Kam Vetem nje Pytje a duhet te jet Njo Foto qe kam ber vet apo ska lidhje edhe qe marr un foton me ndonje webfaqe tjeter???
Kam Vetem nje Pytje a duhet te jet Njo Foto qe kam ber vet apo ska lidhje edhe qe marr un foton me ndonje webfaqe tjeter???
ReaL madriD
Campeón de Liga 2007/08
Repasa el triunfo de la Liga 07/08 del Real Madrid.
Eshte mire qe anetaret te bejne krijime enkas per konkursin dhe jo te prezantojne krijime te vjetra. Jemi dy muaj perpara dhe nuk ka snje arsye pse dikush qe ka pasion dhe vullnet fotografine, mos te gjeje pak kohe per nje foto.Kjo ide eshte e mire po mund te ket njerez qe i kane bere fotografite kohe me perpara dhe ndoshta s'kane mundesi te bejne nje fotografi te dyte qe permban emrin.
ReaLFan, duhet te jete nje foto qe e ben ti vete dhe jo fotografi e marre nga interneti.Kam Vetem nje Pytje a duhet te jet Njo Foto qe kam ber vet apo ska lidhje edhe qe marr un foton me ndonje webfaqe tjeter???
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Ajo ideja pėr vėrtetimin e autoresise duket pak si e tepėrt. A duhet qe unė kur dua te dal diku ( qe ndoshta mund te jet njė vend ku mund te nxjerr fotografi te bukur) te marr edhe njė paroll ku shkruhet MmEeTtIi qe te ta vėrtetoj ty se unė e kam ber vete fotografin? Pak si pa lidhje po me duket mua.
Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Pikerisht MmEeTtIi, ne rast te kundert cfare fakti bindes do sjellesh qe ti je autori i fotografise? Nuk eshte nje parrulle po nje pusulle, dhe nje shkrepje don me pak se nje sekond kohe nga koha jote. Fotografite nuk duhet te jene egzaktesisht njelloj, por pak a shume te perafterta.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Si CIA je bo Bvizion :P
Me duket dicka absurde, por ne rast se do dua te konkurroj ndoshta do ta provoj te bej njė gjė te tille.
Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
mendoj se jane 12 muaj d.m.th 12 foto te ndryshme, atehere n.q.s. prezanton
foto te vjetra s'besoj te kesh ne dispozicion nje arkiv te tille edhe per arsyen se
konkursi eshte me vlere per fotografi aktuale per pjesemarrje, aktivizim, ballafaqim
idesh etj. nuk eshte se s'ke te drejte, por e bukura eshte ketu. ne fund te fundit
fotografia nuk eshte pune por art. s'besoj te te lodh shkrepja se sa idea qe i ofron
forumit.
Ky eshte egzaktesisht problemi....sa ka mijra menyra per te vjedhur fotot dhe pamundesi per tu vertetuar autoresia.
Fakti qe fituesi do shperblehet me nje cmim qe permban nje dhurate (apo shume paraje) do nxise ata qe nuk kane pasion fotografine per te konkuruar per hir te kesaj te fundit. Dhurata eshte shpermblim per punen e mire qe ben fituesi per te arritur ne ate peidestal qe fotografija e tij/saj te jete me e mira e vitit. Prandaj ne duam te sigurohemi plotesisht mbi autoresine e fotografive.
Dhe nuk ka pse dikush te shfletoje albumet me fotografi te bera nga e kaluara. Konkursi do jete per vitin 2009 dhe fotografite do ti permbahen perafersisht vitit 2009. Ketu anetareve nuk duhet tu krijohet ndonje konfuzion. Nese dikush nuk e ka pasion fotografine, kot qe i hyn asaj rruge. Ata qe e kane pasion fotografine, kane mundesi te gjejne kohen e duhur per te bere foto, madje dhe me version autoresie.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Bvizion,ideja nuk eshte dhe aq e keqe ama me duket pak e tepert per shkakun se shumher fotot e bukura qe i zen njeriu i zen rastesisht siq me ka ndodh shpesh ,dhe ka raste kur tamam mundohesh ta e realizosh nje foto te mir e me atmbishkrimin qe thua ti por se qellon sekap dot at qastin e duhur.Un pershembull saher dal ne natyr e mbaj me vete aparatin qe te jem i gatshem per te kap ndonje gje,tashi d.m.th me duhet te mbaj dhe nje pusull me pseudonimin tim.me duket pak si e teper,por neqoft se ju insistoni nje nje gje te till ,ska problem,por kisha pas deshir te gjenim ndonje opsion tjeter ne lidhje me autoresin.
Me te mira Bela.
Duajeni njėri tjetrin.
bela70, he per he, eshte vtem nje ide. Personalisht nuk mund te gjej ndonje metode qe e eviton vjedhjen, perpos kesaj. Po ju lutem hidhni idete tuaja.
E kuptoj qe eshte veshtire per arsye se kur fotografon nuk e mban mendjen per gjera te tilla. Dhe te them te drejten kam besim te plote tek anetaret qe jane aktive me fotografite e tyre per arsye se eshte pasioni qe i shtyn. Por kam hezitime tek te rinjte qe kurre nuk u eshte pare ndonje fotografi, dhe qe shfaqen papritur aty tek qoshi, me nje fotografi spektakulare te papare.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Hiqe fare cmimin...... kshu nuk do kete perpjekje "serioze" per mashtrime....
Megjithse nuk besoj se ndonjeri eshte aq keq per nje dhurate , sa te beje veten legen para te gjitheve.......
Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)
cmimi nuk ka vleren e parase por ate qe forumi vlereson fituesin.
nje dhurate nuk pasuron o varferon njeri, por e bukura qendron ketu
kur nje forum i tere te vlereson.
Dhurata rrit edhe me shume interesin ne pjesmarrje, edhe pse nuk eshte ndonje shume e madhe. Prandaj ne konkurse ku cmimet permbajne vlera materiale apo financiare interesi i pjesmarrjes eshte me i larte, kuptohet.
Do fokusohemi ne dy gjera te cilat jane mjaft te rendesishme. 1) Autoresia 2) Votim i paster dhe pa djallezira.
Po per kete kerkohet ndihma e te gjithe anetareve ne forum. Per c'do fotografi qe kane dyshime se mund te jete e vjedhur dhe i perket tjeter autori, eshte mire te me kontaktojne me MP dhe informimi do jete krejtesisht konfidencial. Po ashtu edhe nese kontaktoheni nga dikush me kerkese per te votuar ndonje foto ne konkurim. Eshte kontribut qe vlersohet shume nga ne, dhe qe e ben kete konkurs sa me te drejte dhe sukses plote.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Eshte e drejte per cfare eshte shkruar me lart. Une mendoj qe si vertetim per autoresine do te ishte dergimi i fotos origjinale pa prekur asgje nga te dhenat qe regjistrohen se bashku me shkrepjen e fotos. Sepse eshte ndryshe kur shikon PROPETIES me te gjithe te dhenat e aparatit kur foto eshte origjinale dhe ndryshe kur shikon PROPETIES ne fotot qe mund te vjedhes nga interneti.
Dhe e dyta do te ishte mire qe votimi te behet pa komente. Per mendimin tim, ne konkurset e 2008, ishte e tepert qe te shikoje komente te tilla: foto spektakolare, foto e paster, te tjerat te shtrydhura etj. Do te kishte ndikim psikologjik tek votuesit pasardhes pasi te lexonin komente te tilla. Votimi te behet duke vleresuar punen dhe jo komentet e shkruara.
Uroj te behet nje konkurs i denje.
Injoranti eshte......
Injorant nuk eshte ai qe nuk di, por ai qe nuk meson!
Per ta bere sa me te carte tek anetaret e forumit, dhe per te evituar konfuzionet te cilat ne konkursin 2008 nuk kane qene te pakta, ne konkursin e ardhshem do kete dy rregullore. Njera e pjesmarrjes ne konkurs, dhe tjetra e votimit ne konkurs. Keto rregullore do miratohet nga stafi, dhe pataj do paracitet tek ju, me nje opsion votimi nese ju duket e drejte apo jo. Te gjithe ata qe kane krijime per te derguar, ju lutem prisni edhe ca dite deri ne shpalljen e rregullores.
Syri i Arte 2009
Konkursi i pare hapet ne daten 5 Janar 2009
Nese dikush ka akoma fotografi per te derguar, mund ti dergoje deri ne daten 4 Janar, pra te Dielen.
Adresa konkursi@hotmail.co.uk
Por lexoni rregulloren e konkurimit ne kete forum para se te dergoni fotografite.
per votimin mendoj qe te jap nje ide dhe ideja eshte kjo:
Cdo votues ka ne dispozicion nje numer te caktuar pikesh dhe keto pike ka te drejte ti shperndaje ne tre fotografi dhe ne fund fotografite te klasifikohen simbas pikeve qe kane grumbulluar .
Me respekt, Dajti.
Faleminderit per sygjerimin Dajti. Ideja eshte shume e mire pasi krijon mundesine e vlersimit te me teper se nje fotografie, sipas shkalles.
Por ka nje problem. Ky lloj votimi nuk behet dot me sondazh. E vetmja menyre eshte duke postuar votat ne formen e postimeve. Por fakti qe postimet shpesh here moderohen (psh, posta mund te permbaje vlersimin + supozim se kush mund te jete autori) kjo e fundit moderohet, por moderimi do sillte dyshime apo shpifje mbi ndryshimin e votave. Vetem sondazhi eshte teknikisht i pa moderueshem nese eshte publik (pra nese voton ne nje sondazh te hapur publik, emri jot si votues nuk zhvendoset dot teknikisht)
Kjo eshte dhe arsyja pse jemi te detyruar ta bejme me sondazh. Votimi i me teper se nje fotografie nuk do ishe keq, por krijon konfuzione. Por per kete arsye komplet cikli eshte ndare ne 12 konkurse, ku numri i konkuruesve do jete i pakte ne cdo konkurs, por ama ne fund te vitit do jene 12 fotografite me te votuara nga e cila do zgjidhet vetem nje fotografi, me ane te votave.
Autoresia, edhe kete vit do jete absolutish e fshehur deri ne perfundimin e finales.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 03-01-2009 mė 06:40
..te lumte per kulturen qe ke ne komunikim me te tjeret,
te lumte per durimin qe manifeson duke ju pergjigjur pothuajse te gjithve dhe e fundit te lumte per modestine qe reflekton kur te tjeret te vleresojne ne max. fotografite e tuaja.
Nuk me ngelet vecse te falenderoj me gjithe zemer per kontributin e juaj ne kete forum.
"..lum e lum lokja qe t'perkundi
tuk e tuk e tuk ne djep prej druni
urojne malet e atdheut
t'u rrit jeta e burre i dheut..."
Me respekt Dajti.
Krijoni Kontakt