Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524

    Presidenti Bush nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato

    Washington: Shqipëria dhe Kroacia në Nato

    Presidenti amerikan Xhorxh Bush nënshkroi dokumentet që i hapin rrugën anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato. Në një ceremoni të zhvilluar mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti tha se antarësimi në Nato garanton se nëse ndonjë vend kërcënon Shqipërinë ose Kroacinë, aleantët e Natos do t’u qëndrojnë përkrah për t’u përballur me rrezikun.

    Në komentet e tij, Presidenti ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin në të ardhmen të vendeve të tjera të rajonit që ushqejnë ambicje për përfshirje në Nato, duke e theksuar Aleancën si një garantuese të lirive themelore njerëzore.

    “Ky është një moment i veçantë në historinë shpresëdhënëse të lirive të njeriut, ndërkohë që Amerika zyrtarisht deklaron mbështetjen e saj për futjen e Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato. Me ceremoninë e sotme festojmë dy demokracive të reja dhe energjike të cilat po përpiqen të marrin përsipër përgjegjësi të reja në një kohë kur përballemi me terrorizëm dhe luftra,” tha Presidenti Bush.

    Presidenti theksoi se me nënshkrimin e protokollit për antarësim në Aleancë, forcohet partneriteti i Amerikës me vende që dikur dergjeshin nën prangat e komunizmit. Ky është një moment, tha Presidenti, kur populli amerikan gëzon me popullin shqiptar dhe atë kroat një hap të madh drejt përfshirjes së vendeve të tyre në aleancën më të madhe të lirisë që ka njohur ndonjëherë bota. Presidenti foli në veçanti edhe për rrugën e përshkuar nga këto vende që nga rrëzimi i regjimeve komuniste:

    “Laura dhe unë kemi kujtime shumë të mira nga vizitat tona në Tiranë dhe Zagreb, ku u takuam me njerëz që po i tregonin botës potencialin e lirive njerëzore. Popujt e Shqipërisë dhe Kroacisë kanë kapërcyer luftra dhe vështirësi, kanë ndërtuar marrëdhënie paqësore me fqinjët dhe kanë ndihmuar demokraci të tjera të reja të ndërtojnë dhe të forcojnë shoqëri të lira.”

    Aleanca e Natos, tha më pas Presidenti amerikan, është një garanci e sigurisë së vendeve anëtare, duke shtuar se këto garanci do t’i ofrohen edhe Shqipërisë dhe Kroacisë, pas anëtarësimit të tyre:

    “Ftesa për antarësim në Nato është vlerësim për reformat e vështira që kanë ndërmarrë këto vende në rrugën drejt begatisë, dhe paqes. Si shkëmbim, antarësimi në Nato ofron premtimin e sigurisë dhe stabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të anëtarëve të Aleancës. Kur Shqipëria dhe Kroacia të jenë zyrtarisht anëtare të Natos, popujt e tyre duhet ta kenë të qartë se nëse një vend tjetër kërcënon sigurinë e tyre, çdo anëtar i Aleancës do t’u qëndrojë në krah.”

    Por, anëtarësimi në Nato, theksoi Presidenti Bush, nuk është kurorëzimi i përpjekjeve, por një angazhim i shtuar për të përmbushur standartet demokratike dhe për të vazhduar përpjekjet për demokratizim të mëtejshëm:

    “Rruga e reformave nuk përfundon me antarësimin në Nato. Çdo anëtar i Aleancës ka përgjegjësinë të zgjerojë, mbështesë dhe mbrojë kauzën e demokracisë. Kam besim se Shqipëria dhe Kroacia do të përmbushin zotimin e tyre për të forcuar institucionet demokratike dhe sistemet e tregut të lirë. Futja e tyre në Nato është një hap i madh përpara për Ballkanin. Brenda harkut kohor të një dekade, ky rajon është shndërruar nga një pike e globit e përfshirë nga lufta, në një kontribues për paqen dhe stabilitetin. Amerika mirëpret ditën kur Aleanca e Natos përfshin të gjitha vendet e Ballkanit.”

    Presidenti Bush e shfrytëzoi ceremoninë e mbrëmshme për të theksuar gjithashtu se Amerika mbetet e angazhuar në mbështetje të aspiratave të Ukrainës, Gjeorgjisë, Bosnjes, dhe Malit të Zi. Duart e Aleancës, shtoi President, mbeten të hapura edhe për Serbinë nëse e zgjedh këtë rrugë.

    Më pas, fjalën e mori Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hup Skefer, i cili vuri në dukje se rrethanat e zgjerimit të ardhshëm të Natos mund të jenë shumë të ndryshme nga ato që çuan në themelimin e Aleancës rreth 60 vjet më parë, por premtimi i saj për zgjerimin dhe forcimin e demokracisë mbetet po aq aktual edhe sot:

    “Me Shqipërinë dhe Kroacinë, dy vende të reja do të futen në familjen tonë trans-atlantike. Një Aleancë që filloi me 12 vende, së shpejti do të përfshijë 28. Aleanca jonë Atlantike lindi gjatë Luftës së Ftohtë dhe i ka kapërcyer me kohë rrethanat që e lindën atë. Natoja, sot, është një Aleancë aktive e angazhuar kundër kërcënimeve të çfarëdo lloji. Sot, dëshmojmë ratifikimin nga Amerika të protokollëve të pranimit. Jemi tani një hap më pranë përfshirjes së Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato.”

    Sekretari i Përgjithshëm i Natos nënvizoi rëndësinë që ka zgjerimi i Natos me vende të Lindjes, në kuadër të përpjekjeve për qëndrueshmëri dhe paqe në Evropë dhe për forcimin e demokracisë në pjesën lindore të kontinentit. Skeffer 11:22 Evropa që po përpiqemi të krijojmë duhet të jetë një kontinent ku vendet janë të lira të vendosin të ardhmen e tyre, dhe jo t’ua diktojë këtë të ardhme dikush tjetër. Në fund të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm Jap de Hup Skefer falenderoi presidentin Bush për angazhimin e tij për zgjerimin dhe forcimin e Natos.

    Pas fjalës së Presidentit Bush dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Skefer dhe në prani të ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kroacisë, Shefit të Shtatmadhorisë Majk Mëllen, dhe një sërë figurash të larta të administratës dhe Aleancës, presidenti Bush nënshkroi protokollet për antarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Nato. /shqipmedia/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    tu rrit ndera bush
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    ky po qe eshte kapedan

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    URIME URIME URIME
    Uroi qeverin shqiptare per keto te arritura dhe jam i bindur qe shume shpejt shqiperia do te futet ne bashkimin evropian si shtet me te drejta te barabarta.
    Keto suksese na gezojn shume edhe ne kosovarve sepse sa me e fort te jete shqiperia aq me te fort do jemi edhe ne kosova.
    Ketyre sukseseve nuk ju gzohen vetem armiqet qe kemi per rreth,dhe per qudi ka edhe shqipfolesa qe nuk jan te kenaqur me keto te arritura.
    Ne nuk na bejn pershtypje erion braqet sepse tani e kemi shum te qart se punen e kujt e kryen ky dhe shoket e tij.
    Populli shqiptar asnjeher ne historin e tij nuk ka qen me krenar se sa sot,nuk eshte koh shume e lart kur shqiperia merrej si shembull per te keq,kurse sot edhe armiqet na e kan zili.
    QENET LEHIN KARAVANI VAZHDON

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Puna e drejt e miqve te shqiperis dhe qeveries shqiptare qe punoj deri ne fund qe Shqiperia te njihet si vend qe kerkon te ec me kohen .. edhe kjo e deshmoi qeveria aktuale.. per 3.. vite.. e solli Naton ne shqiperi :-)

    Ju lumt!!

    niemand
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo bushi bravo berisha bravo basha..

    kushedi si jan bere tym mafiozet..

  7. #7
    Kryeministri Berisha: Nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Presidenti Bush, akti më kulmor historik që nga njohja e Shqipërisë së pavarur nga SHBA


    Kryeministri Berisha përshëndeti sot përzemërsisht firmosjen në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Xhorxh W. Bush te Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dje pasdite.

    Gjatë një konference të posaçme për shtyp për këtë çështje, Kryeministri Berisha vlerësoi se firmosja me datë 24 tetor nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, të ligjit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut përbën aktin ligjor më madhor në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, pas njohjes nga vendi i lirisë, i Shqipërisë së pavarur.


    Ky akt, vijoi më tej Kryeministri, përbën një besim të madh, një votëbesim të madh për shqiptarët, Shqipërinë dhe reformat e saj të suksesshme.

    Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

    Jam këtu për t’i shprehur mirënjohjen më të thellë timen dhe të qeverisë shqiptare, për të përshendetur përzemërsisht firmosjen dje në pasditen e vonë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Xhorxh W. Bush, miku më i shquar i kombit shqiptar , të ligjit të votuar në unanimitet në Senatin e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
    Firmosja me datë 24 tetor nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Xhorxh W. Bush, të ligjit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut përbën aktin ligjor më madhor në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, pas njohjes nga vendi i lirisë, i Shqipërisë së pavarur.
    Ky akt përbën një besim të madh, një votëbesim të madh për shqiptarët, Shqipërinë dhe reformat e saj të suksesshme.
    Ky akt përbën një vlerësim të madh për përpjekjet e suksesshme të Shqipërisë për ndërtimin në ish vendin e sistemit totalitar më të egër në Europë, hiperkolektivizmit total, izolimit më të thellë të shoqërisë së lirisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së lirë të tregut.
    Por ky akt, kjo firmë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara është edhe një përgjegjësi madhore për Shqipërinë, shqiptarët, qeverinë shqiptare dhe institucionet e këtij vendi për të konsoliduar nëpërmjet reformave të thella dhe të gjithanshme shtetin ligjor , demokracinë e bazuar në vlerat e tregut.
    Me këtë rast unë duhet të garantoj qytetarët shqiptarë, duhet të garantoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe qeverinë e tij se qeveria ime do të ndërmarë të gjitha masat, do të ndjekë të gjitha reformat në mënyrë që demokracia, shteti ligjor, shoqëria e bazuar në vlerat e lirisë të njohin konsolidime të pandërprera.
    Firmosja nga Presidenti Xhorxh W. Bush i ligjit të votuar nga Senati Amerikan në unanimitet të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është konretizim, realizim i mesazhit të madh që Presidenti Bush solli në vizitën e tij historike në Tiranë.
    “Shqipëria në NATO”- ky ishte mesazhi që solli miku më i shquar , vizitori më i lartë i të gjitha kohërave që vizitoi Shqipërinë në qershor të vitit 2007.
    Shqiptarët këtë akt , këtë firmë do ta mbajnë mend në të gjitha kohërat me mirënjohjen më të thellë.
    Mendoj që pyetjet duhet të përqëndrohen rreth këtij akti historik se jemi para historisë sepse ka një koncept të gabuar qw unw jam njeri që punoj për historinë, por e vërteta është që pavarësisht se çfarë mendon dhe çfarë dëshiron, historia nuk është vetëm e shkuara. Historia është edhe e sotmja, historia është edhe e ardhmja.
    Por këtu kemi të bëjmë më shumë se me çdo tjetër, me të sotmen dhe me një të ardhme të sigurtë në liri të një kombi që ka vuajtuar më shumë se të gjitha kombet e tjera për lirinë e tij dhe që s’ka patur mundësi të ndërtojë të ardhmen si një komb i lirë.



    25/10/2008

    Faqja zyrtare e Kryeministrise

  8. #8
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Hyrja në NATO ka të mirat e të këqiat e veta, po Bushi sidoqoftë e boni të vetën në lidhje me Shqipërinë der në fund të mandatit e na doli borxhit, kur i thojn. Urojmë ta mori McCain-i timonin 4 vjetët e ardhshëm.

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    Hyrja në NATO ka të mirat e të këqiat e veta,...
    Pa na i thuaj pak çfare te keqia sjell per Shqiperine hyrja ne NATO more Aristofan i shekullit te XXI ?

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    bravo bushi bravo berisha bravo basha..

    kushedi si jan bere tym mafiozet..


    E modhe kjo plako ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Incidenti i Korfuzit - 22 tetor 1946
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-06-2011, 08:32
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •