Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 123
  1. #71
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Por per viziten e Berlusconi-t a thua do te dalin ne rruge te protestojne?



    Si thone tek "Perralle nga e Kaluara": "Tani te shohim pak tiatro ..."

    nga Duaje Siveten

    pasuro fjalorin e forumit me lugat-vampira ...

    nuk i maskon dot me anti-enverizmin fals veprimet dhe qellimet e mbrapshta te usta-salliut, se per ti justifikuar nuk e ben dot ... dhe perfundon ne moēalishte te usta-llaverit ...

    kuterbon punizem, sigurim-agjit-prop ...


    Thuaj cfare te duash kunder Brarit, o Duaje Siveten, por ama ai ka arritur te te "infektoje" me menyren e tij te te shkruarit. Po qeshja tani vecanerisht me "usta-llaverit" dhe "kuterbon punizem, sigurim-agjit-prop ..."


    Brari, armik mbi armiqte te ka Duaje Siveten, ama duket ne te fshehte rrit simpati te madhe per formen e eger-gallatore te te shkruarit tend.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Vertet besoni qe me manifestimin e bere nga Mjaft i eshte permirsuar gjendja familjes time ne Itali.
    Une rroj ne Itali prej shume vitesh......Sigurisht plot me halle......edhe nga ata qe s'na duan, ketu ka plot...PO NUK MUND TE MOS I JEM EDHE MIRNJOHES ITALISE PER MUNDESITE QE NA KA DHENE...
    Dikush ketu do thote qe:- ke ngelur per nje ēap buke, je i marre fund...bla bla
    E kam thene shume here ketu:- Ne shqiptaret duhet te punojme per copen e TOKES TONE NESER e JO PER COPEN E BUKES SOT......(nese mendoni qe "mjaft"-i e rriti siperfaqen e TOKES....hm ...S'JAM I BINDUR

    ps. Pa dyshim qe i rrespektoj ne maksimum sa here keta te "Mjaft"-it dalin e degjenerojne me manifestime ne Tirane ministrat e huaj te shteteve qe nuk kane njohur akoma KOSOVEN E PAVARUR ose me keq akoma jane kunder katerciperisht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artur : 23-11-2008 mė 04:50

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Po te jesh nje nxenes i edukuar ( jo te jesh i shkelqyer, thjesht normal ) je i pranuar me semiri ne shkollat italiane te ē'do liveli edhe sepse mban ne trup nje bluze ku te valvitet SHQIPONJA....(e njoh disi ambjentin e shkollave ne itali qe nga ēerdhet deri ne universitet) (kam bere shpesh fjale me ata studente shqiptar qe duhet te jene ekselenca, por vashdojne te hyne pa rralle ne mencen e universitet , kur kulmi eshte qe hane edhe gratis...pastaj kerkojne respektin e italianeve) Ky universiteti eshte i mbushur me pllaka ku jane shkruajtur emrat e donatoreve Italiane (zoterinj prej verteti them une)...ne Shqiptaret se bejme dot zoterine akoma.... vishemi me armani etj, e pastaj kerkojme bursa studimi per kushte te keqija ekonomike....
    Nje mikun tim SHQIPATR qe eshte student i shkelqyer ne universitet dhe bursist, i dhane nje burse tjeter, qe te shkonte nje semester ne USA (texas) ....bursa ishte vetem per italianet (jepej nga nje istitucion privat po i kontrolluar nga shteti) ...Ai e fitoi me zotesine e tij, dhe pse s'le vend pa e thene qe eshte Shqiptar, (quhet ALBAN) sepse e flet italishten me mire se italianet dhe askush nuk e dallon.....

    Eshte moment delikat tani ne Itali (ne te huajt nuk na kane te gjithe me sy te mire).....po edhe Frattini politikan i zgjedhur nga ai popull eshte... E se besoj kurre qe duke mos e respektuar ne Shqiperi bejme ineresat tona si SHQIPTAR.... (shteti Rumun po harxhon nje tuf me para ne Itali me bublicitet e propagande per te fituar pike ne syte e italianeve)....

    ITALIA E KA NJOHUR PAVARSINE E KOSOVES NE SHKURT NGA TE PARET....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga artur : 23-11-2008 mė 05:59

  4. #74
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    Por per viziten e Berlusconi-t a thua do te dalin ne rruge te protestojne?

    Si thone tek "Perralle nga e Kaluara": "Tani te shohim pak tiatro ..."

    Thuaj cfare te duash kunder Brarit, o Duaje Siveten, por ama ai ka arritur te te "infektoje" me menyren e tij te te shkruarit. Po qeshja tani vecanerisht me "usta-llaverit" dhe "kuterbon punizem, sigurim-agjit-prop ..."

    Brari, armik mbi armiqte te ka Duaje Siveten, ama duket ne te fshehte rrit simpati te madhe per formen e eger-gallatore te te shkruarit tend.
    Dita,

    ia vlen te te pergjigjesh tija, ndaj po e fillon nga kryet e postimit tend te fundit ne kete teme.

    Berlusconi vjen ne Shqiperi per interesat e Italise, mbase edhe te perfitoje pak me shume duke qene Sali Berisha kryeminister ... po te ishte ndryshe, e ftonte Saliun ne Rome, dhe do te me bente edhe mua krenar ...

    por politika nuk eshte objekt i krenarise ... nejse, ajo eshte teme ne vete ... per ata qe jane dhe s'jane ne vete ...

    persa i perket pjeses tjeter te postimit tend, me beso qe nuk kam lexuar dhe nuk kam dijeni per "Perralla nga e Kaluara" dhe tiatrot qe edhe ti i shijoke

    sa per dijeni, brarin nuk e ka armik, as edhe armik mbi armiqte si kujton ti ... thjesht i pergjigjem stilit te tij ... jo vetem imazhit qe ai kerkon te krijoje per gjera qe jane krejt ndryshe nga ēfare pandeh ai (pa dashje - kuptohet)... ose me mire, te zezen ta beje te bardhe, neqoftese ajo mbart emrin sali ...

    kjo gallata jote mbart gjera shume te kaluara ...

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Te shtunen me 22.11.2008 ne mbremje, tek "Pallati i Koncerteve" ishte nata finale e "Kėnga Magjike 2008". (Personalisht nuk doja qe te harxhonim kohe me kete emision, por antaret e tjere te familjes me munden ne menyre demokratike )

    Gjeja me interesante e ketij spektakli (per mua) ishte prezantimi prej Edi Rames, i princit te kurores se PS-se, Erion Velija.

    Rama kishte ne krahun e tij te majte Erionin (si rregull, vendi i bashkėshortes).
    Ne te djathte nėnėn e tij dhe me tutje djalin.

    Erioni ne te majte kishte nėnėn e tij dhe me tutje tė fejuarėn.


    Mesazh me te forte dhe me te qarte se kjo dalje publike e Edi Rames me Erion Veline nuk ka.
    Erioni eshte tashme "de fakto" Nr. 2 ne PS.
    Blushet, Majkot, Metat, Malajt, Braēet & Co. duhet te vihen ne rresht mbas Erion Veliajt per "Skeptrin" e PS-se




  6. #76

    Kush ėshtė biznesi qė qarkullon paratė e G99?

    Erion Veliaj, skemė pėr tė fshehur burimin e financimit tė forcės sė tij G99

    23 Nentor 2008

    Kush ėshtė biznesi qė qarkullon paratė e G99?

    Skandali i kėtyre ditėve qė ka plasur nė mėnyrė ekskluzive Gazeta Sot me Mjaftin dhe G99 e Erion Velisė ka pėrfshirė nė faqet e veta njė numėr tė padėgjuar ambasadash dhe institucionesh ndėrkombėtare duke formatuar vrimėn mė tė zezė tė parave tė shoqėrisė civile qė ka funksionuar deri mė sot. Prej ditėsh gazeta Sot paraqet se si Politikani i Politikės sė e tė korrupsionit dhe mashtrimit, Erion Veliaj dhe shokėt dhe shoqet e tij kanė abuzuar me paratė e donacioneve pėr Shqipėrinė tė destinuara pėr shoqėrinė civile nė Shqipėri.

    Nga tė dhėnat e para tė botuara kėto dy javė rezultojnė njė numėr shumė i madh donatorėsh duke pėrbėrė edhe njė rekord fundraising (thithje fondesh) si pėr nga sasia e parave ashtu edhe nga numri i donatorėve. Emra ambasadorėsh dhe drejtuesish organizatash ndėrkombėtare me shumė reputacion implikohen ēdo ditė nė faqet e gazetės sot me praktika tė paligjshme dhe korruptive si nė kontratat e donacioneve pėr OJFtė e Erion Velisė ashtu edhe pėr kontratat me bizneset e tij. Erion Veliaj sot drejton njė organizatė e cila nė kundėrshtim me ligjin shqiptar pėr Partitė Politike financohet nė mėnyrė tė paligjshme dhe krejtėsisht jotransparente nga paratė qė vijnė nga burime tė dyshimta ndėrkombėtare duke shkelur si legjislacionin shqiptar ashtu edhe atė ndėrkombėtar. Partia e re multimilionere e Erion Velisė i siguron qindra miliona lekė nėpėrmjet teknikave tė pastrimit tė parave dukė pėrdorur numra bankarė jashtė Shqipėrisė. Njė nga rastet mė tipike tė numrave jashtė Shqipėrisė ėshtė edhe numri i llogarisė bankare i dhurimeve qė G99 ka publikuar online. Sipas tė dhėnave tė faqes zyrtare tė G99 (www. Erion Veliaj me vėllain e tij ka shpikur njė teknikė tė re tė fshehjes sė burimeve financiare tė partisė sė tij milionere. Veliaj ka krijuar njė derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt njė biznesi privat me qendėr nė SHBA Mozaik.shpk me Adresė: 3450 Acworth Due Ėest Rd, nė, Suite 150, Acworth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresė nė Tiranė Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon nė Shqipėri nė fusha tė shit-blerjes online dhe njė ndėr fushat e shėrbimeve tė saj ėshtė edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse ėshtė zgjedhur nga Veliaj ky biznes pėr tė derdhur paratė e G99 ėshtė shumė e thjeshtė. Mjafton tė lexosh politikėn e privacisė sė kėtij biznesi dhe kupton shumė:
    “Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
    Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone.
    Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
    Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
    Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur kėtė kompani pėr tė derdhur paratė e G99 online ėshtė pikėrisht garancia qė ka ai pėr tė ruajtur nė mėnyrė sekrete llogarinė bankare tė G99, e cila nė mėnyrė krejtėsisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Nė asnjė tė dhėnė nuk jepet njė numėr bankar se ku pėrfundojnė paratė e G99. Nuk tregohet asnjė bankė apo nr bankar brenda apo jashtė Shqipėrisė se ku depozitohen kėto para. Por ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė se burimet nga mund tė financohet G99 mund tė jenė edhe jashtė Shqipėrisė dhe kjo ėshtė njė shkelja e hapur e ligjit shqiptar pėr mbėshtetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund tė kontribuojnė pėr forcėn politike tė Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar pėr partitė politike ėshtė shumė i qartė: nuk lejohet asnjė mbėshtetje nga jashtė. Ndaj dhe Veliaj me njė gur ka vrarė 3 zogj. Duke zgjedhur njė biznes amerikan qė ruan me pėrpikmėri privacinė e klientit (G99 sė Velisė), nuk lejon asnjė informacion mbi sasinė dhe kontribuuesin e transfertave financiare tė klientit dhe aq mė pak destinacionin e tyre. Kėshtu nuk prezantohet as minimumi i transparencės financiare, qė ėshtė numri bankar ku depozitohen kėto para. Veliaj ka krijuar kėshtu partneritet me njė biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund tė tregojė se ku i dėrgon sepse ka kontratė privacie me maestron Veliaj. Siē shihet edhe nga faqja e internetit tė Mozaik.shpk, ky biznes qė ėshtė krijuar nė Shqipėri, njė vit pas krijimit tė MJAFT, drejtohet nga njė biznesmen amerikan dhe ėshtė i fokusuar nė shėrbime shit-blerjesh online. Klienti mė i ri i tij ėshtė Erion Veliaj dhe G99, tė cilėt pėrdorin Mozaik.sh.p.k pėr tė kryer transferta financiare tė cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.
    Tashmė ėshtė e qartė se si funksionon gjithė mekanizmi i financimeve tė G99, financime tė padeklaruara deri mė sot, tė fshehura pas komedisė sė Erion Velisė nė Hotel Tirana nė njė asamble, ku sipas Velisė u bė transparencė financiare. Erion Veliaj u mbėshtet te transparenca e 1mijė lekėve tė reja qė kishin paguar 99 anėtarėt ku vetėm salla (dhe shpenzimet e saj) e prenotuar nga G99, kushton mė shumė se vetė kontributi i pjesėmarrėsve. Veliaj, nuk tregoi kur bėri “transparencėn” se ku i ka gjetur rreth ēerek milioni euro kosto tė G99. Veliaj as atėherė dhe as tani, nuk tregon se nga financohet Partia e tij e paligjshme e regjistruar si OJF nė Gjykatėn e Tiranės, njė teknikė kjo pėr tė siguruar financime nga burime qė i ndalon legjislacioni shqiptar pėr forcat politike dhe sidomos legjislacioni pėr pastrimin e parave. Kjo forcė politike e paligjshme, e regjistruar si OJF, i shmanget kėshtu fuqisė sė veprimit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, i cili ėshtė edhe organi kompetent qė kontrollon financat e forcave politike. Po kėshtu duke i kryer transfertat me njė biznes tė shitjeve online, qė ka detyrim tė fshehė ēdo tė dhėnė mbi G99, Velija kėrkon tė manipulojė ēdo raport financiar si tė dėshirojė ai. Duke mos treguar numrin e llogarisė bankare tė G99, ku duhet tė pėrfundojnė kėto para, ėshtė e pamundur tė bėhet transparencė ligjore. Duke futur nė lojė forcėn e tij politike G99 si OJF, Veliaj siguron transferta financiare nga tė gjitha vendet e botės, duke shkelur ēdo parim ligjor, si nė fushėn e partive politike ashtu edhe nė atė tė pastrimit tė parave. Kėshtu Veliaj, mund tė shpikė ēdo lloj kontributi mbi burimet e ēerek milioni eurosh duke shpikur burime online. Tė gjitha opsionet e transparencės “Made in Veliaj” janė njė hapėsirė e paparė korrupsioni dhe pastrimi tė parave.

    Ėshtė e qartė se kush janė teknikat e Veliajt & Co:
    - numra llogarish bankare nė Amerikė ku fluturojnė qindra miliona lekė tė Fondacionit tė Sudes me emrin Fondacioni MJAFT duke pėrfshirė tė gjithė detyrimet financiare tė mikrokrediteve qė Veliaj i fsheh nė mėnyrė mashtruese pas emrit tė nobelit tė paqes Maarti Ahtisaari.
    - krijim biznesesh tė posaēme pėr faturime tė parave tė OJFve tė tij nėpėrmjet njerėzve tė tij tė afėrt, biznese tė regjistruara si persona fizikė apo tė paregjistruara fare duke qarkulluar nė mėnyrė tė dyshimtė qindra miliona lekė tė donacioneve tė huaja pėr shoqėrinė civile apo edhe kontrata biznesi tė dyshimta me vetė ambasadat
    - shpenzime fiktive pėr aktivitetet e donatorėve tė huaj dhe zhdukje tė parave tė donatorėve tė huaj, nė mėnyrė tė hapur duke implikuar vetė donatorėt nė lojėn e tij tė shėmtuar.

    Sot forca politike G99 pėrcakton njė model tė qartė tė politikės sė re pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, tė fshehjes sė financimeve multimilionere qė kanė implikuar vetė ambasadorėt e huaj.
    Sot Erion Veliaj, Arbian Mazniku, Marinela Lika, etj, brenda njė periudhe rekord qė ēdo amerikan do ta kishte zili, kanė blerė superapartamente dupleks nė qendėr tė Tiranės, me pishina nė tarracė, kanė supermakina, kalojnė pushimet nė plazhet mė tė shtrenjta tė Mesdheut, bėjnė njė jetė luksi qė vetėm multimilionerėt mund ta arrijnė.

    gazeta Sot

  7. #77
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Lėvizja MJAFT! reagoi sot kundėr vendimeve tė fundit diskriminuese tė qeverisė italiane, pėr tė ndarė qė nė shkolla fėmijėt italianė nga ata emigrantė, si dhe kundėr nismave tė tjera nė Itali qė tė ngjajnė, nė fakt, mė shumė me reforma raciste.

    Gjatė kohės kur ministri i Jashtėm i Italisė z. Franco Frattini po hynte me kortezhin e tij brenda Kryeministrisė nė bulevardin historik pėr Tiranėn, aktivistėt e Lėvizjes MJAFT! nxorrėn njė banderolė ku shkruhej nė italisht “NO al RAZZISMO” (Jo Racizmit). Ajo nuk ngeli pa u vėnė re nga pėrfaqėsues tė delegacionit Italian dhe nga fotoreporterė tė ndryshėm dhe nga agjenci te huaja prestigjoze.

    Gjatė kėsaj kohe njė makinė fuoristradė e MJAFT! shpėrndante me altoparlantė tingujt e “Giovinezza”, himnit tė rinisė fashiste qė u kompozua nga avokati dhe kompozitori Giuseppe Blanc nė vitin 1909 e qė u pėrdor nga rregjimi fashist deri nė Luftėn e Dytė Botėrore. Ky detaj u vu re ne ate moment edhe nga disa kalimtare te rastesishem italiane.

    Ishte kjo forma e zgjedhur nga aktivistėt shqiptarė pėr tė ironizuar dhe kundėrshtuar vendime tė tilla diskriminuese, qė rėndojnė edhe mbi jetėt e mbi 400 mijė shqiptarėve nė Itali.

    Elisa Spiropali (MJAFT!) tha se, “ne mirėpresim takimet dypalėshe me fqinjėt tanė italianė, por nuk mund tė qėndrojmė tė heshtur ndaj politikave tė tilla diskriminuese tė qeverisė Berlusconi ku bėn pjesė dhe zoti Frattini, si : ndarja e shkollave pėr italianėt e emigrantėt, marrja e shenjave tė gishtėrinjve fėmijėve tė emigrantėve apo dhe ndaj nismave tė tjera qė kanė sjellė njė klimė dhe frymė raciste nė Itali, qė kundėrshtohet fuqishėm dhe nga opozita e atij vendi”.
    Janė mbi 400 mijė shqiptarė emigrantė nė Itali qė kėto politika i prekin direkt nė jetėn e tyre.

    “Zoti Basha dhe zoti Berisha e kanė pėr detyrė jo vetėm tė takohen e pastaj tė buzėqeshin pėrzemėrsisht nė kėto takime, por sė pari tė lobojnė pėr kushtet e jetesės sė qytetarėve shqiptarė nė Itali”, nenvizoi Spiropali. “Nėse politikat italiane tė kujtojnė reformat raciste, atėherė diplomacia shqiptare ka dyfish punė pėr tė bėrė, qė tė sigurojnė se politika tė tilla nuk mund tė kalojnė pa u kundėrshtuar fuqishėm, shtoi ajo.

    Fundjavėn e kaluar disa qindra mijėra italianė u mblodhėn nė Romė pėr tė protestuar jo vetėm ndaj planeve tė qeverisė Berlusconi pėr tė prerė fondet pėr universitetet publike por dhe ndaj nismės pėr tė ndarė nėpėr shkolla tė ndryshme fėmijėt italianė nga fėmijėt e emigrantėve (derisa kėta tė fundit tė mėsojnė mirė gjuhėn italiane). Turma e madhe e njerėzve e mbėshtetur nga opozita e majtė e Valter Veltronit protestoi edhe ndaj nismės pėr marrjen e gjurmėve tė gishtėrinjve ēdo fėmije rom. Opozita i quajti kėto nisma si vendime raciste, pasojat e sė cilės do t’i ndjejė e gjithė shoqėria italiane.

    Qeveria shqiptare nuk ka shprehur nderkohe asnjė koment pėr kėto nisma qė do tė bien dhe nė kurrizin e tė gjithė emigrantėve shqiptarė nė Itali, ndėrkohė qė vende tė ndryshme, si pėr shembull Rumania po lobojnė fuqishėm ndaj ēdo nisme tė tillė qė diskriminon qytetarėt e tyre.

    Kjo e sotmja nuk ishte e para protestė qė Lėvizja rinore MJAFT!, e themeluar nė mars tė vitit 2003, organizon kundėr racizmit qė rėndon nė kurriz tė shqiptarėve edhe nė vende tė tjera, si pėr shembull nė Greqi, Britaninė e Madhe, etj.

    ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    POLITIKĖ
    Reagon MPPTT: Edi Rama, urrejtje patologjike pėr rrugėn qė bashkon shqiptarėt
    26-11-2008 / Gazeta 55

    Opozita dhe mediat e kontrolluara fort prej saj, kanė filluar pėrsėri mėsymjen vrastare ndaj projektit gjigant, rrugės sė shqiptarėve, autostradės Durrės-Kukės-Morinė. Gjatė dy ditėve me radhė, megafonat e opozitės, kumtojnė nė llomotitje rrugėve tė Tiranės, me pretendime se po abuzohet me disa segmente tė autostradės.
    Nuk ka vonuar reagimi i Ministrisė sė Punėve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, e cila ka hedhur poshtė tė gjitha akuzat qė bėhen nga opozita dhe hispanikėt mediatikė tė saj. Nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp, Ministria hedh poshtė tė gjitha akuzat dhe pretendimet e ngritura nga pala opozitare, duke i konsideruar ato si spekulime dhe gėnjeshtra tė paprincipta. “Nėn dirigjimin e kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama, mediat e kontrolluara prej tij rifilluan bombardimin me gėnjeshtra mbi rrugėn Durrės-Kukės. Nė respekt tė transparencės ndaj publikut, sqarojmė se ēdo pretendim i ngritur nė shkrimet qė shpėrndan Edi Rama nėpėr mediat e kontrolluara nga lejet e ndėrtimit ėshtė spekulativ, i gėnjeshtėrt dhe i pacipė. Pretendimi se ka njė oponencė qė nuk e justifikon ndėrtimin e rrugės ėshtė mashtrim”, thuhet nė komunikatėn pėr shtyp tė ministrisė. Sipas ministrisė, nė dokumentin qė citohet nė shtyp, dhe qė ėshtė nė fakt oponenca e projekt idesė dhe jo e projekt zbatimit, thuhet se “varianti A1 + B paraqitet mė i mirė, si nga ana planimetrike, kostoja e ndėrtimit dhe, sidomos, ajo e shfrytėzimit”.
    Sugjerimet qė kanė tė bėjnė me zgjidhjen planimetrike qė nuk prek rrugėn ekzistuese Rrėshen - Rreps dhe pėr tipin e traut qė do tė pėrdorej pėr urat, janė marrė parasysh tėrėsisht gjatė projektit”. Ndėrsa nė oponencėn e projekt zbatimit, konkludohet se “projektuesi ka treguar kujdes nė pėrzgjedhjen e aksit planimetrik dhe altimetrik tė rrugės, pėr tė dhėnė njė zgjidhje efecientė, nė teknikė dhe ekonomike”.
    “Tipizimi qė i ka bėrė urave dhe tombinove lehtėson jashtė mase ndėrtimin e tyre, duke sjellė ekonomi nė ndėrtim dhe pėrfitim nė kohė. Projekti ia ka arritur qėllimit nė dhėnien e njė zgjidhje teknike tė kėnaqshme, ekonomike dhe tė lehtė pėr zbatim”.
    Pėrsa i pėrket mashtrimeve nė lidhje me kostot e rrugės, Ministria sqaron se kosto pėr kilometėr, mė sė shumti pėrcaktohet nga terreni ku kalon rruga.
    “Pėr tė ilustruar mė mirė, se deri ku mund tė mbėrrijnė kostot pėr kilometėr nė rrugė qė kalojnė nė terrene gjeografike tė vėshtira, mjafton tė pėrmendim se,
    nė Kroaci, segmenti Krapina – Macelj, pati njė kosto prej 15 milion Euro pėr kilometėr, nė Slloveni, rruga Sentiv – Koseze kushtoi 240 milionė Euro pėr 4.5 kilometra, pra 55 milionė Euro pėr kilometėr. Po nė Slloveni, seksioni Tojanė kushtoi 450 milionė Euro pėr 16 km, pra 30 mln Euro pėr km. Nė Sllovaki rruga Sverepec – Vrtizer kushtoi 300 milionė Euro pėr 9.5 kilometra, pra 31 milionė Euro pėr km. Nė Poloni seksioni autostrada S8 kushtoi 1 miliardė, ose 100 milionė dollarė pėr km. Nė Suedi autostrada Sodra, 6 km, kushtoi 850 milionė Euro, ose 140 milionė Euro pėr km. Nė Holandė, rruga Delft – Rotterdam, 7 km e gjatė ka kushtuar 700 milionė Euro pra 100 milion Euro pėr kilometėr. Pėrsėri nė Suedi, bypass-i perėndimor i Stockholm-it kushtoi 2.6 miliardė Euro, ose 110 milionė Euro pėr km. Nė Spanjė, 5.5 km nė Seville, kushtojnė 590 milionė Euro, ose 107 milionė Euro pėr km. Nė Greqinė fqinje, seksioni i rrugės Egnatia Panagra – Polymos, 31 km, kushton 659 milionė Euro, rreth 21 milionė Euro pėr km. Kaq mjafton pėr tė kuptuar se sa dashakeq ėshtė spekulimi qė bėhet me kostot e rrugės Rrėshen-Kalimash, pas tė cilave, nė tė vėrtetė fshihet vetėm njė gjė: urrejtja patologjike qė ka zoti Rama pėr rrugėn qė lidh Shqiptarėt”, pėrfundon reagimi zyrtar i MPPTT.
    ...

    55

  9. #79

    MJAFT, gropa e zezė e parave tė donatorėve dhe taksapaguesve shqiptarė

    Ja skema se si Erion Veliaj mori 400 milionė lekė nga KQZ pa tender dhe me urdhėr te Celibashit

    29 Nentor 2008 23:32


    MJAFT, gropa e zezė e parave tė donatorėve dhe taksapaguesve shqiptarė

    Nė vazhdim tė serialit tė prezantimit real para shqiptarėve tė fenomenit MJAFT&Veliaj, mund tė themi me plot gojėn se nė financimet pėr aktivizimin e kėsaj biėim organizate ėshtė i pėrfshirė edhe shteti shqiptar.

    Pėrvec diplomatėve, tė cilėt tashmė heshtin pėr paratė qė ju zhdukin taksapaguesve tė tyre pėr tė na implementuar figurėn e si Erion Veliajt, si shembėlltyrėn e njeriut qė do ndryshojė Shqipėrinė, nė lojė ėshtė ngatėrruar edhe shteti shqiptar qė ka dhėnė plot 400 milionė lekė nga paratė e taksapaguesve.

    Kėto para janė dhėnė pėr tė ushtruar zanatin politik ky pinjoll i vogėl i diplomatėve profesionistė, deri nė momentin qė e transformoi lėvizjen e tij nga lėvizje ambasadorėsh, edhe nė lėvizje tė kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, ose kryetarit tė biznesit tė lejeve tė ndėrtimit.

    Tashmė kjo lėvizje e cila na u paraqit deri dje si shoqėri civile, ėshtė shndėrruar nė kamikaze tė politikės sė Edi Ramės, Gramoz Ruėit, Namik Dokles, Fatmir Xhafės etj. Goxha politikė e re kjo, me ish ministrin e brendshėm tė shtetit diktatorial enverist, apo me sekretarin e Komitetit Qendror tė Rinisė Xhafa dhe me kandidatin pėr president nė shtetin monist tė Ramiz Alisė. Politika ndėrkombėtare perėndimore e mbėshtetur nė eksperiencėn komuniste ka nxjerrė tashmė nė skenė edhe embrionin e ri tė politikės sė qoftėlargut zotin Veliaj.

    Pėr tė kuptuar mekanizmat qė po pėrdor sot Erion Veliaj pėr tė thithur paratė e donatorėve tė huaj pėr mbėshtetjen financiare dhe institucionale tė Formacionit tė tij Politik sorosian G99 nėpėrmjet MJAFT nė zgjedhjet e 2009, duhet tė kuptojmė se si ėshtė “stėrvitur” dhe mbėshtetur ai nga “investitorėt holandezė” tė Tiranės nė zgjedhjet e kaluara.

    Nė Korrik 2003 sapo ishin harxhuar 245 mijė euro tė Ambasadės Holandeze dhe rreth 150 mijė euro tė tjera nga institucionet e tjera ndėrkombėtare tė Tiranės tė organizuara nga OSBE qė drejtohej nga holandezėt (kohė e cila u prit me ankth 12 muaj nga strukturat e Soros nė Tiranė dhe vetė holandezėt e Tiranės me qėllim sigurimin e influencės institucionale nė tė gjitha ambasadat e Tiranės pėr ti bindur pėr mbėshtetjen e MJAFT). As njė muaj pas harxhimit me urgjencė tė qindra milionė lekėve pėr vetėm 4 muaj tė faturuar nga biznesi qė vetė kishin hapur me emrin C&PR Production qė drejtohej nga Denis Behluli, Ambasada Holandeze, e mbėshtetur nga OSBE e cila drejtohej nga Presidenca Holandeze, lėvron edhe njė shumė tjetėr pėr Fondacionin Soros jashtė cdo procedure aplikimi. Rreth tridhjetė milionė lekė tė tjera pėr xhiro me autobus pėr realizimin e njė projekti me metodologji tė vjedhur.

    Kjo eksperiencė turistike e MJAFT qė kushtoi nė total mbi 110 milionė lekė, synonte tė stėrviste politikanėt e rinj tė G99 pėr procesin e zgjedhjeve dhe vendosjen e raporteve me partitė politike.Njė vit mė pas, MJAFT, me ndėrhyrje tė fortė nga Ambasadori holandez, OSBE dhe drejtuesit e Soros nė Tiranė, nėpėrmjet njė strategjie tė ashpėr pėr tė hequr qafe tė gjithė konkurrentėt e MJAFT nga fusha e projekteve tė zgjedhjeve, krijojnė njė lidhje tė ngushtė me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve tė drejtuar nė atė kohė nga Ilirian Celibashi. Qėllimi i forcimit tė lidhjeve midis Veliajt dhe Celibashit, bazoheshin tek shuma e madhe e parave qė nė atė kohė Celibashi merrte nga donatorėt ndėrkombėtarė pėr realizimin e zgjedhjeve nė Shqipėri.

    Nė atė kohė Celibashit i lėvrohen rreth 350 mijė euro pėr edukimin e votuesve pėr herė tė parė, fonde tė cilat duhet ti pėrdorte nė bashkėpunim me OJF e specializuara pėr edukimin e votuesve. Ky fond nuk u tenderua nė asnjė rast sipas procedurave tė ligjshme qė kėrkonte KQZ dhe institucionet qeveritare, por nėpėrmjet njė marrėveshje tė pėrbashkėt midis OSBE dhe KQZ, qė ky fond binte i gjithi nė duart e Erion Velisė. Kjo shumė i bashkėngjitej edhe shifrės prej 39 mijė eurosh tė ambasadės holandeze pėr sondazhin e famshėm tė Gallupit tė pavėrtetė, shifėr qė i bashkangjitej edhe 120 mijė eurove tė tjera tė shumė donatorėve tė tjerė pėr tė cilėt lobonte OSBE, Ambasada Hollandeze dhe Fondacioni Soros Tiranė. Ndėrkohė qė totali i shifrės qė lėvroi Mbretėria e Holandės pėr edukimin e votuesve dhe sondazhin ishte 276 mijė euro, Mbretėri, Princesha e tė vilės ėshtė edhe Drejtoreshė e Fondacionit Soros pėr Europėn me qendėr nė Londėr.

    Kėshtu 400 milionė lekė tė dhėna shtetit shqiptar, Erion Veliaj i mori pa tenderim apo prokurim, thjesht me njė marėveshje, megjithėse kėto fonde ishin pronė e shtetit shqiptar pėr organizimin e zgjedhjeve. Edhe vetė sondazhi i famshėm, i cili pavarėsisht mashtrimeve tė mėvonta tė Velisė pėr saktėsinė e tij, (fakt krejtėsisht i pavėrtetė pasi Veliaj bėn lojėra fjalėsh siė e ka zakon), ishte pjesė e mbėshtetjes tė institucioneve tė huaja pėr infrastrukturėn e organizimit tė zgjedhjeve dhe edukimin e pjesmarrjes sė qytetarėve nė votime.

    Duke pasur 3 lobistė kryesorė nė tregun e donatorėe dhe mbėshtetjen e drejtpėrdrejtė tė Ilirian Celibashit tė KQZ, Veliaj vazhdoi tė faturonte qindra miliona lekė jo vbetėm me biznesin e tyre C&PR Production por edhe me futjen nė lojė tė biznesit tė ri Grafik Propaganda qė drejtohej nga familja Veliaj (biznes i cili nuk rezulton tė jetė regjistruar ndonjėherė nė Gjykatėn e Tiranės). Kėshtu, i vetmi tender qė u bė nė atė kohė ishte vetė pėrqindja e sondazhit, pėrqindje tė cilat Veliaj i tenderoi nė netė tė tėra duke biseduar me disa diplomatė tė rėndėsishėm nė Tiranė, por temėn e sondazheve dhe monitorimeve tė MJAFT do t’a trajtojmė njė herė tjetėr.

    Ajo qė ka rėndėsi nė kėtė histori dhe duhet theksuar ka tė bėjė me mekanizmat e thithjes sė fondeve tė zgjedhjeve, ku funksionarė tė lartė pėrdoren pėr kalimin e fondeve tė destinuara pėr institucionet qeveritare pa proėedura prokurimi apo tenderimi siė e kėrkon ligji, por nga ana tjetėr edhe pėr tė identifikuar aktorėt holandezo-sorosianė qė kanė lobuar pėr Velinė dhe Lėvizjen e tij paraelektorale MJAFT.

    Paratė qė u hodhėn nė atė kohė nga donatorėt e tjerė ishin tė shumta pėr procesin zgjedhor, por mė tipiket janė financimet qė u nėpėrmjet OSBE nga Ambasada Gjermane (60 milionė lekė), Norvegjia, Italia, Japonia, etj.
    Nė uebsitin e KQZ ndodhet edhe njė kopje e projektit “Fillo Voto”, por nuk tregohet asnjė procedurė e ndjekur pėr superfinancimin MJAFT, dhe mbi tė gjitha ėshtė fshirė faqja qė tregon buxhetin dhe sasinė e parave qė duhet ti jepeshin MJAFT. Nė faqen e KQZ nuk tegohet se si raportuan qindra miliona lekė, sa nga kėto u faturuan nga personi fizik Denis Behluli (i fshehur nėn emrin e C&PR Production) sa u faturuan nga Arbėr Veliaj (vėlai i Erion Velias), dhe cfarė faturash janė pėrdorur pėr kėtė qėllim me TVSH apo jo.

    Vetėm njė vit mė vonė, Celibashi u shpėrblye nga Veliaj i MJAFT dhe Capajev Gjokutaj i Soros pėr shėrbimin e kryer duke pėrfituar dhjetra miliona lekė nga Fondacioni Soros dhe donatorė tė tjerė qė siguroi Veliaj & Co pėr monitorimin e zgjedhjeve 2007, ku kandidonte “babai” i tij shpirtėror sic ka filluar tė quajė Edi Ramėn nė rrethet diplomatike.

    Se si u shpenzuan paratė e MJAFT nė fushatat elektorale 2003, 2005, 2007 kėtė e dinė mė mirė bizneset e tyre familjare qė i faturuan ato duke maksimalizuar gamėn e mbulimit tė zėrave tė ndryshėm, por ėshtė njė fakt qė dihet qė numri i vėzhguesve tė MJAF qė pretendon se ka 8000 anėtarė ishte mė pak se 200 persona megjithė lajmėrimet e shumta qė u bėnė nė Shqipėri dhe nė diasporė. Tė rinjtė nuk kanė besuar kurrė tek Veliaj & Co ndaj dhe e kanė braktisur gjithmonė nė protestat e tij me pak persona, apo edhe nė aksionet elektorale tė G99 qė me zor mbledh megjithė insistimin e drejtuesve sorosianė tė universiteteve private, drejtorėve tė donatorėve qė telefonojnė shoqatat kudo munden deri duke iu bėrė tė qartė se nėse nuk mbėshtesin Velinė do tė ngelen pa fonde, por edhe kjo ėshtė njė ėėshtje qė do tė trajtohet nė ditėt nė vazhdim.

    Ajo qė duhej theksuar nė kėtė material ėshtė se teknikat e thithjes sė parave pėr fushatat elektorale tė Erion Velisė janė mbėshtetur dhe superfinancuar nga holandezėt e ambasadės dhe lobimi politik i OSBE holandeze tė Tiranės (qė jo rastėsisht drejtohet nga njė holandez pikėrisht kur Veliaj ka mė shumė nevojė se kurrė pėr OSBEnė pėr thithjen e fondeve).

    Veliaj ka thithur nė 3 fushatat elektorale tė kaluara rreth 1 miliardė lekė por nė 2009 ai ėndėrron tė bėjė goditjen e madhe duke shpresuar se do tė sigurojė me projektet e MJAFT tė kontrolluar ende prej tij, rreth 1 miliardė lekė (deri tani Gazeta Sot ka tė dhėna pėr disa projektaplikime qė kapin shifrėn prej 500 mijė eurosh por kėtu nuk pėrfshihen fondet qė do ti kėrkohen Fondacionit Soros dhe partnerėve tė tij tė ngushtė nė Perėndim).


    gazeta sot

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Fakti qe Rumania ka mbi 700.000 emigrante ne Itali,dhe qe qeveria rumune e ngren zerin perhere kunder politikes ekstremiste te qeverise italiane,duhet te na beje te reflektojme.
    Perse duhet te skandalizohemi nese dikush ngren zerin kunder padrejtesive?
    Me duket nganjehere sikur ne nuk e duam te miren e shqiptarit tone,dhe i lepihemi kujdo thjesht per nje kafshate.
    Jemi bere thjesht lojra te nje politike te felliqur,te politikes shqiptare qe asnjehere nuk ka shprehur edhe nje falenderim te vogel per kontributin e emigranteve shqiptare ne mbare boten.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  2. Tri orėt milionėshe nė dorėn e ministrit Fatmir Mediu
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 07-12-2007, 07:41
  3. Kisha Serbe dhe urrejtja ne Ballkan
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 22:33
  4. Jezuiti italian qė adhuronte Shqipėrinė
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50
  5. Gjuha zyrtare e Shqiperise
    Nga XimiD nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 02-05-2003, 22:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •