush s'ka luajtur nje rol kaq te rendesishem ne aleancen mes Athines e Beogradit,gjate konflikteve te viteve nentedhjete ne Ballkan,sa Ambasadori Jugosllav ne Greqi,Milutinovic,i cili ishte dhe togeri me i besuar i Milosevicit.
    Lidhjet e tij me eliten politike,fetare dhe biznesin grek,ishin kinse vendimtare ne sekretin e infrastruktures ekonomike serbe.
    Ato e lejuan vendin t'u dredhoje sanksioneve te Kombeve te Bashkuara dhe sipas Tribunalit te Kriminalitetit Internacional,ndihmoi ne menyre te konsiderueshme makinen e luftes se Miloshevicit.

    Kur diplomati u ngrit ne detyre dhe u be Minister i Puneve te jashtme ne 1994,akoma e mbajti me muaj vendin e tij ne Athine,kur
    diplomatet e Bashkimit Evropian, thone se ai grumbulloi fshehur fonde, qe te blinte vila dhe prona te majme ne Athine e Krete,sipas kerkeses te te zotit.

    Me publikun admirues grek,kishen pro-serbe,shtypin tolerant dhe qeveritaret qe mbeshteten Miloshevicin,Athina eshte pare si nje vrime e ngrohte prej tashme te diskretituarit president.Dhe ndersa pastruesit etnike bosnjake serbe u vinin flaken fshatrave,ishte pikerisht ketu,ku Miloshevici do mund te ikte te shijonte mikpritjen e politikaneve greke.Marko Miloshevic,djali i tij epshor kontrabandist,e deklaroi Greqine si, "shtepia ime e pare".

    "Ky eshte sekreti yne me i mirembajtur,subjektin e te cilit asnje politikan i cdo lloj bindjeje nuk ka dashur kurre ta nxjerre," thote Taqis Mikas,autor i " Aleanca Djallezore: Greqi dhe Serbia e Miloshevicit"
    "Ne nje kohe kur te gjithe po shprehin keqardhjen e tyre, ne Greqi askush nuk ka treguar vrasje ndergjegjeje per krimet ne Bosnje,
    kur padyshim nje perpjestim i dukshem i udheheqjes politike mbart pergjegjesi."

    Libri i botuar ne SHBA,akoma i pabotuar ne Greqi,dokumenton ne detaje shokuese marredhenien midis dy kombeve orthodokse,
    duke perfshire ketu dhe rrjedhjen e informatave ushtarake te Natos, nen udheheqesin socialist Andrea Papandreu.

    Greket tashme e dine se e kaluara po i ndjek nga pas .Pas paraqitjes se gjate penduese ne tribunen e Hages,prej ish udheheqesit serb, Biljana Plavsic, muajin e kaluar,shume besojne se eshte vetem ceshtje kohe, qe dhe te tjeret te hapen gjithashtu.

    Drejtori i agjencise se lajmeve te Athines,Nikolas Vulelis,pranoi se kishte censuruar (ndaluar) nje dokumentar televiziv gjerman
    qe hetonte kompleksin grek ne luftrat serbe.Gjate luftrave,media greke ishte fanatikisht pro serbe,duke i portretizuar myslimanet jugosllave si "turq te pabese",te zote ne shkaterrimin e vellezerve te tyre orthodokse.

    Nuk ishte vetem mikpritja dhe parate ato qe ofruan greket.Eshte dhene edhe mbeshtetje shpirterore nga kisha orthodokse greke,
    e cila dergoi prifterinj ne vijen e pare te luftes.(Disa klerike kane marre edhe medalje trimerie prej Plavsic).

    Dicka qe s'eshte pare te behet ne asnje vend tjeter,Arkipeshkopi Serafim,ftoi udheheqesin serb boshnjak Radovan Karaxhic per vizite ne Athine ne 1993.Ne nje tubim masiv ku merrnin pjese politikane te mirenjohur greke,krimineli i denuar i luftes,shpalli:
    "Kemi vetem Zotin dhe greket me ne!"

    Vitin e kaluar ne nje raport prej 7,000 faqesh qe autoritetet gjermane mblodhen nga masakra e Srebrenices ne 1995,Greqia
    eshte zbuluar te kete pajisur ushtrine boshnjake serbe duke derguar arme te lehta e municione gjate 1994-1995.
    Raporti pershkruan se si kerkoheshin me ngulm vullnetare greke,(kapur kjo ne nje dialog telefonik ushtarak)qe te ngrinin flamurin grek pas renies se qytetit.Ne nje nga keto dialoge telefonike,Gjenerali Ratko Mladic kerkoi ta filmojne skenen per qellime propoganduese.

    Rreth 100 ushtare besohet te jene mobilizuar ne Mbrojtjen Vullnetare Greke,te formuar me kerkesen e Mladicit.Ky repart i cili luftoi
    pergjate ruseve dhe ukrainasve,drejtohej nga oficere serbe dhe kishte emblemen e vet - shqiponjen dykokeshe bizantine.
    Te pakten kater anetare te ketij reparti u shperblyen me medaljen e nderit te shqiponjes se bardhe prej Karaxhicit.

    Megjithese akti i tyre "heroik" u raportua gjeresisht ne shtypin grek,vullnetaret u harruan tashti qe u krijua tribunali i krimeve te luftes.As qeveria,as edhe ndonje parti nuk kerkoi kurre ndonje hetim mbi aktivitetin e tyre.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    O alvi!
    Po mirė mer ti, si patriot qė na shitesh: A nuk ke gjetur ndonjė thėnje shqiptare qė tė tė kėtė frymėzuar por se ē'ke fut njė frazė aty, njė zot e merr vesh se ēfarė dmth?
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-02-2003
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    6

    radikalizmi i kishes ortodokse

    vitin e kaluar ne SH.B.A. u botua nje liber nga nje gazetar grek Takis Mikas, te titulluar " ALEANCA E MALLKUAR GREQIA DHE SERBIA E MILLOSHEVICIT "
    nje pjese te ketij libri botoi dhe gazeta RIMEKEMBJA nga e cila po shkepus ca fragmente .
    libri ne fjale hedh poshte me argumenta e analize orvatjet e shume politikanesh e propagandistesh ne shqiperi per te mashtruar opinionin publik shqiptar mbi natyren e kishes ortodokse greke, per mentalitetin grek dhe per armiqesine qe ushqejne greket per shqitaret dhe per muslimanet.



    ne maj te 1994, peshkopi sebastianos i konices ne greqine veriore kerkoi qe tanket greke te dergoheshin ne epirin e veriut.
    pas disa javesh ne nje fjalim te mbajtur me 2 qershor para ministrit te jashtem grek Karolios Papulias perfaqesuesve nga parti te tjera politike dhe mijera mbeshtetesve te peshkopit PANDELEJMON qe brohorisnin e valevisnin flamuj Sebastianos beri thirrje qe ky rajon ti aneksohej Greqise.


    kurse mbi sulmin e kazermave te peshkpise ne gjirokaster ne vitin 1994 nje gazete greke e quan si sulm heroik pasi interesi kombetar duhet marre perparesi mbi kerkesat e drejtesise. edhe nese ata (ushtaret grek) jane fajtor bemat e tyre duhet te mbulohen.


    pikepamjet e forta nacionaliste te kryepeshkopit Kristodulos u shfaqen dhe para se te emerohej i tille gjate konfliktit me turqine mbi nje ishull te vogel ne detin egje, ku denonconte perfundimin paqesor te krizes dhe mbronte nje zgjidhje ushtarake te problemit : ne jemi vene perballe zgjidhjes midis paqes ose lirise, paqes ose turperimit kombetar. dhe kur balafaqohesh me nje dileme te tille zgjedja e drejte historike nuk mund te jete paqa ."


    nje tjeter deklarat per politiken e jashtme qe duhet mbajtur shenim eshte ajo e fundit te gushtit 1998 kur ne prani te personaliteteve e tjera kishtare ai beri thirrje per ripushtimin e konstantinopojes dhe te shen sofise ne turqi.


    sipas kryepeshkopit ata i kane shqyrtuar rruget per te cuar perpara interesat e kombit dhe per te perdorur mire marredheniet qe kane me kishat ballkanike ne veri qe ndjekin te njerjten fe si ne . gjithashtu ai shprehu urimin e nje bashkepunimi me te ngusht mes kishes dhe ministrise se jashtme.

    misioni i kishes greke qe duhet te luaje ne boten ortodokse eshte bashkimi , duke lene menjane ndryshimet meskine, mes serbeve , ruseve, rumuneve, grekeve dhe bullgareve per te formuar nje aleance qe do te behej pararoja e luftes se perendimit te krishtere kunder myslimaneve.


    ne nje deklarate zyrtare te paradokohshme Jorgo Paskalidis , minister per maqedonine dhe thraken, ripohoi se qeveria greke e kundershon ndarjen e kishes nga shteti .


    kurse kryeministri Papandreu ne vitin 1994 deklaroi se luftrat ballkanike nxorren ne siperfaqe rezonancen e lidhjeve ortodokse midis athines , beogradit, sofies dhe moskes dhe ripohuan fijet ordodokse qe bashkejne popujt e disa vendeve te ballkanit.

    vete libri eshte ne gjuhen angleze dhe u bej thirrje te gjithe atyre atdhetareve qe jetojne ne amerike ta lexojne dhe te publikojne ne kete forum pjese te ketij libri me qellim qe te kuptohen qellimet dashakeqe te greqise kundra shqiptareve .
    1975

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •