Prishtinë (start)-Që prej ditës së sotme (27 tetor) e deri me 10 nëntor në Kosovë do të zhvillohet një regjistrim i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në pesë komuna, para regjistrimit të përgjithshëm që pritet në pranverën e vitit të ardhshëm. Komunat ku zhvillohet regjistrimi testues janë Prishtina, Prizreni, Sharri, Lipjani dhe Vushtrria.
Kryetari i Komisionit të Regjistrimit të Republikës së Kosovës, Rifat Blaku tha se po testohen “mekanizmat e regjistrimit, kapacitetet dhe gatishmëria e tyre për statistika të sakta në harmoni më standardet e Eurostatit".
Në Kosovë nuk ka pasur regjistrim të plotë të popullsisë më shumë se një çerek shekulli, që nga viti 1981. Në vitin 1991 është mbajtur një regjistrim, por pa pjesëmarrjen e shqiptarëve.
Sipas vlerësimit të Entit të Statistikës, Kosova ka më shumë se 2 126 700 banorë rezidentë, 92 për qind shqiptarë, 5,3 për qind serbë dhe 2,7 për qind grupe të tjera etnike
www.gazetastart.com
Krijoni Kontakt