Pas qershorit 2009
Do tė doja tė isha nė gjendje tė riprodhoja me cilėsi njė nga mijėra opinionet qė kam dėgjuar gjatė udhėtimit tim nė rrugėt e Dialogut me Shqipėrinė.
Nga Edi Rama
Diel, 26 Tetor 2008 09:26:00
Do tė doja tė isha nė gjendje tė riprodhoja me cilėsi njė nga mijėra opinionet qė kam dėgjuar gjatė udhėtimit tim nė rrugėt e Dialogut me Shqipėrinė. Nė Antigone, komunė e bukur me pastėrti shembullore jo larg Gjirokastrės, flisnim me mė tė moshuarit pėr hallet e moshės sė tretė, rrėnimin ekonomik tė fshatit, faturėn e rritur tė dritave, bukėn dhe vajin e shtrenjtuar, ilaēet e parimbursueshme
Teksa biseda endej rreth muzgut plot re tė njė jete tė jetuar me punė tė ndershme e sakrifica tė pazakonshme, njė grua fisnike rreth tė shtatėdhjetave vuri theksin diku tjetėr. Unė nuk i sjell dot kėtu fjalėt e saj me kthjelltėsinė dhe me forcėn qė i renditi ajo grua, por shpresoj, riprodhimi im i zbehtė, nuk do tė humbasė thelbin e atij kumti qė pėr mua vlen sa njė pikė referimi pėr ndėrtimin e njė politike tė re pėr arsimin:
"Kjo qeveri nuk na e rrit dot kurrė pensionin aq sa pėr tė mos e ngrysur ditėn me hallin se nesėr do mbetemi pa paguar dritat, pa blerė dot vajin apo pa u mjekuar. Po sikur edhe njė qeveri e mirė tė vijė e tė ma dyfishojė vėrtet pensionin, nuk do mė shtojė mė shumė se ca djathė e domate nė pjatė. Ndaj po tė them, se unė jam gati tė kem kaq sa kam sot, po do fle e qetė nėse qeveria dyfishon kujdesin dhe paratė pėr tė mos i lėnė nipat e mbesat e mia tė kthehen nga shkolla pa mėsuar asgjė! Po nuk luftuat as ju socialistėt pėr ta, nuk ka mė ditė tė bardhė pėr Shqipėrinė!".
Pėrpara se tė them se jemi pėr tė vazhduar pėrpjekjen nė rrugėn e shkrimit tė njė programi tė ri qeverisės pėr Shqipėrinė, duke e filluar nga shkollimi i denjė pėr ēdo fėmijė tė atdheut tonė, mė lejoni tė rendis njė episod tė dytė:
Ka shumė arsye pėr t'u ndjerė keq nė Shqipėrinė e Sali Berishės e tė injorancės qė reflekton nė jetėn e vendit qeverisja e tij, por njėra ndėr ato mė therėset pėr shpirtin e mendjen time, ėshtė poshtėrimi qė u bėhet atyre tė cilėve u thuhet,"Po shkuat nė takimin e Partisė Socialiste do t'ju heqim nga puna!".
Janė tė rralla rastet kur unė kam shkelur nė njė qytet pėr tė takuar arsimtarė dhe nuk kam marrė SMS e telefonata keqardhjeje pėr pamundėsinė e pjesėmarrjes nė takim nga rreziku i humbjes sė vendit tė punės. Mė kanė ardhur shpesh edhe letra. Ja njė fragment i njėrės prej tyre qė po e pėrcjell pa e zbuluar identitetin e letėrshkrueses, e cila jep mėsim nė njė shkollė tė mesme:
Shoqja ime u pushua dje nga puna dhe i thanė: Shko merre rrogėn tek PS. Nuk jam ndjerė kurrė mė keq sepse e kishim lėnė tė vinim tė dyja nė takimin tuaj nė Pallatin e Kulturės dhe isha unė qė i mbusha mendjen, por e lashė nė baltė nė sekondėn e fundit. Gjeta njė arsye pėr tė mos shkuar, po e vėrteta ėshtė qė nuk mė dilte asnjė llogari po tė mė hiqnin nga puna me dy fėmijė tė vegjėl, burrin tė papunė dhe gjyshin e fėmijėve gjysmė tė paralizuar. Ajo qė kėta nuk i sheh dot me sy, po qė siē ju shkruajta, nuk ėshtė anėtare e PS, erdhi nė takim, e unė jo. Jam e detyruar ta pohoj me dhimbje se sikur tė ktheheshin dot gjėrat mbrapsht e vėrteta ėshtė se s'do e kisha lėnė kurrė as atė tė vinte. Si mund tė jetohet nė Shqipėri zoti Rama?
E para gjė qė do tė ndryshojė nė Shqipėri me fitoren tonė tė qershorit tė ardhshėm, do tė jetė shembja e murit tė presionit psikologjik qė pushteti kėrcėnues i politikės sė vjetėr ka ngritur kudo pėr tė ndaluar komunikimin normal tė mėsuesve e pedagogėve, mjekėve e infermiereve, rrogėtarėve tė shtetit, pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile, e sipėrmarrjes private, me opozitėn.
Nė Shqipėri politika do tė bėhet pėr njerėzit e me njerėzit dhe pėr ne njė opozitė qė i angazhon qytetarėt nė diskutime rreth ēėshtjeve e problemeve reale tė jetės sė tyre, ėshtė njė shtysė emancipuese pėr qeverinė jo vetėm kur jemi vetė nė opozitė, por mbi tė gjitha kur nė opozitė janė kundėrshtarėt tanė.
Koha e mospjesėmarrjes sė qytetarėve nė jetėn politike e publike pėr shkak tė trysnisė primitive qė ushtron pushteti i politikės sė vjetėr po mbaron. Po mbaron bashkė me orėt e kėtij pushteti injorant, tė papėrgjegjshėm e si ska mė tė korruptuar. Po mbaron edhe koha e pėrēarjes sė madhe 17-vjeēare mes qytetarėve socialistė e demokratė, tė cilėt lavdi Zotit do tė vazhdojnė tė kenė bindjet e tyre tė ndryshme, po kurrė mė nuk do ta ndjejnė shtetin nė kurriz pėr shkak tė ndryshimit mes bindjeve tė tyre.
Arsimi shqiptar nuk ka njohur ndonjėherė ditė mė tė kėqia se kėto tė keqqeverisjes sė Berishės, por kėto ditė janė njėsoj tė kėqia pėr familjet e majta e tė djathta, pėr fėmijėt e socialistėve dhe tė demokratėve, pėr ēdo shqiptar e shqiptare qė si prind, si mėsues apo si nxėnės, ka lidhje me sistemin e sotėm arsimor. Dialogu me Shqipėrinė na ka treguar pa asnjė shkak pėr dyshim se 700 mijė nxėnės e dhjetėra mijėra studentė numri i saktė i studentėve nuk gjendet nė asnjė statistikė tė kėtij shteti - pėrjetojnė njė tjetėr fund-kapitull tė hidhur qeverisės.
Duke pėrqeshur mendimin e botės universitare dheshpėrfillur autonominė e saj, duke shqyer dyert e universiteteve dhe duke hapur ēdo muaj universitete e fakultete, pa asnjė vizion afatgjatė pėr shoqėrinė e pėr ekonominė shqiptare, asnjė konstrukt konceptual tė gjeografisė sė shpėrndarjes sė fushave tė studimit nė zona tė ndryshme tė vendit, asnjė objektiv tjetėr pėrveē shmangies sė pėrballjes me papunėsinė nė rritje, Berisha - ky frymėzues sharlatan i kaosit dhe ēorodisė totale nė ekonomi, urbanizim, administrim e shėrbime publike - ka vulosur kapitullin mė tė zymtė tė politikės sė vjetėr 17-vjeēare me universitetin.
Vitin e ardhshėm ne do tė marrim nė kurriz barrėn jashtėzakonisht tė rėndė tė kthesės historike nga ky drejtim i paditur, ku po e ēon arsimin politika e kėtij kryeministri qė s'ka qeveri dhe tė kėsaj qeverie qė s'ka kryeministėr.
Vetėm nė kushtet e kėsaj mungese alarmante pėr njė vend mund tė ndodhė qė numri i studentėve tė shtohet nė pėrmasa apokaliptike, ndėrsa buxheti pėr universitetet tė ulet 29%. Vetėm nė kushtet kur ai qė duhet tė bėjė punėn e kryeministrit tė vendit merret me punėt e shtėpisė sė tij dhe kur ata qė duhet tė qeverisin merren me hallet e shtėpisė sė kryeministrit, mund tė ndodhė si me Shqipėrinė tonė ku mesatarja e atyre qė hyjnė nė universitet nė lėndėt me zgjedhje katandiset nė 6.3 %, ndėrsa nė ato pa zgjedhje zbret pa asnjė gajle nė 5.5%.
Vetėm nė kushtet kur qeveriset duke premtuar dhe gėnjehet duke qeverisur siē ndodh sot nė Shqipėri, mund tė arrihet ky nivel marrėzie qė ėshtė njė ēudi nė botėn ku duam tė integrohemi. Nė botė aksesi nė arsimin e lartė vėrtitet rreth 50%. Danimarka e paarritshme e mrekullisė sė shtetit social shpalli si objektiv tė vitit 2025 shifrėn 55% - nė Shqipėrinė e Sali Berishės u kap shifra 98.2%(pa llogaritur mbetėsat qė nuk mbesin kurrė nė demokracinė e llojit tė tij).
Ky liberalizim pa asnjė princip, standard e rregull, jo vetėm ka krijuar iluzionin e rremė tė arsimimit tė lartė 100% tė tė rinjve, po edhe ka rrafshuar dy vlera themelore pėr njė jetė universitare qė zhvillohet nė kuadrin e njė shoqėrie tė tregut tė lirė: Konkurrencėn si mekanizėm i patjetėrsueshėm i zhvillimit e pėrparimit dhe meritėn si vlerė e patjetėrsueshme e konkurrencės. Mėson s'mėson, shkon nuk shkon nė leksion, thua s'thua gjė kur pyetesh, nuk ka asnjė dallim tė pėrgjithshėm pėr nesėr. Dallimin e pėrgjithshėm e bėjnė nė fund tarafllėku, bakshishi dhe fijet e klientelave politike.
Ndryshimi i kėtij realiteti tė papranueshėm pėr ēdo familje shqiptare qė investon pėr shkollimin e fėmijėve, duke ėndėrruar njė punė sa mė tė mirė pėr djalin a vajzėn dhe jo njė diplomė papunėsie, ėshtė kushti themelor pėr tė siguruar tė ardhmen e kėtij vendi, si edhe pėr tė fuqizuar ekonominė e familjeve shqiptare.
Pėr ta realizuar kėtė ndryshim ne do tė ndryshojmė nė rradhė tė parė natyrėn e qeverisjes sė punėve tė arsimit, duke punuar qysh tė nesėrmen e fitores sė zgjedhjeve pėr njė koalicion tė fuqishėm me trupat pedagogjike dhe me prindėrit.
Prindėrit shqiptarė bėjnė shpenzime kolosale pėr tė shkolluar fėmijėt jashtė pėr shkak tė kėtij ēorganizimi tė organizuar qė kemi nė sistemin arsimor shqiptar(vetėm nė Itali familjet shqiptare derdhin pėr shkollimin e fėmijėve njė sasi parash tė barabarta me buxhetin e shtetit shqiptar pėr arsimin).
Ndėrkohė qė njė sasi tjetėr jo e vogėl derdhet pėr kurse private, shpeshherė me vetė mėsuesit e lėndės, pėr tė marrė dije shtesė pėr matematikėn, fizikėn, kiminė, anglishten qė bėjnė nė shkollė. Kėto investime tė jashtėzakonshme tė familjeve tona flasin jo vetėm pėr krizėn e thellė tė sistemit tonė arsimor, po edhe pėr njė pėrkushtim mbresėlėnės tė prindėrve shqiptarė nė funksion tė arsimimit tė fėmijėve. E pra tek ky pėrkushtim ne do tė kapemi fort pėr ti bėrė prindėrit aleatėt strategjikė tė qeverisė sė re.
Ne do tė fitojmė nė qershor pėr ta ndėrtuar Europėn kėtu, nė vendin tonė, duke filluar pikėrisht nga shkollat dhe nga spitalet tona. Nė bashkėpunim me trupat pedagogjike dhe me prindėrit ne do t'i japim fund traditės 17-vjeēare tė eksperimenteve nė kurriz tė fėmijėve tanė, tė kopjimit tė njė copėze sistem nga njė model e tė njė copėze tjetėr nga njė model tjetėr, tė strategjive tė vjetra qė hidhen nė kosh pa u zbatuar e tė tė rejave qė shkruhen pa lexuar tė vjetrat, tė pseudoreformave pa bosht qė na hallakatin ēdo vit, dhe tė interesave partiake pa kufi qė shkatėrrojnė cilėsinė e shkollimit.
Kur tė tregohet historia e kėsaj kohe, ne nuk duhet tė jemi fajtorė pse Shqipėria nuk diti tė ngrihet e tė vrapojė drejt sė ardhmes, duke investuar nė radhė tė parė pėr shkollimin e fėmijėve tė saj, po duhet tė jemi ata, tė cilėt jo vetėm kuptuan nga duhet ta fillonin, po edhe morėn tė gjitha kostot politike pėrsipėr, duke e nisur aty ku rezultatet e investimit nuk duken tė gjitha menjėherė, po ku e ardhmja garantohet si borxh qė ua kemi atyre qė vijnė pas nesh. Kėtė borxh ne e njohim dhe do ta garantojmė pa menduar se si do rizgjidhemi vetė, po se si do fusim nė rrugėn e zgjidhjes problemet e vendit.
Sali Berisha gjeti nė 2005-ėn njė Shqipėri tė kthyer pas nė tė tatėpjetėn e analfabetizmit dhe nė 2009-ėn do tė na dorėzojė njė vend mė analfabet se nė asnjė vit tjetėr tė kėsaj periudhe tranzicioni. 10 pėr qind analfabetė kemi sipas shifrave zyrtare nė Shqipėrinė e tij tė moshės sė internetit, e cila nė fakt sot mė shumė sesa njė kompjuteri i ngjan kėpucės sė Lulit tė Vocėrr.
Ka tė ngjarė qė Sali Berisha e konsideron tė kryer detyrimin e qeverisė sė tij ndaj fėmijėve tė kėtij vendi pas vitit tė abetares, ndėrsa pėr ne qė e duam Shqipėrinė si Europa lumin e fėmijėve qė braktisin shkollėn gjatė viteve tė arsimit tė detyruar nė pamundėsi pėr ta vazhduar atė, nuk e ndan gjė nga analfabetizmi.
Tė kėqiat nė arsimin tonė skanė filluar me rikthimin e Sali Berishės nė pushtet, por gjatė keqqeverisjes sė tij ato janė thelluar e shtuar me tė tjera. Ndėr tė cilat mė e turpshmja, faktor i drejtėpėrdrejtė nė rritjen e analfabetizmit, ėshtė jo vetėm shitja e librave tė arsimit tė detyruar, po edhe rritja e ēmimeve tė librave e mjeteve shkollore ēdo vit, duke ua bėrė praktikisht tė pamundur blerjen e tyre shumė familjeve tė varfėra e nė nevojė.
Viti i ardhshėm shkollor do tė fillojė me librat e arsimit tė detyruar falas deri nė fshatin mė tė largėt tė Shqipėrisė. Pas fitores sonė qershorin e ardhshėm, asnjė fėmijė nuk do tė jetė fėmija pa libra nė fshatin apo lagjen e tij, dhe asnjė prind nuk do tė jetė vetėm e kokulur pėrballė fėmijės sė tij pėr shkak tė pafuqisė ekonomike pėr tė blerė librat.
Ne do tė jemi aty, pranė tyre, nė emėr tė Shqipėrisė qė sdo tė lerė mė asgjė pa bėrė pėr tė rritur fėmijė tė ditur e tė integruar nė botėn e dijes. Ashtu siē do tė jemi aty, nė rrugėn e fshatit, pėr ti dhėnė fund njėshkolonave pikėlluese tė vocėrrakėve qė bėjnė orė tė tėra nė kėmbė, nė dėborė a nėn shi, pėr tė mbėrritur derėn e klasės kolektive e pastaj pėr tu kthyer pėrsėri nė shtėpi tė rraskapitur.
Do tė jemi aty me mjetin e transportit qė do ti ēojė e marrė nga shkolla. Do tė jemi aty, kudo ku ka fėmijė qė duhen ēuar nė shkollė e arsimuar si duhet. Do tė ndėrtojmė ēerdhe, kopshte e shkolla tė reja sipas njė harte investimesh tė integruara, brenda njė plani qė do tė garantojė aksesin nė shkollė tė ēdo fėmije dhe kushte normale shkollimi nga qendra nė periferitė e Shqipėrisė.
Kur u kėrkoi votat shqiptarėve, kryeministri qė gėnjen pėr tė njėjtėn arsye qė ne tė tjerėt marrim frymė, u premtoi se 45% tė shkollave tė ciklit tė mesėm do ti kthente nė shkolla profesionale. Vetėm 14% janė tė tilla sot po tė nisemi nga emri, sepse efektivisht janė shumė mė pak, pėr tė mos thėnė aspak me ndonjė pėrjashtim qė pėrforcon rregullin, ndėrkohė qė kjo qeveri injorante raporton njė shifėr 23% duke pėrfshirė nė llogaritje edhe shkollat artistike madje edhe gjuhėt e huaja (!).
Si mund ta mundim ne varfėrinė e papunėsinė pa u dhėnė njerėzve asnjė zanat, po veē diploma qė janė zhvleftėsuar krejt pėr shkak tė njė sistemi qė thith energji, kohė e kursime nga familjet shqiptare dhe superprodhon tė papunė?! Si mund ta mundim ne varfėrinė e papunėsinė pa ndėrtuar njė sistem arsimor, qė reflekton kohėn e re ekonomike dhe nevojat e tregut tė punės duke orientuar njė pjesė tė konsiderueshme tė burimeve tė veta njerėzore drejt formimit profesional?!
Si mund ta nxjerrim fshatin nga kthetrat e varfėrisė e tė papunėsisė pa nxitur e krijuar kushte pėr formimin profesional bujqėsor, pa tė cilin rezervat e dikurshme tė dijes janė vjetėruar e po shterren me shpejtėsi?! Si mund tė kemi ne nė qytet mė shumė shanse pėr ta zmbrapsur varfėrinė e papunėsinė kur, nė njė sektor kaq dinamik tė tregut tė punės sa ēėshtė ndėrtimi, ka kohė qė merren ustallarė nga jashtė vendit sepse krahu ynė i punės nė ndėrtim ska kaluar asnjė lloj kualifikimi profesional?!
Kėto pikėpyetje e shumė tė tjera do tė marrin pėrgjigjen e duhur nė programin tonė tė ri qeverisės dhe do tė gjejnė me rradhė rrugėn e zgjidhjes nė realitetin qė ne do tė krijojmė nė Shqipėrinė e pas qershorit 2009.
Arsimimi ėshtė fuqia mė e madhe ēliruese e energjive tė njeriut dhe forca mė e jashtėzakonshme e progresit social, garanci e pakonkurrueshme pėr mirėqenien kombėtare. Eshtė koha qė ti drejtohemi kėsaj fuqie tė madhe pėr ta shpėtuar Shqipėrinė nga varfėria, papunėsia, injoranca, korrupsioni, dhuna.
Kjo fuqi ka nevojė pėr njė bashkim tė madh forcash njerėzore, energjish intelektuale, burimesh shpirtėrore dhe sigurisht edhe pėr njė dozė tė posaēme altruizmi pėr tė bėrė pėr arsimimin e njerėzve tanė atė qė ēdo familje shqiptare bėn pėr fėmijėt e saj, duke kursyer gjithshka duhet, pėr shkollimin e tyre.
Shekulli
Krijoni Kontakt