
Postuar mė parė nga
Brari
rd
Skandali, debatikasit e Ramės sulm me kėngė fashiste Frattinit
Kryetari i PS i ka vėrsulur dje ministrit tė Jashtėm italian, Frattini, debatikasit e tij, duke hedhur hapin tjetėr skandaloz tė konfrontimit me vendet Perėndimore. Gjatė kohės qė nė Kryeministri zhvillohej takimi mes kryeministrit Berisha dhe ministrit tė Jashtėm italian, Frattini, grupi i debatikasve tė PS nisi protestėn nė bulevard. Konteksi i kėsaj proteste ishte mjaft ofendues pėr ministrin e Jashtėm italian dhe Italinė. Pėrmes njė kėnge tė njė filmi tė realizmit socialist, ku Italia konsiderohej si njė vend fashist, debatikasit e Ramės kanė qėndruar pėr afro 30 minuta para selisė sė Kryeministrisė. Provokimi i Ramės ka qenė i turpshėm dhe ai bėhet ndaj njė vendi mik dhe avokati tė Shqipėrisė nė proceset e integrimit.
Nė momentin kur kreu i diplomacisė italiane Franco Fratini po jepte lajmin e shumėpritur pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė pėr liberalizimin e plotė tė regjimit tė vizave me Bashkimin Europian, "Tomka i PS-sė" kishte urdhėruar "shokėt e tij" qė tė protestonin para selisė sė Kėshillit tė Ministrave me sllogane komuniste, duke pretenduar se imperializmi perėndimor po keqtrajton bijtė tanė qė punojnė dhe jetojnė nė Itali. I mbėrthyer nė ngėrēin e njė shterpėsie politike tė paprecedent, Rama nxitoi qė tė shfrytėzojė debatikasit e "Mjaft"-it nė pėrpjekje pėr tė zbehur sadopak mesazhin e madh qė Fratini po pėrcillte nė Tiranė. Edhe pse kreu i diplomacisė italiane do tė deklaronte publikisht se 400 mijė emigrantė shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Itali, trajtohen si qytetarė europianė, debatikasit mjaftistė, tė brumosur nėn frymėn nostalgjike tė kryedebatikasit qė drejton aktualisht PS-nė, nuk kanė se si tė mos shfaqin mosbesimin e tyre ndaj revizionistėve perėndimorė, qė detyrimisht duhet tė kenė qėllime jo tė mira ndaj shqiptarėve. Ashtu sikurse tentoi tė denigronte vizitėn historike tė Presidentit Bush me trillimin e shpėrndarė nė mėnyrė tė rrufeshme nė mediat e kontrolluara prej tij pėr vjedhjen e orės nė Fushė-Krujė, nė tė njėjtėn mėnyrė kryetari i PS-sė tentoi tė konkurojė mesazhin e madh tė Fratinit me njė protestė tipike debatikase, ku mungonin vetėm portretet e ish-diktatorit komunist. Lėvizja e debatikasve tė vegjėl nuk ka nguruar ta pasurojė protestėn e saj edhe himnin e rinisė fashiste, duke dėshmuar edhe njėherė se sa poshtė ka rėnė politika e kryedebatikasit Edvin Rama. Megjithatė, kjo protestė e iniciuar nga kryetari i PS-sė nuk pėrbėn aspak njė suprizė pėr qytetarėt shqiptarė, tė cilėt tashmė dinė tė dallojnė qartė linjėn anarkisto-diktatoriale drejt sė cilės ėshtė i prirur Rama. Nuk ishte e rastėsishme as protesta e organizuar nga kryetari i PS-sė me flamuj, banderola e portrete tė diktatorit mė mizor tė komunizmit, njė ditė pasi Shqipėria mori ftesėn e anėtarėsimit nė NATO, por njė dėshmi mė tepėr se ky njeri e adhuron diktatin dhe shtypjen, ndėrsa ka alergji ndaj lirisė. Kėtė Rama e ka manifestuar nė mėnyrė konstante gjatė gjithė kohės qė ka drejtuar Partinė Socialiste, duke ndrydhur mendimin ndryshe, duke ndryshuar herė pas here statutin e partisė pėr t`i shtuar absolutizmin vetes nė vendimmarrjen e partisė. Kėtė prirje diktatoriale, anti-NATO e anti-perėndimore, Rama e ka manifestuar gjithashtu edhe nė marrėdhėnien e tij me median e lirė, duke shėnuar shembullin tipik tė marrėdhėnies sė njė diktatori me pėrfaqėsuesit e pushtetit tė katėrt.
..rd
Krijoni Kontakt