Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Shkrim nga Urim Gjata

    SI E NDIHMUAN EMIGRANTĖT SHQIPTAR NĖ GREQI ĒĖSHTJEN E KOSOVĖS



    Shkruan: Urim Gjata*



    Kontributi i intelektualėve arvanitas pėr ēėshtjen e Kosovės



    Asnjėherė nuk ėshtė folur pėr ndihmėn qė ka dhėnė shoqatat e emigrantėve shqiptarė nė Greqi gjatė luftėn sė Kosovės. Atė periudhė tė vėshtirė edhe pse pa dokumenta tė rregullta emigrantėt ndihmuan ēėshtjen e Kosovės nė disa drejtime. Ata ishin shumė aktiv gjatė debateve televizive pėrballė grupeve ekstreme greke dhe serbe qė mbronin me fanatizėm pushtetin racist tė Millosheviēit.



    Pra, edhe pse ishim emigrantė menduam tė jepnim ndihmėn tonė pėr tė mos mbetur indiferentė ndaj tragjedisė sonė kombėtare qė po kalonim si komb, atė periudhė tė vėshtirė. Janė tė njohura kontributet e intelektualėve arvanitas ndaj ēėshtjes sė Kosovės, veēojmė tė madhin Aristidh Kola, po ashtu emigrantėt nė Athinė nė prill 1999 mbajtėn njė protestė paqėsore nė pėrkrahje tė UĒK-sė. Por pėr ndihmėn e ish-Forumit tė Emigrantėve Shqiptarė, dega Selanik nuk ėshtė folur shumė dhe mendoj qė ka ardhur koha qė disa gjėra duhen thėnė me emėr dhe mbiemėr.



    Nė vitin 1998 lufta ishte ndezur ashpėr nė Kosovė. Nga tė gjitha anėt e botės ku ishin shqiptarėt kishin filluar tė ktheheshin nė Kosovė pėr tė luftuar, prandaj edhe ne si shqiptar e ndienim se duhet tė bėnim diēka. Por nuk dinim mėnyrėn se si do mundeshim tė jepnim kontributin tonė pėr ēėshtjen madhore shqiptare.



    Pas masakrės sė familjes sė Jasharajve nė mars tė 1998, disa shokė tanė nisen nė prill pėr t’u takuar nė Tiranė me shefin e zyrės diplomatike tė Republikės sė Kosovės z.Iljaz Ramajli. Atje ata i shprehėn ngushėllimet pėr viktimat e luftės si dhe i shprehėn gadishmėrinė pėr tė ndihmuar. Ishte njė takim miqėsor prej rreth 40 minutash. Ndėrsa miku jonė nga Hani i Elezit, Bastri Maliqi u nis nė Tropojė pėr tė vėnė kontaktet e para me UĒK’nė. Pas kėtyre takimeve nė Shqipėri diskutuam me vėllezėrit nga Kosova, tė cilėt vinin nga Hani i Elezit, Kaēaniku, Prishtina, Shkupi pėr ndihmuar UĒK’nė, tė cilėt ishin emigrantė nė Selanik.



    Nga qershori i vitit 1998 disa nga shokėt tanė emigrantė ishin lidhur me njė gazetarė tė gazetės “Zėri i Kosovės”, gazetė e cila ishte e afėrt me Lėvizjen Popullore tė Kosovės qė vepronte ilegalisht. Gazeta “Zėri i Kosovės” na vinte rregullisht nė adresa tė ndryshme, ēdo herė me qėllimin qė tė mos ndiqeshim nga sigurimi serb, qė ishte shumė aktiv dhe me ndikim nė Greqi. Kėshtu ne kishim informacione tė pėrgjithshme rreth gjendjes nė Kosovė dhe UĒK’sė.



    Pas shumė pėrpjekjeve nuk kishim arritur ende tė organizoheshim prandaj vendosėm tė bėnim njė takim tė pėrgjithshėm. U vendos qė mbledhja tė mbahej nė shtėpinė e familjes sė Maliqėve nė Selanik. Pra, ai takim nuk ishte thjesht njė mbledhje, por do tė diskutohej pėr mėnyrat e veprimit nė ndihmė tė UĒK’sė dhe shqiptarėve tė Kosovės. Nė mbledhje morėn pjesė shqiptar nga Shqipėria dhe Kosova, tė cilėt ishin tė gatshėm pėr tė ndihmuar me ēdo formė ēėshtjen kombėtare. Njė ndihmė tė veēantė na dha deputeti (i ndjeri) z.Azem Hajdari nė Tiranė. Ai u tregua i gatshėm pėr ēdo gjė nė ndihmė tė vėllezėrve tanė nga Kosova.



