Një botë e veshur me muzgun e të pashpresit…Po kërkoj dhe po e gjej me sa duket ndëshkimin tim. Rrugët ku unë po shkel, janë imazhi i autostradës që nuk të coka gjëkund. Po përpiqem të mbaroj atë që fati kërkoi dhe vuri si mbishkrim mbi mua. C’jam? Ndërsa c’do të bëhem, është rregulli i të pazotit, që duke u fundosur në palcën e hirtë të frikës së vet, qesh me veten dhe fokuson ngërdheshjen në pasqyrat e ndërgjegjies së tij. Dikur, atëhere kur pesha e shpirtit tim perëndoi për të rilindur e freskët, unë s’pata kohë të mendohesha e të shihja humnerën prej së cilës isha katapultuar. Ndërsa padashur, rënia ime i ngjante jo më kot ironisë së dikujt që duke rrëshkitur nga tarraca e gratacielës në humnerën e asfaltë, ndërsa kapërcente katet me shpejtësi skëterrë, sa më afër tokës( kurse unë llumit), mendonte se në këtë kat s’kishte vdekur, në katin tjetër nuk po jepte shpirt dhe tek i fundit, nuk guxonte të gërvishte vështrimin me vdekjen e tij dhe sytë i mbante drejt qiellit që nuk kishte për ta pranuar asnjëherë pas vdekjes.
C’po ndodh? I habitshëm, me maninë e kotë të persekutimit gjej frikën dhe ia them vetes me një pëshpërimë aq të dobët, sa jehona e saj bën vajtje-ardhjen e rradhës për t’u amplifikuar e shpërfytyruar në një nocion tjetër, larg realit. Hapesirat po hapen përreth meje, kurse unë, i marri që flas me ju, meditoj me sytë e mbyllur për një botë ku miliardat janë të tjerë, kurse unë ritmi i vetëqënies. E shikon? E ndjen? Tingujt e përmbytur shtrëngohen derisa kapërcejnë shkallët e notave për të më thënë dicka. Po pse s’flasin? Askush nuk guxon të kapërcejë barrierat e tejkohës dhe më lënë mua të vetëm. Nuk ndjeni keqardhje, kurse mua të gjithë më duken poshtë, ndërsa adhuroj lakminë e të qënurit i mbipushtetshëm. Dua t’ju bëj të vuani, qetësia ime arrihet pasi ndihem i mbushur me prerjen e njëjtë të damarëve tuaj. Luftë ekzistence? Kot dhe qartë, mëndjemadhësia po më shtyn të kërcas eshtrat e dërmimit.Ju urrej të gjithëve. Nuk jam mediokër të them që shpërfill dhe veten. Jo, për mua më vjen keq, vuaj dhe nuk kam kohë të mendoj se cdo ndodhë më pas, kur të vijë momenti i dështimit tim dhe trimufi i botës mbi njeriun, vdekja, të kërkojë dhe gjejë shuarjen time. …E atëhere? Nuk ka asgjë të qartë, por përsëri jam konfuz e i jepem me shpirt rastit, guxoj e rrezikoj, megjithëse e di që momenti mund të minojë urat e garancisë sime të deritanishme. U lodhët? Kurse ju nuk keni dëgjuar asgjë. Kot fare, po ju lë në monotoninë e heshtjes…Po flas, kështu më keq për të gjithë…
& & &
-Ai u zgjua edhe sot si herët e tjera!
-Nuk ka mundësi. Kështu ka për të cuar dëm gjithë tentativat tona.
-Është miku yt i fundit. Nuk duhet t’i ndodhë asgjë e keqe. Por po përpiqet të ta hedhë, e kësaj herë nuk ke për t’u ndier në paqe as me djallin vetë.
-Mua? Sinqerisht…ose lërë fare këtë fjalë. Ndërsa të tjerët ndërtojnë, këmbëngulin e dështojnë, ai përpiqet të më ngatërrojë, kërkon ta pranoj ashtu sic është. Më ngjan si idioti i rradhës që më prezantohet me shkëlqimin e budallallëkut. Po unë s’e lë rehat. Ai bir kurve do të paguajë deri në fund taksën e tij.
-E dëgjon? Është ai. Po ngrihet në majë të gishtave dhe në heshtje të plotë vesh pandoflat. Shështttt.Tani po del, e hapi derën ngadalë, po vjen këtu, po vë veshin të përgjojë më tej bisedën tonë. Ja, prite kur të hyjë sikur nuk ka ndodhur gjë e të kërkojë prej nesh natyrshëm të vazhdojmë bisedën. Sikur nuk e di që trazimi tashmë është mes nesh. Fantazmagorik kërkon të shtiret. Ndonjëherë nuk e marr vesh fare…
U ngrita hareshëm nga shtrati. Kisha përjetuar një ankth të kobshëm në gjumë, sa lumturia që më dha shëlqimi i një dite që vezulloi parvazin e qelqtë të dritares ishte e pakrahasueshme e më bindi që ëndrrat janë për të tjerë, në ditët që nuk do të vinë asnjëherë të skicuara si në frikën tonë. U shtriqa plot dembelizëm, e ndërsa përgjumja po ngatërrohej me ngadalsinë e një dite që e kam të gjithën përpara, vesha pantoflat, u përpoqa të mos bëj zhurmë nga dëshira për mos i zgjuar të tjerët. Dola prej dhomës në majë të gishtave. Sot fantazia erdhi mbi mua. U shkri përbrenda dhe vesa e ëmbël prej saj, avulloi derisa freskoi indet e mia që u shkrehën në kënaqësi. Është më mirë të dal, njerëzit nuk kanë për të vënë re se unë sot jam i lumtur, ndaj s’ka pse të jem i shqetësuar se mos më pikasë ndonjë.
-Mirëmëngjesi! Për cfarë po flisnit?
Ata nuk folën, por më panë me habinë e atyre që nuk besojnë të zgjohesh kaq i celur nga gjumi. Mbase,…mbase nuk i kënaqen dot lumturisë sime të herëpashershme. Janë gjithmonë aq të zymtë, i shoh tek flasin kokë më kokë e me gjeste të shëmtuara interpretojnë hakmarrjen mbi shtetin, njerëzit, veten. Kurse mua më duken të kotë, aq naïve e groteskë sa i lë të kënaqen, pastaj sikur mos ketë ndodhur gjë hidhem tek tema me rëndësi jonormale e shpjegoj gjoja serizisht imtësitë e poshtra të masturbimit të plakave. C’t’i bësh, i tillë jam ndonjëherë, aq sa nuk e kuptoj dot se në merrem dot vërtet vesh me ta, apo gjithcka është një invers i tillë sjelljesh sa diku ka për të kaluar në metamorfozën e Big Ben-it human.
-Mos ke për të dalë edhe sot në rrugë?-më pyesin dhe më ekzaminojnë nga koka tek këmbët sikur të kisha mbi vete mallkimin e tyre.
-Po, pse akoma me ato ide fikse jeni? Mos po luajnë jashtë basketboll me kafka njerëzish që të jenë kritike shanset e mia për t’u rrikthyer gjallë?
-Mario vdiq. E qëlluan kur po kthehej në konvikt. I kishin përdhunuar shpirtin me gjithë ato carje tejpërtej. Me c’duket i kishin eksperimentuar edhe një hapse shishesh në kokë, përderisa trutë e tij të rrjedhur ishin mpiksur mbi asfalt deri në mëngjes.
-Ej dreq! Boll me skizofrenitë e tua! Më pështirose mëngjesin me ato që thua. Epo mirë, një ditë do të vdesim të gjithë. Zoti yt cifut duhej t’i kishte menduar të gjitha para se të linte shtatzanë e të braktiste në mëshirë të fatit Evën budallushe…
Më qëlloi aq fort me një birilë druri, sa, sikur të mos isha smbrapsur për një moment, do më ishte dashur të rilyeja rishtaz muret e kafkës me mielinën e ideve të mëparshme.
-C’pate? Uf, harrova, më fal, zoti yt dhe ai fatkeqi që e mohoni dhe nuk e quani tuajin, si e ka, Jezus…
-Në ke frymëzimin e duhur për të bërë fjalë, më mirë lërë fare e shko fresko njëherë idetë, pastaj na oriento në ateizmin tënd.
-Po kjo nuk është luftë idesh. Edhe unë e ndiej dhe e përjetoj të mbinatyrshmen, por ndryshe nga ky (dhe bëra me dorë drejt vështrimit të tij të anormalizuar),-kërkoj mos e vras shumë mendjen e të bëj jetën time. Kemi bërë pakt: unë nuk i bie në qafë qiellit dhe ai nuk më bie në qafë mua.
-Ti sapo e bëre këtë,-më tha me një ligësi të shndritshme në sy miku im.
Nuk ia vura veshin, por i përgatitur për një dite me energji të pashtershme, nëntorin tim e fsheha nën hirin e thinjur të ideve e dola jashtë. Derën e hapa në paqe, dola me këmbën e djathtë e pasi dëgjova kërcitjen e celësit në bravë, bëra kryqin tre herë, pëshpërita një lutje hebraike dhe e binda veten se gjithcka kisha thënë, e bëra t’i kundërvihesha shokut tim…Megjithëse refreni i fundit i tij po kolovitej brenda meje, duke më sjellë kob e zi në retinën që projektonte asgjë të kënaqëshme përpara.
Dola në rrugë, kurse e nxehta nuk kishte vonuar të vinte. Nuk kaloi një cast dhe pashë të dëshpëruar një plak të përgjunjur në tokë. Aq i frikshëm ishte ai ato caste, sa i afrova ndihmën e momentit me shpresën e kotë që ta refuzonte e unë të largohesha si gentëlmen puro. Kurse ai, me dihajtjen e fjalëve që ngjyheshin më parë në pështymë e pastaj me zorr zvarriteshin në transhetë e dhëmbëve për të dalë jashtë, imitoi tre djem, ku i pari, ai që i kishte thënë:”Po ku je o gjyshi?, ishte kacafytur me të dytin që i ishte hedhur në qafë, kurse i treti nuk ishte vonuar të peshkonte me duart e tij të shkathëta paratë e fundit në jelekun e tij.
E lashë të përlotej se nuk pata dot kohë dhe kurioz isha drejtuar në nje grumbull njerëzish, që po shihnin me vëmendje një kufomë të varur në pemën e shëtitores së lagjies.
Ndjeva keqardhje. U bëra fajtor kur kujtova se fëmijë, isha implikuar në mbjelljen e atij fidani bashkë me të tjerë moshatarë, për t’i dhënë kolor e gjelbërim qytetit. Kurse sot aty valëvitej një njeri, triumfi i dëshpërimit apo cmendurisë. Në dreq të vinte. Aty e kishte gjetur të varej djalli?!…
-Ej, cuno, zgjohu, përmblidhu, nuk e ke të lehtë të përballesh me cdo padrejtësi që i bëhet memories tënde. Ai vdiq tashmë, le të shkojmë përpara.
U përplasa në turmën e atyre që nxitonin me aq ankth, sa besoj nuk do ta vinin re as një njeri në prag-jete, të shtrirë përtokë, por do ta shkelnin për të nxituar aq shumë drejt destinacionit.Ata, kur të fshinin këmbët në tapetin e zyrës komode do te vinin re krimin e bërë dhe do te ndjenin krypë për ngjyrën natyrore të moketit të përskuqur.
-Ej c’vete, thashë, e u binda që kisha fat sot, përderisa nuk kisha kapërcyer akoma vijat e bardha, të cilat u parakaluan nga frenimi i një makine që nuk ndaloi dot në kohë, por vuri përtokë një fëmijë naiv, bashkë me nënën së cilës i shtrëngonte fort dorën.
-Po marr një taxi më mirë e po dal njëherë nga universiteti.
E për dreq, më takoi t’i ngrija dorën njërit që kishte marrë tashmë pasagjerin me vete. Makina ndaloi, kurse unë pa pyetur për gjë hipa e u përballa me një fakt më banal e absurd se tjetri. Pasagjeri i mëparshëm, ndaloi më poshtë e kërkoi me ngulm të ndante biletën e tij me mua të gjorin. Desh të paguante përgjysëm!
E patjeter qe nuk pagoi asgjë.Taksistit i kërceu aq keq damari, sa e zbriti nga makina egersisht e më mori me vete, rrotulloi për të disatën herë të njëjtën rrugë, më zbriti nga makina e pa më kërkuar gjë, më tha me gojën plot “mirupafshim!”.
Derisa të vinte mesdita, u detyrova të luaja kumar, të humbja, të dehesha e të tentoja të vrisja veten. U argëtova fort pas dikujt që në tarracën përballë, bënte pa frikë banjo dielli e sa s’më ra të fikët kur pashë të shtrëngonin kofshët e njëra tjetrës dy miket e mia më simpatike.
-Djall,-thashë duke zhubrosur e flakur përtokë kartonin e paketës me cigare brenda, por polici i rradhës më kërcënoi me prangosje e pa prerë as fletën e gjobës, më mori në dorë gjysmën e asaj që duhej të paguaja, pasojë e abuzimit me ambientin. U bëra gjysëm-njeriu.Si dikur në filma, vendosa të shkoja në rastorantin më të mirë, të drekoja me gjithcka e në fund mos paguaja asgjë, por t’ia mbathja ose të arrestohesha.E ndërsa i pavendosur ndjeva turp e u ktheva pas, e kuptova që zgjodha bukur. Në po atë restorant, pas shpinës sime shpërthimi i rradhës i hapi rrugë thashethemeve që varionin në limitet e atentatit ose të larjes së hesapeve…
…-Ai do vijë në orar. Do trokasë tre herë.Eshtë sinjali i tij. I lodhur, do zvarriset për t’u freskuar, por duke mos duruar këllirën e banjës, do kthehet mbrapsht, do pyesë me shpërfillje për të rejat e ditës e do nisë nga të tijat. Do flasë se sa bukur e ka kaluar ditën, do tregojë trillet e veta me vajza, flirtet do i veshë me poetikën e një të rrëfyeri intim e do të na i cingërisë nervat në kulm. Por kësaj here, ne do jemi të qetë, nuk do kundërshtojmë asgjë. Nuk do t’i tregojmë për lokalin e shpërthyer në ajër, por do t’i lemë si rrugëdalje clodhjen. Atij do t’i hapet goja, do kërkojë justifikimin e pasi ta gjejë, pa u bërë merak do mbështetet të dremitë. E atëherë…
-Po ai është shoku im, miku im i fundit…
-…E atëherë ti do t’i afrohesh, do ta përqeshësh sic di ti e do ta mbytësh derisa të bëhet blu me jastëkun ku vë këmbët cdo herë. Më pas, është rradha ime, t’i këndoj lutjet e fundit në hebraisht…
& & &
Ka shkuar dymbëdhjetë ora. E ndiej që s’i mbijetoj dot të nxehtit mbytës e nisem per ne shtepi.
-C’kemi ndonjë të re?-pyes heremitët politikë, pa e fshehur ironinë time. E megjithatë i kam miq. E ndiej që kanë nevojë për pozitivizim, kështu thurr e trilloj me ngjyra mbresëlënëse ëndrra ireale aq sa dhe intime, kurse ata, që s’kanë njohur femër më parë, më shikojnë si të humbur, bien në botën e tyre e te izoluar në instikte që s’kam guxim t’i gjykoj, më japin të drejtë.
Është gjithcka aq e kotë, bën aq nxehtë dhe nuk më hyn gjë në sy, sa gogësij, e i lodhur justifikohem seriozisht: Pastaj do iu them gjithë të vërtetën!!! Dhe tek e fundit, dua qetësi.E ndjej harresën që do vijë pas mbylljes së syve, mbështetem diku e brenda castit fundosem, gjumi më vë poshtë…
Krijoni Kontakt