1
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
2
Ky është
Profeti Muhamed (a.s.)
i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Përgatiti për botim:
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam
Tiranë, 2007
3
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Titulli i librit:
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Këshilli botues:
Dr. Ramiz Zekaj
Prof. dr. Arian Kadiu
Bedri Telegrafi
Alban Kodra
Edvin Cami
Eris Koliqi
Redaktor: Prof. dr. Shefik Osmani
Recensent: Mr. Sulejman Osmani
Korrektor: Remzi Zeqja
Konceptimi grafik & faqosja: Aurora Shehu
Kopertina: Studio grafike “Elif“
Botimi i parë: © AIITC, 2007
ISBN : 978-99943-917-6-9
Rr. “Ali Demi”, Nr. 14, Kutia Postare : 2905
Tel : ++355 04 382 156 - Fax : ++355 04 340 089
E-mail : contact@aiitc.org
Site : http://www.aiitc.org
Shtypur në shtypshkronjën “MILENIUMI I RI”
Adresa: Rr. “Irfan Tomini”, Blloku i Vilave Selitë, Tiranë
Tel.: 00 355 4 255 522; Fax.:00 355 4 230 303,
Cel.: 0682064654
4
PËRMBAJTJA
Hyrje .................................................. ...................................... 6
KREU I : TA NJOHIM TË DËRGUARIN E FUNDIT ..... 8
Origjina e Profetit Muhamed (a.s.) ........................................ 8
Lindja e tij .................................................. .............................. 10
Jetimi i vetmuar .................................................. ..................... 10
I besueshmi .................................................. ........................... 10
I denjë për t’i besuar .................................................. ............. 11
Politeistët dhe idhujt .................................................. .............. 12
Profecia .................................................. .................................... 12
Shpella .................................................. ..................................... 13
Fillimi .................................................. ..................................... 14
Mospranimi .................................................. .......................... 15
Edhe pse i izoluar, besimtarët ishin pranë tij ........................ 17
Viti i dëshpërimit .................................................. ................... 19
Udhëtimi i natës .................................................. ..................... 19
Shpërngulja në Medinë .................................................. ........ 20
Kushtetuta e parë .................................................. ................. 21
Ithtarët e Librit .................................................. ..................... 22
Leja për të luftuar .................................................. .................. 23
Beteja e Bedrit .................................................. ........................ 23
Marrëveshja e Hudejbijjes .................................................. ... 24
Thirrje udhëheqësve .................................................. .............. 25
Çlirimi i Mekës .................................................. ....................... 25
Arabia kthen sytë nga Islami ................................................ 26
Haxhillëku i lamtumirës .................................................. ..... 27
Vdekja e Profetit (a.s.) .................................................. ........... 28
Portreti i Profetit (a.s.) .................................................. ........... 29
5
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
KREU II : PROFETI QË PËRSOSI VIRTYTET NJERËZORE .. 32
Figura e Profetit (a.s.) në Kuran ............................................ 32
Kurani – burimi i parë i jetëshkrimit të Profetit (a.s.) .......... 33
Misioni i të dërguarit .................................................. .......... 34
Dëshmitar për mbarë bashkësinë njerëzore .......................... 34
Vazhdues i shpalljeve hyjnore .............................................. 35
Njerëzit i binden atij përmes forcës së besimit ...................... 35
Metoda praktike dhe stili i urtë i thirrjes ............................... 36
Fjala e mirë dhe dialogu .................................................. ...... 37
Dashuria e Profetit (a.s.) për njerëzit .................................... 38
I afërt me të varfrit dhe nevojtarët .........................................40
Toleranca – morali i mesazhit hyjnor .................................... 41
Mirësia, kujdesi dhe orientimi i Zotit për Profetin (a.s.) ............43
Qenia e Profetit (a.s.) njerëzor .................................................4 4
Marrëdhënia e muslimanëve me të Dërguarin e Zotit .......... 46
Urdhërues në të mira e ndalues në të këqija ..........................46
Metoda e Profetit (a.s.) në përballimin e sfidave .................. 48
KREU III : PROFETI (a.s.) NË OPTIKËN E
PERSONALITETEVE BOTËRORE ..................................... 50
Përmbyllje .................................................. ................................ 64
KREU IV : DISA MËSIME QË NXJERRIM NGA
JETA E PROFETIT (a.s.) .................................................. ..... 65
Kronologjia e jetës së Profetit (a.s.) .................................... 68
Pasthënie .................................................. ................................. 70
Fjalorth .................................................. ................................ 72
Literatura e përdorur .................................................. ........ 81
Thënie profetike .................................................. ................ 83
6
H y r j e
Personalitetet ngjasojnë me malet e larta. Ata lartësohen
mbi të tjerët, shihen lehtë edhe nga larg, por ngjitja në lartësi
është më e gjatë dhe më e lodhshme. Udhëtari që kërkon të
arrijë majën, duhet të ecë shtigjeve e rrugëve të përpjeta dhe të
thepisura dhe të përballojë me durim e këmbëngulje vështirësitë
dhe lodhjen sfilitëse.
Në lartësi ajri është më i freskët, më i pastër dhe horizonti më
i gjerë. Në vetëdijen e popujve, malet simbolizojnë krenarinë,
madhështinë, bukurinë dhe përjetësinë. Mbi majat e maleve
gërshetohen vështrimet nga të gjitha pikat e horizontit.
Personaliteti i Profetit Muhamed (a.s.) është më i epërmi.
Drejt kësaj maje vështrojnë fushat, vështrojnë kodrat dhe malet
e tjerë të lartë për t’u orientuar. Rrugëtimi drejt kësaj maje
është më i gjati po jo i mundimshëm, jo i lodhshëm, i butë dhe
i këndshëm, ashtu siç ishte edhe Profeti Muhamed (a.s.). Gjatë
ngjitjes udhëtari ecën përmes livadheve të mbushura me lule
shumëngjyrëshe ku mijëra bletë mbledhin nektarin dhe
polenin. Provon kënaqësinë dhe freskinë e ujërave të pastër që
rrjedhin përgjatë faqeve të malit dhe zbresin tatëpjetë
përjetësisht. Dëgjon këngët e zogjve që përzihen me fëshfërimën
e pyjeve shekullore. Të gjitha këto bukuri mahnitëse e ngrenë
shpirtërisht udhëtarin në një botë të pastër si uji dhe ajri i këtij
mali. Herë-herë majën e malit e mbulojnë retë dhe e mbështjellin
me një vello të bardhë mjegulle. Ashtu i zhytur në re dhe
mjegull, mali bëhet më i bukur e më madhështor dhe rrugët
duket sikur shkojnë drejt qiellit. Kur retë dhe mjegulla
shpërndahen, mali duket më qartazi.
7
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Profeti Muhamed (a.s.) është personaliteti që Zoti e pajisi
më gjithë bukuritë dhe lartësitë e shpirtit, me vetitë më të mira
e të rralla, mendjen më të zgjuar dhe zemrën më të pastër.
Nga cilado anë të vështrohet, ai rrezaton dhe shërben si model
për njerëzit e kohës së tij edhe për të gjitha gjeneratat e
mëvonshme të njerëzimit. Nga ky model marrin shembull e
frymëzim drejt së mirës: fëmija dhe i riu, i rrituri dhe i moshuari,
jetimi dhe familjari, i pasuri dhe i varfëri, tregtari dhe luftëtari,
pushtetari, mësuesi dhe predikuesi, pavarësisht kohëve,
vendeve, pozicioneve shoqërore, gjendjes ekonomike dhe
niveleve kulturore. Në kupën qiellore yjet ndritin më mirë në
natën e errët. Muhamedi (a.s.) është ylli i karvanit.
Kush orientohet nga ky yll, nuk e humbet rrugën e drejtë
në botën tokësore dhe atë të përtejmen, që është e përjetshme.
Për këtë personalitet janë shkruar shumë libra nga dijetarë,
historianë e biografë, në gjuhë të ndryshme të botës. Për jetën
dhe veprën e Profetit Muhamed (a.s.) do të shkruhet dhe në të
ardhshmen, pasi ajo është gurrë e pashtershme.
Ky libër përpiqet të sjellë pak ujë prej kësaj gurre, për të
shuar etjen e klimës së nxehtë që përjeton sot njerëzimi.
Botuesi
8
KREU I
TA NJOHIM TË DËRGUARIN E FUNDIT
Origjina e Profetit Muhamed (a.s.)
Qyteti i Mekës, prej nga e ka origjinën familja e Muhamedit
(a.s.), ka qenë në vazhdimësi qendër e rëndësishme ekonomike
dhe tregtare, njëkohësisht edhe qendër shpirtërore dhe fetare
e Arabisë. Që nga periudhat parahistorike, arabët dyndeshin
nga çdo anë dhe grupe-grupe shkonin për të vizituar Qaben,
shtëpinë e Zotit.
Meka dallohej nga të gjitha qytetet e tjera arabe për shkak
të pozitës së saj gjeografike. Në të gërshetoheshin rrugët tregtare
mes Jemenit dhe Shamit, Bizantit dhe Persisë. Eksportimi i
mallrave të këtyre vendeve bëhej nëpërmjet Mekës. Ajo ishte
vendtakimi i të gjitha fiseve arabe që shkonin në haxhillëk për
t’iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit (a.s.), i cili ishte lutur aty.
Zanafilla e qytetit të Mekës është e lidhur me vajtjen aty të
Ibrahimit (a.s.) së bashku me gruan e tij, Haxher-en dhe djalin
e vogël, Ismailin. Ibrahimi (a.s.), bashkë me të birin, ndërtoi
aty faltoren e parë islame (Qabenë) dhe Allahu (xh.sh.) e
begatoi atë vend me ujin e Zemzemit. Aty Ibrahimi iu lut
Allahut (xh.sh.) për arabët:
“O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që
t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë
(rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i
Plotfuqishmi dhe i Urti!” ” (El-Bekare, 129)
Allahu (xh.sh.) e pranoi lutjen e Ibrahimit (a.s.) dhe e bëri
9
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
popullin e Muhamedit (a.s.) popullin më të mbarë, kurse
Muhamedin (a.s.) e dërgoi si profetin e fundit.
Në Mekë jetoi Ismaili (a.s.) dhe pasardhësit e tij; deri tek
Abdu Menafi, i cili zgjeroi marrëdhëniet diplomatike me
vendet e tjera deri në Persi e Bizant. Në Mekë jetoi edhe djali i
tij, Hashimi, që ishte i njohur për shpirtmadhësinë dhe që
zgjeroi tregëtinë me vendet më të largëta të rajonit. Për të
vazhduar me djalin e këtij, Abdulmutalibin, i cili vazhdoi
traditën e të parëve dhe, pas shumë lodhjesh, e vuri përsëri në
punë pusin e Zemzemit. Kjo ngjarje e gëzoi pa masë popullin
e Mekës, që prej kohësh vuante nga thatësira.
Disa vjet pas rihapjes së pusit të Zemzemit, Allahu i fali
Abdulmutalibit dhjetë djem, midis të cilëve edhe Abdullahun,
i cili, nga martesa me Aminën, do të lindte Muhamedin (a.s.).
Për këtë lindje, bëjnë fjalë të gjithë librat qiellorë të dërguara
më parë. Për këtë bën fjalë Teurati1 i Musait, në të cilin thuhet:
“Kam dëgjuar për Ismailin, unë e përmbaj atë dhe e lajmëroj për
Madmadin (Muhamedin a.s.). Nga mesi i tyre do të dërgoj një
pejgamber, si ti, të cilit do t’i mundësoj të flasë me gojën time.”
Paralajmërime për ardhjen e Muhamedit (a.s.) bëhen edhe
në Inxhil2 (të Shën Gjonit) ku thuhet: “Nëse më doni mua, kini
kujdes në porositë e mia, unë do ta lus babanë dhe ai do t’ju dërgojë
një pejgamber tjetër, i cili do të qëndrojë me ju përgjithmonë.”
Në suren Es-Saff, ajeti 6, Allahu xh.sh. në mënyrë të
drejtpërdrejtë na tregon se Isai (a.s.) ka paralajmëruar për
Muhamedin (a.s.) kur thotë:
“Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit,
unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin
e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për
një të dërguar emri i të cilit është Ahmed3 dhe që do të vijë
1 Teurati ose Tora (Dhjata e vjetër), është libri i Zotit që iu shpall Musait a.s. (Moisiut).
2 Inxhili ose Ungjilli (Dhjata e re), është libri i Zotit që iu shpall Isait a.s. (Jezusit).
3 Ahmed është një prej emrave të Profetit Muhamed (a.s.), që do të thotë “I
lavdëruari”.
10
pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë:
“Kjo është magji e hapur!”
Lindja e tij
Muhamedi, i fundmi i profetëve, lindi në shkretëtirën e thatë
të Arabisë, në vitin 570, afro gjashtëqind vjet pas Jezuit/Isait
(a.s.). Ai lindi në fisin më të pastër dhe më të dalluar të atij
populli, në familjen më fisnike e dinjitoze të atij fisi.
Jetimi i vetmuar
Muhamedi ishte jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte.
Pas vdekjes së babait, ai u rrit me vështirësi në shkretëtirë, sipas
zakoneve arabe të asaj kohe. Kur mbushi gjashtë vjeç, i vdiq
edhe nëna, Amina. Që prej atij çasti, ai u rrit nën kujdesin e
gjyshit të vet, Abdul Muttalibit, kurse më vonë, nga xhaxhai i
tij, Ebu Tâlibi.
Muhamedi ishte mësuar të ruante delet dhe dhitë nën diellin
përvëlues, nëpër kodra, rreth e qark Mekës: Përkujdesja e tij në
ruajtjen e bagëtive përmbante një porosi të lartë që dëshmonte
për urtësinë dhe kujdesin e Allahut xh.sh. në përgatitjen e
Profetit të ardhshëm, që do të predikonte besimin islam.
I besueshmi
Në moshë të re, Muhamedi ishte i njohur sipas të gjithëve
si: El-Emîn “i besueshmi” (ai, tek i cili mund të mbështetesh),
në saje të ndershmërisë dhe të karakterit të tij fisnik. Xhaxhai i
tij e donte shumë dhe e merrte me vete në Siri, kur shkonte për
çështje pune. Kjo gjë i dha Muhamedit mundësinë që të
mësonte se si të fitonte bukën e gojës. Ai i drejtonte punët e
veta me sukses. Edhe pse ishte relativisht i varfër, ndershmëria
dhe natyra e tij bujare bënin që ta donin të tjerët dhe të fitonte
besimin e të gjithë atyre njerëzve që e njihnin.
Në këtë kohë, në Mekë jetonte një nga gratë më të nderuara.
11
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Ajo quhej Hatixhe. Muhamedi (a.s.) punoi për të e, kur mbushi
moshën njëzet e pesë vjeç, ai mori nga ana e saj një kërkesë të
tërthortë për martesë. Megjithëse ajo ishte më e madhe se ai,
Muhamedi e pranoi ofertën e saj. Ata u martuan në vitin 595
dhe jetuan të lumtur. Me të pati dy djem dhe katër vajza:
Kasimin, Abdullahin, Zejneben, Rukajën, Ummu Kulthûmin
dhe Fatimen. Për fat të keq, dy djemtë vdiqën në moshë të
vogël. Muhamedi me Hatixhen jetuan së bashku një jetë të
lumtur familjare.
I denjë për t’i besuar
Shoqëria me Muhamedin, këshillat e urta dhe besueshmëria
e tij, ishin shumë të parapëlqyera nga të gjithë. Tregohet se, në
kohën kur ishte duke u riparuar Qabeja, katër fiset kryesore të
klanit Kurejsh po grindeshin për të ditur se cili mes tyre do të
kishte nderin të rivendoste Gurin e Zi e të shenjtë. Kur zënka
ishte gati të shpërthente, një nga të moshuarit propozoi: “Personi
i parë që do të hyjë, të jetë gjykatësi ynë!” Për gëzimin e tyre të
madh, ata vunë re se i pari që u fut, ishte Muhamedi. “Është El-
Emîn-i, i besueshmi” - thërritën ata. Muhamedi (a.s.) u vu në
dijeni të situatës dhe kërkoi t’i sillnin një copë pëlhurë. Ai vendosi
Gurin e Zi mbi copën e pëlhurës dhe kërkoi nga secili fis që të
mbartnin një pjesë të pëlhurës, në mënyrë që të merrnin pjesë të
gjithë në ngritjen e Gurit të Zi. Pastaj ai e vuri atë në vendin e
vet. Kështu, me zgjuarsi mundi t’i japë fund kësaj grindjeje dhe
shmangu, për më tepër, një rrezik për gjakderdhje.
Arabët kishin cilësi të rralla. Ata ishin guximtarë, shpirtgjerë
dhe të ndershëm, mirëpo gjendeshin shpesh të ngatërruar në
grindje të vogla, ziheshin pa pushim, të gatshëm për të derdhur
gjakun në rastin më të parë. Kishin pak respekt për njeriun e
dobët, jetimin dhe vejushën dhe jepeshin vazhdimisht pas pijes
dhe kotësisë. Për shkak të statusit të rëndësishëm që u jepej
djemve, baballarët kishin zakonin e mbrapshtë që t’i varrosnin
12
të gjalla vajzat e vogla, lindjen e të cilave ata nuk e dëshironin.
Politeizmi mbisundonte në botëkuptimin e tyre.
Politeistët dhe idhujt
Politeizmi ose kulti i idhujve, praktikohej në atë kohë, gati nga
shumica e popullsisë. Feja e përjetshme, e lënë si trashëgim nga
Ibrahimi (a.s.) -adhurimi i një Zoti të Vetëm- prej kohësh ishte
varrosur dhe harruar. Me kalimin e viteve, përreth 360 idhuj dhe
statuja që përfaqësonin zotër të rremë, kanë qenë vendosur brenda
dhe përreth Shtëpisë së Shenjtë (Qabesë). Ata ishin zbukuruar
dhe shumë prej zotërve të rremë kishin emra femërorë, si Lât,
Manât dhe Uzza. Disa emra ishin të njerëzve të respektuar të kohës
së Nuhut (a.s.), si: Uadd, Suvâ, Ja’ûk dhe Nesr, të cilët ishin të
hyjnizuar dhe adhuruar për shumë vite me radhë edhe pas
vdekjes së tyre. Edhe besimtarët e Musait (hebrenjtë) dhe të Isait
(të krishterët) ishin larguar nga monoteizmi fillestar i Ibrahimit
dhe ishin ndarë në rryma dhe sekte.
Muhamedi (a.s.) nuk mori pjesë në asnjë prej praktikave
politeiste. Ai e bëri zakon shumë shpejt të tërhiqej brenda në
një shpellë të izoluar, që quhej Hirâ, në rrethinat e një kodre jo
larg nga Meka, për të pastruar zemrën e tij dhe për t’u lutur
në zbulimin e së vërtetës. Me të vetmen zhurmë, atë të erës,
zhytur në vetminë e tij, ai sodiste shenjat e universit.
Profecia
Kjo ndodhi në moshën 40-vjeçare gjatë një nate të muajit të
Ramazanit. I Lartmadhëruari thirri Muhamedin në shërbimin
e tij. Atë natë, e njohur me emrin Lejlet-ul Kadr, “Nata e Caktimit
ose Nata Fuqisë”.
Shpirti Besnik (engjëlli Xhibril) zbriti me vendimin e Zotit
dhe me një dritë për njerëzimin: Kuranin4. Një kapitull i ri po
fillonte për botën.
4 Kurani është libri më i fundit i Zotit, që iu shpall Muhamedit (a.s.).
13
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Shpella
Hëna e bardhë, jo e plotë, po shkëlqente lart në qiell, kur
papritmas, Muhamedi ndjeu praninë e dikujt. Në qetësinë e
natës u dëgjua një zë: “Lexo!” Muhamedi mbeti i habitur. “Unë
nuk di të lexoj” - u përgjigj ai. Kur zëri përsëriti urdhrin, u duk
sikur Toka zuri të dridhej: “Lexo!” “Unë nuk di të lexoj.” E
ndjeu veten të paralizuar nga frika, të pafuqishëm për të
lëvizur. “Lexo”, përsëriti zëri që linte mbresë të thellë. “Çfarë
të lexoj?” Pastaj, krejt papritur, ai e ndjeu veten të çliruar; koha
dhe hapësira sikur mbetën pezull; qielli dhe toka, të bëra njësh.
“Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
i Cili, me anë të penës ia mësoi,
ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.” (96/1-5)
Këto ishin pesë vargjet e para të Kuranit të lavdishëm. Zëri
ishte ai i engjëllit Xhibril, Shpirtit Besnik dhe të Shenjtërisë, që
iu dërgua Profetit të fundit nga Zoti. Misioni i Muhamedit (a.s.),
të Dërguarit të Allahut si bekim për të gjithë njerëzit, sapo
mori udhë.
Profeti Muhamed (a.s.) sapo kishte marrë fjalët e para nga
Zoti i tij. Kjo ndodhi në vitin 610 në shpellën Hirâ.
Ai zbriti me shpejtësi nga kodra, me fytyrën që i ndrinte
nga djersa dhe me zemrën që i rrihte shumë fort. Vargjet e
Kuranit jehonin akoma në shpirtin e tij. Ç’lloj vizioni kishte
qenë ai? Çfarë fjalësh ishin shqiptuar?
Ai vrapoi drejt Hatixhes, duke thirrur fort: “Mbulomëni,
mbulomëni!” Ajo ia ngrohu zemrën me dashuri, ndërsa ai i
tregonte atë që sapo i kishte ndodhur. “Kam frikë se një e keqe
më pret!”, - i tha ai. “Asnjëherë, nga Zoti”, - iu përgjigj gruaja
e tij me besim. “Zoti nuk ta do asnjëherë të keqen. Ti ke
marrëdhënie të mira me familjen tënde, ti ndihmon të varfrit
dhe nevojtarët, ti i pret të ftuarit e tu me bujari dhe ndihmon
fatkeqët në rast nevoje”. (Përcjellë nga El-Buhâri)
14
Disa ditë më vonë, Hatixhja e çoi te kushëriri i saj, një shkrues
i ditur, që e quanin Uaraka ibn Naufel dhe që e njihte mirë
Torahun/Teuratin dhe Ungjillin/Inxhilin. Pasi Muhamedi
përshkroi natën e famshme, burri i moshuar, pa hezitim, tha
se do të kishte qenë me të vërtetë një takim me engjëllin Xhibril,
pikërisht me atë që Zoti ia kishte dërguar Moisiut/Musait (a.s.):
“Do të kisha shumë dëshirë të isha i ri, për të jetuar deri në
kohën kur populli yt do të të përzërë” - i tha burri i moshuar
(Përcjellë nga El-Buhâri). Ai e dinte që Profeti i përmendur në
Shkrimet e shenjta, kishte mbërritur.
Në këtë mënyrë, filloi misioni i të fundmit të profetëve, i cili
tani e tutje do të ndikonte në mbarë botën, duke shpallur një
epokë të re në historinë e ndërgjegjes dhe të progresit njerëzor.
Kështu lindi Islami.
Fillimi
E para që i besoi Profetit ishte gruaja e tij, Hatixhja. Idetë e
tij u ndoqën menjëherë nga kushëriri i Muhamedit, Aliu, djali
i Ebu Tâlibit, i cili jetonte me ta. Disa i kundërvihen me egërsi
pranimit të misionit të Muhamedit, kurse disa të tjerë ia hapin
krejtësisht zemrat e tyre dhe e pranojnë thirrjen, si p.sh. miku
i afërt i Muhamedit, Ebu Bekri, shërbëtori i tij Zejd dhe shumë
e shumë të tjerë.
Pas një farë kohe, ndërsa Shpallja e vargjeve kuranore
vazhdonte, Profetit Muhamed (a.s.) iu kërkua që të tregonte
publikisht mesazhin e Islamit dhe të shpallte vargjet që i ishin
zbuluar atij.
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Çdo
lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të
adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë! Udhëzona në
rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në
të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë
të humbur! [ 1/1-7]
15
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Një ditë, Profeti (a.s.) u ngjit në majë të Safas, një kodër e
vogël pranë Qabesë dhe i foli popullit, banorëve të Mekës.
Ndërsa ata mblidheshin përreth tij, e pyetën se cila ishte arsyeja
e ardhjes. Muhamedi iu përgjigj:
“Më thoni, o njerëz të Mekës, në qoftë se unë do t’ju thosha
se shikoj një ushtri që drejtohet kundër nesh, nga ana tjetër e
kodrës, ju do të më besonit mua?
- Sigurisht, - iu përgjigjën të gjithë, - sepse ne kemi besim
tek ti, ti nuk gënjen kurrë.
- Atëherë, - tha më tej Muhamedi, - mësojeni se unë jam i
dërguar dhe po ju njoftoj një ndëshkim të tmerrshëm... Allahu
më ka kërkuar t’ju paralajmëroj ju që jeni të afërmit e mi dhe
t’ju them se unë s’mund t’ju garantoj të mira si në Tokë, ashtu
dhe në qiej.”
Duke dëgjuar këtë gjë, turma e njerëzve u bë e heshtur nga
habia e madhe. Ndërsa ata qëndronin të palëvizur nën diellin
përvëlues, Ebu Lehebi, xhaxhai i Profetit (a.s.), bërtiti: “Vdeksh
ti!” Dhe të gjithë i kthyen kurrizin e u zhdukën, duke e lënë
Muhamedin vetëm.
Mospranimi
Banorët e Mekës i dëgjuan këto fjalë të reja si thirrje për t’iu
nënshtruar Zotit, për të hyrë në Islam. Por dilemat u shfaqën
menjëherë. Shumë vetë nuk e pranuan të vërtetën ndriçuese.
Pas shumë vjetësh, ata zunë ta trajtonin me përbuzje sikur të
mos ishte ai që deri dje aq shumë e çmonin.
Megjithëkëtë, asnjëherë Muhamedi nuk iu përgjigj përbuzjes
me përbuzje. Ai e kishte zakon të thoshte:
Ai që beson në Allah dhe në Ditën e Fundit, duhet të thotë të
mirën ose të heshtë. Ai që beson në Allah dhe në Ditën e
Fundit, duhet të nderojë fqinjin e tij. Ai që beson në Allah
dhe në Ditën e Fundit, duhet të nderojë mikun (mysafirin) e
tij. (Përcjellë nga El-Buhâri).
Pavarësisht nga qëndrimi i disa banorëve të Mekës, ai
16
vazhdonte qetësisht t’i ftonte bashkëqytetarët e tij në parimin
bazë të Islamit: nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe Muhamedi
është i Dërguari i Tij. Asgjë nuk e ndalte.
Thuaj: “Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm! Allahu është
Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim. Ai
as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është
i barabartë (a i krahasueshëm) me Atë!” [112/1-4]
Sa më shumë që Muhamedi i kërkonte popullit të tij që t’i
bindej Zotit të Vetëm, aq më shumë udhëheqësit e fiseve të
ndryshme e përbuznin atë:
A mos kërkon ai që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot? Vërtet
që kjo është një gjë e çuditshme!” [38/5]
Ajo që i çudiste më shumë, ishte se këto fjalë të padëgjuara
e të jashtëzakonshme -vargjet e Kuranit, vinin nga një njeri që
ata e dinin se ishte i pashkolluar. Asnjëherë Muhamedi (a.s.)
nuk kishte mësuar të lexonte ose të shkruante; pak arabë ishin
në gjendje për këtë gjë në atë kohë. Atëherë, si është e mundur
që këto fjalë të pangjashme me asgjë tjetër për sa i përket
ndërtimit të tyre, mund të dilnin nga goja e tij?
Udhëheqësit e fiseve më të fuqishme të klanit Kurejsh në
Mekë u bënë edhe më të paduruar. Gjatë një mbledhjeje tjetër,
ata vendosën t’i kërkonin Ebu Tâlibit, xhaxhait dhe mbrojtësit
të Profetit (a.s.), që të përpiqej për ta ndaluar Muhamedin në
ushtrimin e misionit të vet, që u kërkonte njerëzve të hiqnin
dorë nga zakonet dhe feja e baballarëve të tyre.
Kur Muhamedi e dëgjoi këtë gjë, u emocionua shumë, sepse
ai ndiente shumë dashuri dhe dhembshuri për xhaxhanë e tij,
mirëpo përgjigjja e tij ishte e qetë dhe e pastër:
“Për Allahun! Nëse ata vendosin Diellin në dorën time të
djathtë dhe Hënën në dorën time të majtë, unë kurrë nuk do
ta braktisja misionin, derisa Allahu të më japë fitoren ose
deri në vdekjen time.”
Dalëngadalë dhe një e nga një, numri i muslimanëve të
udhëhequr nga Profeti fisnik, rritej. Grupi i parë i besimtarëve
17
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
ndoqi rrugën e së vërtetës dhe të bindjes. Dashuria e tyre për
të vërtetën shkëlqente, duke ndriçuar shoqërinë e zbehtë
pagane të asaj kohe. Kërkimi i të mirave materiale - objektivi
kryesor dhe qëllimi i të gjitha ambicieve në botë, - u zëvendësua
me kërkimin e dritës dhe urtësisë së përjetshme.
“Cilitdo që kërkon rrugën e diturisë, Allahu do t’ia lehtësojë
rrugën e Xhenetit”, ka thënë Profeti (a.s.). (Përcjellë nga Muslimi)
Muslimanët ishin objekt i përndjekjeve qysh në hapat e parë
të Islamit. Ata që ishin të varfër, ata që kishin pak të holla dhe
jo status shoqëror, vuanin shumë më egërsisht se të tjerët. Ata
viheshin në lojë dhe talleshin dhe, kur kjo gjë nuk mjaftonte,
jobesimtarët kishin të drejtën e përdorimit të sulmeve dhe
torturave fizike. Ata qëlluan me gurë dhe me ndyrësira Bilalin,
një skllav zezak nga Abisinia, i cili kishte pranuar fenë islame,
e lidhën me litar në rërën përvëluese me urdhër të pronarit të
tij dhe i vendosën gurë të mëdhenj mbi gjoks. “Ku është Zoti
yt, tani?”- e pyesnin atë, duke u tallur. Mirëpo asnjë torturë
nuk mund ta trondiste besimin e tij.
Në vitin 615, disa qindra muslimanë arritën të largoheshin
nga Meka, duke braktisur shtëpitë e tyre dhe kërkuan strehë
në Abisininë fqinje (Etiopia e sotme), tokë e krishterë. Në Abisini
jetonte një mbret i drejtë dhe tolerant, i cili u dha strehë
muslimanëve gjatë vitit të pestë të ushtrimit të misionit të
Muhamedit (a.s.). Ata që s’ikën dot, iu nënshtruan përndjekjeve
shumë më të dhunshme, mirëpo asnjëherë besimtarët nuk hoqën
dorë nga Islami.
Edhe pse i izoluar, besimtarët e tij shtoheshin
Udhëheqësit e Mekës vendosën të zbatonin një taktikë të
re. Profeti dhe Shokët e tij ndiqeshin dhe detyroheshin të jetonin
të izoluar. Asnjë ushqim nuk u shkonte; ata vuanin nga uria
dhe etja për periudha të gjata kohe, nuk hanin pothuajse asgjë
gjatë shumë ditëve, madje, gjatë shumë javëve.
Kjo bllokadë filloi në vitin e shtatë të Shpalljes Hyjnore dhe
18
zgjati tre vjet me radhë. Megjithatë, me ndihmën e Zotit, disa
persona vullnetmirë midis përndjekësve nuk mund ta duronin
më tej këtë sjellje antinjerëzore. Situata ndryshoi disi dhe
bllokada u hoq, më në fund.
Zakonet dhe traditat e shoqërive fisnore të Arabisë u
tronditën dhe u rivlerësuan në dritën e frymës së drejtë të
mësimeve të tij. Në një rast ai tha:
“Ndihmoje vëllanë tënd, qoftë kur është i drejtë ose i
padrejtë.”
Një burrë pyeti:
- O i Dërguar i Allahut! Unë mund ta ndihmoj, në qoftë se
është i drejtë, por, si mund ta ndihmoj, në qoftë se është i
padrejtë?
Ai u përgjigj:
- Mos e lër të bëjë padrejtësi, kështu do ta shprehësh ndihmën
tënde për të.” (Përcjellë nga El-Buhâri)
Mirësjellja dhe dhembshuria e Muhamedit ishin të
pakrahasueshme. Shpesh, kur ai kalonte para një grupi
fëmijësh, u përkëdhelte kokën dhe ndonjëherë luante bashkë
me ta. Ai thotë:
“Vërtet që tek Allahu gjenden njëqind mëshira dhe vetëm
njërën prej tyre Ai e ka zbritur midis xhindeve, njerëzve,
kafshëve dhe insekteve. Nëpërmjet saj ata duhen dhe i bëjnë
mirë njëri-tjetrit dhe nëpërmjet saj egërsira e do të voglin e
vet. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera Allahu i ka
ruajtur për t’u bërë mirë robërve të Tij në Ditën e Gjykimit”
(Përcjellë nga El-Buhâri dhe Muslimi)
Ai i dha një vend të nderuar gruas në shoqëri, gjë që ishte e
paimagjinueshme për kohën, duke i garantuar asaj të drejta
dhe liri që nuk gjenden në asnjë vend tjetër. “Xheneti ndodhet
në këmbët e nënave”, thotë Profeti (Përcjellë nga El-Buhâri dhe
Muslimi). Mirëpo pjesa më e madhe ngulnin këmbë në
injorancën e tyre dhe vazhdonin të mos i pranonin ato.
19
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Viti i dëshpërimit
Kjo ndodhi në vitin e dhjetë të Shpalljes, më 619, kur
Muhamedi (a.s.) u dëshpërua më tepër se kurrë në jetën e tij:
xhaxhai , Ebu Tâlibi, i cili e kishte mbështetur dhe mbrojtur, u
nda nga jeta. Kjo humbje e madhe u pasua shumë shpejt nga
vdekja e gruas së tij të dashur, Hatixhja.
Me humbjen e këtyre dy mbështetjeve të rëndësishme,
politeistët menduan se, më në fund, Profeti (a.s.) ishte thyer në
mënyrë përfundimtare. Profeti, edhe pse ishte shumë i pikëlluar
nga humbja e dy njerëzve të dashur për të, iu fut punës në
kërkim të mbështetësve, për t’i mbrojtur pasuesit e tij nga
banorët e Mekës.
Ai vendosi që të shkonte në Taif, një qytet që ndodhej në
lindje të Mekës, duke bërë tri ditë rrugë (njëqind e njëzet
kilometra, në rrugën e Jemenit). Ai nuk vuri në dijeni asnjë
njeri tjetër, përveç Zejdit që e shoqëroi. Aty qëndroi dhjetë ditë,
mirëpo populli i Taifit e kundërshtoi atë që kishte shkuar për
të shpallur mesazhin e Islamit dhe e përzuri egërsisht, duke e
qëlluar me gurë dhe duke e gjakosur. “...Përse ky Kuran nuk i
është zbritur ndonjë njeriu të rëndësishëm në një nga këto dy
qytete?” [43/31], kundërshtonte paria e këtij qyteti.
Gjatë rrugës së kthimit për në Mekë, engjëlli Xhibril e takoi
Profetin (a.s.) dhe i tha:
“Zoti më ka ngarkuar që të ndëshkoj banorët e këtij qyteti
për të keqen që të kanë bërë.”
“Unë dua që Allahu të nxjerrë prej tyre pasardhës që besojnë
Allahun e nuk i bëjnë shok asgjë”, iu përgjigj Profeti (Përcjellë
nga El-Buhâri).
Në këtë kohë vështirësish të mëdha, Profetit iu dha nderi
më i madh nga Zoti i Tij i Lartmadhëruar, Udhëtimi i
mrekullueshëm i natës.
Udhëtimi i natës
Në vitin 621, gjatë asaj nate tepër të çuditshme që quhet “Nata
20
e Isrâ-s dhe Mi’râxh-it”, engjëlli Xhibril e gjeti Muhamedin (a.s.)
dhe e zgjoi. Ai e ftoi që t’i hipte një kafshe me emrin Burâk.
Papritur, Profeti lëvizi me një shpejtësi të paparë deri në
Xhaminë Aksâ, në Jeruzalem. Në këtë vend të shenjtë, në zemër
të Jeruzalemit, Muhamedi (a.s.) takoi një kuvend profetësh të së
kaluarës dhe drejtoi lutjen e tyre të zakonshme. Pastaj, engjëlli
Xhebrail e mori dhe e ngjiti përtej shtatë qiejve, që ai të jetë
dëshmitari i mistereve të padukshme të universit, si dhe të arrijë
që të sodisë disa shenja të Zotit të tij.
Më pas, Muhamedi (a.s.) dhe engjëlli Xhibril u ngjitën përmes
qiejve të tjerë, duke takuar profetë të tjerë: Isanë, Jahjanë,
Jusufin, Harunin dhe Musanë (paqja qoftë me ata), derisa, më
në fund, mbërritën në qiellin e shtatë. Aty ishte një njeri i ulur
në një fron në derën e banesës së përjetshme.
“Kurrë nuk kisha parë një njeri që më ngjante aq shumë,- tha Profeti -
Ky ishte babai im, Ibrahim...” (Përcjellë nga Muslimi dhe Ibn Is’haku)
Muhamedi (a.s.) u ngjit në zenit të botës qiellore. Kjo ndodhi
gjatë asaj nate kur ai mori nga Allahu i Lartmadhëruar ritualin
suprem të trupit dhe të shpirtit, shtyllën e dytë të Islamit: pesë
lutjet e përditshme dhe diçka që nuk i ishte dhënë ndonjë profeti
tjetër para tij, botën e tërë si një hapësirë për t’u falur në shenjë
nderimi dhe bekimi për të gjithë muslimanët.5
Shpërngulja në Medinë
Banorët e qytetit të Jethribit (rreth 450 km larg Mekës), të
cilët tashmë kishin pranuar fenë islame, i hapën dyert e
shtëpive të tyre për mërgimtarët e besimit, duke u uruar
mirëseardhjen të gjithë muslimanëve që dëshironin të jetonin
të sigurt në qytetin e tyre. Ata donin, në mënyrë të veçantë, që
Profeti (a.s.) të shkonte atje dhe të sillte paqen në qytetin e
tyre, i cili vazhdimisht gërryhej nga brenda prej grindjeve të
5 Kjo njihet në terminologjinë islame si El-Isrâ’ dhe El-Mi‘raxh, (udhëtimi
natën dhe ngjitja).
21
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
fiseve. Profeti (a.s.) pranoi t’ua plotësonte atë dëshirë. Ky
mërgim u quajt El-Hixhrah - shpërngulja dhe ishte një moment
vendimtar në historinë e Islamit, momenti i fillimit të
kalendarit islam, i lindjes së Shtetit të parë islam. Nga kjo
kohë Jethribi u quajt Medînet-un Nebijj “Qyteti i Profetit”.
Muhamedi, i Dërguari i Zotit, pas trembëdhjetë vjetësh të
thirrjes së Islamit dhe pasi kishte vuajtur shumë prej
përndjekjeve të arabëve paganë, e braktisi qytetin e Mekës, i
shoqëruar nga shoku i tij i ngushtë, Ebu Bekri dhe u nis për
atje ku i kishin ofruar paqen dhe sigurinë, në qytetin e Medinës.
Në këtë mënyrë, në vitin 622, në vitin 1 të Hixhretit nisi
etapa e dytë, shumë e rëndësishme e misionit dhe e jetës së
Muhamedit (a.s.).
Kushtetuta e parë
Në qytetin e Medinës, Profeti (a.s.) u bë kryetari i shtetit të
parë Islam. Aty besimi i muslimanëve arriti të lulëzojë, duke
bërë të mundur lindjen e një rendi të ri shoqëror. Në Medinë u
zhvillua më tutje vizioni islam i paqes ndërmjet popujve të
ndryshëm të botës pa dallim feje dhe race, sepse me të vërtetë
aty mori formë Kushtetuta e parë dhe Karta e të drejtave
dhe lirive njerëzore, e cila nuk kishte ekzistuar asnjëherë më
parë. Ajo i garantonte çdo qytetari lirinë, sigurinë dhe
drejtësinë.6
Karakteristika themelore e kësaj shoqërie të re ishte
mirësjellja dhe përkushtimi. Makutëria dhe egoizmi u
zëvendësuan nga dhembshuria dhe kujdesi për të gjitha qeniet
e gjalla. Profeti (a.s.) thotë:
“Të vësh drejtësi mes dy vetave, është një lëmoshë; të
ndihmosh një njeri të ngjitet në kalë dhe t’i ngresh barrën
6 Disa nga porositë e kësaj karte, ishin:
a. Liria e ndërgjegjes dhe e besimit për muslimanët dhe jomuslimanët është njëlloj.
b. Siguria dhe mbrojtja e të gjithëve nga çdo kërcënim apo sulm që vjen nga jashtë.
c. Dënimi dhe shfuqizimi i të gjitha praktikave të pamoralshme.
22
është një lëmoshë; t’i përgjigjesh një pyetjeje me butësi është
një lëmoshë; të heqësh atë që përbën rrezik në udhën e njeriut
(si gjemba ose gurë) është një lëmoshë; t’i buzëqeshësh vëllait
është lëmoshë.” (Përcjellë nga El-Buhâri dhe Muslimi)
Në Medinë u vendosën edhe dy shtylla të tjera të Islamit. Iu
kërkua muslimanëve të paguanin zeqâtin7, (2/177; 9/60), dhe të
praktikonin agjërimin e muajit të Ramazanit, es-sijâm (2/183-187).
Gjatë kësaj kohe, Profeti (a.s.) u martua përsëri. Me
përjashtim të Aishes, bashkëshortet e tij ishin përgjithësisht
vejusha. Megjithatë, ai ruajti përgjithmonë në zemrën e tij një
vend të veçantë për Hatixhen, gruan e parë, shoqen e tij të
shtrenjtë.
Ithtarët e Librit
Në rrethinat e qytetit të Medinës jetonin gjithashtu edhe
disa fise çifute. Muslimanët tanimë ndienin një lloj afërsie me
këta “njerëz të Librit”, të cilëve mbërritja e një profeti u ishte
lajmëruar në Torah/Teurat. Zoti i kishte thënë Mûsâ-it:
“Do të bëj midis vëllezërve të tyre një profet të ngjashëm me ty
dhe do t’i vendos në gojë fjalët e Mia dhe ai do t’u thotë atyre gjithçka
që unë do t’u kërkoj.” [Deuteronomi 18/18]
Po kush ishin në Testamentin e Vjetër vëllezërit e bijve të
Izraelit, përveçse bijtë e Ismailit? Po kush tjetër do të mund të
ishte Profeti që ngjante me Musanë? E kush pra do t’i ngjante
atij më shumë sesa Muhamedi (a.s.)? Dhe sipas fjalëve të Jezusit,
profecia ishte kryer:
“Në qoftë se unë nuk do të iki, Parakleti, Ngushëllimtari, kurrsesi
nuk mund të vijë tek ju, mirëpo, në qoftë se unë do të largohem, do
t’jua dërgoj... Ai do t’ju udhëheqë drejt së Vërtetës; sepse ai nuk do
të flasë kurrë për veten e tij, por do të tregojë vetëm atë që do të
dëgjojë” [Gjoni: 16/17 dhe 16/13]
7 Zeqati, është një taksë shoqërore për t’u ardhur në ndihmë të varfërve dhe
nevojtarëve.
23
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Besimtarëve tanimë iu kërkua që të ktheheshin në drejtim
të Mekës, nga Qabeja [2/144-150].
Ky ndryshim në lidhje me drejtimin gjatë lutjes, ishte simboli
i dallimit dhe i nderimit që iu bë komunitetit të ri të
muslimanëve: umetit islam. Muslimanët, duke pasur besimin
fillestar të Ibrahimit, u kthyen në mënyrë të natyrshme nga
Shtëpia e parë.
Leja për të luftuar
Të pakënaqur nga ky ndryshim, nuk ishin vetëm njerëzit e
Librit (disa çifutë në të vërtetë e kishin marrë argumentin e
drejtimit nga Jeruzalemi, për të sugjeruar se Muhamedi nuk
kishte tjetër mundësi veçse të ndiqte kibla-n e tyre dhe për të
thënë se kjo gjë provonte faktin se feja e tyre ishte më e lartë),
por edhe udhëheqësit e qytetit të Mekës, ndryshimi i kibla-s
paraqiste një kërcënim, pasi ata pretendonin të drejtën e të
qenit mbrojtësit e Qabesë.
Këta të fundit , vazhdimisht ishin të vendosur për ta
asgjësuar komunitetin e ri musliman, ndaj përgatitën një sulm
kundër Medinës. Këtë radhë, më në fund, pas shumë vite
persekutimesh dhe torturash, zbriti verseti Kuranor, ku Profetit
(a.s.) iu dha leja për t’u mbrojtur:
U lejohet (lufta) atyre që janë sulmuar, ngase u është bërë
padrejtësi dhe Allahu, me të vërtetë, është i Fuqishëm që t’i
ndihmojë. [22/39]
Beteja e Bedrit
Përfundimi ishte beteja e Bedrit, e cila u zhvillua në vitin
623, gjatë vitit të dytë të Hixhretit, në muajin e Ramazanit.
Ushtria e Mekës, e përbërë nga mijëra burra, tri herë më shumë
se kundërshtari i saj - sulmoi ushtrinë e vogël të muslimanëve.
Mirëpo, me Vullnetin hyjnor, përfundimi i kësaj beteje ishte
një fitore madhështore e muslimanëve. Disa udhëheqës të
Mekës, të cilët kishin persekutuar muslimanë, u vranë, kurse
24
të tjerët u burgosën, duke paguar kështu një çmim të lartë.
Për herë të parë në histori, të burgosurve të luftës u jepej
ushqim dhe mbrojtje po aq sa edhe rrëmbyesve të tyre, por
edhe një trajtim i njerëzishëm. Kjo betejë ishte përcaktuese:
forca dhe guximi i besimtarëve muslimanë lanë pa mend
kundërshtarët e tyre të Mekës bashkë me aleatët, edhe pse ata
ngulmonin për ta shkatërruar Islamin.
Betejë pas beteje, muslimanët arritën të provojnë se ata
mund t’i rezistonin çfarëdolloj sulmi. Megjithatë, ata arritën
t’i shpëtonin një shpartallimi kur duhej: vitin që vijoi, në kohën
e betejës së Uhudit, që u dha kurejshëve idenë për t’i sulmuar
dhe për t’i shfarosur një herë e përgjithmonë. Këta të fundit
komplotuan me disa beduinë, me disa fise çifute si dhe me
disa hipokritë që jetonin në Medinë.
Kjo ndodhi gjatë vitit të pestë të Hixhretit, kur një ushtri me
më shumë se dhjetë mijë vetë u drejtua për në Medinë. Mirëpo
muslimanët ishin të gatshëm për t’u mbrojtur. Sipas këshillave
të Selman Farisiut, ata kishin gërmuar një hendek të gjerë në
veri të qytetit, sepse anët e tjera të Medinës ishin të mbrojtura
nga objekte të ndryshme. Vetë Profeti mori pjesë në përgatitjet
pë hapjen e hendekut, i cili përfundoi në gjashtë ditë.
Pas një muaji të gjatë rrethimi, kundërshtarët nga Meka
gjithmonë e më shumë po dështonin për të depërtuar brenda
qytetit e, për këtë arsye, filluan ta humbasin qetësinë. Pak nga
pak mosbesimi zuri të përhapej midis radhëve të forcave aleate.
Si pasojë e grindjeve që shpërthyen mes tyre, si dhe nga kushtet
e vështira atmosferike, ata zunë të mblidhnin çadrat dhe më
në fund u tërhoqën.
Marrëveshja e Hudejbijjes
Kjo ishte një fitore e madhe për Islamin. Qyteti i Medinës
nuk u sulmua më kurrë. Një vit më pas, i gjashti pas Hixhretit,
u dekretua një armëpushim midis udhëheqësve të Mekës dhe
Profetit (a.s.), megjithëse kushtet e tij ishin pa asnjë dyshim në
favor të Kurejshëve. Kjo u quajt marrëveshja e Hudejbijjes.
25
Ky është Profeti Muhamed (a.s) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Periudha e paqes që vijoi më pas, u dha mundësi
jomuslimanëve të shumtë që të shikonin vetë mirësitë e mënyrës
së jetesës islame. Për këtë arsye, një numër shumë i madh nga
Meka, si dhe pjesëtarë të fiseve të ndryshme, përqafuan Islamin.
Thirrje udhëheqësve
Gjatë kësaj kohe, Profeti (a.s.) u dërgoi letra qeveritarëve të
shumtë, midis të cilëve edhe perandorëve të dy superfuqive të
kohës, Persisë dhe Bizantit, duke i ftuar ata në Islam.
Perandori Herakli ishte duke udhëtuar në Jeruzalem, kur
mori letrën që mbante vulën e Profetit. Ai lexoi:
“Nga ana e Muhamedit, i Dërguari i Allahut.
Herakliut, perandorit të Bizantit! Paqja qoftë me atë që ndjek
udhën e vërtetë. Unë të ftoj në Islam. Pranoje atë e do të kesh paqe
e mbarësi, ndërsa Zoti do të ta shpërblejë dyfish. Nëse ti nuk e
pranon, gjynahet e njerëzve të tu do të bien mbi ty.” [Përcjellë nga
El-Buhâri]
Dhe letra përfundonte me një paragraf nga Kurani:
“Thuaj: “O ithtarët e Librit, ejani të biem në një fjalë
të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë
vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në
adhurim) dhe se njëri-tjetrin nuk do ta mbajmë për zot,
në vend të Allahut!” Nëse ata nuk pranojnë, atëherë
thuaju: “Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut!””
[3/64]
Edhe pse perandori e kuptoi se ishte fjala për Profetin e
lajmëruar nga Shkrimet e Shenjta, ai u ndje i detyruar nga
besnikëria kundrejt udhëheqësve dhe oborrtarëve të tij, të mos
e pranonte Mesazhin.
Çlirimi i Mekës
Gjatë kësaj kohe, në Arabi, forca e Islamit rritej me shpejtësi.
Dy vjet pas marrëveshjes së arritur me kundërshtarët nga
26
Meka, kushtet e së cilës shkeleshin vazhdimisht nga Kurejshët,
Profeti (a.s.) vendosi të marshonte për në Mekë me një ushtri
të përbërë me afro dhjetë mijë vetë.
Ajo çka ndodhi atëherë, qe një fakt i paharrueshëm në
historinë e fitoreve fetare. Profeti (a.s.) hyri në Mekë pa derdhur
asnjë pikë gjaku. Ai e kapërceu portën e qytetit i hipur në
devenë e tij, me kokën ulur në shenjë përulësie, ndërsa të gjithë
mekasit e vështronin. Për çudinë e tyre të madhe, ai i fali të
gjithë ata që ishin armiqtë më të mëdhenj dhe shpalli një amnisti
të përgjithshme. Kjo ishte dita e fitores dhe fundi i simboleve
të idhujtarisë në këtë qytet të shenjtë. Kështu përfundoi çlirimi
i Mekës.
Armiqtë e Islamit u dorëzuan dhe njëkohësisht u falën me
shpirtmirësi. Dëshmitarët e kësaj mëshire dhe dhembshurie të
Profetit (a.s.), banorët e qytetit të Mekës, e përqafuan pa hezitim
Islamin. Profeti hyri brenda Qabesë, ku gjendeshin treqind e
gjashtëdhjetë idhuj e statuja që paraqisnin perënditë e
gënjeshtërta, përpara të cilave arabët faleshin dhe që i
adhuronin prej shumë kohësh. Një e nga një, me urdhër të
Profetit, idhujt u shkatërruan. Kjo u dha fund simboleve të
idhujtarisë në Gadishullin Arabik.
Më në fund, Qabeja, e ngritur nga Profeti Ibrahim dhe nga
djali i tij i parë Ismaili, u pastrua dhe iu kushtua adhurimit të
Zotit të Vetëm, Allahut, Zotit të Botëve.
“Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me
udhërrëfimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë
më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë
idhujtarët” [61/9]
Arabia kthen sytë nga Islami
Misioni i Muhamedit (a.s.) po arrinte fundin e tij, ndërkohë
ai kthehet në Medinë, e cila bëhet kryeqyteti i botës së re
muslimane. Nga e gjithë Arabia, vinin delegacione për te
Profeti (a.s.) për të përqafuar Islamin. Për më tepër, ai dërgoi
27
grupe besimtarësh në vende dhe në provinca të ndryshme,
duke u bërë thirrje banorëve të tyre që të përqafonin Islamin.
Megjithatë, edhe pse ishte në krye të të gjithë Arabisë dhe
të viseve përqark, Muhamedi (a.s.) vazhdoi të jetonte si një
shërbëtor i përulur i Zotit. Ai ishte mësuar t’i rregullonte këpucët
e veta, të qepte rrobat e veta e t’i shërbente thjeshtësisht familjes
së vet .
Krijoni Kontakt