    Bastri Maliqi gjatė qėndrimit nė Tropojė kishte arritur lidhje tė fshehta me UĒK’nė dhe ne e pėrkrahnim pėr ēdo veprim qė do vendosej nė ndihmė tė luftės. Nė dhjetor tė 1998 themeluam degėn e Forumit nė Selanik. Kryetar u zgjodh gazetari Arben Llalla, i cili ishte nga Elbasani, ndėrsa pėr sekretar u zgjodh Shahadin Maliqi nga Kosova me qėllim qė tė tregonim bashkimin kombėtar pa dallim feje dhe krahine nga vinim. Pasi morėm edhe dokumentat origjinale nga gjykata e Athinės nisėm punėn pėr mbledhjen e fondeve nė ndihmė tė UĒK’sė, por qė kėto ndihma do tė mbeteshin sekrete. Nė fillim nėpėrmjet Shahadinit dėrguam disa aparate telefonash mobile tė cilėt ishin tė rrallė sepse punonin me bateri tė zakonshme.



    Ne duhej tė bėnim edhe njė propagandė mediatike pėr tė ndryshuar sado pak opinionin nė Greqi. Vėllezėrit tanė arvanitas bėnin njė propagandė tė madhe nė tė mirė tė Kosovės. Arvanitasi i madh Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Korizos etj., anėtarė tė Lidhjes sė Arvanitasve tė Greqisė. Ēdo natė i shikonim emisione debatesh nė televizionet greke pėrballė deputetėve, gazetarėve, analistėve grekė pėr tė treguar me fakte tė vėrtetėn e asaj qė serbėt po kryenin masakra nė popullatėn e pambrojtur tė Kosovės. Studentėt shqiptar qė studionin nė Universitetet e Athinės ishin shumė aktivė nėpėr kanalet televizive greke nė mbrojtje tė ēėshtjes sė Kosovės. Disa nga kėta studentė ju prenė edhe bursat, duke lėnė studimet pėrgjysmė.



    Nė fillim tė muajt shkurt tė 1999 disa emigrantė shkuan edhe nė radhėt e UĒK’sė pėr tė luftuar kundra ushtrisė serbe. Ata morėn pjesė nė betejat tė Shtimjes dhe Han-Elezit. Nė prill 1999 shqiptarėt nė Athinė nė drejtimin e shoqatės “Vėllazėrimi” organizuan njė protestė tė madhe nė pėrkrahje tė UĒK’sė dhe NATO-s. Kjo ishte edhe protesta e parė qė emigrantėt shqiptar organizuan nė Greqi, pas disa vitesh emigracioni. Masa e madhe e tė ikurve nga Kosova na bėri qė tė mblidhnim urgjentisht ushqime dhe veshmbathje pėr refugjatėt. Nė fund tė muajt mars kishim mbledhur ushqime dhe veshmbathje qė shuma nė tė holla arrinte rreth 8 mijė dollarė. Kishim mbledhur edhe tė holla mbi njė mijė marka gjermane. Thirrjes sonė pėr ndihma humanitare ju pėrgjigjen pozitivisht edhe shumė qytetarė grek.



    Ushqimet dhe veshmbathjet u dėrguan nė zonėn e Korēės dhe tė Ersekės ku ishin vendosur tė ikurit nga lufta. Ndihmat tona ju besuan njė shoqate fetare tė Jakuvave qė vepronte nė Selanik dhe Korēė. Ndėrsa tė hollat ju besuan nė Shkup Partisė Demokratike Shqiptare me emrin ”Ndihmė nga shqiptarėt nė Selanik pėr refugjatėt qė ndodheshin atje”. Deri nė fillim tė prillit aktiviteti i Forumit qė ndihmonte UĒK’nė ishte mbajtur sekret, vetėm kur Radio Tirana dha lajmin qė kishim dėrguar ndihmat ushqimore nė Korēė, dhe kur gazetari shqiptar A. Ashiku botoi njė shkrim nė gazetėn “Gazeta e Athinės & Telerevista”, nė gjuhėn shqipe qė botohej nė Athinė, pėr ndihmat qė kishim dėrguar pėr refugjatėt.



    · Faksimile: Ndihma nė ushqim e veshmbathje, pėr shqiptarėt e Kosovės tė vendosur nė Shqipėri (prill 1999)



    Nė shtator tė vitit 1999 nė Selanik morėm pjesė nė Festivalin Antiracist qė organizohej nga shoqatat greke dhe tė emigrantėve tė ndryshėm qė punonin nė Greqi. Forumi i Emigrantėve Shqiptar-dega Selanik me kryetar z.Arben Llalla bashkė me shoqatėn e Shqiptarėt e Selanikut e drejtuar nga znj.Mimoza Dako, bėnė njė paraqitje dinjitoze tė vlerave tona kombėtare nė kėtė Festival. Ku paraqitja e tendės shqiptare u vlerėsuar si mė e mira nga organizatorėt. Pa ndihmėn materiale dhe morale tė shqiptarėve nga Kosova nuk do tė mundeshim tė merrni pjesė nė kėtė aktivitet.



    Njė ndihmė tė madhe dha familja patriote nga Nėntė Jugoviēi i Prishtinės e Dalip Gubetinit e ardhur nė Pogradec. Kjo familje djemtė e saj i kishte nė UĒK. Valdete Gubetinin tė cilėt e thėrrisnin Shote tė gjithė ishte njė vajzė heroine qė u bė nėna e gjithė fėmijėve qė ishin pa prindėr, tė pėrzėnė nga shtėpitė e tyre. Shumė prej kėtyre fėmijėve prindėrit i kishin nė UĒK dhe nuk u kthyen mė. Ata ranė nė vijėn e parė tė frontit pėr lirinė e Kosovės martire.



    Lobim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nė Greqi



    Pas hyrjes sė forcave tė NATO-s emigrantėt shqiptar nė Greqi tė udhėhequra nga shoqatat e tyre qė tashmė ishin grupuar nė Lidhje e Shoqatave tė Shqiptarėve nė Greqi, filluan lobimin me politikanėt grekė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Greqia. Kryetari i Lidhjes z.Rudi Mezini bashkė me shumė intelektualė tė tjerė organizuan takime me forcat politike greke tė majta dhe tė djathta pėr tė arritur qėllimin e Kosovės. Kėto takime mbėshteteshin edhe nga degėt e partive politike shqiptare qė funksiononin nė Greqi si PD dhe PS. Ēėshtja e Kosovės kishte bashkuar edhe kėtė herė tė gjithė emigrantėt shqiptar nė Greqi pa dallim feje dhe bindje politike. Pėrfaqėsuesit e degėve tė partive politike PD dhe PS zhvilluan disa takime edhe me diplomatė tė huaj nė Athinė dhe Selanik ku i kanė Selitė e tyre.



    Ditė e diel, mė 27 janar 2008 sheshi i OMONIA-s nė Athinė gumėzhinte nga kėngėt dhe vallet shqiptare. Lidhja e Shoqatave tė Shqiptare organizojė miting nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Kosovės. Muzika qė shoqėronte zėrat tė embėl tė kėngėtarėve emigrantė, ēlirohet bashkėrisht me oksigjenin e zėmrave tė pėrmalluara atdhetare tė emigrantėve shqiptarė, qė mblidhen nė sheshin qėndror tė Athinės, dhe mbushėn gjithė hapėsirėn e Omonias.



    Kalimtarėt e shumtė grekė habiteshin qė sheshi i Omonia-s zgjohet nga kėnga shqiptare kushtuar Kosovės, ku nė duart e emigrantėve lartėsohet edhe flamuri kuq e zi i Shqiptarėve. Njė pėlhurė e bardhė vesh ballin e valltarėve tė rreshtit tė parė tė valles tė tė gjithėve. Gėrma tė mėdha, nė ngjyrėn e kuqe shkruajnė RROFTĖ PAVARĖSIA E KOSOVĖS.



    Tė gjithė marrim Vallen e Madhe tė shqipes, tė kapur dorė pėr dore festojmė tė bashkuar nė sheshin qendrorė tė Athinės. Me ne u bashkuan edhe shumė miq e shokė grek. Njerėzit qė na kanė mbeshtetur gjithnjė nė aktivitetet tona. Nė kėtė aktivitet treguam bashkimin, krenarinė tonė kombėtare, duke u lenė tė tjerėve kuptimin e fjalės: Ja, ne shqiptarėt, gėzohemi duke festuar, duke kėnduar, duke hedhė Vallen e Madhe tė shqiptarizmit. Jemi dhe do tė jemi SHQIPTARĖ.



    *Autori i kėtij shėnimi ėshtė nėn/kryetar i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Shoqatave shqiptare nė Greqi, i dekoruar me titullin “Ambasador i Paqes”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urim Gjata

    Klithmat e Qaf Barit

    Pak kush ka shkruar apo thene te verteten e kampit famekeq te Qaf Barit, vend ne te cilin
    lane eshtrat e tyre bijte me te mire te kombit, te denuarit e ndergjegjjes.
    I ndertuar mes malesh, ne nje vend tmerresisht te thepisur mes maleve, ku nuk ze as drita e diellit, shfrytezoheshin dhe torturoheshin barbarisht keta “armiq te betuar te sistemit”, keta
    intelektuale, njerez te artit dhe kultures, por tashme te kthyer ne kufoma, ne robote te dety
    ruar me dhune te punonin dite e nate ne galerite famekeqe dhe vdekje prurese per te nxjerre mineralin e Piritit. Gjysem te xhveshur, shume here me barkun bosh, futeshin ne galeri duke u shfrytezuar si kafshe per te realizuar normen e vendosur nga komanda, e cila ishte e paperballushme. Ata qe nuk kishin mundesine te realizonin normen, i priste galerise Pashku i zi. Keshtu e therrisnin policin, i cili me nje dru ne dore thyente koskat e ketyre njerezve te kthyer ne kufoma. Britmat nuk kishin te sosur. Nje kriminel godiste ku mundej ne koke, duke nxjerre epshin e tij te shfrenuar mbi keta njerez te pa mbrojtur dhe ne moshe te madhe. Gjaku rridhte kudo ne dhomen e xhelatit, sic quhej tashme nga te gjithe.. Por, nuk mbaronte me kaq. Mbas punes liheshin ne shi dhe ne bore, duke ju nenshtruar nga komanda nje kontrolli cnjerezor, duke i cveshur me preteksin e kontrollit mbas pune.
    Kavalarit te mundimeve te tyre nuk ju shpetonin as familjaret, te cilet megjithese vinin nga larg
    dhe rrugen e benin me kembe prej 18 kilometrash, sepse shoferet ishin te urdheruar te
    mos merrnin asnje prej ketyre familjare megjithe se kishin dhe femije te vegjel me vete,
    prisnin ne shi dhe bore me ore te tera. Qellimisht takimin ja u realizonin ne mbremje,
    kur policet me duart e tyre te pa lare, tek kontrollonin ushqimet te sjella me aq mundim dhe
    fukarallek ja u hidhnin ne plehra. Pas kesaj, familjaret ishin te detyruar te rrinin gjithe naten jashte ne te ftohte, per te pritur mengjesin qe te largoheshin nga bijte e tyre te rrethuar ne
    telat me gjemba. Kete trajtim cnjerezor pesonin dhe shume te ardhur prej Kosove, larguar per ti shpetuar regjimit Serb, por qe ne ne Shqiperi i priste nje tjeter regjim
    dhe me i keq se ai qe kishin lene. Ata kontrolloheshin me shpesh dhe letrat qe keta ju
    dergonin familjeve, duke ju treguar se cfare kishte ndodhur e po hiqnin, asnjehere nuk shkuan ne destinacion. Ato i merrte dhe i kontrollonte Gjenerali i Zi, Komandanti i Burgut, Ludovik Cali, i drejtuar direkt nga krye Gjenerali i Zi, drejtori i pergjithshem i burgjeve,
    Edmond Caja. Me te rrezikshmit, sipas tyre, i fusnin lakuriq ne biruce ne mes te dimrit,
    kur temperatura arrinte ne shume grade nen zero, me jave te tera e vetem me nje tas supe
    te prishur ne dite dhe me shkopin e gomes qe nuk ju ndahej cdo dite. Me e keqja ishte sepse
    sigurimi i shtetit kishte futur oficeret e tij ne burg si te denuar per te kontrolluar dhe rapo
    rtuar cilindo fatkeq, per ta ridenuar perseri ate. Te gjitha keto, i gjithe ky trajtim cnjerezor, do te shkaktonin shperthimin e revoltes me 20 Maj 1984, te komentuar si revolta e Qaf Barit. Por fatkeqesisht ajo ishte nje tragjedi cnjerezore, qe i kalonte dhe ato te kampeve cfarosese te Hitlerit. Mengjesi i 20 Majit nisi me bashkimin e gjithe te denuarve ne shesh, duke mos pranuar te punonin dhe duke kerkuar te drejtat e tyre. Ne kor, nga brenda rrethimit erdhi thirrja: Poshte Komunizmi! Poshte diktatura! Poshte diktatori! Rrofte vendi i demokracise, rrofte Amerika!
    Zerit te tyre te fuqishem ju bene jehone malet dhe ato dukeshin sikur oshetinin bashke me ta: Poshte diktatori! Cfar’ kemi bere, perse na trajtoni kaq cnjerezisht, perse? Cfar kemi bere? Kush jemi ne?. Ne jemi Shqiptare, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktatorin! Duam lirine, duam demokracine perendimore!
    Ne balle qendronin Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Nue Pisha, Kosta Gjordemi. te cilet me zerat dhe fuqine e tyre tmerruan kriminelet, qe te zverdhur si mehit nuk dinin cfare te benin. Ludovig Cali, jepte urdhera sa majtas-djathtas. I gjithe kampi u
    rrethua me forca ushtarake te ardhura dhe nga Tirana. Snaiperet zune pozicionet kryesore.
    Qindra e qindra forca te armatosura, por te zverdhura dhe te tmerruara, prisnin urdherin per te qelluar mbi keta njerez te pa armatosur. Nga Tirana me heliktopter vjen Edmond Caja,
    drejtor i pergjithshem i burgjeve, i njohur mire nga keta te denuar per krimet e tij ndaj
    tyre. Ai ju kerkonte te dorezoheshin, po asgje nuk e ndalte me revolten e drejte
    te ketyre bij nenash, qe torturoheshin cnjerezisht nga keta kriminele te veshur me uniforme dhe te drejtuar nga eproret e tyre ministra, kryeministra, byroja politike, apo dhe vete
    diktatori. Pa pritur, nga heliktopteri, nje ze i cjerre me autoparland bertet: Zjarr! Zjarr, mbi kriminelet!
    Nga te kater anet krismat oshetinin. Qellonin. Qellonin, por kunder kujt?
    Kunder vellezerve te tyre te lene pa buke, pa uje, brenda telave per dy dite me radhe. Sheshi filloj te skuqet. Njerez te plagosur hiqeshin zvarre. Britma nga te kater anet, “Mos, mos qelloni, vellezer jemi, Shqiptare! Sjemi Sllave, mos! O zot, cfar kemi bere! Mos qelloni, jemi te pa mbrojtur! Mos, mos!”, por britmat e tyre pak nga pak po i mbulonin bresherite e pa fundme te te gjithe armeve te ketyre krimineleve, qe po gezoheshin me viktimat e tyre te pafajshme. Disa, duke pare dhe degjuar keto klithma, filluan te ulin armet dhe nga syte e tyre filluan te binin lot. O Zot, cfare po bejme?
    Por zeri i cjerre nga helikopteri bertiste, “Zjarr zjarr!”
    Njerzit brenda kampit filluan te keputen si filizat e prere. Gjaku i ketyre bij nenash, po mbulonte pak nga pak sheshin e burgut. Papritur si shqiponje shkeputet Petrit Bazelli dhe terheq shokun e tij, qe bertiste, “Ndihme vellezer, ndihme, mos me lini ne duart e krimineleve! Bresheri plumbash dhe mbi Petritin, por fati i tij ishte qe ju shpetoi plumbave, por jo
    asaj qe do e paguante pak me vone. Bashke me Petritin u futen per te ndihmuar dhe trima te
    tjere mes plumbave, per te shpetuar shoket e tyre te mbetur ne shesh, Anastasi, Nuja, Toma,
    Kosta. Thoma Jergolati nga Jergocati, hapi lavanterine per te ndihmuar shoket t’ju shpetonin plumbave.
    Mjeku i kampit, Drang Vujoshevi dhe ky nje i denuar politik, mundohej te mjekonte sa te mundej per te shpetuar nga vdekja viktimat e kesaj masakre te papare dhe degjuar
    ndonjehere. Kudo shihej vetem gjak. Njerez qe hiqeshin zvarre dhe gezhoja.Thyen portat dhe kriminelet qe donin vetem gjak, filluan te qellojne mbi keta njerez-viktima me c’te mundeshin, duke ju thyer kembe e duar, duke hequr zvarre te plagosurit me gjithe thirrjet e tyre te dhimbshme nga plaget.
    Dita tjeter do ishte me makabrja per syte e te gjitheve. Trimin nga Tropoja, heroin e revoltes Sokol Sokolin, e nxorren ashtu te plagosur zvarre ne mes te kampit, e shtrine mbi nje dru dhe e keputen ne mes. Nje vdekje e tmerrshme ne syte e te gjitheve, por vdekja e tij tmerroi me shume xhelatet qe e vrane.Tom Ndoin dhe Nue Pishen i pushkatuan, duke ju treguar shokeve te tyre se i njejti fat i priste.
    Mbi 30 veta u ridenuan dhe i nisen drejt Burrelit. Petrit Bazellin e priste biruca i lidhur kembe e duar dhe torturat cnjerezore. Kampi ju nenshtrua nje represioni cnjerezor. Te gjithe te denuarit i lane te lidhur, pa rroba dhe me ore te tera jashte. Rruget u bllokuan, qe askush nga banoret e atjeshem te mos merrte vesh te verteten aq te hidhur, ku dora gjakatare e dirigjuar direkt nga Tirana Zyrtare po ushtronte mbi keta njerez te kthyer tashme ne viktima te diktatures komuniste.
    Megjithate, keta njerez, keta heronj, nuk e dhane veten, por mbijetuan. Ata asnjehere nuk kerkuan meshire dhe nuk e ulen koken perballe xhelateve, qe tashme nuk po ngopeshin as me gjakun e tyre. Ata perseri do gjenin menyra per ta shprehur urrejtjen per diktaturen dhe simpatine per boten perendimore.
    Mbas pak kohesh, nje tjeter i denuar i ndergjegjes, inxhinier nga Durrsi, arrin t'ju shpetoje nga duart dhe te arratiset, por e ftohta e eger dhe debora e bllokojne ne malet me debore dhe mbas 12 oresh e gjejne fshataret gjysem te vdekur. E marin dhe e futin ne nje furre buke ne qaf mal, por egersia e gjeneralit te zi, Ludovikut, nuk mundej te ndalohej nga askush. Si bishe e terbuar i kercente me takat e cizmave ne trupin e tij gjysem te vdekur dhe me kamxhik e godiste me nje urrejtje te futur ne gjak nga diktatura, kunder kesaj elite kombetare te denuar dhe torturuar aq padrejtesisht.
    Por keta vuajtes te burgjeve te diktatures dine te falin dhe falen. Megjithese
    te shkaterruar gjithe jeten bashke me familjet e tyre, perseri falin. Ndersa xhelatet, ata qe i
    inicuan dhe zbatuan keto krime, sot bredhin bulevardeve te Tiranes dhe botes, pa ju futur
    asgje ne kembe. Dhe c’eshte me e keqja, ata perseri kane filluar te mburren per krimet e tyre famekeqe, ku besoj se ne nje forme a tjeter, asnje familje shqiptare nuk ju shpetoi dot. Prandaj duhet te hapen dosjet, qe ata kriminele
    apo bashkpuntore te sigurimit famekeq te shtetit, te mos lejohen te na qeverisin me.
    Jane ata, qe i krijuan dhe shkaktuan kaq dhimbje ketij kombi kaq te vuajtur.
    Klithmat e Qaf Barit akoma nuk kane pushuar dhe te masakruarit aty nuk do te prehen te qete, perderi sa ata qe i persekutuan, pushkatuan dhe ju shkaterruan gjithe enderrat e tyre rinore, akoma mbrohen me imunitete dhe pozita te ndryshme, bredhin e kapardisen me shofere dhe makina te paguara nga xhepat e
    familjeve shqiptare. Pra dosjet duhen hapur, jo per te denuar njeri, jo per tu hakmarre ndaj
    ketyre personave, por te pakten per te bere nje akt moral drejtesie, gjyqesie e vetgjyqesie. Viktimat e denuar apo pushkatuar nga urdherat e tyre nuk kthehen me, te pushkatuarit e Spacit nuk kthehen me, te mbyturit ne keneten e Maliqit nuk kthehen me…
    Ata ishin bij nga familjet me me emer dhe me te mira. Ata ishin intelektuale te shkolluar dhe kulturuar ne perendim. Ata ishin patriote, qe gjithe jeten e tyre e vune ne sherbim te kombit. Pra bejeni zoterinj, te pakten kete akt moral, qe t’ju prehen sado pak shpirtrat te pushkatuarve e te vdekurve torturave e burgjeve, nga urdherat e dala e te realizuara nga truri dhe duart tuaja te cmendura!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mond..

    ky zotnia ..urimi bukur mir i ka pershkruar qaf baret e enverit..

    pergezimet e mija..

    mirpo i ngrati nuk e ka nuhat se.. ata te zerit te kosoves.. kelisher te sigurimit enverist.. qe ju kan ardh ne selanik.. kan dore ne 97 ten e vlore sarandes.. si dhe ne sabotimin e nje qendrese dinjitoze ndaj ushtris arkane.. nga ana e shqiptareve..

    kam bindje se do ta kene ndjere ata atdhetare te mire te selanikut.. djallezine e lpk-istave.. pra te atyre misionareve te levizjes..

    agjentet e levizjes.. jane klosoiste te rrezikshem..qe kan dore ne shum vrasje te pahijshme te poshtra e te pabesa ndaj shum figurave atdhetare..

    pra kujdes..

    i thuaj kti urimit te lexoj me shume ne forum qe te kthjellohet pak..



    kujdes nga demagoget..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I nderuar Brari! Aq sa te kutpoj, aq dhe s'te kuptoj nganjehere ne mendimet qe shpreh. Pse? Sepse une ketu solla shkrime nga nje shkrues qe pranoi te vere emer e mbiemer, bile dhe fotografine, por qe une s'munda ta realizoja. Nese shkrimet e tij kane dicka per t'u komentuar, jo vetem une qe jam vetem percjelles i tyre, por vete shkruesi s'ka pike kundershtimi t'i mireprese dhe debatoje. C'lidhje kane pra ketu demagoget, agjentet e levizjes dhe ku ta di une, qe paskan ardhur e veprojne ketu ne Greqi?
    Ata koken e tyre hengshin! Une ketu jam nje anetar i Lidhjes se krijuesve, "Dega e Blerte", qe me sa mundim shkruajme poezi, tregime, reportazhe ne gazetat shqiptare ketu, vec krijimtarise personale, qe shpesh con ne botime dhe promovime librash.
    Edhe me kaq sa bejme kemi pse te mburremi, se nuk eshte kaq lehte te ulesh e shkruash, pas oreve te shumta te punes. Keshtu, i dashur mik, edhe ketu ne forum, ne te cilin bashke njihemi prej kohesh, kam gjetur nje sofer te kendshme shprehese dhe frymezuese. Dhe jo vetem kaq, por ketu jam njohur e lidhur me shume miq te munguar ne jeten reale, qe me dashamiresine e tyre me kane dhene shtytje per me tej ne krijimtari. Nese dikush, i konsideruar nga une mik, i jetes reale apo virtuale qofte, nuk eshte ai qe eshte sipas shkalles sime njohese, mos mendo qe me demton mua, perkundrazi veten e vet demton dhe turperon. Sepse vertet tek une ka mikun e sinqerte, por kursesi mikun sylesh e mirebesues deri ne naivitet e budallallek. Kurse te tjere, jashte njohjes sime, qe mund t'i perkasin demagogeve dhe agjenteve, s'kane per te gjetur kurre nje Mondi leshko qe mund te haje sapunin per djathe. Me kupton, besoj, pasi me shume se kaq vetem po te ishim diku per kafe mund te thoshim me shume. Shendet, falenderim dhe perqafim, nga une.
    ------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!(E.SH)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    O Braro ca thote padroni,
    Ka per ti hape ndonjehere ato dosjet, qe te gjithe keta kriminele, polica e sigurimsa, te merret vesh kush jane e c'fare kane bere, dhe nqs eshte e mundur edhe te denohen per gjithe keto krime te shemtuara. Apo padroni do vazhdoje me ate moton "hajdut ti e hajdut une, mos ti prishim njeri-tjetrit pune" e do ti perdore dosjet akoma si mjet shantazhi, kunder hajduteve te opozites, Rames me shoke.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    I nderuar Brari! Aq sa te kutpoj, aq dhe s'te kuptoj nganjehere ne mendimet qe shpreh. Pse? Sepse une ketu solla shkrime nga nje shkrues qe pranoi te vere emer e mbiemer, bile dhe fotografine, por qe une s'munda ta realizoja. Nese shkrimet e tij kane dicka per t'u komentuar, jo vetem une qe jam vetem percjelles i tyre, por vete shkruesi s'ka pike kundershtimi t'i mireprese dhe debatoje. C'lidhje kane pra ketu demagoget, agjentet e levizjes dhe ku ta di une, qe paskan ardhur e veprojne ketu ne Greqi?
    Ata koken e tyre hengshin! Une ketu jam nje anetar i Lidhjes se krijuesve, "Dega e Blerte", qe me sa mundim shkruajme poezi, tregime, reportazhe ne gazetat shqiptare ketu, vec krijimtarise personale, qe shpesh con ne botime dhe promovime librash.
    Edhe me kaq sa bejme kemi pse te mburremi, se nuk eshte kaq lehte te ulesh e shkruash, pas oreve te shumta te punes. Keshtu, i dashur mik, edhe ketu ne forum, ne te cilin bashke njihemi prej kohesh, kam gjetur nje sofer te kendshme shprehese dhe frymezuese. Dhe jo vetem kaq, por ketu jam njohur e lidhur me shume miq te munguar ne jeten reale, qe me dashamiresine e tyre me kane dhene shtytje per me tej ne krijimtari. Nese dikush, i konsideruar nga une mik, i jetes reale apo virtuale qofte, nuk eshte ai qe eshte sipas shkalles sime njohese, mos mendo qe me demton mua, perkundrazi veten e vet demton dhe turperon. Sepse vertet tek une ka mikun e sinqerte, por kursesi mikun sylesh e mirebesues deri ne naivitet e budallallek. Kurse te tjere, jashte njohjes sime, qe mund t'i perkasin demagogeve dhe agjenteve, s'kane per te gjetur kurre nje Mondi leshko qe mund te haje sapunin per djathe. Me kupton, besoj, pasi me shume se kaq vetem po te ishim diku per kafe mund te thoshim me shume. Shendet, falenderim dhe perqafim, nga une.
    ------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!(E.SH)

    Ju lumtė shqiptar! Synin e kemi tek Arbania! Ju uroj unitet shqiptarėve atje, qė nė moment tė caktuar tė vijojmė historinė! Qendroni tė paepur!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mond..

    te ishin 5 % e shqiptareve si ty.. te mire e atdhetare do ishim sot.. nje bahce me lule..
    dua te them se je shqiptar i kulluar..
    pikerisht se je i tille.. te dua te miren..
    pra ju atdhetaret e mire kudo ku jeni duhet me u rujt nga nje pjese e atyre enveristave qe botonin e shperndanin dikur gazeten enveriste te diaspoires.. zeri i kosoves..

    saliu nuk i dinte keto gjera..dhe njeri nga keta.. ja kendoj bukur sali berishes ..
    dhe nje dite ky tip u cfaq bashk me asfalistet e caushoistet e zabitoistet ne vlor sarand 97..
    po ky nuk ishte i vetem.. krejt levizja enveriste e diaspores dhe e kosoves.. u vu ne dispozicion te caushoizmit gjinushist.. pasojat e revolucionit te te cileve tashme dihen..
    sigurisht qe kur kemi armikun perballe.. sic e kishte dhe e ka sot kosova.. duhet te jemi bashke pa dallime..
    por ky element.. do kujdes se atyre u a sheh sherrin si shqiperia si kosova..

    pra ska pse shqetsohesh nga fjalet e mija..

    sa per dijeni edhe se kan kaluar gati 10 vjet ky grupacion akoma nuk beri transparencen e fondeve te mbledhura nga atdhetaret per kosoven..

    do ta bej do ta bej.. thot nje nga keta mbledhesit.. ( ibrahimi kelmend) por u ben vite dhe kurrgje ska bere..


    ..

    te uroj cdo te mire.. juve dhe shqiptareve te selanikut..

    ..

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Shkrim i padėrguar - nė vend tė pėrfundimit.
    Nga nosselgae nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 19:29
  3. Nje shkrim i fshire...
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 304
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:11
  4. Nje shkrim interesant
    Nga dikeafajtore nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 13:38
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •