Beograd (start)-Ish-ministri i jashtëm jugosllav Goran Svilanoviç, deklaroi për mediat, në një gjuhë të ashpër nacionaliste, se askush nuk guxon të nënçmojë gatishmërinë e Serbisë. Ai deklaroi se askush nuk beson se Prishtina do të qeverisë në veri të Kosovës.

"Nëse dikush beson se Prishtina do të qeverisë me veriun e Kosovës, mendoj që gabon shumë, sikur që gabon çdokush në Beograd që beson se Beogradi do të qeverisë me Prishtinën. Këto gjëra nuk do të ndodhin", ka thënë Svilanoviç, i cili ka shtuar se qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës duhet të përgatiten për dialog, i cili do të zhvillohej për çështjet jetësore të qytetarëve.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe aktualisht kryetar i PSDK, Agim Çeku ka propozuar që qeveria e Kosovës veriun e vendit ta shpallë zonë të interesit të veçantë si mënyrë për ta rritur përqendrimin institucional në këtë pjesë të vendit të kontrolluar nga Beogradi. Çeku nuk ka përjashtuar madje as mundësinë e përdorimit të forcës për ta vënë veriun e Kosovës nën autoritet të institucioneve të Prishtinës
www.gazetastart.com